E merkure, 24.04.2024, 01:02 AM (GMT+1)

Mendime

Zejdush Kastrati: Sikur të ndodhte…?

E premte, 11.11.2011, 10:01 PM


Sikur të ndodhte…?

 

Dituria është themeli i vetëdijes,ndërsa vetëdija është themeli i organizimit {A.Demaci}

 

Nga Zejdush Kastrati

 

    Lideri i rezistencës kombëtare , Adem Demaci,ditë më parë, në një takim përkujtimor të organizuar në Prishtinë, për nderë të përvjetorit të një atdhetari të shquar, i cili, ka kohë që   nuk është në mesin e të gjallëve,pos tjerash, kur, iu drejtua të pranishmëve, tha edhe këtë:”Po ju marr lakmi,gjithë atyre që kanë ra dhe nuk janë më  gjallë, e nuk po i shohin, edhe disa, nga  shokët e tyre, të cilët, po e plackisin e vjedhin… këtë, Kosovë”!

    E tha këtë Baca Adem, edhe ne prezencë të shumë ish të burgosurve e përsonave që kishin një përvojë të gjatë  nëpër kazamatet sërbe, por edhe të një  ministri të Qeverisë Thaci, e disa zyrtarëve tjerë shtetrorë,disa prej të cilëve, asësesi nuk janë të amnistuar, sa i përket akuzës, që drejtoi baca Adem.

    Mesazhi i Bacës Adem,ka peshë të veqantë,sepse e thot njeriu që më së shumti sakrifikoi për këtë Kosovë, dhe për këtë vend,e tha njeriu që  dha shumë, por nuk mori asgjë,edhe pse  nga disa,  viteve të fundit,është “identifikuar”  si “i nënshtruar para Thacit e krahut të luftës,si  i privelegjuar,  pse mori nje veturë dhe një pagë nga Qeveria…”, pastaj si  “ i sildisur”…,por po harrohet,me qëllim apo rastësishtë, se Baca Adem, sikur të ishte për tu shitur,ai pa kurfarë dileme, do  shitej dhe ate  shumë shtrenjtë, për shumë e shumë para, benefite,  privilegje, e të mira,  dhe ate para një ish shteti e pushteti, shumë të fuqishëm,sic ishte asokohe Jugosllavia e Titos, dhe ate  nga Trigllavi deri në Gjevgjeli, e që me siguri ai shtet ate kohe nuk do të kursente asgjë, për ta nënshtu dhe përfitu e bë  për vehte, dhe ate me te vetmin qellim,  që mos tia prishte rahatinë atij pushteti, por edhe atyre pushtetarvëve, të asaj kohe, e që  dihet mbijetonte dhe funksiononte, falë  edhe  shqiptarëve që atë kohë ishin, por disa  edhe sot, janë në këtë  pushtet “demokratik”.

    Fatkeqësishtë,këtë prononcim të Bacës Adem,nuk e përcollën mediat kosovare ,pos njërës gazetë, e cila e prezantoi këtë takim,por nuk citoi këtë deklaratë të tij, dhe  si  edhe shume herë tjera, që po na ndodhë, me mediat kosovare,  opinioni i gjërë , edhe kësaj radhe.  mbeti i painformur dhe pa njohuri, se cka u tha në këtë  takim, i cili, është dashur të mbulohet, shume më mirë e më gjatë.

    Baca Adem, sic tha,  u mori lakmi, atyre, që nuk janë më në mesin e të  gjallëve, por kuptohet, ky qëndrim dhe kjo deklarëtë e tij e guximshme dhe shumë aktuale,   me peshë  të madhe  për momentin,hap debat dhe  kërkon të zbërthehet edhe me teper , por edhe të përkthehët apo konvertohet edhe  kontra,dhe nëse [hipotetikisht themi]  do mund te ndodhte, që  vërtet,  ata që u flijuan për këtë vend, të mund të ngriteshin nga varret, dhe të shikonin se  ku është dhe kah po shkon  Kosova,se kush  ka qeverisë gjatë këtij 12 vjeqari, dhe si  po qeverisë me këtë vend, e në veqanti ,  cilët janë disa nga ata , që në emër të popullit e shtetit po rrahin gjoks e po krekosen, me siguri, jo vetëm, që do të zhgënjeheshin, por pa një pa dy , do të  ndiqnin rrugën e Gjergj Fishtës,apo me siguri do të përjetonin  infarkt klasik !

    Zhgënjimi do të ishte  shumë i madhë dhe i gjatë, sepse ATA,{është fjala pë ata që vërtet u flijuan për këtë  vend}do të shihnin, jo vetëm ministra,zëvëndësministra,  zëvëndëskryministra me bollok  “e të pispillosur”,me syze “allkaponqe” ,shumica të dyshimtë e  matrapazë,me vetura të shtrenjta, me shumë truproje  e femra të bukura afër veti, që po na udhëheqin,por do ballafaqoheshin edhe me  shumë prokurorë e gjykatës ,të cilët  kanë gjykuar e dënuar shumë shqiptarë, në emër të vëllazërim bashkimit e bashkëjetesës,pastaj  shumë policë e kryepolicë që  arrestonin e shfryenin epshet duke rrahur shqiptarë vetëm pse kërkonin të drejtat e tyre ,doganierë e zyrtarë të lartë digasteresh ,profesorë universiteti  me alamet  tituj,deri akademikë,por kuptohet,  të përkulur atë kohë para Partisë komuniste, e tani para liderëve partiak që  u japin nota, jo duke u shkuar liderët në fakultete, por ata duke shkuar tek ta  në kabinete,diplomatë e amabsadorë që ishin pjesë të diferencimeve të kolegëve të tyre,disa drejtues mediash , kryeredaktorë e redaktorë,që përkatitnin  e konstruktonin konkluza komitetesh , analistë e gazetarë të cilët,  edhe atë kohë,  por edhe tani, janë në gjendje që pa kurrfarë turpi ,edhe për  ata që punuan,kunder Kosovës dhe popullit të vet, të shkruajnë  në superlative për ta,  dhe ti krahasojnë me herojë me te ndritur te kombit,kurse për  ata që nuk u përkulën asë atë kohë, por as tani,por që nuk janë në pushtet apo afër tij,dhe nuk pajtohen me mënyrën, se si po qeveriset Kosova,    pa fije turpi i shpallin edhe trathtarë, edhe të krisur edhe  të cmendur, dhe kuptohet, ndodh kjo ,meqë ata  janë të rekrutuar, nga ata që kanë qeverisë, po qevrisin, apo edhe nga padronë tjerë.

    Edhe më shumë do të  zhgënjeheshin,kur do të shihnin me sytë e vet se si disa nga  më të afërmit e tyre,duke u thirrur në emër të vëllëzërve,motrave,baballarëve… që u flijuan, po kërkojnë të jenë  të privilegjuar, në cdo aspect, dhe ate, nuk po kursejnë metoda, për të realizuar ato  qëllime dhe kërkesa, dhe kjo, më së miri, vërehët, edhe  me pasurinë, që kanë ba,  e që nuk  është shumë e vogël, në krahasim  edhe me disa pushtetarë milionerë!

   Pra kjo është Kosova demokratike që është proklamuar nga të gjithë ata që qeverisën dhe po qeverisin  tani e 12 vite..

   Është Kosova, së cilës, më siguri, nuk do ti marrshit lakmi Ju, si edhe shumë të tjerë, edhe pse, në shumë përkujtime ,pikërsishtë këta liderë, kanë deklaruar, se po e qojnë në vënd amanetin e juaj  duke  u paraqitur si bashkeluftetare dhe shoke te juaj qe nuk ju ka nda as ideali,aktiviteti,sakrifica e qëllimi, por as shtrati!

    Po e thonë, dhe do ta thonë, edhe në të ardhmen, sepse kështu e ka demokracia, sipas tyre.

.   Me një fjalë,siq e thash me lartë, sikur të ndodhte ajo që nuk mund te ndodhë, dhe të ngriheshit nga varret, do të bindeshit se Kosova  është e molisur, akoma është   e okupuar ,por nga brenda,dhe se duhet të clirohet edhe një herë,në veqanti nga ata, që prioritet e kanë lakminë dhe pushtetin!

 

zkastrati@hotmail.com



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora