Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Shefki Ollomani: Mistika, magjia dhe bukuria e Universit (I)

| E shtune, 12.11.2011, 08:59 PM |


MISTIKA, MAGJIA DHE BUKURIA E UNIVERSIT

(Për dhe Kundër)

 

NGA SHEFKI OLLOMANI

 

1. John Dobson

 

Çka thonë shkenca dhe religjionet për fillimin dhe krijimin e botës, pak a shumë dihen.

Tani do të shkruajmë për njërin nga të "krisurit", i cili jo tamam me ane te shkences, por me shume me anë te "magjise" ka guxuar te shpjegoje fillimin, bile dhe te shkoje me tej, ku mbase asnjeri s'ka per te shkuar dot ndonjehere.

Ky mjeshtri quhet John Dobson.

Gjyshi i tij ka themeluar universitetin e Pekinit, e vete eshte i famshem per shpikjen e nje teleskopi te lire e funksional qe mban emrin e tij (Dobsonian).

Dobson niset nga nivelit i larte i energjise qe na rrethon. Simpas llogarive te tij, nje kilogram lende permban energjine e njemije bombave atomike.

Kuptohet po te merren parasysh permasat e universit qe njohim, sasia e energjise eshte jashtezakonisht e madhe.

Dhe pyetje eshte: nga erdhi gjithe kjo energji? Aq me shume qe ne nuk njohim asnje proces natyror qe krijon energji.

Ne fakt, gjithe dynjaja jone bazohet vec ne transformime energjish, por ne asnje rast energjia nuk krijohet. Mesa duket Prometeu i vodhi Mjeshtrit zjarrin, por jo formulen e tij.

Nje pjese e mire e shkences thote qe gjithe kjo energji u cliruar ne Big Bang, por kuptohet, pa mundur te thote nga u gjet si fillim. Kurse feja ja le Zotit misterin.

Kurse Dobson, gjen nje rruge te mesme, dmth "magjine" per te shpjeguar super cudine.

Nga llojet e energjise qe njohim, dy me te konsiderueshmet jane ajo e gravitetit dhe ajo elektrike. E para na ben te peshojme mbi dysheme, sic ben te terhiqet cdo gje ne dynja, dhe e dyta na pengon qe te mos biem neper dyshme, sic ben te shtyhen objektet me ngarkese te njejte, apo te terhiqen ato me ngarkese te kundert.

Perpara se te bejme (dmth. Dobson) kercimin magjik per shpjegimin e origjines se gravitetit dhe elektricitetit, le ta shohim ceshtjen nga nje ane tjeter.

Po sikur te gjithe gjerat ne univers te bashkohen ne nje gje te vetme, a do te kemi me energji graviteti? Pjesa me e madhe e kesaj energjie do te shenderrohej ne forma te tjera.

Ne menyre te ngjashme, do te transformohej dhe energjia elektrike.

Per ta sqaruar me nje shembull "magjine," le te mendojme ne suste, qe dikush e terheq nga te dy anet. Le te themi se susta sherben si univers per disa qenie nanoskropike, le t'i quajme sustore.

Pra, sustoret do te mund te venin re se universi i tyre (susta) ka energji qe tenton ta mbledhi susten. Dhe mbasi susta leshohet, ajo vertet mblidhet, dhe energjia mbledhese transformohet ne te tjera.

Ne menyre te ngjashme, ne universin tone, graviteti, thote Dobson, eshte energjia qe tenton te coje gjene ne gjendjen fillestare, ate te bashkuar. Po ashtu energjia elektrike ben qe gjeja e pafundme te paraqitet si gjera te ndara ne grimca.

Pra, sipas Dobson, gjithe kjo energji sherben per te paraqitur te pandashmen e te pafundmen si te ndashme e te fundme, sic e shofim ne kasollen tone.

Me tej, Dobson e shtrin magjine e tij dhe mbi hapesiren e kohen, keto pjese perberese te dynjase. Gjithmone sipas tij, hapesira duhet per te paraqitur te ndashmet, dhe koha per ndryshimet, apo transformimet e energjise.

Pa hapesire gjerat nuk mund te ndahen, dhe pa kohe ato nuk mund te ndryshojne.

Magjise se tij te "krijimit," Donson i ka gjetur dhe nje emer: "apparitional causation," apo shkakesi paraqitese (mbase ka ndonje perkthim dhe me te mire).

Shkenca zyrtare e sheh Dobson si heretik apo te krisur. Dhe nuk ka faj, shkenca nuk ka si te merret me magji. Por, nga ana tjeter Dobson thote se s'ka rruge tjeter per te shpjeguar krijimin, apo per te shkuar me tej akoma, vecse me magji apo fantazi.

Edhe une i prura ketu keto ide jo per t'i perkrahur apo shpjeguar me to boten,se sa per te ndare shijimin e nje fluturimi aq te guximshem te fantazise njerzore, sic eshte ajo e Dobson.

Keto ide te Dobson, ngjajne me ide te feve indiane, dhe kjo nuk eshte koincidence, Dobson ka kaluar nja 25 vjet ne nje manastir Vedanta.

I pyetur mbi mardheniet shkence-fe, Dobson thote se ato duhet te ulen e t'i japin doren njera tjetres.

 

2.Njësitë arkitekturore të Universit

 

Kështu i përshkruan një enciklopedi shkencore moderne elementet kimike. Mes elementeve të tokës sonë ka një shumëllojshmëri habitëse: disa prej tyre janë të rralla, të tjera janë me bollëk. Elemente si ari mund të tërheqin syrin njerëzor.. Të tjerat janë gaze, të cilat ne as që i shohim, si azoti dhe oksigjeni. Qdo element është i përpërë nga një lloj i veqantë atomi. Mënyra se si atomet janë ndërtuar dhe ndërvarur nga njëra-tjetra tregon efektshmri dhe një organizim marramendës në një rregull sistematik.

Rreth 300 vjet më parë, vetëm 12 elemente ishin të njohura: argjendi, arseniku, bismuti, karboni, bakri, ari, hekuri, plumbi, merkuri, antimoni, squfuri dhe kallaji. Ndërkohë që u zbuluan të tjera, shkencëtarët vunë re se elementet pasqyronin një organizim të rregullt. Duke qenë se në këtë organizim kishte vende bosh, shkencëtar si Mendelejevi, Ramsej, Mouzi dhe Bori teorizuan ekzistencën e e;ementeve të panjohura dhe vetitë e tyre. Ato elemente u zbuluan më vonë pikërisht sic ishin parashikuar. Përse patën mundësi këta shkencëtarë të parashikonin se ekzistonin forma të materies, të cilat ishin të panjohura në atë kohë?

Mirë, pra, elementet ndjekin një rregull natyror numerik, i bazuar në strukturën e tyre. Ky është ligj i provuar. Për këtë arsye librat sgkollorë mund të nxjerrin një sistem periodik të elementeve në radhë dhe kolona: hidrogjeni, heliumi...e kështu me radhë.

Një enciklopedi (Mc Graw-Hill Encyklopedia of Science and Technology) vëren: " Janë të pakta sistematizimet në historinë e shkencës që mund të konkurrojnë me sistemin peridik si një zbulim i gjerë i organizimit të botës fizike...Cilatdo elemente të reja të zbulohen në të ardhmen, është e sigurt se ato do të gjejnë një vend në sistemin periodik, duke u përputhur me organizimin e tij dhe duke shfaqur vetitë e duhura faniljare."

Kur elementet rregullohen në radhë e në kolona të sistemit periodik, një marrdënie e habitshme shihet mes elementeve të një kolone. Për shembull,në kolonën e fundit ndodhet heliumi (nr.2), neoni (nr.10), argoni (nr.18), kriptoni (nr.36), ksenoni (nr.54) dhe radoni (nr.86). Këto janë gaze që bëhen të ndritshëm kur një shkarkim elektrik kalon përmes tyre dhe përdoren në llambat inkandeshente. Gjithashtu, ato nuk reagojnë me lehtësi me elementet e ndryshme, sic bëjnë disa gaze të tjera.

Po, Universi, deri edhe në grimcat e tij atomike, zbulon harmoni dhe organizim mahnitës. Cfarë është përgjegjëse për një organizim, harmoni dhe shumëllojshmëri të tillë mes blloqeve ndërtuese të Universit?

Organizimi dhe harmonia e elementeve kimike në sistemin peridik pasqyron thjesht një rastësi apo një projektim inteligjent??!

 

3.Si u krijua Universi?

 

A eshte bosh universi? A ka fund? A eshte i perjetshem apo koha ka fund? Doli nga dicka apo nga asgjeja - ex nihilo? Kosmologjistet kane shtruar kete pyetje qe kur Edwin Huble zbuloi ne vitin 1929 qe universi po zgjerohet. Per gati gjysem shekulli, teorija e pranuar ka eshte qe universi filloi nga nje shperthim i fuqishem energjie - Big Bang. Por sot nje teori e re kosmike proposon qe universi eshte nje pjese e vogel te nje hapesire shume-dimencionale dhe te gjere, dmth qe Big Bang eshte vetem nje hap ne zhvillimin e pafundte te krijimit.

 

Modeli Standart i Sotshem

Sipas teorise se Big Bang universi u krijua nga shperthimi i nje pike nxehte, te kondensuar pafundesisht. Brenda nje pjese te shkurter te nje sekonde universi filloi te zgjerohesh (teoria e inflacionit). Pas kalimit te miljarda vjeteve galaksite, yjet dhe planetet u krijuan per shkak te ftohjesh se universit. Sot, 13.7 miljard vjet pas shperthimit te Big Bang, pranohet hipoteza qe universi akoma jo vetem qe po zgjerohet, por edhe po shpejtesohet nen ushtrimin dhe influencen e ca forcave teper energjitike dhe misterioze. Nese universi vazhdon te zgjerohet ne kete menyre, e ardhmja e universit duket e zeze. Yjet do te shpenzojne energjine e tyre, galakxite do te shperbehen, dhe universi do te mbetet i erret dhe pa jete pergjithmone. Kjo teori le shume pyetje dhe nuk shpjegon se si origjinoi Big Bang dhe se cfare eksistonte para shperthimit te madh. Gjithashtu, teoria nuk shpjegon natyren e fushes se energjise misterioze qe ndikon ne rritjen e shpejtesise te universit.

 

Modeli Rrethanor (Ciklor)

Per t'ju drejtuar limiteve dhe paradokseve te Big Bang, kosmoligjistet Paul Steinhardt, profesor ne Princeton University, dhe Neil Turok, profesor ne Cambridge University, perpunuan nje hipoteze te re kozmologjike e cila vendos universin si nje pjese e vogel ne perberjen e gjithesise, shumica e se ciles qendron ne dimensione te tjera qe njeriu nuk mund t'i mendoj dhe pershkruaj, sepse njeriu mendon e shikon ne tre dimensione (1)gjatesi, (2)lartesi, (3)gjeresi. Universi i jone eksiston ne nje shtrese tre dimensionale e cila qendron afer nje tjeter shtrese, te padukeshme qe eksiston jashte dimensioneve qe njeriu kupton. Cdo trilion vjet, te dy shtresat perplasen me njera tjetren dhe si pasoje krojojne nje stuhi energjie te barabarte me ate te Modelit Standart. Ne kete Model Rrethanor universi zgjerohet, ftohet, krijohen galaksite, yjet, dhe planetet deri sa zhvillimi natyror i ketyre objekteve vjen ne fund dhe e le universin bosh. Por sipas ketij modeli, perplasja e te dy shtresave fillon perseri ciklin e krijimit nga fillimi. Ne kete menyre, argumentohet, qe koha dhe gjithesia jane te pafundeshme, gje qe nuk gjendet ne Modelin Standart.

 

Hapi i Pare: Universi  Bosh

Imagjino dy shtresa dy-dimensionale. Shtresa e pare permban universin tone dhe shtresa e dyte permban nje univers tjeter (ose asgje) por eshte i padukshem dhe ne nuk e shohim dot sepse eshte jashte dimensioneve qe mund te kuptojme. Pas ca kohe -triliona vite- ne zgjerim i afrohemi fundit ciklik kosmik ku perberja e universit tone eshte kaq e shperndare dhe e ulet sa qe hapesira eshte gati bosh. Megjithate te dy shtresa jane akoma ne levizje, edhe pse jane bosh, dhe forcat e terheqjes midis tyre i afrojne bashke.

 

Hapi i Dyte: Perplasja Energjitike

Gjate afrimit te shtresave, forcat e terheqjes i prishin siperfaqet dhe perberjen e te dy shtresave duke krijuar vale derisa shtresat bashkohet ne disa vende dhe ne kohe te ndryshme. Prej kesaj perplasjete te drejt-perdrejte clirohet energji e madhe. Si prodhim te clirimit te energjise, krijohet nje univers i fillestar. Gjithashtu, forca e perplasjes shkakton te dy shtresat te shkeputen dhe te terhiqen larg njer tjetres.

 

Hapi i Trete: Universi i Plote

Shperthimi i mesiperm dhe universi i fillestar zgjerohet dhe ftohet, dhe krijohen valet microwave qe sot jane te dukura ne universin tone. Kronologjia e ngjarjeve eshte e njejta me ate te Modelit Standart: krijohen galaksite dhe objektet e tjera kozmike, dhe universi vazhdon te zgjerohet, e cila sot eshte e ngjashme me universin tone.

 

Hapi i Katert: Universi i Vjeter

Nga fundi i eres kozmike, universi eshte zgjeruar kaq shume saqe galaksite jane teper larg me njer-tjetren. Mbas trilion vjet shumica e yjeve jane shuar dhe universi eshte bosh ne pergjithesi. Por ky eshte vetem fillimi. Terheqja e shtresave kozmike eshte e vazhdueshme, e pafundte dhe i perplas shtresat here pas here, duke nxitur Modeli Standart i Sotshem fillimin e vdekjes-rilindjes te universit.

Tani, kjo teori natyrisht nuk mund te provohet akoma, sepse limited tona te kuptimit na pengojne te shqyrtesojme gjithesine. Megjithate teoria u modelua nga llogarite matematikore shume komplekse, gje qe ju mori Prof. Steinheardt dhe Prof. Turok gati 18 muaj per te perfunduar. Sot, teoria e tyre po shqyrtohet nga fiziciste, astronomiste, etj.

 

Sipas teorise te Big Bang:

-Para Big Bang universi qe shume i nxehte dhe shume i vogel, dhe materja ekzistonte veten ne formen e kuarkeve te lire.

-Pas shperthimit te big bang ndodhi:

1.Zgjerim i shpejte dhe universi gradualisht u ftoh.

2. Kuarket u bashkuan dhe formuan Hadronet.

3. Forcat u ndane (elektromagnetike, berthamore dhe graviteti)

4. Materja (atomet) u formua.

5. Materja lindi galaksite, yjet, planetet, etj.

Doja te ilustroja ndarjen e elementeve themelore dhe te shpjegoja krijimin e universit. Vijon me poshte:

Elementet Atomike:

Elektron
Proton
Neutron

Elementet Nen-Atomike:

Fermion - elementet nen-atomike qe perbejne materjen dhe anti-materjen, permbledh:

A. Materja - e cila perbehet nga:

 

I.Lepton: Element strukturor fillestar pa permasa dhe struktura te brendeshme. Ka mase te ulet dhe udheton shpejt. Ky element nuk ndikon ne mbajtjen e berthames atomike.

Elektron – ngarkese negative -1.6X10e-19 dhe peshe 9.1X10e-31kg. Rotullohet ½.

Muon – njesoj si elektroni por peshon 206.77 here me shume dhe ka nje gjysem-jete afersisht 2.197 mikroseconda.

Tau – nje tjeter electron I rende dhe me gjysem jete te 3X10e-13 sekonda.

Neutrino – nuk ka ngarkese dhe ka masat e 1x10e6 te elektronit dhe rrotullohet ½. Ka tre lloj neutrino:

1. elektro-neutrino

2. muono-nutrino

3.tau-nutrino

 

II.Kuark: Element strukturor i vogel 10e-15m radii) dhe merr pjese me forcat e forta berthamore. Kuarket kane ngarkesa elektrike fraksionale. Ky elemnt strukturor ndikon ne mbajtjen e berthames atomike. Elementi identifikohet nga keto ngarkesa:

posht (d)= -1/3

lart (u)= +2/3

largues (s)= -1/3

terheqes ( c) = +2/3

meposhtem (b)= -1/3

mesiperm (t)= +2/3

 

III.Hadron - element i perbere (neutron dhe proton)

Proton: Perbehet nga 2(u)kuark+1(d)kuark me ngarkese +1: ((+2/3)+(+2/3)+(-1/3)).

Neutron: Perbehet nga 2(d)kuark+1(u)kuark me ngarkese 0: ((-1/3)+(-1/3)+(+2/3)).

 

IV. Barion – perbere nga tre kuark. Barionet perbejne materjen e perditeshme:

Proton: Perbehet nga 2(u)kuark+1(d)kuark me ngarkese +1: ((+2/3)+(+2/3)+(-1/3)).

Neutron: Perbehet nga 2(d)kuark+1(u)kuark me ngarkese 0: ((-1/3)+(-1/3)+(+2/3)).

Meson: Perbehet nga nje kuark dhe nje anti-kuark. Mesonet jane aktive ne mbajtjen e nukleoneve ne berthamen atomike. Ka dy tipa: (1)Pion (pi-meson) dhe (2)Kaon (K-Meson).

 

V. Boson – mbajtesi i forces. Lehteson krijimin e elementeve themelore me masa me te medhaja. Ka tre lloje:

Foton – s’ka mase, s’ka ngarkese dhe permban forcen elektromagnetike. Ka efekt deri ne pafundesi.

Gluon – s’ka mase, s’ka ngarkese dhe permban forcen e forte berthamore. Ka efekt deri ne distancen 10e-13 cm.

W+, W- dhe Z0 – s’ka mase, permban forcen e dobet berthamore me ngarkesen perkatese. Ka efekt deri ne distancen 10e-15 cm.

Graviton – s’ka mase, s’ka ngarkese, permban forcen e gravitetit. Ka efekt deri ne pafundesi.

 

B. Anti-Materja:

Nuk dihet shume mbi anti-materjen po fizicistet besojne se kane gjetur nje element anti-materje quajtur positron. Ky element eshte I ngjashem me elektronin por ka ngarkese positive. Anti-materjet e tjera jane anti-leptone dhe anti-kuark. Nuk besohet qe bosonet vete te kene anti-element te perkatshem.

Natyrisht, mardheniet midis materjes, anti-materjes dhe zgjerimit drejt pafundesise si dhe ndikimi i forcave elektromagnetike, gravitore, dhe berthamore mbas nje fare kohe do perfundojne ne prishjen e universit. Te pakten keshtu mendohet.

 

4.Teoritë mbi lindjen e Gjithësisë

 

Teoritë mbi lindjen e Gjithësisë mund të përmblidhen në dy grupe thelbësore; atë të Bumit të Madh (Big Bang) dhe atë të Përhedhjes së Madhe (Big Bounce).

Sipas teorisë standarde të Bumit të Madh; papritur, në njëfarë mënyre, ndodhi diçka e veçantë me të cilën zuri fill koha, njëkohësisht edhe Gjithësia, e cila më pas u zmadhua.

Një mundësi tjetër për lindjen e Gjithësisë është ajo që mund të quhet Përhedhja e Madhe. Idea është se përpara asaj ngjarjeje rroposëse që njihet si Bumi i Madh mund të ketë pasur një gjithësi që ishte më e madhe. Kjo u bë gjithnjë e më e vogël dhe mbërriti në një gjendje të ndërmjetme mekaniko-kuantike të papërmbajtëshme, prej të cilës erdhi një gjithësi tjetër bymuese.

 

Modeli ekpirotik

Nëse do të kishte grimca në formë pike si strukturë themeltare të gjithçkaje, atëherë sipas teorisë standarde të Bumit të Madh, që në fillimet e Gjithësisë gjithçka duhej të ishte ngjeshur në një shkallë madhësie pafundësisht të imët si dhe temperatura do të kishte qenë e pafundtë. Në këtë mënyrë do të kishe të bëje me gjëra të pafundta dhe andralla që sjellin gjërat e pafundta është se nuk mund të arrish të llogarisësh dot asgjë.

Modeli ekpirotik është një ide e re që nuk do të zëvendësojë atë të Bumit të Madh, i cili prej 50 vjetësh mbizotëron të menduarit e kozmologëve mbi sesi nisi dhe evoluoi Gjithësia. Por në vend të një gjithësie që lind në një çast të dhunshëm nga një pikë pafundësisht të vogël të një dendësie të pafundtë, këndvështrimi i ri arsyeton se Gjithësia jonë u krijua kur një "membranë" paralele me botën tonë katër-dimensionale, u tërhoq nga kjo e fundit dhe u përplas me të në mënyrë kataklizmike pasi që të dyja kishin pasur evoluar ngadalë në hapësirën e një dimensioni të pestë të fshehtë, përgjatë një periudhe kohe tej mase të gjatë. Membrana u puthit pas botës sonë dhe energjia kinetike e përplasjes është kthyer në kuarqe, elektrone, fotone, etj. të cilat janë kufizuar të lëvizin përgjatë tre dimensionesh hapësire. Bumi i Madh, me këtë edhe zanafilla e Gjithësisë nisi në një mënyrë jo edhe aq të pazakonshme si ç'përfytyrohet.

Gjeometria energjitike e parapëlqyer nga këto dy botë është e sheshtë, kështu që përplasja e tyre prodhon një gjithësi të sheshtë Bumi të Madh. Sipas ekuacioneve të Einstein'it, kjo do të thotë se dendësia e përgjithshme e Gjithësisë është e barabartë me dendësinë kritike. Polet teke, të rënda, magnetike që prodhohen me mbitepri në teorinë standarde të Bumit të Madh nuk prodhohen fare në këtë skenar sepse temperatura pas përplasjes është tepër më e vogël për të prodhuar ndonjë nga këto grimca të rënda.

Efektet kuantike bëjnë botën rrjedhonjëse katër-dimensionale të valëzohet përgjatë dimensionit të posaçëm që ndodhej përpara përplasjes kështu që përplasja në disa vende ndodh në kohë pak më të ndryshme se nga disa të tjera. Në kohën kur përplasja është kryer e tëra, valëzimi çon në ndryshime të vogla të temperaturës, çfarë mbjell luhatje temperature në sfondin e micërvalëve si dhe mbrujtjen e galaksive.

 

Mund të zëvendësoje Teorinë e Fryerjes (Inflacionit)

Teoria e Fryerjes u zhvillua në vitet 80-të nga Alan Guth (MIT), Andre Linde (Stanford), Andreas Albrecht (UC Davis) dhe Steinhardt. Ajo mbështetet në teorinë e Fushës Kuantike dhe përpiqet të llogarisë njëtrajtshmërinë, në dukje, të Gjithësisë. Po të hedhësh vështrimin në një drejtim në qiell, do të vëresh disa veçori të Gjithësisë - galaksi dhe tufa galaksish - të cilat i përngjajnë atyre që ndodhen në një drejtim tjetër. Teoria e Fryerjes e përllogarit këtë duke vendosur të gjithë materien në një spërkë në fillimet, pastaj duke e shkrehur atë jashtë me shpejtësi më të madhe se të dritës në një periudhë fryerje ku gjithçka u zhvillua nën rregulla të përngjashme pa pasur parasysh se për ku po drejtohej.

Në të njëjtat përfundime të çon edhe modeli i përplasjes së branave. Por Teoria e Fryerjes nuk i drejtohet idesë se mund të ketë dimensione të tjera.

Në koncept, modeli ekpirotik është ndryshe. Nuk është aspak duke ndodhur ndonjë fryerje apo ndryshim i shpejtë. Qasja drejt përplasjes zë vend tepër ngadalë përgjatë një periudhe tepër të gjatë kohe. Gjithësia është e njëtrajtshme sepse përplasja dhe nisja e fazës së Bumit të Madh ndodhin pothuajse njëherësh gjithandej.

Kozmologjia e fryerjes parashikon një spektër valësh gravitacionale që mund të jenë të shqueshme në sfondin kozmik të micërvalëve. Modeli ekpirotik nuk parashikon ndonjë efekt valësh gravitacionale që mund të shquhen në këtë sfond.

 

Atëherë, çfarë ka përtej kufijve të Gjithësisë ?

Dimensioni i pestë është ajo që ka përtej caqeve të Gjithësisë, thonë krijuesit e kësaj ideje. Ndonëse arsyetojnë se në fakt nuk ka caqe.

Membrana, apo "brana" (ang. brane/s) si ç'i quajnë teoricienët, duhet të kenë pluskuar si fletë letre përgjatë këtij dimensioni të pestë të cilin edhe vetë shkencëtarët e pranojnë se e kanë të vështirë ta përfytyrojnë intuitivisht.(Mënyra jonë e rëndomtë e shikimit të hapësirës fizike 3 përmasore, së bashku me kohën, përbëjnë katër dimensionet e njohura).

Çdo fund i dimensionit të pestë është kufizuar nga një branë e pafundtë. E tillë mund të jetë gjithësia jonë e dukshme, e cila përpara përplasjes mund të ketë pasur ose mund të mos ketë pasur materie normale. Në fundin tjetër të dimensionit të pestë gjendet një branë me fizikë të ndryshme nga e jona. Branat në mes, ndonëse mund të përmbajnë materie, nuk janë gjithësi, dhe nuk i ngjajnë branës në të cilën banojmë ne. Këto brana bashkë me hapësirën në mes tyre janë të fshehura pasi grimcat dhe drita nuk munden ta përshkojnë hapësirën në mes branave. Vetëm graviteti është në gjendje të çiftojë materien e një brane kufizuese me të tjerat. Tjetër, mund të ketë brana të tjera në interval, të cilat janë paralele me branat kufizuese dhe që mund të mbajnë energji.

Kjo teori është e mbështetur në teori të tjera mbi mundësinë e pasjes së dimensioneve të shumëfishta të cilat po pranohen gjithnjë e më tepër. Teoria është zhvilluar nga Neil Turok i Cambridge University, Burt Ovrut i University of Pennsylvania, dhe Paul Steinhardt e Justin Khoury të Princeton University.

Nuk ka arsye të pranojmë si të vërtetë, sipas këtij sistemi konceptual referimi, pasjen e gjithësive të tjera andej, thotë Burt Ovrut.

Nëse në membranën tonë do të kishte pasur materie të ngjeshur përpara Bumit të Madh atëherë imtësia më e vogël do të ishte ajo e një filli, gjë që zbut sjelljen e pafundtë të rastit të teorisë standarde të Bumit të Madh në diçka të fundtë. Që do të thotë se gjithçka ishte shkërmoqur në një shkallë tepër të vogël por jo pafundësisht të vogël. Kjo të jep shpresë të mund të jesh në gjendje të llogarisësh se çfarë ndodhi në fillimet e Gjithësisë.

Termi ekpirotik vjen nga fjala e lashtë greke ekpyrosis, që do të thotë flakadan (zjarr apo përleshje shkatërrimtare). Sipas një modeli stoik të lashtë kozmologjik me të njëjtin emër, Gjithësia u krijua nga një shpërthim i vrullshëm zjarri. Teoricienët e ditëve tona thonë se kjo ide e lashtë nuk është e ndryshme nga përplasja e parashtruar në modelin e ri. Sidoqoftë, sipas nocionit stoik, ky proces mund të përsërisë vetvehten në të ardhmen.