E enjte, 25.04.2024, 09:16 PM (GMT+1)

Mendime

Ramiz Dërmaku: Jemi tri fe por kemi vetëm një atdhe të përbashkët

E premte, 11.11.2011, 09:56 PM


JEMI  TRI  FE   POR  KEMI   VETËM   NJË    ATDHE     PËRBASHKËT

 

Nga  Ramiz DËRMAKU

 

``Ne shqiptarët , prej çdo feje qofshim, jemi të  tanë  vllazën gjaku dhe vllazën (vatani) atdheu. Do të shkojmë mbarë e mirë  shoq me shoq, si  jemi  tuj  shkue do të  punojmë  së bashku për  ndertimin e lulëzimin e atdheut  tonë ,dhe do ta mbrojmë atë me gjakun  tonë“( Hafiz Ibrahim Dalliu).

``Jemi  tri  fe ,  por kemi  vetëm  një Atdhe të  përbashkët  , një  gjakë  vëllazëror,  një gjuhë,  një  diell  e  një  Zot. Detytrë mbi detyrat  kemi  bashkimin  dhe 

mbrojtjen  e atdheut `` Mulla Idriz Gjilani.

Zhvillimi i kulturës islame te shqiptarët gjatë shekullit  XX përfshin  tërë  hapësirën  e trojeve  etnike shqiptare dhe diasporën shqiptare, duke kontribuar kështu    njohjen  e botës  islame  shqiptare. Nga pikëpamja kohore, studimi i  rrok  shekullit    fundit. Por për hirë të  vazhdimsisë  e  parapergatitjes së  lexuesit  do ta  bëjmë  një  vështrim  retrospektiv  por gjithëmon  pa  pretendim     bëj  objekt analize shekujt  e  kaluar. Ky  shkrim   është  një  orvatje  e  hulumtimesh  jo  vetëm    arkivat e  bibliotekat  e  Republikës    Kosovës  e të  Shqipërisë, por edhe në medresa të  Prishtinës,  e  Gjakovës,  ,si dhe në bibnliotekat  e ´´ Isa  Boletin`` , të  Medresës    Shkupit  dhe    ate    Bashkësisë  Islame    Podgoricës    Republikën  e  Malit    Zi. Si dhe falë  lidhjeve    ndryshme  janë  shfrytëzuar  edhe  botimet  e  Jerseyt  dhe të Njw Yorgut    SHBA-ve. Që ky  shkrim    bëhet  sa    i plotë  ne kemi  shfletuar shumë  literaturë  dhe kamë komunikuar me shumë njohës të fesë  islame . Në  RSH, pasë  luftës  së Dytë Botërore  janë  botuar  ca  libra  me  tematikë  besimet  e  ndryshme  fetare  , të  cilat  i  përshtateshin  politikës  antifetare që  ndiqej në  ato  vite në Shqipëri. Siq është; “ ateizmi  shkencor“, botim  i  Univerzitetit    Tiranës, (198&) ,“ Akuzojmë fenë“, botim  i  Institutit    Lartë Pedagogjik    Shkodrës.  “ ç‘ është  feja“,“ Populli   mposhtë  fenë“    Kultura islame tek shqiptaarët, si pjesë e kulturës së popullit shqiptar, për lehtësi studimi autorët e kanë  ndarë në katër segmente, që pasqyrojnë  problemet dhe zhvillimt e saj në përgjithësi.

a-Politika antifetare dhe pasojat e saj mbi kulturën islame,

b- arsimi islamik në trevat  shqiptare  ne të gjitha hallkat e tij,

c- shtypi islamik shqip (vepra,  studime origjinale e të përkthyera) dhe katër;

d-Personalitetet e kulturës islame.

a-Në segmentin e parë gjejmë një  tabllo të përgjithshme lidhur me të mbijetuarit e doktrinës islame dhe rolin që ajo pati gjatë tërë historisë në ruajtjen e identitetit kombëtar. Këtu hasim politikat antifetare, ateiste dhe pasojat e saj mbi  kulturën islame, duke filluar nga fillimi i shekullit e deri tek zhvillimi i ngjarjeve të vitit të fundit.

b-Në segmentin e dytë trajtohet arsimi islamik. Këtu fillon gjeneza e studimit të arsimit të ultë (mejtepeve) në trevat shqiptare, ku trajtohet rrjeti , struktura dhe anët organizative të tij. Këtu përshkruhet arsimi fillor islamik, ka mungesa të të dhënave ,ka vështirësi dhe ka pengesa, mirëpo këtu bëhen hulumtime te mëdha ne arkivat e meshihateve të Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi. Mirpo  sipas dëshmive gojore flitet se ka pasur një rrjet të fuqishëm.

c-Në segmentin e tretë trajtohen botimet dhe shtypi islamik shqip në trojet dhe diasporën shqiptare. Për këtë  është dashur të bëhet një punë e mundimshme, sepse janë të shpërndarë në 5 kontinente    Europë, në Amerikë, në Azi, në Australi  dhe në Afrikë.

d- Në segmentin e katërt trajtohen personalitetet e kulturës të fesë islame  si dhe ndihmesat e tyre dhënë ndaj çështjes kombëtare. Në mesin e atyre figurave të shquara ne kemi klerik të shquar si ; Hfz Ismet Dibra, Haxhi Ali Elbasani, ndersa peronalitete të shquara të lëvizjes kombëtare  si Hoxha Kadri Prishtinë. Haxhi  Vehbi  Dibra. Ismajl  Ndroqi, etj. Shkrimtarë  e publicistë si; HFz Ali Korça. Sadik Bega.Mulla Idrz Gjilani, etj. Ne për hirë të sulmeve dhe akuzave që po i bëhën fesë islame po shkëpusim disa mendime të dhe veprime të personaliteteve të fesë islame dhënë çështjes kombëtare. Njëri prej atyre personaliteteve i cili u angazhua ne këtë drejtim është, Mullah Hasan Masurica-Hoxha . Ky  rrjedh prej një familje kosovare nga fshati Krilevë e Dardanës – ( ish Kamenicës). Studimet e para i bëri në shkollën Ruzhdije të Gjilanit, ndersa ate normale të fesë islame në Shkup në vitin 1907. Hasan Masurica u dallua për imagjinatë dhe fantazi krijuese , për një kujtesë fenomenale, për aftësi aplikative për t’u admiruar. Që nga shkolla fillore  ai kishte zotëruar gjuhët; turqishtë, arabishtë, dhe ate perse. Aktiviteti kombëtar i Hasan Masuricës, qe i shumanshëm  si në veprimtarinë fetare ponjashtu  edhe    ate kombëtare. Ishte themelues i shumë shkollave për mësimin e gjuhës shqipe. Në vitin 1916 ai kapi armën dhe luftoi për t‘i  mbrojtur trojet shqiptare nga pushtuesi bullgarë. Bullgarët ia dogjën shtëpin dhe bibliotekën.

ISMAIL  NDROQI, një jetë kushtuar islamizmit dhe çështjes kombëtare. Pra edhe diaspora shqiptare e Stambollit, ishte shumë aktive gjatë fundit të shekullit të kaluar dhe dhjetëvjeçarit të shekullit tonë. Lëvizjen rilindase shqiptare atje e përkrahnin dhe e ndihmonin edhe studentët e shumtë që vazhdonin  shkollat dhe medreset e kryeqytetit të Perandorisë ,si dhe fakultetet e Unverzitetit të Stambollit. Aty studjonin dhjetëra talebe për hoxhollarë, juristë , mjekë, eprorë ushtarakë, etj. Pas revolucionit të turqve të rinj, shumë studentë, laureatë  dhe intelektualë shqipëtarë të mbushur me ideale kombëtare, u kthyen në atdhe të vendosur për të luftuar për pavarësin e Shqipërisë. Posa u kethye në Shqipëri (1908) ky, Ismail Ndroqi, 5 vite punoi në medresën e Tiranës. Si intelektual, pos edukatës fetare ky zhvilloi  një aktivitet të madh edhe ndaj çështjes kombëtare. Nxënësit dhe  një pjesë e madhe e popullit mësuan prej tij gjihën shqipe dhe historinë e kombit. Ai me aktivitetin e tij patriotik shumë shpejt njëri ndër anëtarët më aktivë  për  zonën e Tiranës. Në vitin 1912 ai me të gjitha forcat e tij ideare e materiale u përcaktua për pavarësinë e Shqipërisë. Pra thënë shkurtë jo që u solidarizua me Ismajl Qemqjlin, por e ndihmoi shumë atë. Ishte në mesin e kryesorëve që ngriti flamurin kombëtar në Tiranë, dhe i ndihmoi Ismajl Qemajlit. Ishte konseguent në idealin e tij për një Shqipëri që përfshinte krejt trojetshqiptare. Ai disa herë ju shkrou edhe qeverive evropiane. Në tetorin e vitit 1921 , ai theksonte se; populli shqiptzar nuk do të njihte asnjë vendim diplomatik që do ti cënonte kufijtë e  Shqipërisë.

Pastaj personalitet tjetër është  udhëheqësi  shpirtëror, politik  e ushtarak z. MULLA   IDRIZ  GJILANI. Në historinë e re të gjysmës së parë të shekullit tonë, na paraqitet edhe atdhetari, patrioti e deshmori i kombit Mulla  Idriz  Gjilani. Studjuesi, Muhamet Pirraku, ja si e portretizon ;  “ Fetar, atdhetar konseguent, orator, e mjeshtër i penës, i zoti, i punës, besnik  i fjalës, predikues fetar , mësues ilumunist, ideolog dhe luftëtar i lirisë, i vendosur në idealet e veta liridashëse , si bjeshkët e Kosovës, të cilat i mbrojti me fjalë, me pushkë, me gjak, burrërisht, trimërisht, i pa thyeshëm, me plagë në zemër e në trup, nuk u dorëzua, u bë legjendë si Basho Muji. Ky atdhetar lindi në fshatin Velekincë të Gjilanit, me 4 qershor të vitit 1901. Mbaroi  studimet në vitin 1911, ndersa studimet e mesme i vazhdoi në medresenë “Atik“ në Gjilan. Me 1926 u diplomua pas një ndërprerje të shkollës. Në moshën 25-vjeçare u bë imam dhe fitoi titullin Mulla. Detyrën e imamit e kreu në Karadak e në Hogoshtë. Me 1941 zgjidhet Bashvajzit në Ulema-mexhlizin e Kuvendit fetar-arsimor të Vakufit të Shkupit. Ai çdo herë thoshte:“ Pa shkollim - nuk ka fe të mirëfilltë“. Pastaj citoj: “S’ka  fe  pa atdhe“,Gjatë kohës si hoxhë ai zhvilloi një veprimtari intenzive në fushën e edukimit fetar në frymë atdhetare. Hapi mejtepin e PIDICIT,për mësimin e djemëve dhe vajzave, organizoi ilegalishtë mësimin e shkrimleximit me alfabetin e gjuhës shqipe, futi mësimin shqip në medresenë “ATIK“, u angazhua për bashkpunimin vëllazëror me bazë kombëtare shqiptare në popullsinë myslimane-katolike të zonës së Karadakut. Në prill  të vitit 1937, në kushte ilegaliteti, themeloi në Arllat të Drenicës Organizatën e Rinisë Përparimtare“DRITA“ të Kosovës. Ai u printe aksioneve për ndertimin e urave, rrugëve, qesmeve, mejtepeve, xhamive, mirëmbajtjes së vorrezave dhe bashkëpunonte ngushtë me klerët katolikë. Mulla Idriz Gjilani, ishte një“rilindës“ në kuptimin e vërtetë të fjalës dhe çdo herë orvatej që populli shqipëtzare të jetë i bashkuar.Vetëm në rrethin e Gjilanit ai hapi 39 shkolla të tilla fetare, të cilat tek brezi i ri zgjuan ndërgjegjën kombëtare. Nga prilli i vitit 1941 Mulla Idriz Gjilani iu kusshtua plotëssht veprimtarisë politike. Si imam me forcën e ZOTIT, si mësues me forcëbn e fjalës, si luftëtarë me forcën e armës, si komandant me besnikërinë  e ushtarit, ai luftoi për unitetin territorial të trevave shqiptare, luftoi kundër gjenocidit serb e bullgar, kundër komunizmit. Në qershor të vitit 1944-es ai drejtoi luftën-betejën e Kikës ku shqiptarët të udhëhequr nga ai dolën fitimtar kundra ushtrisë sllavo-komuniste. Veprimtaria e Mulla Idriz  Gjilanit është heroike. E tillë  është edhe periudha 1944- 1949. Trupin e atdhetarit dhe heroit Mulla Idriz Gjilanit, me 25-26 nëntor të vitit 1949 e dogjën në zjarr, mirëpo ai vigan i trojeve shqiptare qëndroi besnik të gjitha torturave  dhe mbeti  shqiptar. Zhvillimi i kulturës islame,shtypi publicistik dhe ai fetar, beteja dhe lufta për mbrojtjen e pavarësisë, lidhen edhe me emrin  dhe veprën e Hafiz IBRAHIM DALLIUT,Ai me kuran në dorë dhe me pushkë nën sqetull, ai ju priu luftëtarëve të Tiranës si komandant për ta mbrojtur vatanin kundër  agresorit  jugosllavë. Hafiz Ibrahim Dalliu si një figurë patriotike, tërë jetën gati ia fali arsimit dhe atij pedagogjik në veçanti. Akoma pa i mbushur 18 vitenë rrugë klandestine, përvetësoi alfabetin shqip,dhe me 1901, dhe s’bashku me Filip Ashikun dhe Hoxhë Voglin shërbeu si mësues i shkollës shqipe në Tiranë. Në vitin 1908 ai hapi shkollën  e vajzave në Tiranë, ku përgatiten mësueset e para vajzat myslimane. P.Sh. Servete maqi, etj. S#bashku me Luigj Gurakuqin dhe Aleksandër Xhuvanin themeluan Normalen e Elbasanit. Të shkruash për të gjithë ata intelektualë, atdhetar e heroj të kombit por të cilët ihin shkolluar e edukuar nga mejtepet, medreset, odat, etj duhet shumë kohë dhe shumë mund për ta kryerë detyrën që ia ke dhënë vehtit. Mirëpo sot në Kosovë , ka hyrë një “rrymë“ , apo nëse guxojmë të themi një pjesë e vogël e rinisë sonë, të mashtruar dhe të manipuluar nga disa matrapazë me prejardhje e origjinë shqiptare e fe myslimaane, (ato grupe të vogëla të financuara nga .., jashtë e të përkrahura nga armiqët e popullit shqipëtarë jo që po ia haambin imazhin kombit e popullit tonë por po shkaktojnë edhe përqarje dhe akuza në mes të vëllëzërve shqipëtarë të besimit katolikë dhe të atij myslimanë. Po ata shpirtë ligë, po ata qëllim këqinjë jo që dikur nuk basonin në ZOTIN; por i pengonin të tjerët që ishin simpatizantë apo besimtarë të fesë islame. Në historinë tonë si para  lufte pasë saj e deri tani kombi shqiptarë sa i përket  bindjeve  dhe fesë kurr s’ka qenë i ndarë apo i përqarë. Ë shtë  koha e fundit që të gjithë ne t’i dënojmë e gjykojmë  hapur njerëzit e tillë, sepse ata janë e zeza e kombit po natyrishtë edhe e zeza e  fesë. 

 



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora