Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Përparim Hysi: Një libër me plot "enigma"

| E shtune, 12.11.2011, 08:22 PM |


Një libër me plot "enigma"

 

"Kosvaraja" e Petraq Palit

 

(përshtypje të një lexuesi)

 

Nga Përparim Hysi

 

Nuk është se jam fillestar as si lexues,por,tanimë,edhe si krijues.Kam lexuar shumë libra dhe,po kështu,edhe kam shkruar disa syresh.Por që në fillim e them se para këtij libri (se pavarësisht se autori nuk e ka nxjerrë si libër) , e kam ndjerë veten në një pozicion të sikletshëm.Së pari,se autori tek e ka nxjerë përmjet internetit ,ka ecur me ngadalë,sikur nuk shkruante një lbër,por sikur,duke shkruar ecte mbi qelqe,dhe,duke patur frikë se mos"thyente ndonjë syresh". e zgjati dhe e stërzgjati,sa,siç i shkruaj drejtpërdrejtë,mua ( nuk di a ka ndodhur me të tjerët kështu?) ,gati tri herë më mbiu mjekrra.Më së fundi,ja tek vjen me librin e plotë dhe,tani,jam unë që i jap të drejttë autorit për këtë"aritmi" në paraqitjen e këtyrre ngjarjeve,që,en bloc, me të vërtetë që janë aq mbresëlënëse sa s'ke si i heq nga kujtesa.

Po të qe për mua,unë do ta kisha titulluar"Kosovarja nga Izraeli".Megjithatë,ajo që të bën përshtypje pasi e lexon,është fakti shumë rrënqethës:jeta për disa njerëz lë pasoja aq dramatike,sa ndoshta nuk t'i lë as lufta.Në gjithë këtë histori të trishtë e dramatike,pothuajëse i gjen: edhe dashurinë e sinqertë deri në vetmohim;edhe pabesinë;edhe luftën e ashpër të klasave;edhe kanunin e përçudnuar tanimë;edhe vetmohmin për një dashuri të vrarë;edhe atë aktin madhor ( për këtë s'kemi si mos krenohemi?!) , të mbështetjes pa rezerva të hevrenjëve(çifutëve).Pra,në gjithë këtë meldoramë që përshkon tej e përtej librin (unë nuk e quaj dot tregim) ,ka një densitet të vërtetë gjërash që nuk ke se si mos befasohesh. Libri ngjet pak me atë"kutin mitollogjike të Pandorës",që,po e hape, atëherë,përnjëherësh,do të ballafaqohesh: me ndershmërinë,po se po:e gjen tek Mary (Meri),tek e bija(Mona);tek doktori;tek Preng Vorfi dhe lista e ndershmërisë,vazhdon me Vilsonin që jep jetën si një Romeu nga tragjeditë e Shekspirti,me atë malësorin fatkeq që,sado iu dha besa,për të lojtur në film,më së fundi,u vra.Hasmi nuk e kurseu.Dalin pastaj dhe një galeri me syrretër:që nga ai sërbi që hëngri në besë dhe pastaj,vazhdon me regjisor Damian,me gjeneralë e ca më poshtë si një rreth vicioz,mbushur me djaj të së keqes. Autori,Petraq Pali,është i çuditshëm në tregimin e tij:ai hulumton -si urtë e butë e plot tiganin- pra nuk ngutet,sikur ta ndjekë njeri me shkop.Përkundrazi:ai e di që një tregim si ky,do t'i nënështrohet,do apo nuk do ai,syrit të lexuesit.Dhe për të qenë sa më objektiv,ai nuk do që të rrahë ujë në havan,por,përkundrazi,për të qenë sa më bindës,operon me gjakftohtësi dhe kjo e bën dhe më interesant tregimin. Me sa kam vënë re unë,tregimi është dhe si një pasqyrë kur del i"shplarë" qoft regjimi i asaj kohe,por,në të njëjtën kohë,aty evindetohen vlera.Figura si doktori që sakrifikohet vetëm e vetëm për mos të dëmtuar palën tjetër,tregon një vlerë unike njerëzore.Besnikëria e malësorëve që shkon nga brezi në brez,del më së miri.Përçudnimi i kanunit(tani thotë autori shtien dhe mbi gra dhe fëmijë), është dhe ky një tregues,se autori,nuk flet me apriori,por real dhe i besueshëm. Nga ana tjetër,s'ka si nuk bie në sy madhështia,vitaliteti i hebreve.Një popull vital që u mbijetoi aq e aq falangave të kohës:një pinjoll shpëtoi nga familja dhe s'la gur pa lëvizur,për të gjetur të afërmit.Është shumë domethënës gjetja e rrënjëve të"kosovares".Të kësaj "Kosovareje nga Izraeli" që përmjet Petraq Palit,më ka hequr ca net gjumë.Më së fundi,ja tek vjen si një befasi e bukur dhe e dhimbshme.Se ka dhe dramën,por dhe optimizimin;edhe bukurinë.Po të kisha mundur,do të dilja me një shpallje pak "komerciale" dhe do bërtisja:-Njerëz lexojeni"Kosovaren!".Lexojeni se nuk do dilni të zhgënjyer.Përkundrazi,kini për të përfituar.Unë jam befasuar,ndaj i uroj autorit:të lumtë pena e mëndja dhe me të tjera libra!

 

5 nëntor 2011