E premte, 29.03.2024, 12:02 PM (GMT)

Mendime

Aurel Dasareti: Ecim drejtë rrënimit!

E shtune, 12.11.2011, 08:00 PM


Ecim drejtë rrënimit!

 

Sot arsyeja politike nuk është më pronë e pushtetit politik. Në mënyrë që katastrofat të parandalohen, duhet të shpërthej një valë inteligjente dhe intuite nga qarqet jozyrtare.

 

Nga Aurel Dasareti, Arizona

 

Nacionalizmi është një ideologji politike që thotë se çdo popull duhet të ketë vetëvendosje në shtetin e tyre. Fakti se shumica e kufijve shtetëror të Evropës në një masë relativisht të madhe, reflekton përkatësinë etnike të popullsisë, tregon se ideologjia nacionaliste ka pasur një ndikim të tillë për themelimin e shteteve nacionale. Ashtu që praktikisht, Gjermania më përpara është shtet i gjermanëve e pastaj edhe i pakicave tjera që jetojnë aty - por detyrohen ta respektojnë kulturën gjermane dhe ligjet e atij shteti; Italia, Anglia, Franca...gjithashtu...Vetëm Shqipëria (dhe Kosova, në rruzullin tokësor) më përpara është shtet i të gjithë tjerëve e në fund edhe i shqiptarëve.

Ideologjia nacionaliste ishte (dhe është) një parakusht për zhvillimin e demokracive moderne. Nëse njerëzit nuk e lidhin identitetin e tyre për gjendjen e tyre, është e vështirë për të mobilizuar ata për veprim në favor të shtetit.

Shqiptarëve u mungon nacionalizmi, prandaj serbët, grekët e kështu me radhë, sillen në Tiranë, Durrës, Vlorë...më lirë se sa në shtetet amë të tyre. Flas për nacionalizmin pozitiv, popullsia e së cilës e dashuron veten, kultivon kulturën etj por jo në dëm të të tjerëve. Minoriteteve dhe pakicave u jep të drejta të barabarta, por këto minoritete dhe pakica nuk duhet lejuar të keqpërdorin të drejtat për të rrezikuar qenien shqiptare dhe shtetin shqiptar...

Në format ekstreme të nacionalizmit zhvillohet shovinizmi, nazistët e ri...Por tek shqiptarët asnjëherë nuk ka ekzistuar dhe nuk ekziston ky fenomen, prandaj edhe përherë na kanë okupuar ndërsa ne asnjëherë nuk kemi okupuar tjerët. Dhe, derisa shqiptarët e shtetit amë, por edhe të Kosovës, FYROM-it, gjithnjë e më tepër e zbehin identitetin e tyre kombëtar (nacional) duke mashtruar vetveten me predikimin e vlerave të huaja, fqinjët tanë katil forcojnë edhe më tepër shovinizmin, neo-nazizmin e tyre...dhe kjo rezulton në një jo-baraspeshë që dërgon kombin tonë më afër greminës...

Herën e parë kur preka tokën shqiptare ishte viti 1994. Në Durrës, tek stacioni i autobusëve, ishte një ndërtesë e postës, para saj, në trotuaret e rrugës, këmbeheshin privatisht valutat, kurse policia nuk guxonte t`i arrestoj kriminelët sepse Berisha nuk lejonte “tkurrjen e demokracisë”. Mu aty afër ishte një lokal prej nga dëgjoheshe muzika serbe prej përforcuesve të zërit të gramafonave të ndryshme që ai restorant shqiptar i kishte me tepricë. Reagova, më thanë se jam shumë i ri, se nuk kuptoj asgjë për artin e vërtetë, se muzika nuk ka gjuhë (sipas tyre nuk i takon një populli të caktuar) dhe se kur dëgjojnë tingujt e muzikës serbe u kënaqet zemra dhe shpirti nga melosi, gjuha dhe bukuria fizike e atyre që këndonin. Këto fjalë pise nuk m`i tha vetëm një person, por të gjitha të pranishmit që humbnin kohën në at lokal me rospia, të mbushur me tym duhani dhe muzikë shkau. I thash vetes: “Aurel bre, nuk del gjë prej tyre, sa të mbaroj serbi do punë me myslimanët e Bosnjës do ta okupoj Shqipërinë para se ne me e çliruar Kosovën.”

Dola prej lokalit dhe menjëherë aty afër u përballova me shitësit pirat të valutave të cilët me zor donin të më bindin se mua më nevojitet të shkëmbej dollarët në lek. Në at kohë, shqiptarët e shtetit amë nuk kishin dal jashtë kufirit, ishin me tesha ndryshe nga unë prandaj më dalluan menjëherë se jam i ”huaj”. Më pyetën: ” a je makedonc apo kosovar”. U përgjigja se jetoj në Amerikë… Njeri prej tyre më tha: ”Shiko, Serbia është duke i zhdukur myslimanët e Bosnjes, do ta shkatërrojnë edhe Kosovën, unë do të luftoja për serbët, për grekët, për gjithë botën por asnjëherë për kosovarët”. Shokët e tij vetëm zgërdhiheshin...

Bash aty afër, një trim i keq dhe i shtrembët e kishte bllokuar me qëllim rrugën me një automobil (të vjedhur). Mu si ato barrikadat e serbit në Mitrovicën e sotme. Nuk donte assesi të debllokonte rrugën. Erdhën dy polic, e lutën shumë minuta të liron qarkullimin e mjeteve tjera, por kodoshi nuk hiqej. U them policëve: “Pse nuk përdorni forcën por lejoni të ju poshtërojë ky pis?” "Jemi të urdhëruar nga Berisha të mos “tkurrim demokracinë”, nuk duam të humbim punën;" - ishte përgjigja, dhe u larguan, okupatori i rrugës zgërdhihej...

Disa metra më larg ishte një shitore provizore e “hamburgerëve”. U afrova të blejë. Një oficer shqiptar me uniformë ishte para meje në rend. Erdhën nja 3 tipa tjerë aty, dhe në vend që të prisnin pas nesh, filluan ta ofendojnë e pastaj fizikisht e sulmuan oficerin i cili kishte armën por nuk guxonte të mbron veten sepse “tkurret demokracia” e fituar nga Sali Berisha, - citoi urdhrin e Presidentit. Kur banditët ia hoqën me dhunë kapuçin ushtarak që kishte shqiponjën dykrerëshe si simbol, dhe filluan të shkelin mbi at kapuç duke e përcjellë këtë akt barbar me të sharat më të pista që kam dëgjuar ndonjëherë, më erdhi terr syve. Dhe, i sulmova, i ndihmuar edhe nga oficeri. Cili shtet lejon të poshtërohet policia nga rrugaç dhe hajdut? Cili shtet lejon që kriminelët të rrahin oficerin (ushtarakun), të shkelin mbi kapuçin e tij që simbolizon krenarinë e Kombit dhe Shtetit? Shqipëria pra, vetëm Shqipëria. E pse mos të çuditemi pse lejoi qebaptoret serbe mu në midis të Tiranës?

Në aeroplan prej Tiranës për në Romë isha i ulur afër një mjeku shqiptar (i shtetit amë) që shkonte në një seminar atje. Biseduam, më tha se shqiptarët e Kosovës janë budallenj që e kundërshtojnë Serbinë, “atyre u mungon vetëm një leckë prej flamuri”, - ishte mendimi i tij.

Shqiptarët e shtetit amë, shumicës prej tyre, u mungon atdhedashuria, janë të ç`veshur nga çdo gjë kombëtare prandaj edhe tjetërsohen në grekë fiktiv, për 300 euro. Kjo nuk do të thotë se shqiptarët tjerë janë shumë më të mirë. Nëse Kosova...bashkohet me trungun e cunguar, do të ketë edhe ndryshime pozitive...



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Engjëll I. Berisha: Ideali social i ekzistencës Xhevat Rexhaj: Letër zotriut akademik Nexhat Daci Abdullah Prapashtica: Në përmbyllje të debatit për ndryshimet e kushtetutës rreth zgjedhjes së Presidentit Sylë Arifi: KFOR-i i pavendosur ti largojë barikadat! Andy Apolloni & Paulo Traboini: Akt i rende provokimi shteteror i okupatoreve malazez, per grabitjen e trojeve shqiptare ne fshatin Vuksanlekaj te Malsise Zejdush Kastrati: Sikur të ndodhte…? Ramiz Dërmaku: Jemi tri fe por kemi vetëm një atdhe të përbashkët Fahri Xharra: Mbreti Agron në Tiranë, e Mbretëresha Teutë në Prishtinë. Pse jo? Urim Shehu: Atë që s’e bëri Serbia, po e bën Rektorati Pilo Zyba: Qesharake e dhimbshme por e vërtetë Kastriot Myftaraj: Rajmonda Bulku duhet të hedhë në gjyq Helena Kadarenë dhe jo mua Qerim Pllana: Letër e hapur institucioneve shtetërore të Kosovës M. Sinemati: Ekstremistë me mjekra të gjata dhe pantallona të shkurtra! Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XIX) Kastriot Myftaraj: Libri i Fevziut “Enver Hoxha”, si ambalazh për biografinë e Anastas Plasarit (3) Fahri Xharra: Një paqë Baske dhe Kosova Dorian Koçi: Imuniteti dhe vullneti politik Kastriot Myftaraj: Libri i Fevziut “Enver Hoxha”, si ambalazh për biografinë e Anastas Plasarit (2) Selim Nengurra: Lokalizëm banal, primitiv Kastriot Myftaraj: Libri i Fevziut “Enver Hoxha”, si ambalazh për biografinë e Anastas Plasarit (1)

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora