E merkure, 24.04.2024, 10:13 PM (GMT+1)

Mendime

Gjekë Gjonaj: Gjokajt në Amerikë mbajnë gjallë lidhjet brenda gjakut

E shtune, 12.11.2011, 09:00 PM


 

Gjokajt në Amerikë mbajnë gjallë lidhjet brenda gjakut

 

Nga Gjekë Gjonaj, Ulqin

 

Miku im i mirë nga Nju – Jorku, me origjinë nga Trieshi i Malësisë, humanisti dhe  veprimtari i njohur i diasporës shqiptare, Zef Gjokaj, më dhuroi kësaj verë  në restorantin “ Ponte” në Ulqin, derisa pinim kafen e mëngjesit,  një fotografi,  nga një tubim vëllazëror i fisit Gjokaj.  Nuk e di por u entuziasmova me këtë numër kaq të madh  njerëzish-trieshjanë  të grupmoshave e profesioneve të ndryshme të këtij farefisi, sidomos për  dashurinë që shprehin ata për njëri-tjetrin, për  vendlindjen, për gjuhën shqipe,  për ruajtjen e dokeve dhe zakoneve të të parëve të tyre në Amerikën e largët, ku  jetojnë e veprojnë  më se katër dekada.  Për këta mërgimtarë të fisit Gjokaj  malli dhe dashuria për vendlindje janë të dyfishta.  Me mëndje dhe ëndrrat që shohin natën e kalojnë në vendlindje, ndërsa  në realitet ditën e kalojnë  në punët e pëprditshme të rënda  në Nuju-Jork dhe Detroit. “ E zakonshme si e shumë emigrantëve  të tjerë. Punojmë shumë , por përpiqemi të takohemi dhe të njihemi me njëri – tjetrin,  të “ mbushim “ atë “ boshllëk” që krijohet vetvetiu larg mjedisit, fqinjësi , shoqëri e miqësi e afërt që nuk mungon në Malësi, respektivisht në Triesh, prej nga  jemi shpërngulur  kaherë dhe kemi ardhur në   Shtete të Bashkuara të Amerikës  në kërkim të një jete më të mirë, për një të ardhme më të sigurtë”, thotë Zefi, i cili çdo vjet rregullisht  vjen nga SHBA-të  për ta vizituar vendlindjen e tij të dashur - Ulqinin dhe Malësinë, familjarët, farefisin dhe  shokët.   Ai më njofton se vëllazëria ( fisi) Gjokaj me banim në Nju-Jork dhe Detroit nga viti 1992  e këndej  për çdo vit më 4 korrik, që përkon me   Ditën e Pavarësisë së SHBA-së, tubohen  në Qendrën  Kulturore Artistike Kroate në Detroit.

 

Më i vjetri i  këtij fisi Prëlë Gjokaj, 81 vjeç, i cili u largua nga vendlindja dhe shkeli tokën e premtuar, në një bisedë telefonike para pak ditësh  më tha  se  ky bashkim familjar  i Gjokajve, i cili tashmë është bërë tradicional,  është organizuar për herë të parë para 19 vjetësh falë nismës së djalit të tij Markut. “ Qëllimi kryersor i këtij takimi ( pikniku) ka qenë dhe  është mbi të gjitha njohja  dhe forcimi vëllazëror e tradicional i trashëguar nga të parët tanë. Në këto takime, që fillojnë  në mëngjes dhe zgjasin deri në mesnatë, krahas shijimit të ushqimeve tradicionale me bollëk,  këndohet, luhet, vallëzohet,  bisedohet, burra , gra, pleq e fëmijë kujt i shkon më shumë muhabeti. Kjo është mënyra më e mirë, ndoshta edhe e vetmja  për  mërgimtarët Gjokaj, që  një herë në vit të takohemi, të gjithë së bashku në një vend,  të flasim ,  të qeshim e të lujamë  bashkërisht, të çmallemi e të duhemi me njëri-tjetrin, të mbajmë gjallë  lidhjen me vendlindjen, me vëllezërit e motrat, me prindërit, më gjyshërit, për t’i treguar brezit më të ri që ka lindur në Amerikë se nga erdhëm dhe ku janë rrënjët tona, se kush janë të afërmit tanë, për të mbajtur kështu lidhjet brenda gjakut”, pohon Prëla. 

 

Në gjykimin tim  nuk ka gjë më të çmuar, për secilin shqiptar në mërgim,  se sa të mbajë gjallë shqiptarinë si një trashëgim i natyrshëm nga gjyshërit tek nipërit  e mbesat. Të lumtur e fatlum janë ata familjarë shqiptaro-amerikanë që,  krahas angazhimit  për integrimin sa më të shpejt të fëmijëve të tyre në vend të huaj, arrijnë  t’i mësojnë ata të komunikojnë  në gjuhën shqipe, që është një nga pasuritë më të mëdha në emigracion.

 

Ky shembull i fisit Gjokaj në Amerikë, të cilin veç kanë filluar ta ndjekin edhe Berishajt, Sinishtajt,Palushajt e ndonjë fis tjetër nga Malësia, dëshmon  interesimin dhe dashurinë që kanë ata në radhë të parë për veten  e tyre  në drejtim të ruajtjes së gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar shqiptar.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Engjëll I. Berisha: Ideali social i ekzistencës Xhevat Rexhaj: Letër zotriut akademik Nexhat Daci Abdullah Prapashtica: Në përmbyllje të debatit për ndryshimet e kushtetutës rreth zgjedhjes së Presidentit Sylë Arifi: KFOR-i i pavendosur ti largojë barikadat! Andy Apolloni & Paulo Traboini: Akt i rende provokimi shteteror i okupatoreve malazez, per grabitjen e trojeve shqiptare ne fshatin Vuksanlekaj te Malsise Zejdush Kastrati: Sikur të ndodhte…? Ramiz Dërmaku: Jemi tri fe por kemi vetëm një atdhe të përbashkët Fahri Xharra: Mbreti Agron në Tiranë, e Mbretëresha Teutë në Prishtinë. Pse jo? Urim Shehu: Atë që s’e bëri Serbia, po e bën Rektorati Pilo Zyba: Qesharake e dhimbshme por e vërtetë Kastriot Myftaraj: Rajmonda Bulku duhet të hedhë në gjyq Helena Kadarenë dhe jo mua Qerim Pllana: Letër e hapur institucioneve shtetërore të Kosovës M. Sinemati: Ekstremistë me mjekra të gjata dhe pantallona të shkurtra! Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XIX) Kastriot Myftaraj: Libri i Fevziut “Enver Hoxha”, si ambalazh për biografinë e Anastas Plasarit (3) Fahri Xharra: Një paqë Baske dhe Kosova Dorian Koçi: Imuniteti dhe vullneti politik Kastriot Myftaraj: Libri i Fevziut “Enver Hoxha”, si ambalazh për biografinë e Anastas Plasarit (2) Selim Nengurra: Lokalizëm banal, primitiv Kastriot Myftaraj: Libri i Fevziut “Enver Hoxha”, si ambalazh për biografinë e Anastas Plasarit (1)

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora