E premte, 29.03.2024, 09:18 AM (GMT)

Mendime

Engjëll I. Berisha: Ideali social i ekzistencës

E shtune, 12.11.2011, 07:59 PM


Ideali social i ekzistencës

 

Horizonti i errët

 

Nga Engjëll I. Berisha

 

Të parën gjë që instalon pushtuesi, është varfëria. Udhëheqës shpirtërorë, predikues të besimit, në besë me miqësinë politike, kultivojnë pezmin në shpirtin e popullit që nuk proteston: mjaft! Mjaft jetuam në robëri. Pse i thonë paqes liri? Predikuesit (në media) e shndërrojnë tokën e pëlleshme të atdheut në një parajsë për të huaj dhe në një shkretëtirë për popullin. Dhe kurrë pa u ushqyer nga toka jonë, logjikojmë nga fara e mendjes që vjen prej fund bote, që vjen dhe mbillet në “rradaken” tonë, kur më nuk i ka mbetur vend nga të nxjerr pyetje: nga vjen kjo farë e ligë?

Nëpër të çarat e shpirtit mund të hyjë edhe uji i ndotur. Qëllimet meskine të të huajve në miqësi me sllavët, bëhen primare nëse nga ato varet ekzistenca jonë e thjeshtë, vegjetuese. Na tjetërson vuajtja pa të ndalur, ajo vuajtje e merr formën e një skulpture torzo që vizaton pamjen e disfatave të historisë që përsëritet në infinit. E historia shqiptare është epope tragjike që bën fjalë për shkombëtarizimin e miliona shqiptarëve, që nga të qenit nacionale u shndërruan në qenie sociale, duke luftuar për ekzistencë cullake. Kështu u shkapërderdhën shqiptarët katër anëve të botës, pas erës së bukës thatë. Robërisë nuk i ngutet. Ajo lejon që koha të shteret ngadalë, sepse e di që ajo ngadalë do të gërryejë çdo gjë, do t’i zbehë idealet kombëtare dhe do të bëjë që të dominojë ideali social i ekzistencës.

Në mos tjetër kështu krahëthatë, ejani t’i lutemi Zotit. Virtytet e besimit në “miqësinë politike” që kemi ndaj idhujve dhe kulteve moderne, propaganda mediale na i shndërroi në mite, në mitologji! Janë ata të qytetëruarit që i njohim nga të gjitha kohët e tragjedive epike të kombit tonë. Sidoqoftë, sot kur shkenca, teknologjia e diturisë ka ngritur përsosmërinë e të menduarit në atë shkallë, sa pak ka nevojë t’i “shesim” mend dikujt për dukurinë e të besuarit në doktrinat e eksportuara.

Fjala është për paradokset. Çka bëjnë njerëzit në emër të Zotit?

Kështu në kulturë, në politikë, jo vetëm shkaku ynë shqiptar, po edhe (shkaqe) të tjera (botërore), që nga analiza (me sistemim kompjuteristik të të dhënave e fakteve - edhe historike, edhe aktuale), çështje shqiptare po mund të dalë në dritë nga terri i historisë ku na ka vënë propaganda serbe. Kështu që kot do ta kenë t’i japin një «dritë» tjetër të baterisë, ndaj edhe në relacionet me të tjerët, rëndomë ata, që për të na mbajtur të robëruar, është dashur që botës t’ua prezantojnë të deformuar dhe të falsifikuar Karakteristikën Shqiptare.

SHBA-të nuk pinë më këso «shkence» që është më shumë mesjetare serbe, që është bërë bajat për shkak se është lansuar këtu e 100 vjet më parë. Predikuesve të rrejshëm u humbi lufta propagandistike dhe kjo mund t’u bëhet shkak edhe i humbjeve të tjera.

Kosovën me luftën propagandistike e kanë mbajtur si të « veten » për kaq shumë vjet në adresë të kultit, në emër të mbrojtjes së trashëgimisë së krishterë. Po unë a nuk jam i krishterë dhe Berishë? Këtë gjë po e bëjnë edhe sot, por duke harruar se fluoroscenti modern në memorien e shkencës nuk i pranon më disa disqe të stërvjetruara.

Ajo që e bën të qëndrueshme të sotmen, por pa pasur ndonjë të kaluar konfrontuese, shqiptarët definitivisht e kapërcyen kohën e përçarjeve fetare, me vetë faktin se e kanë kuptuar mirë boll që Serbia ka rrahur në atë tel qe 100 vjet me radhë. Prandaj, as që do të duhej ta çajmë kokën me floskulat e fëlliqura antikrishte. Ata na kanë ndezur fitilin e përçarjes krahinore, partiake, po përpiqen ende të na mjeshtërojnë përçarje fetare, po kujtojnë se shqiptarët ende janë në kohën e mesjetës të ndarë në klane, kaste e fise.

Urdhri i shenjt thotë: “Mos e merr kot emrin e Zotit tënd nëpër gojë”! Nga të njëjtat urtësi biblike mësojmë edhe urdhrin “Mos vraj”! Çka bënë gjatë gjithë historisë së tyre të krishterët serbë, pos që vranë shqiptarë?

Tek shqiptarët, kulti është ngatërruar shpesh nga ata që erdhën këtu dhe mbetën me shekuj. Shqiptarët u shndërruan në popull adapt duke u lënë vend të gjithëve të mbjellin kulturën e tyre në rrënjën e kulturës autoktone shqiptare.



(Vota: 13 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Sylë Arifi: KFOR-i i pavendosur ti largojë barikadat! Andy Apolloni & Paulo Traboini: Akt i rende provokimi shteteror i okupatoreve malazez, per grabitjen e trojeve shqiptare ne fshatin Vuksanlekaj te Malsise Zejdush Kastrati: Sikur të ndodhte…? Ramiz Dërmaku: Jemi tri fe por kemi vetëm një atdhe të përbashkët Fahri Xharra: Mbreti Agron në Tiranë, e Mbretëresha Teutë në Prishtinë. Pse jo? Urim Shehu: Atë që s’e bëri Serbia, po e bën Rektorati Pilo Zyba: Qesharake e dhimbshme por e vërtetë Kastriot Myftaraj: Rajmonda Bulku duhet të hedhë në gjyq Helena Kadarenë dhe jo mua Qerim Pllana: Letër e hapur institucioneve shtetërore të Kosovës M. Sinemati: Ekstremistë me mjekra të gjata dhe pantallona të shkurtra! Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XIX) Kastriot Myftaraj: Libri i Fevziut “Enver Hoxha”, si ambalazh për biografinë e Anastas Plasarit (3) Fahri Xharra: Një paqë Baske dhe Kosova Dorian Koçi: Imuniteti dhe vullneti politik Kastriot Myftaraj: Libri i Fevziut “Enver Hoxha”, si ambalazh për biografinë e Anastas Plasarit (2) Selim Nengurra: Lokalizëm banal, primitiv Kastriot Myftaraj: Libri i Fevziut “Enver Hoxha”, si ambalazh për biografinë e Anastas Plasarit (1) Sejdi Peka: Ndikimi i sistemit të vjetër komunist kundër demokracisë Ardian Ramadani: A ka kush merret me ata njerëz ? Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XVIII)

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora