E enjte, 25.04.2024, 04:59 PM (GMT+1)

Mendime

Sylë Arifi: KFOR-i i pavendosur ti largojë barikadat!

E shtune, 12.11.2011, 08:57 PM


KFORI I PAVENDOSUR TI LARGON BARIKADAT !

(Kështu, po afirmohet fushta për ta ndryshuar Planin Ahtisari?)

 

Nga Sylë Arifi, avokat-puplicist

 

Çka, është ky skenar i këtyre ditëve për ta ndryshuar Planin Ahtisari, Republika e Kosovës themi se  nuk ka nevojë për një pako plus apo minus, sepse pakoja e Ahtisarit është kompromis i dhimbshëm për Shqiptarët. Mexhithate, ky projekt ndërkombëtar për Kosovën, nuk po funksionon në tërë territorin e Shtetit  të Kosovës, në mungesë të efikasitetit të veprimeve më të vendosura nga misionet ndërkombëtare dhe Institucionet vendore. Policia e Kosovës e penguar për ta vendosur rendin ligjor në veri dhe  pa veprimet e mekanizmave të sigurisë vendore nuk do të kemi largim të barrikadave dhe kthimin e lirisë se lëvizjes së qytatarve në këtë pjesë të Republikës.

Mekanizmat ndërkombëtar të sigurisë nuk e kanë vendosëshmerin për ta jetësuar funksionimin e rendit ligjor sipas kushtetutës në veriun e Kosovës, sepse me veprimet e tyre vetëm sa i kanë stimuluar, dhe legalizuar forcat kriminale serbe për ta mbajtur këtë gjendje ekzistuese në barikadime të jetës së qytetarëve në këtë pjesë të Kosovës. Veprimet e tilla jo të vendosura, vetëm sa po na komprimenton sovranitetin shtetëror të Kosovës, duke na bërë të pa aftë dhe jo efikas në forcimin e shtetit ligjor në të gjithë territorin ton shtetëror.

Vazhdoni gabimet e politikës serbe që nuk po njohin realitetin e ri në Kosovë dhe me akrobacionet  e mashtrimeve që po ju serviroin popullit serb, tani me metodat e mesjetës, me barrikadaime disa mujore duke  izoluar pjesën veriore të Kosovës.  Ata, besojnë se me bllokimin e rrugëve po e mbrojnë veriun e Kosovës, apo edhe shtetin e Serbisë, akte arkaike në këtë shekull. Kështu, ata po pretendonin se përmes barrikadave të pengojnë njëherë e përgjithmonë vendosjen e doganierëve dhe policëve në pikat kufitare në Jarin dhe Bërnjak, absurd i kohës! Fakti, se Qeveria e Kosovës ndërmori një aksion më 25 korrik për të kthyer kontrollin në këto dy pika doganore, pas më shumë se tre vjetësh që kur serbët, në shenjë kundërshtimi ndaj shpalljes së pavarësisë, dogjën pikat kufitare në veri dhe pamundësuan qëndrimin e doganierëve në ato pika doganore.  Serbët vendosën barrikadat pas 25 korrikut për t’i përforcuar ato pas 16 shtatorit, kur aksioni i qeverisë për futjen në kontroll të dy pikave kufitare u mbështet edhe nga autoritetet ndërkombëtare në Kosovë.

Organizatoret e këtyre barakadave, nuk janë vetëm disa të ashtuquajtur kryetar të komunave paralele, apo emisar të tyre por po dëshmohet se është vetë Serbia dhe disa qarqe ndërkombëtare. Sigurisht, se janë të vetëdijshëm se KFOR-i, në çdo moment, mund të nisë aksionin për heqjen e barrikadave me dhunë dhe se në atë rast mund të përdorë forcën dhe armë zjarri, siç kanë bërë në Ajrinë. Por, fakt se serbët nuk iu frikësohen aksioneve të mundshme është edhe ngjarja e para disa ditëve, kur KFOR-i u përpoq që të heqë barrikadën në Dudinë Kërsh, në komunën e Zveçanit, ku për më pak se 15 minuta janë mbledhur rreth 1,500 serbë, që me trupat e tyre mbrojtën atë barrikadë. Me këtë u shtynë ushtarët e KFOR-it që të tërhiqen në bazën e tyre në Novoselë, në komunën e Vushtrrisë.  Fakti se serbët nuk i frikësohen kurrfarë kërcënimi, dhe Përfaqësuesit e katër komunave serbe kanë miratuar planin, sipas të cilit, të gjitha rrugët që çojnë në veri të Kosovës do të lirohen për furnizimin e pjesëtarëve të KFOR-it me ushqim dhe lëndë djegëse, por jo edhe për pjesëtarët e misionit evropian për sundimin e ligjit, EULEX, me pretendimin se ky mision duhet të jetë neutral karshi statusit  të Kosovës,  se nuk duhet të ofrojë mbështetje logjistike dhe të transportojë doganierët dhe përfaqësuesit tjerë të institucioneve të Kosovës.

Por, misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka bërë të ditur se koristë e hapura në Mitrovicë dhe Leposaviq, të cilat çojnë drejt vendkalimeve kufitare, nuk janë hapur sa duhet për kalimin e automjeteve të rënda. KFOR-i  ka për detyrë dhe synim për ta mundësuar lirinë e lëvizjes së plotë, për të gjithë qytetaret dhe mekanizmat ndërkombëtar por pa e cekur në këtë rast edhe për Institucionet legjitime të Shtetit të Kosovës, sepse këto e kanë mandatin për ta shtrirë ligjin konform kushtetutës në tërë territorin e Kosovës. Pra, me veprimet e tilla jo efikase dhe jo të qarta janë duke e stimuluar politikën e Serbisë për ti vazhdar këto metoda arkaike-mesjetare me barikadime per ta penguar sundimin e ligjit nga Institucionet Shtetërore të Kosovës, sigurisht për qëllime të caktuara politike. Institucionet e Kosovës u kanë kërkuar autoriteteve ndërkombëtare, KFOR-it dhe EULEX-it, që t’i përshpejtojnë aktivitetet e tyre në heqjen e barrikadave në veri, por këto kërkesa nuk po mjafton duke ditur se veprimet e tilla shumë të ngadalshme, nganihere hezitues që po i shkoni përshtati grupeve kriminale serbe duke i legalizuar dhe fuqizuar si persona legjitim edhe të ashtuquajturit kryetar të komunave paralele, me bisedat që i zhvillon kreu i KFORIT.

Pra, veprimet e tilla duke i legjitimuar këto forca kriminale sigurisht se janë duka na prodhua pasoja se mekanizmat ndërkombëtar të thirrura për ta zbatuar ligjin në tërë territorin e Kosovës po çalon duke i trimëruar serbët të dalin si fitimtar në aksionet e tyre të ditëve të fundit kur po i zmbrapsin kolonat e KFORIT në zbatim të ligjit. Pra, KFORI po ec “një hap para dhe dy pas”?  Largimi i disa barrikadave nga KFORI, dhe ngritja e menihershme e barrikadave tjera nga serbet logjikshëm del se veprimet e KFORIT nuk janë serioze, sepse ata duhet që me të gjithë kapacitetin e tyre ushtarak të ndërmarrin veprime të gjithanshme në të gjitha ato vende ku pengohet lëvizja e lirë në respektim të ligjit dhe ato veprime duhet të jen vazhduese deri në përfundimin e misionit të tyre me sukses. Vetëm, kështu serbët do të detyrohen të hjekin dorë nga metodat e tilla antiligjore. Serbët dhe Serbia kanë synim për ta penguar planin Ahtisari duke e quajtur të pa zbatueshëm, sepse kanë pretendime politike ndajë Republikës së Kosovës, siç po dëgjohet ditëve të fundit se ka nevojë për një pako plus Ahtisarit.

Eurodeputetja, Doris Pak ka qëndruar në Mitrovicë, me ç’rast e ka vizituar barrikadën mbi urën kryesore të Lumit Ibri. Në këtë rast, Pak deklaroi para medieve se veriu është pjesë e Kosovës, ndërsa barrikadat janë vënë nga kriminelët. “Këta kriminelë i duan më shumë paratë sesa stabilitetin për qytetarët”, ka thënë ajo, duke porositur të mendohet për të ardhmen e fëmijëve. Durimi i populli të Kosovës ka limit, sepse çfarëdo kundërveprimi të qytetarëve shqiptarë do ta përkeqësonte situatën ndëretnike të sigurisë dhe ky fakt duhet të merret parasysh jo vetëm nga institucionet tona Shtetërore por edhe nga ato ndërkombëtare. Sigurisht se qytetarët e Kosovës i kanë gjykuar të gjitha veprimet kriminale te këtyre grupeve kriminale serbe, duke filluar nga vrasja e policit të Kosovës, heroit të Kosovës Enver Zymberaj, lëndimin e policëve të tjerë, lëndimet e ushtarëve të KFOR-it, djegien e pikave kufitare, djegien e pronës së shtetit të Kosovës, dhe rrezikimin e jetës së qytetarëve të Kosovës.

Qytetaret i kanë përkrahur veprimet e institucioneve Shtetërore, edhe pse nuk ishin të mjaftuara, me kërkesë më të fuqishme në shtrirjen e sovranitetit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, në zbatimin e ligjeve dhe kushtetutës. Padyshim se KFOR-it i janë dashur  edhe veprimet tjera pra të institucioneve tona shtetërore në drejtim të shtrirjes së autoritetit tonë shtetëror, duke u bashkëvepruar, koordinuara në veprime konkrete për largimin e barrikadave duke ber pragmatike lirin e qarkullimit të njerëzve, ideve dhe mallrave edhe në veriun e Kosovës, pamvarsisht se çka kanë menduar disa qarqe qofshin vendore apo ndërkombëtare. Mos bashkëveprimi i institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtar për ta shtrirë ligjin në gjithë hapësirën e Kosovës, e ka mundësuar forcimi e ambicieve serbe përmes grupeve kriminale për të fituar në kohë vetëm e vetëm për qëllime politike me pretendime për ta ndryshuar hartën politiko-strategjike të Shtetit të Kosovës. Shteti i Serbisë dhe populli serb e din mirë forcën e ligjit por i kanë qfrytzuar  keto mekanizma shumë të but dhe shpesh të sforcuar, për arritje të qëllimeve të veta politike.

Kosovës, i duhen veprime më të vendosura për ta marrë përkrahjen më të madhe dhe vendimtare nga faktorët vendimmarrës ndërkombëtarë, dhe veprimet e zgjatura të shkëputura sot për nesër, dhe jo të vendosura do ti shërbejnë vetëm planeve serbe. Faktori ndërkombëtar duhet të bindet se metodat e tilla shumë të zbetë dhe ndonihere sterile të përdorura edhe nga diplomacia ndërkombëtare para intervenimit të NATOS në Kosovës, vetëm sa ia ka zgjatur jetën e krimeve serbe nga regjimi i Millosheviqit kundër të gjithë popujve në ish Jugosllavia dhe në veçanti  populli të Kosovë me gjenocid të përjetuar. Institucionet e Kosovës domosdo sipas Kushtetutës duhet  të veprojnë në veri të Kosovës, për ta shtri fuqinë e ligjit, dhe çfarëdo vlerësim se bashkëveprimi dhe koordinimi nga institucionet  tona me mekanizmat ndërkombëtar është i  gabuar, vetëm sa i trimëron forcat e organizuara kriminale serbe.

Institucionet e Kosovës duhet të përzihen direkt në problemet në veriun e Kosovës, sepse kjo çështje nuk i takon vetëm  KF0R-it, dhe tek e fundit qeshja e veriut është qeshtje e jona e mbrendëshme që i takon sovranit. Ja pra nga mos veprimi i mekanizmave ndërkombëtar dhe vendor i ka mundësuar Beogradi dhe kryetareve jo legjitim të komunave paralele,  që në mënyrë selektive t'i heqin barrikadat dhe të thonë se kush mund, dhe kush nuk mund të lëvizë, pra kështu po legjitimohen veprimet e tyre dhe krimi që po qëndron pas barrikadave. Nëse vazhdohet kështu me neglizhencë barrikadat, do të mbesin jo vetëm me muaj por edhe me vite.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Andy Apolloni & Paulo Traboini: Akt i rende provokimi shteteror i okupatoreve malazez, per grabitjen e trojeve shqiptare ne fshatin Vuksanlekaj te Malsise Zejdush Kastrati: Sikur të ndodhte…? Ramiz Dërmaku: Jemi tri fe por kemi vetëm një atdhe të përbashkët Fahri Xharra: Mbreti Agron në Tiranë, e Mbretëresha Teutë në Prishtinë. Pse jo? Urim Shehu: Atë që s’e bëri Serbia, po e bën Rektorati Pilo Zyba: Qesharake e dhimbshme por e vërtetë Kastriot Myftaraj: Rajmonda Bulku duhet të hedhë në gjyq Helena Kadarenë dhe jo mua Qerim Pllana: Letër e hapur institucioneve shtetërore të Kosovës M. Sinemati: Ekstremistë me mjekra të gjata dhe pantallona të shkurtra! Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XIX) Kastriot Myftaraj: Libri i Fevziut “Enver Hoxha”, si ambalazh për biografinë e Anastas Plasarit (3) Fahri Xharra: Një paqë Baske dhe Kosova Dorian Koçi: Imuniteti dhe vullneti politik Kastriot Myftaraj: Libri i Fevziut “Enver Hoxha”, si ambalazh për biografinë e Anastas Plasarit (2) Selim Nengurra: Lokalizëm banal, primitiv Kastriot Myftaraj: Libri i Fevziut “Enver Hoxha”, si ambalazh për biografinë e Anastas Plasarit (1) Sejdi Peka: Ndikimi i sistemit të vjetër komunist kundër demokracisë Ardian Ramadani: A ka kush merret me ata njerëz ? Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XVIII) Lavdrim Lita: Kurban Shqipëria

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora