E premte, 29.03.2024, 12:26 PM (GMT)

Kulturë

Engjëll I. Berisha: Rikrijimi i librit

E diele, 13.11.2011, 07:57 PM


Engjëll I. Berisha

 

RIKRIJIMI I LIBRIT

 

Kur nxora nga terri i bibliotekës së Padovës

pergamenën e kompjuterit me shekullin e XX-të

ngjyrat e shkrimit mi bëri futuriste

fluroscenti i kolorit në ekranin modern

 

rojet me t’zeza t’informatave ortodokse

larat e drugdhendura shqip të altarit

i mbuluan para syve të mi prej shqiptari

të mos e shihja mjeshtrinë e mjeshtrit ilir

me të parin që foli duke u nisur  kah Perëndimi

Shën Jeronimi

 

djall o punë gjermanishtja ime n’Itali

recitonte melodinë e theksit shqip

ata njëherë kujtuan

se agjenti i sigurimit të pasurisë

hetonte punën e testamentit të kishës

lagështia ortodokse në muret e ilirishtes

çdo palimpsest e kishte rishkruar

 

Nga u nda Iliriada

Lindje bizanti i murrmë briri i thyer aziat

Perëndim Roma

mbi kristalet e detit mediteran

pas paganizmit hedon që të dy kishat e reja

një mijë e pesëqind vjet artin dhe lutjen

me fjalën shqip e recituan e pikturuan

gjurmët e fshehura që nuk lejojnë vandalët

libri të rikrijohet i ri në kohën tonë

 

duke dalur nga tempulli rojet e zeza

hije shqipes i bëjnë si sëmundja me bakcil

dogma komuniste një gjysmë shekulli

dhe një gjysmë tjetër primitivizmi feudal

dhe një mijë e sa vjet të tjera flaka e baruti

pesëqind vjet obskuri osman

kaq qind vjet pasuria e shpirtit tim

ma përkthen testamentin greqisht

me turqishten pa veta dhe atë serbisht

 

ciceronia më tha eja te Imzoti

në lashtësinë e Zotit Ati më tha eja biri im

duke ecur midis muranave me të prekura

gishti im terrin shploi me ballë

atje lart më doli pikturë Padova figura

e Patër At Gjergj Fishtës lahutar

 

e njeh këtë më pyeti, Imzot të bekoftë

Zoti në shtëpinë e poezisë rrugën e librit

ma mësoj me gjuhën e testamentit të lashtë

rojet mu qasën prapa në shtëpinë e shqipes

tryeza ku erdhi ngaherë të pinte verë

një Shën Gjergj i shtëpisë së Kastriotit

 

të Zotit janë të gjitha fetë po djajtë e zi

gjuhën e tij n’altarë lart e zhglyejnë

po lara del me rreze si shenjë kristali

djegin librat ia këpusin gjuhën popullit

gjuha shqipe edhe më e pasur zbret nga mali

me gojën baritore që e ruajti  të gjallë

dhe poetin që me lahutë e ringjalli

 

në Padovë mermeri këndonte bukurinë e murit

druri dy mijë vjet e ruajti njomësinë shqipe

në një tempull që obskura

desh e përvetësoi thesarin e huaj

merrni ç’të doni arti fundja e fundit

nuk bëhet vetëm për një kufi të ngushtë

 

Ju gjuhë të tjera keni

këndoni po deshët ditë e natë

krijoni një epope të re

por një tjetër e lashtë

e shqipes është dhe gjithnjë do të jetë

 

falsifikoni testamentin djaj të zi

a shihni me kohën e re edhe një herë Spartaku

njeriun antik do ta mbarojë me gjakun tim

me librin që e rikrijoj

guri është brenda këtij kufiri dhe druri

dhe fjala dhe talenti dhe prirja jonë

ne ishim do të jemi sot e gjithmonë

ne e trashëgojmë kulturën e lashtë

dhe shtëpinë dhe tempullin dhe detin

juve ju mbetet testamenti i falsifikuar

për botën e harruar të krimit vandal

 

shihni

po rilindet bota shqiptare



(Vota: 13 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora