E enjte, 28.03.2024, 11:05 PM (GMT)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XX)

E diele, 13.11.2011, 08:00 PM


“SHQIPNIA  NUK  KA  PASË  KURRË  NEVOJË  PËR  AVOKAT!“

(Letër e mbyllun vetëm për Shqiptarë)

 

Pjesa e Njëzetë

 

Nga Fritz RADOVANI

 

Më lejoni t’ju kërkoj me përvujtëri që të jeni avokatët e vendit tim pranë vendeve tuaja.“ Me këto fjalë iu drejtue 33 Përfaqsuesëve të Nderuem të Kishave Katolike të Europës Kryetari i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipnisë Imz.Rrok Mirdita.

Kleri Katolik Shqiptar asht kleri ma heroik që ka me cilësue historia në rrugën dymijëvjeçare të Krishtit, sepse, mbas pesëqind vjet robnije nën Turqi, po të merret historikisht prej vitit 1912, kur Shqipnia u formue si shtet e deri me 1944, që këtu erdhën në fuqi komunistët, tue lanë në njëanë okupacionin fashist italian (me të cilin nuk jam pajtue kurrsesi), janë vetëm 30 vjet mundësi për me formue një Kler Shqiptar, e për 30 vjet me nxjerrë aq Heroj sa kemi nxjerrë na, nuk ka asnjë kler në Botë...” ka thanë gati 50 vjet përpara i Madhi At Pjeter Mëshkalla S.J.

Shqipnia e Këtyne Herojëve të Pavdekshëm të Kishës Katolike kërkon “avokat”!... Shqipnia paska nevojë për mbrojtje!!..

– A asht harrue se Kjo Shqipni ka të ruejtun në Themel të vet Eshtnat dhe Hinin e Bekuem të Prijsit Shqiptar dhe Mbrojtësit Krishtenimit Europjan Gjergj Kastriotit?

– A asht zhdukë edhe nga Vjena Perkrenaria dhe Shpata e Tij?...

– A nuk asht ma as në Bruksel Flamuri me Shqipen dykrenare?

– Ka harrue Europa luftat e pergjakshme të Malësorëve tanë për Liri kundër turqëve të kryesueme nga Heroi i Hotit Shqiptarëve Dedë Gjo’ Lulin?...

– Nuk i kujtohet fare Europës Vlona e Vllaznimit dhe e Pavarësisë Kombëtare?

– Askush ndër Europjanë nuk e di tradhëtinë e Traktit Jaltës ndaj Shqiptarëve?

– Asnjë nga “juristët” e Europës nuk ka studjue arsyet e zhdukjes së dhunëshme nga sllavokomunistët anadollakë të ma shumë se 45.000 Shqiptarëve nga viti 1944 – 1990, të cilët u masakruen për një Shqipni Europjane?

– Askush nuk di se mbi 450.000 Shqiptarë janë vra, torturue, burgosë, internue e kanë vuejtë edhe mbi 43 vjet vuejtje në kampet e shfarosjes komuniste?

– Asnjë akademik Europjan nuk ka pyet kurrë se ku u zhduken nga viti 1944 e deri në vitin 1990 në Shqipninë e robnueme nga komunistët mbi 400 dijetarë, intelektualë dhe universitarë të përgatitun në shkollat e tyne dhe u pushkatuen vetem për pikpamjet e Tyne Europjane Perëndimore?

– Asnjë Klerik Europjan nuk di se Shqipnia Europjane ka humbë nga diktatura e pakrahasueshme komuniste e anadollakëve vrasës të Enver Hoxhës dhe të Ramiz Alisë: 61 Klerikë Katolik, 31 Bektashijë, 7 Sunit dhe 6 Klerikë Ortodoks, vetem se donin Shqipninë Europjane ma shumë se jeten në robni?

– Asnjë Shtet Katolik i Botës nuk ka mësue endè se Kleri Katolik Shqiptar asht zhdukë me Gjenocid nga komunistët sllavo aziatikë e anadollakë dhe nga vitit 1944 e deri në vitin 1990, prej 200 klerikëve janë pushkatue, mbytë në hetuesi dhe kampe pune, vra me gjyqe fallse e tortura shnjerzore 61 Klerikë, dhe janë burgosë e vuejtë në burgje 70 Klerikë, të cilët kanë mbijetue edhe nga 38 vjet.

Asnjë Kardinal në Europë nuk ka mësue endè se në Shqipninë e Martirizueme asht pushkatue publiçisti Don Lazer Shantoja, mbasi i janë sharrue kambët me sharrë druvari,

Shkenctarët Don Aleksander Sirdani e Don Pjeter Çuni vetëm pse ishin priftën i kanë mbytë për së gjalli në gropë gjirizi....As sesi u vra dijetari Don Nikoll Gazulli?

At Serafin Kodës i nxjerrë hetuesi gabzherrin me thonjë....

Imzot Jul Bonatin e fusin në një manikomjo, ku, e shkyjnë të çmendunit....

Papà Josif Papamihajlin e mbysin, tue e zhytë për së gjalli në baltat e kampit të shfarosjës së Maliqit të Korçës....

Papà Pandin e gjejnë në pyll tek një cung me kokë të këputun me spatë...

Don Mark Xhanin mbasi e lanë të varun në tra e mbysin dhe Trupin ua japin qenëve me e shkye dhe me u ngopë me mishin e Tij...

At Frano Kirin e lidhin tri ditë fëtyrë për fëtyrë nën një të vdekun....

Don Mikel Beltojën në vitin 1974, para pushkatimit, Shyqyri Çoku me shokët e tij katilë, e shkyejnë për gjymtyrësh vetëm se prifti thërriste: “Rrnoftë Krishti!”

Askush nuk u ka tregue Atyne Burrave që mund të na bahen “avoketen” se Asnjë nga Prelatët e Kishës Katolike Shqiptare, tue perfshi edhe Regjentin e Vatikanit në Shqipni Imz. Frano Gjinin me Provinçialët At Mati Prennushi dhe At Çiprian Nika e Imz. Nikoll Deda, Imz. Gjergj Volaj, janë të pushkatuem nën gropat e zeza të Zallit Kirit...e as sot nuk kanë as vorr as Kryq tek koka!

- Askush nuk i ka tregue Atyne Burrave se të gjitha vorrezat e Prelatëve që kanë ba Shqipninë, tue fillue nga Imz. Luigj Bumçi, Imz. Lazer Mjedja, At Gjergj Fishta, Don Ndre Mjedja, Imz. Preng Doçi, Imz. Serreqi e deri tek ma i thjeshti Klerik misjonar Don Alfons Tracki sot s’ kanë vorre e u janë nxjerrë e tretë Eshtnat?

A mund të besonte kush në Botë se këto bisha q? kryen k?ta krime gjindën të lira në Evropë dhe kanë dalë nga një popull prej ma pak se një miljon njerëzish (atë kohë)?

 

E mbas të gjitha këtyne veprave makabre nga tradhëtarët, në Elterët e Europës Shqipnia ngriti Permendoren e Bamirsisë e dashnisë njerzore, Nanën Tereza e Kakutës? As këte nuk e kanë lexue ndër gazeta!?

 

E çka i duhet “avokati” Shqipnisë së masakrueme?

Shqipnia Europjane Perëndimore nuk ka nevojë për avokat!

Ajo ka nevojë për Gjykatës të atyne bishave që vazhdojnë me u quejt “heroj” dhe të mbasardhësve të tyne që po e vjedhin dhe rjepin Popullin Shqiptar dhe po e shesin tue krye marrëveshje tradhëtije sa me turqë, arabë e antishqiptarë, që i paguen pak euro...vetem me ruejtë kolltukët e vet dhe me ua trashigue mbasardhësve të tyne anadollakë, tue ruejtë me ta dhe interesat e veta grabitçare dhe skllavnuese.

 

Gati askujt nuk i kujtohet thanja e Papës Gjon Pali II: “.....

 



(Vota: 8 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XIX) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XVIII) Fritz Radovani: ‘’Një re e zezë’’ që nuk po na ndahet!... Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XVII) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XVI) Fritz Radovani: Karafilat e OZN-ës, UDB-së, KGB-së... nëpër botë! Fritz Radovani:: Sot... le të flasin vetëm Piramidat!... Fritz Radovani: Edhe një dylber i PPSH... ma pak! Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XV) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XIV) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XIII) Fritz Radovani: Jubile sa i nderuem aq i trishtueshëm Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XII) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XI) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (X) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (IX) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (VIII) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (VII) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (VI) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (V)

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora