E shtune, 20.04.2024, 05:57 AM (GMT+1)

Kulturë

Vladimir Shyti: Djalli qesh!

E premte, 11.11.2011, 09:29 PM


Vladimir Shyti

Durrës

 

DJALLI  QESH !

 

Diku,i strukur në luksin shkëlqimtar,

I rrethuar nga ligësi djalli qesh,

Nën të,rënkon një jetë e mërzitur,

Që godet me kamzhik pareshtur,

Që faqe e kurvës mjeshtërisht e bukur,

Një zemërdhembje,shumë tronditje,

Qëllime të  padëshirueshme,

Krimbat stolisin fjalët në kuvende,

Hobe shigjetash fati të tërbuar,

Përballë një det i turbullt helmesh,

Dhe djalli bën më fort pushtet.

 

Të rrosh duhet të durosh,

Të vdeç apo të flesh,këtu ngec;

Sa do zgjasë kjo jetë në mjerim?

Sa do të durojmë përbuzjen dhe kamzhikun?

Zullumin e shtypsit modern,

Përdhunën e krenarit të qenurit shqiptarë,

Lëngimin e dashurisë së përfillur,

Vendimin e ligjit,gojështhurjen e zyrtarit,

Shkelmet e të pavlerëve,

Dhe kockat e zemërgjerëve?

 

Kush vallë barrën mban e kush djersinë,

Kush rënkon dhe kush këndon,

Kush i kthehet vdekjes e kush jetës,

Kush i vuan të ligat e kush ligshtohet për pushtet,

Kush e bren me dhëmbë ndërgjegjen,

Dhe kush nxjerr ngjyrat e rezolutës,

Kush sëmuret e verdhet nga mendimi,

Kush bën plane të mëdha rëndësore,

Që përçajnë,ndalen e rrjedhjen humbasin?

Dhe lufta vazhdon;djalli me popullin.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora