E premte, 29.03.2024, 02:03 AM (GMT)

Mendime

Beqir Sina: Goran Bregovici ne krye te protestes ne Beograd kundra Kosoves

E shtune, 23.02.2008, 10:38 AM


Goran Bregovici ne krye te protestes ne Beograd kundra Kosoves

Në sheshin e Beogradit protestojn mbi 100 mijë veta me flamuj dhe pankarta kundër Kosovës
 
Nga Beqir Sina, New York

 
Në Beograd turma dhe grupe të organizuara protestuesish kanë sulmuar në mbrëmje ambasadat e SHBA-ve, Turqisë, Kroacisë si dhe kanë demoluar disa lokale evropiane.

BEOGRAD - SERBI: Sipas agjencive botërore të lajmeve, në sheshin e Beogradit ishin tubuar mbi 100 mijë veta me flamuj dhe pankarta kundër Kosovës. Në miting nuk ka marrë pjesë Partia Demokratike dhe lideri i saj Boris Tadic, që është edhe president i vendit, dhe kanë udhëhequr protestën lider politikanë, artistë, klerikë fetar, figura të njohura në botë nga Serbia. Ndërsa kanë folur në protestë Kryeministri i Serbisë Voislav Kostunica, dhe Tomislav Nikolic,  ultranationalist nga Serbian Radical Party, Goran Bregoviçi, një këngëtar çetnik dhe arkanist serb, regjisori dhe artsti Emir Kusturica, kampioni i tenistit Novak Djokovic Aleksandar Vucic,  Secretary General of the Serbian Radical Party dhe lider fetar nga Serbian Orthodox Church´s .
 
Në Beograd ka përfunduar mitingu me moton "Kosova është Serbi" që u organizua para Parlamentit në Beograd, ndërsa turmat kanë vazhduar në drejtim të tempullit të Shën Savës.Kryeministri serb, Vojislav Koshtunica ka mbajtur një fjalim nacionalist duke u shprehur se Serbia dhe serbët asnjëherë nuk do të heqin dorë nga Kosova.
Ai ka shtuar se fuqitë po synojnë që të heqim dorë nga origjina, serbizmi i Kosovës dhe historia.

Kryeministri Koshtunica është shprehur se shteti serb ka prishur dhe do të prish çdo akt ilegal për krijimin e një shteti të rrejshëm në territorin e Serbisë. Ai tha se populli serb asnjëherë nuk do të harrojë përkrahjen e Rusisë dhe presidentit të saj Putin. Edhe zëvendëskryetari i Partisë Radikale serbe, Tomislav Nikoliç deklaroi se Serbia do të mbrojë çdo fëmijë të saj në Kosovë, çdo pëllëmbë të tokës së saj dhe se sipas tij, nëse nuk do ekzistojë Kosova nuk do të ekzistojë edhe Serbia.  Nikoliç ka tërhequr vërejtjen se nuk do të jetë qetë dhe mirë në asnjë rast derisa Kosova nuk do të jetë nën kontrollin e Serbisë. Partia Liberal-Demokrate dhe G-17 kanë mohuar të marrin pjesë në protestë dhe ato kanë reaguar ndaj deklarimit të radikalit Nikoliç se ai në miting përfaqëson të gjitha partitë parlamentare në Serbi. Sipas këtyre dy partive, Partia Radikale nuk ka të drejtë morale të përfaqësojë interesat e serbëve në Kosovë.
 
Në fund të mitingut, një grup protestuesish është ngjitur mbi kulmin e ambasadës amerikane dhe kanë djegur flamurin amerikan, ndërsa zjarri ka përfshirë edhe disa pjesë të godinës së ambasadës. Qindra protestues kanë tentuar të thyejnë portën e ambasadës amerikane, ndërsa grupe tjera vazhdimisht kanë hedhur gurë dhe sende të tjera në drejtim të godinës.Demostruesit kanë demoluar dhe shkatërruar edhe ambasadën e Bosnjë -Hercegovinës, ndërsa korrespodentët e agjencive botërore të lajmeve bëjnë të ditur për një kaos dhe anarki të pakontrolluar rrugëve të Beogradit. "Dyqane të thyera, zjarrë, kontejner të përmbysur të bërllokut dhe makina të thyera", janë disa nga pamjet që kanë regjistruar korrespodentët e agjencive botërore menjëherë pas përfundimit të mitingut të sotëm.

Një grup demostruesisht kanë djegur flamurin e ambasadës turke, kanë demoluar një pjesë të objektit dhe mbi godinë të ambasadës kanë vënë flamurin serb. Më vonë janë vërejtur forca të mëdha policore dhe të xhandarmerisë për të qetësuar situatën në këtë zonë. Poashtu në shënjestër të demostruesve ka qenë edhe ambasada kroate. Ajo vazhdon të sulmohet nga turmat e protestuesve në rrugën Knjaz Milosh. Para fillimit të mitingu, një grup të rinjsh siç bëhet e ditur ka sulmuar me gurë restorantin "MekDonalds".
 
Miku i Edi Rames, ne krye te protestes ne Beograd kundra pavarësisë së Kosovës
 
Por, është për tu mos harrur se më 1 prill 2006, në Tiranë  Goran Bregoviçi, një këngëtar çetnik dhe arkanist serb, kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama i dorëzoi çelësat simbolike të qytettit të Tiranës.  Kjo ka shkuar edhe më larg sa që Edi Rama i ka dhënë këngëtarit sërb edhe titullin "qytetar nderi" Vendimi Edi Ramës, që të shperblej serbin Goran Bergovie me "Çelesin e Qytetit" (1 Prill 2006) eshte parë nga shumë shqiptarë brenda e jashtë atdheut si një gjest shumë i gabueshem dhe prek rende ne ndijenjat tona kombetare.

Në një reagim në formut shqiptare në internet, është shkruar se :"Ky nderim i papritur neçmon vleren e çelesit, pranuesit e tij te meparshem, dhe emrin e kryeqyteit tone krenar.Nder me te keqet eshte qe ky gjest i juaj ka fyer rende familjet Shqiptare, qe ende vujane dhembshem nga dora e tmershme e vllezerve te Bregovieit, deshmitare i qete i nje populli qe na preu dhe na dhunoj, na deboj nga shtepite tona dhe, qe nga ardhja e tyre ne trojet tona, ka vepruar aktivisht te na zhduk si komb.

Por me e rrezikshmja eshte se keni goditur rende perpjekjet gjithë kombetare per nje bashkim shpirteror, me shekuj te ndare e perqare ne krahina artificiale nga armiqt tane.Eshte e vertet se Bregoviei, si thjeshte nje artist, nuk duhet te te perzihet me politike. Mirepo, si nje artist, i cili gjithmone ka zhvilluar artin e tij ne liri, ai (se paku) kurr nuk foli kunder shkeljes se artit Shqiptar ne Kosove edhe pse, gjithmone ka perfituar nga interesi yne.

Duhet të kujtojmë, ne ditet kur qyteti i Tiranës festonte me gaz melodine serbe, ne Gjakove, nga serbia, u kthyen trupat e pajete te 49 vllezerve tane, te rrembyer nga forcat serbe shtate vite me pare. Shtate vite askush nuk dinte per fatin e tyre.Ne momentin kur ti perqafove dhe nderove larte nje serb, shteti i tij mbante fshehtasi informatat mbi tre mije vllezer e motra qe na mungojne qe shtate vite .Çdo dite shteti i tij ben perpjekje te panderprereshem t´i coptoj trojet tona edhe me shume, ndersa, miku juaj i ndershem mbetet i qete.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora