E enjte, 25.04.2024, 10:16 PM (GMT+1)

Mendime

Blendi Fevziu: 72 ore per 96 vjet!

E shtune, 23.02.2008, 11:25 AM


72 ore per 96 vjet!

Nga Blendi Fevziu

14 Shkurt!

Nese nje helikopter del ne Kukes, per nje ore jam aty!

Fatmir Limaj dukej i bindur dhe entuziast, si shumica e miqve te mi ne Kosove ato dite. Ishte mesdita e se enjtes, 14 shkurt 2008. Kosova po hynte ne 72 oret e fundit te pavaresise. Kisha gjithe javen qe mendoja se cili do te ishte emisioni qe do t’i afrohej me shume entuziazmit te kesaj dite dhe tashme isha shume prane tij. Fatmir Limaj po nisej, Lutfi Haziri qe nisur ne mesdite dhe ne mbremje, te dy do te ishin ne Tirane. Dy politikane te rinj dhe te fuqishem, qe befas po i jepnin studios ne “Opinion” balancen e nevojshme te Kosoves. Mes angazhimeve dhe rremujes, po shkeputeshin per te qene te pranishem ne Tirane. Bashke me ta edhe Batoni, qe po shnderrohej ne star i emisioneve televizive prej ditesh, Pandeli Majko, njeriu qe kishte lene gjurme me drejtimin e Qeverise gjate luftes e krizes se Kosoves, ministri i Mbrojtjes, Mediu, ish-ministri i Jashtem, Milo, Prec Zogaj dhe ish-ambasadori ne OKB, Agim Nesho.

Per t’i dhene me shume kolorit, kisha vendosur qe ne vend te spektatoreve te pernatshem te vendosja ne rreshtin e pare Banden e Ushtrise per te luajtur Himnin e Flamurit dhe ndonje kenge tjeter patriotike, ndersa sfondi do te ishte i gjithi kuqezi. Nga Kosova vinin lajme te ethshme dhe te gjithe kerkonin mbeshtetje per festen qe ndryshe nga sa mendonte perendimi, ata donin ta kishin mbreselenese.

Ne 6 te mbremjes, me njoftuan se helikopteri me Limajn qe ulur ne Tirane. Lutfi Haziri po kalonte nderkohe Elbasanin. Me kishin njoftuar se do te qendronin ne emision dhe do te niseshin po ate nate, per te qene ne Kosove ne mengjes. Askush nuk donte te mungonte ato dite.

Limajn e takova pak minuta me vone ne Hotel Tirana. Dukej i qete dhe euforik. Me dukej se e kishte kapur po ajo eufori qe i kisha njohur 9 vjet me pare, nje dite qershori te vitit 1999, kur e kisha takuar ne diten e fitores ne Drenice. Ne nje shtepi te izoluar, ku ishte vendosur Shtabi i Pergjithshem i UCK-se dhe ku po zhvilloheshin bisedimet per carmatim. Edhe atehere kishte qene keshtu. Pak i hutuar, i qeshur dhe tejet euforik. Ishte nje eufori qe Tirana ja shtonte dhe qe si shume prej luftetareve te UCK-se, e ndjente veten te lidhur fort me Shqiperine.

Ne 19:00 kaluam deren e Selise se Kryeministrit. Berisha donte te takonte Limajn dhe Hazirin, duke perfituar nga prania e tyre ne Tirane. Berisha ishte po ashtu i emocionuar. Kosova kishte qene sfida e tij e madhe qe perpara vitit 1990 dhe tani, befas, ora e madhe po mberrinte. Ditet e fundit kishte qene vazhdimisht i tille, ndersa tashme, perballe tyre, perseriste vazhdimisht: erdhi, erdhi! Biseda qe e shkurter dhe e qete. Berisha doli deri poshte per t’i percjelle, ndersa Presidenti Topi, i priste 10 minuta me vone ne shtepine e tij, nje vile ne periferi te Tiranes. Takimi me te qe po ashtu i shkurter dhe gjithcka fokusohej te data, ora dhe shqetesimi se si do te shkonte pavaresia. Edhe ai doli deri jashte per te na percjelle, pa i fshehur emocionet.

Telefoni nuk pushonte. Gjithkush donte te takonte Limajn dhe Hazirin, por koha ishte e paket. Ne 20:45 qeme gati ne studion e emisionit “Opinion”. Banda po bente provat e fundit dhe prania e tyre qe impresionuese. Majko ishte po ashtu tejet i emocionuar.

Emisioni nisi me Himnin e Flamurit. Befas, te gjithe u ngriten ne kembe. Ne momentin e pare, nuk e prisja. Ishte emocionuese. Nje pritje 96-vjecare qe befas po merrte forme ne ditet e fundit te saj. Nje pritje ku perziheshin te gjitha. Dhimbja, trishtimi, vuajtja, por mbi te gjitha gezimi qe me ne fund po arrinte dicka.

Ne mes te emisionit, nje lidhje direkt me Kosoven. Prishtina dukej e qete, por dirigjenti i bandes me kerkoi qe ata te luanin dicka per Kosoven. Nje kenge qe e kishin pergatitur per kete rast. U ngrita ne pritje, kur filloi: “Per memedhene”. Nje tjeter rast emocionues. Limaj, Haziri, por edhe Majko qene te emocionuar. Limaj kishte luftuar per vite me UCK-ne, Haziri kishte qene nje i burgosur politik nen Serbine. Tani degjonin tingujt e kenges se njohur, kishin pas shpine flamurin dhe prisnin diten qe kishin enderruar stergjysherit, gjysherit dhe baballaret e tyre: diten e pavaresise!

Ne fund, me mbetej te njoftoja se ne do ta ndiqnim festen e shqiptareve cdo moment. Nga kudo ku jetojne shqiptare. Kisha bindjen se fshehtesia e ores, moskonfirmimi i dates dhe ideja e nderkombetareve per nje shpallje te qete nuk do te funksiononte. Kisha bindjen se Kosova do te festonte gjate. Do te festonte jo vetem per kete dite. Ata do te festonin per gjysherit, baballaret, per te afermit qe e kishin enderruar dhe qe kishin vdekur pa e pare kete dite; do te festonin per veten, por edhe femijet e tyre. Qe do te rriteshin ne nje shtet te lire dhe te barabarte, qe do te rriteshin si qytetare me te gjitha te drejtat dhe jo si nje minoritet i perbuzur; do te festonin se fundi per te gjithe shqiptaret, kudo qe qene dhe qe e enderronin kete dite.

Ndersa sigla e emisionit po njoftonte fundin, te ftuarit filluan te perqafohen. Kishte dicka te sinqerte dhe euforike ne perqafimin e tyre.

Darka e shpejte vijon te “Sofra e Ariut”, ku te gjithe jane tejet entuziaste. Ne fund, me konfirmojne oren e perafert: te dielen, midis ores 15:00 dhe 16:00.

Afer mesnates shperndahemi. Fillojne 72 oret me te rendesishme ne historine e shqiptareve kete shekull. Ose 72 oret me simbolike. Shqiptaret e Kosoves jane me te qete. Ne disi me mosbesues. Kemi frike se dicka mund te ndodhe. Ne mbremje arrij te telefonoj Thacin. Ai eshte fare i qete: Ju presim ne Prishtine, thote fare thjesht!

15 Shkurt

Te nesermen nisemi afer mesdites. Rruga nga Tirane ne Qafe Thane - Tetove - Shkup - Prishine, kalon kudo nga troje te jetuara prej shqiptaresh. Ne gjithe trojet shqiptare shkelqen nje diell i plote, por i ftohte. Si ne ate frazen monumentale te eposit te Kreshnikeve: Shume po shndrit ai diell e pak po ngroh. Ne fakt, moti ka pak shanse ta reduktoje entuziazmin. Kudo, qe nga Struga ne Shkup, pavaresia e se dieles eshte kryefjala e cdo bisede. Ne kufi ka pak radhe, ndersa rruga nga Hani i Elezit per ne Prishtine ka edhe nje tjeter surprize, Kacanikun. Qyteti eshte tejet i dekoruar, si rrallekush tjeter.

Prishtina eshte e qete kur hyjme, por e gjitha e dekoruar kuqezi dhe entuziazmi duket kudo. Kryeredaktori i “Ekspresit”, Berat Buzhala, ka gjetur axhenden e dites se diel dhe pritet ta botoje. Ne rastin me te pare ne e bejme publike ate: festimet fillojne ne 10:00 dhe mbarojne ne 23:00. Seanca do te jete ne ora 15:00 dhe pritet qe pavaresia te jete ne ora 15:30.

Ne hotel Grand, ku jemi vendosur, ka nje levizje te pazakonte. Te panjohur kurre me pare ketu. Mbi 2000 gazetare te huaj jane instaluar ne qytet dhe ne hotel eshte vendosur: Prishtina Media Center!

Qyteti pritet te festoje te nesermen, por ne “De Rade”, nje restorant tejet interesant, shik dhe tradicional njeherazi, strehe e shoqerise in te Kryeqytetit festa ka nisur nderkohe. Me veshjen kombetare dhe flamurin kuqezi ne krahe, Niki pret klientet me nje entuziazem qe te ben per vete. Restoranti eshte dekoruar kudo me flamuj dhe te gjithe ata qe jane brenda kane nje hare qe nuk e kam ndeshur me pare. Dy dite me vone, hareja do te merrte permasa impresionuese.

Jashte ben ftohte, por levizja e makinave ka nisur. Rruges, ne Kacanik, makinat ndricojne me drita flamurin e permasave gjigante vizatuar buze rruges; nga Prizreni vjen lajmi se kane prodhuar nje flamur 3000 metra te gjate, qe do ta mbajne ne duar 1878 vete, duke ruajtur simboliken e vitit kur u mbajt Lidhja e Prizrenit, tentativa e pare zyrtare e shqiptareve per nje shtet te tyrin ne historine moderne; ne Kline, nje qytet me afro 15 mije banore, kane mbledhur mbi 1 milion euro per festimet. Tezgat buze rruges nuk arrijne te furnizojne banoret me flamuj, shalle dhe tishert ku shkruhen slogane nga me interesantet. Ne qender te qytetit, nen nje foto te Adem Jasharit, eshte vendosur slogani: Bace, u krye! Slogani, padyshim me emocionues i gjithe festimeve.

I pyes disa prej miqve te mi per flamurin, por nuk duken shume te trishtuar. Kryhet neser, me thone, po c‘rendesi ka! Aty eshte, neser do festojme me flamuj kuqezi!

Ne mbremje ka nisur debora. Nen te, ka filluar marshimi ende i lehte i makinave te dekoruara me flamuj kombetare dhe ata te SHBA apo Bashkimit Evropian. Eshte vone, por ne Grand ka levizje. Perpara tij, kane parkuar studiot levizese te televizioneve te se paku gjysmes se globit! Vemendja mediatike eshte kesaj here e paimagjinueshme…

16 Shkurt

Mengjesi i se shtunes eshte i kthjellet, tejet entuziast. E bejne me shume te tille imazhet e kosovareve te diaspores qe mberrijne cdo moment ne aeroport, ata qe vijne nga Shqiperia dhe fillimi i festimeve. Armand Shkullaku, Andi Bushati dhe Mero Baze, nisen per ne Fushe Kosove.

Frika e asaj qe mund te ndodhe me serbet eshte e madhe, por prej andej vijne lajme te mira. Mandi dhe Bushati njoftojne se cdo gje eshte e qete, ndersa Mero me tregon se asnje prej tyre nuk do te dale as nga shtepite. Mund te kete probleme vetem ne Mitrovicen e Veriut. Por, per momentin, edhe atje eshte qete.

Ne dreke, takohem me Hashim Thacin ne restorant “Pellumbi”. Ai eshte bashke me Xhavit Halitin, Zeken, nje prej militanteve te grupeve ilegale dhe themelues i UCK-se, por edhe mbeshtetes i madh i raporteve mes Shqiperise dhe Kosoves.

Hashim Thaci me thote se nje deputet serb, Rasim Lahic, ka kerkuar qe deputetet dhe anetaret e qeverise serbe te shperndahen te diel neper enklavat serbe ne Kosove, per solidaritet. Thaci duket i qete. Edhe ai disi i shperqendruar dhe entuziast. Ruante po ate siguri te takimit tone te pare, me qershor 1999. Atehere ishim takuar ne kushte krejt te tjera ne zyren e Arben Xhaferrit, ne seline e PDSH-se ne Tetove. Prishtina ishte cliruar prej 24 oresh dhe ai me nje pjese te qeverise se tij priste te hynte ne Kosove. Ishte i ri, kishim nje moshe, ne prag te te 30-tave dhe nuk e di pse cdo moment me ngjante me i madh. Ishte i kujdesshem ne cdo gje, dinte t’i vleresonte gazetaret dhe te sillej me ta me afersi. Na premtoi se do te shkonim bashke ne Kosove, me nje helikopter ushtarak gjerman dhe keshtu ndodhi vertet. Ne fluturuam me te dhe ata qe e shoqeronin dhe ato filmime mbeten pjesa padyshim me e bukur dhe deshmia e vetme e rikthimit ne Kosove. Kam qendruar nje dite te tere me te ne nje shtepi te izoluar te malesise se Drenices, ku ishte Shtabi i Pergjithshem i UCK-se. Nje seli e mbushur me komandante qe e therrisnin njeri-tjetrin gjeneral dhe qe mbanin uniforma kamuflazhi dhe automatike te sofistikuar. E vetmja gje qe te binte ne sy qe se pak nga ata e njihnin friken, por po keshtu, shume pak prej tyre qene realiste. Nuk pyesnin shume per te tjeret, nuk donin t’ia dinin per ate qe ndodhte jashte UCK-se dhe besonin se ajo qe kishin bere me luften dhe Kosoven, u justifikonte gjithcka. Ate moment pata menduar se shume pak prej tyre do t’i mbijetonin stilit te ri te pas luftes, politikes ne Prishtine. Me perjashtim te Thacit dhe Xhavit Halitit, vetem Fatmir Limaj linte nje pershtypje mbreselenese nder ta.

Thaci, si gjithe politikanet e tjere te Prishtines, ate dite ishte i rezervuar ne informacione. Me tregoi vetem se gjithcka do te ishte e qete dhe se Kosova do ta priste kete dite krejt kuqezi! Pranoi me kenaqesi te lejoje kameren tone qe ta filmoje, nderkohe qe do te nisej per parlament dhe te rrefente simbolet e reja.

Nuk ma ka kerkuar askush deri tani, me tha qete. Do ishte mire ta filmonin edhe te tjere, sepse imazhet mbeten ne histori, por askush nuk e ka kerkuar kete. Kujtoi edhe nje here vitin e larget 1999 dhe me kerkoi ndjese. Duhej te nisej per homazh ne Prekaz, ne varret e Jashareve dhe ate dite ky ishte detyrimi moral me i madh i tij.

Ne dreke, festa kish nisur nderkohe. Perpara “Grand”-it, me mijera vete kishin bllokuar trafikun ne menyre spontane dhe brohorisnin duke tundur flamujt kuqezi. Nje nate me pare me kishin thene pikerisht kete, dita e pavaresise do te kishte grumbullimin me te madh te flamujve kuqezi ne historine e shqiptareve.

Nderkohe moti eshte ftohur mjaft, por situata eshte shperthyese, fantastike. Dikush me dhuron nje shall kuqezi me mbishkrimin KOSOVA, me te cilin dal ne transmetim ne ora 19:30. Festa ka filluar qe prej ores 17:00 dhe nuk do te ndale deri te henen ne mengjes. 36 ore per 96 vjet pritje, po mendoja me vete!

Ne mbremje rikthehem ne “De Rade”. Niki eshte serish aty, kesaj here me euforik. Eshte e paimagjinueshme ta mendosh se cdo sekonde entuziazmi rritet, tensioni po ashtu. Momenti historik po fillon te behet i ndjeshem dhe i pranishem. Shume vete me rrefejne se kane qare pasdite duke pare pamjet e rrugetimit kosovar qe nga viti 1981 ne TV. Qendroj per darke me Lutfi Hazirin, Izet Sadikun dhe Batonin deri vone. Ne mbremje vone, Thaci hyn ne lokal bashke me Zeken, nje mik i vjeter nga vitet e qendrimit ne Tirane dhe me disa prej ministrave te qeverise se tij. Lokali shperthen. Cdo moment qe afrohet pavaresia, afrimi i kosovareve me lideret e tyre behet me i prekshem, me i ndjeshem. Keshtu do te ndodhte edhe nje dite me pas, kur Sejdiu dhe Thaci do te dilnin bashke ne publik. Veshtire qe politikane te Kosoves te kene pasur ndonjehere nje konsensus dhe mbeshtetje te tille, si Thaci dhe Sejdiu ate dite. Diten e pavaresise.

Ne darke, gjithcka eshte sqaruar. Deklaraten e pavaresise do ta lexoje Thaci, pershendetjen, Sejdiu, ndersa ne dokument do te firmosin te gjithe. Do mbeteni te befasuar, me thote Fatmir Limaj, duke rrefyer per letren qe do te perdorin me kete rast.

Ne darke, Andi Bushati njofton live titullin e faqes se pare te gazetes “Expres”. Nen tre foto, te Nikolla Pashicit, Titos dhe Milloshevicit, dhe nen datat 1913 – 2008, eshte shkruar shprehja: Fuck You! Nje gjetje mediatike qe do te komentohej ne te gjitha mediat e rendesishme boterore dhe qe do te merrte te nesermen pergjigje nga Beogradi, ku nen fotot e Bushit, Thacit dhe Solanes, gazetat serbe kishin shkruar: Fuck Off!

17 Shkurt.

Mengjesi i pavaresise eshte shperthyes. I ftohti i nates eshte reduktuar dhe ne “Grand” nuk ecen dot. Nje moment gati me ngjeshin pas murit. Kuptova se Hashim Thaci ka mberritur ne Media Center, per te njoftuar se ne oren 10”00 i ka derguar Kryesise se Parlamentit kerkesen per nje mbledhje te jashtezakonshme. Mbledhja duhet te fuse ne rend te dites shpalljen e pavaresise!

Deklarata e tij pritet me ovacione te pafundme. Nuk kuptohet se kush eshte gazetar dhe jo ne salle. Nderkohe me njoftojne se ekipi i “Klan” ka nisur nje transmetim maratone qe mbulon thuajse gjithe Ballkanin e pertej: Prishtine, Tirane, Beograd, Bruksel dhe shume qytete te tjere.

Qe prej ores 11:00 deri ne 14:00 nuk ka asgje tjeter vec entuziazem. Lideret kosovare jane te grupuar ne mbledhje te gjata, ndersa jashte atmosfera eshte krejt tjeter. Kane mberritur me dhjetera vete nga Shqiperia. Midis tyre, nje bashkim i grupeve polifonike te Laberise, qe kane udhetuar mbi 18 ore per te qene bashke me shqiptaret e Kosoves. Kane sjelle me vete nje kenge, qe ne transmetim te drejtperdrejte ne nje nga lidhjet e TV KLAN, do te entuziazmoje Prishtinen!

Eshte nje kenge qe flet per cdo krahine te Kosoves, per trimat e saj, qe me ison e zgjatur labe e ben Prishtinen te ndizet krejt.

Ndersa grupi lab iken neper rruget e stermbushura te Prishtines, me mijera vete i ndjekin pas. Kam pershtypjen se me shume sesa sakrifica, kenga, entuziazmi, ajo qe vecohej ishte prania e tyre ketu. Prania e jugut te Shqiperise, qe ne nje entuziazem te papare po e perjetonte festen e Kosoves si festen e tyre te vertete.

Nderkohe, “Klan” ka filluar lidhjet live me gjithe rrethet. Atmosfera ne Shqiperi eshte befasuese. Nga Tirana ne Durres, nga Vlora ne Korce e Gjirokaster, e gjithe Shqiperia eshte ne rruge. Jemi te gjithe te befasuar, por edhe krenare per kete qe po ndodh.

Por qendra e gjithckaje eshte ketu. Prishtina eshte ne feste. Nje feste gjigante, plot detaje mahnitese, qe vetem nje popull i shtypur dhe me nje enderr 100-vjecare mund te dije t’i cliroje. Ne fakt, ka tre lloje grupesh ne feste. Ata qe jane te rinj, nen 20 vjec, e presin te gjithe si festen e tyre te madh, si triumfin e dickaje qe e kane pritur per 10 vjet; ata qe jane midis 20 dhe 45 vjec si triumfin e dickaje qe e kane pritur gjate ne jete, qe e kane besuar dhe qe nje dite eshte bere realitet. Shume prej atyre mbi 50 vjec, sidomos ne qytet, duken si te hutuar. Jugosllavia nuk eshte me dhe tashme, edhe kujtimi i saj. Qe sot, ai kujtim do te vdese, bashke me endrren titiste te “Bashkim Vellazerimit”, qe ata e kishin besuar vertet. Tani Jugosllavia nuk mund te jete me dhe koha nuk kthehet pas. Tashme, pa nje enderr te tyren, iu duhet te hyjne ne kohen e re. Kohe, qe nuk mund te jete me koha e tyre…

Rreth ores 14:30, Kryeministri Hashim Thaci me therret ne telefon.

Nisem per 20 minuta, me thote. Mund te filmoni cdo gje qe keni kerkuar. Kam lajmeruar edhe kameren e RTK-se, por askush tjeter nuk eshte bere kurioz.

Rruga deri ne seline e Qeverise eshte plot, por ja arrij te hyj ne kohe.

Thaci eshte ende pa kravate dhe me rrefen mbi tavolinen e tij te mbledhjeve, flamurin e ri te Kosoves. Harta e Kosoves me 6 yje, qe perfaqesojne 6 komunitetet etnike dhe fushe blu. Po ai flamur qe i ndjeri Mahmut Bakalli me kishte parashikuar tre vjet me pare. Ne fund te korridorit, ne nje dhome, po perfundon se shkruari deklarata e Pavaresise. E shkruar me dore, mbi nje papirus 700-vjecar, te blere ne Londer, ajo eshte impresionuese.

Kryeministri eshte vone. Kalon ne dhomen tjeter per te vendosur kravaten dhe niset. Berat Buzhala dhe une e ndjekim pas. Nje gazetar nuk mund te enderroje asgje me shume sesa te jete deshmitar i afert i nje dite te tille. Batoni na bashkohet pas pak.

Hashimi duket i emocionuar. Ai zbret shkallet shpejt dhe nga nxitimi ecen ne lulishten e perbaltur. Ismail Qemali u zhyt ne balte me gjithe karroce, i them nga pas, ti vetem me kepuce. Qesh. Me shume se nje ecje drejt Kuvendit, ecja e tij eshte nje ecje drejt historise. Me vjen ne mend momenti i fundit, kur ngjitej ne helikopter ne qershor 1999 per te hyre ne Kosoven e lire. Tani nje moment i dyte i tille, nje moment per 100 vjet pritje dhe mundim.

Ne korridor takon Presidentin Fatmir Sejdiu. Nje politikan popullor ne Kosove dhe i kulturuar. Nje prej atyre qe bashke me Thacin nuk i kane dhene festes nota titiste, perkundrazi… Te dy bashke hyjne ne salle.

Ngjitem ne nje nga lozhat e salles se Parlamentit. Fillon seanca qe shqiptaret e kane pritur nje shekull. Ne rend te dites, Shpallja e Pavaresise se Kosoves. Fillojne fjalimet. Eshte ora 15:30 e dates 17 shkurt 2008. Krasniqi fton Thacin te lexoje deklaraten e pavaresise. Deklarata eshte e vendosur aty, me impresionuese se kurre. Thaci ngrihet ngadale. Eshte ora 15:39, kur ai shqipton frazen magjike: Kosova do te jete Shtet i pavarur, sovran dhe demokratik!

Salla shperthen.

Nga plateja ku jam vendosur, dalloj disa prej figurave qe i njoh prej vitesh ne Kosove. Ne qender eshte Rifat Jashari, njeriu i familjes se Adem Jasharit, qe u masakrua 10 vjet me pare, duke u bere nje prej familjeve me martire ne bote. Krejt i perlotur, mjekra e tij dridhet, ndersa Thaci flet. Me pas jane ulur prane e prane Qosja me Demacin, pas tyre, Sulejman Selimi, komandanti i TMK-se, ndersa prane meje, gruaja e ish-Presidentit Rugova, Fana dhe djali i tij, Mendimi. Gruaja e Rugoves eshte gjithe kohen e perlotur. Jam i bindur se kete moment ne kujtesen e saj jane shtresezuar gjithe vitet e lodhshme dhe te ashpra te betejes per pavaresi. Nje beteje ne te cilen bashkeshorti i saj, kishte nje vend kulmor. Ai nuk ishte me prezent ne ate parlament, por, gjithsesi, me debatet, pro dhe kunder, historia e Shtetit te ri te Kosoves do t’i rezervoje atij nje vend krejt te vecante.

Ka ardhur momenti magjik i votimit dhe Krasniqi, ky luftetar i vjeter, leshon frazen magjike. Votoni. Duart ngihen lart. Te gjithe dakord, asnje kunder. Ne salle mungojne deputetet serbe.

Po ato momente, TV KLAN eshte fokusuar te dy figurat me te rendesishme te Shtetit shqiptar. Presidenti Bamir Topi po e ndjek ceremonine familjarisht ne shtepine e tij, ndersa Kryeministri Berisha ne zyre. Te dy cohen ne kembe tejet entuziaste.

Ne momentin e fundit te dy shperthejne ne duartrokitje:

U KRYE! Asgje me shume se kaq! U Krye! 96 vjet dhimbje, harrim, mbijetese! Tani mbaroi, u KRYE!

Festa ka shperthyer kudo, ne Tirane, po aq sa ne SHBA, Gjermani, Zvicer, France!

Trishtimi ka zbritur fort ne Beograd. Desada Metaj njofton prej andej se ata jane tejet agresive. Qe nga ky moment gjithcka eshte feste, feste dhe vetem feste.

Ne ora 21:00 vijojme me transmetime te gjata nga “Grand Hotel”. Prishtina mezi e perballon gjithe kete entuziazem. Pak me vone vjen lajmi se gazetaret e huaj ne Beograd jane rrethuar nga huligane. Mes tyre edhe Desada Metaj. Lajmi pritet me ankth ne Prishtine, por edhe me entuziazem kur mesojne se gjithcka eshte mbyllur mire. Fatmir Limaj kthehet edhe nje here perpara kamerave tona per te na dhuruar nje shishe shampanje.

Ne ora 23:00, Sejdiu dhe Thaci ngjiten ne tribunen e festes. Pershendetja e tyre vijon me fishekzjarret nga kater pika te Prishtines, qe ju kujtojne te gjitheve se sot, nje shtet i ri ka lindur ne bote: Republika e Kosoves!

Ndersa festa vjen duke u bere me private, Tv KLAN vijon transmetimin e tij maratone. Jane te gjithe te lodhur, por ne kete dite te vecante, te gjithe kane ditur te jene po kaq impresionues.

18 Shkurt

E hena gdhin nje dite e mrekullueshme dhe institucionet e Kosoves kane marre urdher te fillojne pune. Autoritetet nuk kane dashur qe dita e pare e Shtetit te Kosoves te jete pushim. Duan te fillojne me pune. Ne mesdite, kryej lidhjen e fundit para nisjes:

Ne 14:00 eshte fiksuar nje interviste me Presidentin Fatmir Sejdiu. Ne do t’i shkojme te gjithe per ta uruar per diten e pavaresise. I gjithe grupi qe ka ndjekur kete moment magjik.

Perpara saj, ne Media Center, organizojme emisionin e fundit. Jane te gjithe te lodhur, por edhe ne humor. Ne qender te shakave eshte Baton Haxhiu, gazetari i njohur i Prishtines, po kaq popullor ne Tirane, qe tashme i duket se nuk ka me kundershtar.

Pas emisionit, nisemi per takim me Presidentin Sejdiu. Shkojme te gjithe dhe ai eshte tejet i kujdesshem dhe miqesor. Ky profesor i vjeter universiteti, jurist me profesion, ka arritur pas nje karriere 19-vjecare endrren qe kane percjelle me miliona kosovare qe prej vitit 1913, pavaresine e vendit te tij. Tani eshte i qete. Mero Baze, nje prej njohesve me te mire te Kosoves ne Shqiperi, e njeh prej vitesh dhe raporti i tyre eshte me miqesor. Sejdiu rrefen se gjithe naten kane qendruar bashke me te tjere, duke nisur letrat e kerkeses per pavaresi dhe se pasdite presin pergjigjet e para. Ai na dhuron nje liber te Ibrahim Rugoves.

Kane kaluar pak momente kur nje ndihmes e njofton se Beogradi ka nxjerre urdher arresti per te, Hashim Thacin dhe Jakup Krasniqin. Sejdiu qesh. Pak minuta me vone, kur ja themi kete Hashimit, ai pyet si me habi:

Prape?

Eshte mandati i 7 apo i 8 i arrestit qe Beogradi nxjerr ndaj tij.

Sejdiu jep intervisten e pare si President i Republikes se Kosoves. Republikes se pavarur:

Ne ora 15:00 kalojme prej aty ne zyren e Thacit. Hashimi na pret se bashku me Hajredin Kucin dhe Fatmir Limajn. Jane te tre te qeshur dhe euforike.

Duke i pare, duke biseduar dhe duke qeshur, ka nje moment qe me befason. 15 vjet me pare, nje grup prej tyre, disa dhjetera vete u nisen drejt idese me te pabesueshme te botes: te fitonin ushtarakisht me Serbine dhe te fitonin pavaresine e Kosoves. Nje dekade e gjysme me pas, Thaci dhe Limaj qendronin ne zyren e Qeverise se Kosoves, shtetit me te ri ne bote, shtetit qe ata e kishin bere realitet, atehere kur nuk e besonte askush, duke iu rikthyer shqiptareve buzeqeshjen dhe endrren 100-vjecare.

Ndersa qendronim aty, RTK nisi transmetimin e thirrjes qe Thaci ju drejtonte bashkatdhetareve, thirrjes qe me shume se cdo gje, mund te rrefente ate qe ndodhi dhe ate qe ne besojme se do te vije:

Une sot, i tregova djalit tim, qe kete dite s’duhet ta harroje kurre, thote ai. Flisni edhe ju me femijet tuaj, tregojuni per kete dite, qe ata te flasin me femijet dhe femijet e femijeve te tyre; ne ja arritem, por kjo dite kishte plot mund, tregojuni te gjitheve, qe ta perjetesojme. Qe sot ne do te jetojme ne shtetin tone, te lire…



(Vota: 2 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora