E shtune, 18.09.2021, 06:21 AM (GMT+1)

Mendime

Lis Bukuroca: Saliu në pranga

E shtune, 12.11.2011, 09:01 PM


Saliu në pranga

 

Nga Lis Bukuroca

 

 Sikur të ishte ky lajm i vërtetë, shumë njerëz do ta pranonin si lajm objektiv dhe të drejtë. Madje, edhe lajm të shumëpritur. Do të numëroheshin te bëmat e tij dhe do të thuhej: “Drejtësia erdhi ngadalë, por megjithatë, erdhi edhe në Shqipëri!” Disa, me të drejtë do të pezmatoheshin se ajo  u vonua tepër, mirëpo edhe këta do t’ ia falnin pafuqinë drejtësisë shqiptare, sepse gjykata nuk mund të arrestonte Kryeministrin, ashtu si nuk mund ta arrestojnë italianët Berlusconin. Ashtu si nuk mund të arrestohej: Zogu, Enveri apo Gadafi.

Noli nuk e rrëzoi Salep Sulltanin me shkrime e poezi; as dallkaukët e kopukët.. E as Edi Rama nuk mund ta bëjë këtë me artikuj e libra. Në demokraci duhen përfituar edhe ata që nuk lexojnë. Shumica.

Çdo njeri që ka dy palë mend në kokë, që kupton demokracinë, do ta dinte qysh nga dita e arrestit, se ai do të dënohej me burg të përjetshëm. Kryeakuza do t’ ishte: Tradhtia kombëtare, në disa raste. Cënimi i sovranitetit të vendit. Cënim i interesave kombëtare. Shembja e shtetit dhe vrasje me paramendim. Vrasje në masë dhe shkatërrim të ekonomisë kombëtare. Pastaj shpifje, denigrim, mashtrim, kërcënim dhe shantazh, në mes të tjerash.

Pas arrestit, do ta braktisnin gati të gjithë. Të parët ata që e përkrahin vetëm nga dobia vetjake. Të dytët, ata që e nderojnë nga frika. Ky do t’ ishte çasti kur do të distancoheshin nga ai, edhe ata që i rrahin supet sot dhe mburren me të. PD-ja do të niste vlimin, gurgullimën dhe do të derdhej në disa drejtime. Këtë do ta përjetojmë dhe këtë film do ta shohim. E pasigurt është vetëm data tani për tani. Jo ngjarja.

Fakti mirëpo është ky:  Saliu ka treguar aq shumë pasion e dashuri për ta mbajtur pushtetin, aq shumë egërsi, aq shumë arrogancë, aq shumë kërcënime e shantazh, aq shumë barbarizëm e rrugaçëri, aq shumë gatishmëri për dhunë, aq shumë finokëri, sa çdo shqiptar ka marrë vesh se ai mund të rrëzohet vetëm me kryengritje. Si u rrëzua edhe Gadafi. Kjo mirëpo do t’ i kushtonte shumë vendit dhe do të përjetonim një luftë qytetare, që askush nuk mund ta dëshirojë apo rekomandojë. Këtë e ka kuptuar edhe opozita dhe duket se në heshtje është pajtuar që Sali Ram Berisha të perëndojë në karrige. Ky racionalizëm i opozitës shqiptare, kjo parimësi, ky pragmatizëm, i leverdis Sali Berishës dhe ka punuar pikërisht për këtë gjendje: Trishtimin e kundërshtarëve politik dhe i ka disiplinuar dhe varrosur për së gjalli. Në Itali kjo kllapi dhe neglizhencë, kjo heshtje para krimit, quhet “Omertà ”.

Ai edhe në zgjedhjet e ardhshme do t’ i vjedhë votat. Nuk ka asnjë arsye të mos e bëjë këtë. Nuk është aspak reale të mendohet se sa më shumë që mplaket, aq më shumë urtësohet. Truri nuk thyen rekorde, siç mund të thyhen në not me muskuj, i shoqëruar me sekundantët e vet. Nuk i ka vetëm ky fajet për narcizmin e tij patologjik, por edhe klani i tij, që i mbush mendjen se është i pazëvendësueshëm.

Ndihmë për ta kuptuar ardhmërinë e vendit dhe Berishës, mund të ofrojnë disa plaka që dinë t’ i lexojnë filxhanët e kafeve dhe pastaj t’ i rekomandojnë opozitës ecurinë e tutjeshme. Nëse edhe ato tuten dhe refuzojnë të merren me parashikime të tilla, apo opozita nuk pranon udhëzimet e plakave, atëherë prijësit e partive opozitare, duhet të mbyllen në klauzurë, siç izolohen murgeshat. Ndoshta në këtë mënyrë mund të ushtrojnë më shumë ndikim në politikë, se sa tani. Për ta evituar boshësinë eventuale në pushtet, le të mbetet jashtë Kreshnik Spahiu. Ndërkohë prijësit e opozitës të futen në : Xhami, kishë, teqe, sinagogë dhe në faltore budiste, nëse ka,  dhe aty le të luten për largimin e Berishës. Ndoshta Zoti apo Zotërat nga trysnia e lutjeve, mëshirohen dhe dërgojnë një engjëll apo një djall, që i imponon Saliut një pasion tjetër në jetë, si noti për shembull. Olimpiadat. Dhe, le të notojë në detin grek, që sipas tij, padrejtësisht i takon ende Shqipërisë. Opozitarët të mbeten në klauzurë, deri sa të vijë lajmi, se u realizuan dëshirat e tyre…Më shumë, jo!

Kur shikohet në “youtube” si merrte në pyetetje Enver Hoxha, Kadri Hazbiun dhe kur shikohet si flet Saliu për opozitarët dhe jetën e tyre private, atëherë mund të konstatohet se Enveri ka lënë pasardhës të denjë, madje, edhe më të denjë se Ramiz Alinë. Komiteti Qendror ngrihet dhe duartroket pas çdo kërcënimi, kështu vepron edhe Komiteti Qendror i Partisë Demokratike. Enveri nuk duronte kundërshtarë, por vetëm pakurrizorë rreth vetes. Sot zvarranikë të tillë kemi në PD, por me emra dhe mbiemra të tjerë. Janë zëvendësuar aktorët, por skenari është po ai. Ka dhe një dallim të vogël: Ata ishin idealistë. Ata krenoheshin me idealet e tyre dhe varfërinë. Këta janë materialistë. Këta mburren me mashtrimin, me makiavelizmin e tyre dhe pasurinë! 



(Vota: 15 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Miradije Gashi: Vallë është koha të mendojnë politikanet për punëtorët e arsimit brënda dhe jashtë vendit!!! Gjekë Gjonaj: Gjokajt në Amerikë mbajnë gjallë lidhjet brenda gjakut Aurel Dasareti: Ecim drejtë rrënimit! Engjëll I. Berisha: Ideali social i ekzistencës Xhevat Rexhaj: Letër zotriut akademik Nexhat Daci Abdullah Prapashtica: Në përmbyllje të debatit për ndryshimet e kushtetutës rreth zgjedhjes së Presidentit Sylë Arifi: KFOR-i i pavendosur ti largojë barikadat! Andy Apolloni & Paulo Traboini: Akt i rende provokimi shteteror i okupatoreve malazez, per grabitjen e trojeve shqiptare ne fshatin Vuksanlekaj te Malsise Zejdush Kastrati: Sikur të ndodhte…? Ramiz Dërmaku: Jemi tri fe por kemi vetëm një atdhe të përbashkët Fahri Xharra: Mbreti Agron në Tiranë, e Mbretëresha Teutë në Prishtinë. Pse jo? Urim Shehu: Atë që s’e bëri Serbia, po e bën Rektorati Pilo Zyba: Qesharake e dhimbshme por e vërtetë Kastriot Myftaraj: Rajmonda Bulku duhet të hedhë në gjyq Helena Kadarenë dhe jo mua Qerim Pllana: Letër e hapur institucioneve shtetërore të Kosovës M. Sinemati: Ekstremistë me mjekra të gjata dhe pantallona të shkurtra! Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XIX) Kastriot Myftaraj: Libri i Fevziut “Enver Hoxha”, si ambalazh për biografinë e Anastas Plasarit (3) Fahri Xharra: Një paqë Baske dhe Kosova Dorian Koçi: Imuniteti dhe vullneti politik

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora