E enjte, 28.03.2024, 04:16 PM (GMT)

Kulturë

Asllan Dibrani: Pikturova në pëlhurë Skënderbeun

E diele, 13.11.2011, 07:59 PM


Asllan Dibrani

 

Pikturova në pëlhurë Skënderbeun

 

Skënderbeu, Mbreti i Shqipërisë!

Mbrojti kulturën e njerëzisë!

Krujës ja ktheu bukurinë!

Skënderbe mbi kreshtën e kalit mitik!

Emblemë e çudive shekullore !

Njëzet e pesë luftëra në duel theve!

Nderin dhe lavdinë Kombit k'thve!

Në tempujt e Ilirisë kulçedrat ndalove!

Batakë  , tradhtarë dhe mercenarë

sharlatanë e  zuzarë,

turkomanë e  hileqar  !

Njerëz të shitur e pa  identitet

të pa gjuhë  e fis në jetë!

Je qiri   që ndritë qe  pesë qind vjet

të jemi besnik  për mot e jetë!

Skënderbeu ishte shqiptar,

trim i madh e luftëtarë

qe e njohu bota e mbarë !

 

Edhe Naim Frasheri  në "Fjalët e Qiririt" tha ;

 

Në mes tuaj kam qëndruar

E jam duke përvëluar,

Që t'u ap pakëzë dritë,

Natënë t'ua bënj ditë.

 

Do të tretem, të kullohem,

Të digjem, të përvëlohem,

Që t'u ndrinj mir' e të shihni,

Njëri-tjatërin të njihni.

 

Ah  Naim ,Naim Frashëri

Ne kemi mbetur akoma

po aty  ku na   gjete, e  na le!

Edhe ma keq në mes vete

hasmëruar  dhe ngatërruar

katandisur e përçarë për fe  dhe dhera  t' huaja ?...

Azi  ,Pakistan ,Turqi e Arabi

dhe e kemi harruar nënën Shqipëri!

Po  përbaltim edhe historinë ,

po e injorojmë edhe Shqipërinë!

 

Ti kujtojmë vargjet tua Naim i madh

se çka the për Skënderbenë;

 

T'i apë dritë Shqipërisë

Nga shpirt' i ndritshëm i tija,

 

Kurrë s'trembet Shqipëria,

nuk vdiq, po është e gjallë

tjetër përgjigjeje Turqia

nuk do, përveç me pallë.

 

Trimëria, trimëria

mban lirin' e mëmëdhenë !

Krujë, o qytet i bekuar,

prite, prite Skënderbenë!...

 

Shpata e tij shndrit   në diell e hënë

kundër  pushtuesve otoman

tradhtarëve, mercenarëve

sharlatanëve e  zuzarëve!...

Ta shohim  si luftohet   për atdheun

ngjyra ngjyra  dhe vija vija  në betejë

pikturova   në pëlhurë  Skënderbeun!



(Vota: 9 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora