E marte, 16.04.2024, 09:10 PM (GMT+1)

Mendime

Pilo Zyba: Qesharake e dhimbshme por e vërtetë

E enjte, 10.11.2011, 09:01 PM


QESHARAKE  E DHIMBSHME POR  E VERTETE

 

-Analizë  mbi  të vërtetën  e Europës  dhe  krizës greke  -

 

NGA PILO  ZYBA

-analist-

 

Një lajm nga mediat europiane për greqinë para tre ditësh në mbrëmje, mjaftoi që ditën që pasonte bursat e europës të tronditeshin dhe te zbrisnin shkallët.Diskutime pa fund nëpër kanalet televizivë, në Londër, në Berlin, në Paris, në Romë  e gjetkë.Qesharake, hallka më e dobët e zinxhirit në Europën e Bashkuar tronditi pasigurinë, frikën dhe rrënimin.Qesharake! Qesharake dhe shume qesharake për çdo njeri që ka pesë pare mënd, dhe që di të bëjë vetëm llogarinë e familjës së tij.Greqia mban 1% të peshës ekonomike ne europë, atëherë si ka mundësi që tronditja pas këtij lajmi të paraqitet si një tërmet shtatë ballësh në pallatin ekonomik me themele të qëndrushme të bursave të Europës së Bashkuar.Atëherë çfar ndodh, çfar ka ndodhur, dhe çfar pritet të ndodhin  në brëndesinë e këtij pallati madheshtor, i cili prej kohësh tronditet herë pas here nga tërmete të njëpasnjëshme. Këto tronditje janë reale, të përgatirura, cili është qëllimi dhe e verteta mbi to? Kam mendimin se duhet te shikojmë më thellë në kohë, në politikë dhe në ekonomi, dhe ketë e bën një mëndje e prehtë, një analist i pa anshëm, i cili gërmon e kërkon se ku qëndron mina me sahat e pasigurive të sotme, por dhe të së ardhmes.

Europa e Bashkuar lindi si një domosdoshmëri pas luftës së dytë botërore, për të barazpeshur ekonominë e kampit socialist.Gjatë gjithë  viteve, kohës së egzistences së tyre, ky barazpeshim mbante të qëndrushme dhe me pak oshilacione  barazpeshimin e ekonomisë europiane, ekonominë dhe mirëqenien, dhe me pas edhe  politikën e të dy kampeve të cilët kundërshtonin njëri – tjetrin përmes luftës së mendimeve dhe asaj propoganduese politike.Kapitalizmi si sistem, për mendimin tim personal, është njëlloj me atë Komunist.E di që do qeshni por  unë do mundohem tu bind.Nëse  Komunizmi si sistem kërkon që të zotërojë pronën, dhe të punësojë të tjerët duke vjelur të ardhurat për vete, kapitalizmi bën të kundërtën, të lejon pronën dhe të vjel të ardhurat mbi këtë pronë.Siguracionet, pensionet, mirëqenia duhet të jenë të barabarta në të dy sistemet, duhet!Duhet, por nuk janë!Dhe kjo nuk ka të bëjë me sistemet, por me administrimin e kësaj prone, që në rastin e pare  ka në bazë pronën dhe shfrytëzon individin, dhe në rast të dytë lejon pronën  dhe vjedh apo vjel individin.Dhe administrimi nuk ka të bëjë me politikën, pavarsisht nga  propogandimi i saj në të dy rastet.Administratoret kanë vetëm një qëllim, një mendim, fitimin, dhe në të dy rastet ai duhet të japë mirëqënien dhe rritjen ekonomike të një kombi apo të shumë kombeve së bashku.Këtë  do ta plotësoj edhe me disa fakte reale për europën e sotme, dhe për partite e ndryshme dhe politikat e tyre të ndryshme që kanë , dhe që bëjnë pjesë në një ekonomi të përbashkët europiane.Pra, politikat e tyre janë të ndryshme, por qëndra e kërkesës dhe lufta bëhet për ngritjen ekonomike dhe mirëqenien.Sot Europa e Bashkuar është një kooperativë e bashkuar me parime të ndryshme politike, por gjoja me qëllime të barabarta ekonomike.Edhe kjo është qesharake! Sepse lufta e brendshme politiko – ekonomike kurrë nuk mund të jetë e barabartë për të pa barabartët.Po jap vetëm një fakt të vogël dhe bindës, Gjermania merr nga banga europiane një kredi afatgjatë me një përqindje 2%, po këtë kredi, në po këtë bangë Greqia po në europë e merr me 5%...më thoni zotërinj, ku eshte ketu bashkimi dhe barazia?Ose vetë Gjermani apo Franca e marrin këtë kredi me 2% dhe ja japin Greqisë me 4,5,6, apo 7%.Edhe europa e bashkuar nga ana ekonomike i përngjet një xhungle ku sejcili duhet të gllabërojë për të jetur më mirë dhe për tu ngjitur më lart.Kjo luftë varet nga kushtet, nga situatat, nga mënyra, nga forma që paraqitet, dhe nga  letrat që luhen në tavolinën e  kooperativës së bashkuar Europiane.

Tashme pas 20 vjetesh të prishjes së ekuilibrit Kapitalisto – komunist në lojën ekonomoke, sepse për mua politike nuk ka, në europës e bashkuar është futur paniku, pasiguria, frika për një përmbysje, për një gremisje, për një rënie me pasoja ndoshta dhe të rënda.Dhe çfar ndodh? Si gjithmonë kur ndihemi keq shtërngojmë radhët, kërkojmë pasojat, kërkojmë të mbyllim vrimat nga na fryn të ftohtit, ose të qepim thesin e grisur nga na iken mielli i fitimit dhe sigurise.Por cilat janë shkaqet që sollën dhe sjallin këtë pasiguri, pse jorgani i grisur i europës plakë  është vështirë tashmë të androhet?E keqja është e fshehur thellë në vite, në ekonomi dhe politikë, në qëllimet që mbanin brënda tyre dhe interesave të fitimit, më parë ekonomik dhe më pas dhe të atij gjoja politik.Çfar rendesie ka emertimi i mirëqenies për masat, kapitalist, komunist, demokratik apo liberalist?Po të vëmë re gjatë historisë se revolucioneve botërore për përpërmbysje, vetem një ka qënë dhe mbetet qëllimi, mirëqënia dhe siguria.

Këtu fshihet edhe e verteta e përmbysjes së kampit komunist, i cili, gjithmonë i pa sigurtë,(jo i pa qartë) për qëllimet e tij, sigurinë e tij, karrigen e tij, në çdo shtet kaloi në diktaturë.Komunizmi teorik nuk është diktaturë, por ai praktik mbeti i tillë, pse?E thjeshtë per tu kuptuar, qëllimi i tij ishte qëndrimi në pushtet, në çdo formë, në çdo mënyrë.Dhe për të mbajtur këtë pushtet përdorte dhunën, por pa menduar dhe kuptuar se, sa më shumë ushtrohej dhunë aq më shumë hapte hendekun e madh për të rënë brënda.Krijoi atë që nuk krijohet, luftën e klasave, dy mendime në një shtëpi, nga i cili duhej të dëgjohej vetëm njëri, edhe kur ai ishte i gabuar, edhe kur ai binte në kundershtim me mirëqenien e kombit... “Bar hamë dhe nuk i shkelim parimet”..qesharake dhe kjo, apo jo?Njeriu në botë është i përkohshëm dhe gjithmonë kërkon që të jetojë sa më mirë për kohën e tij, ndërsa komunistët diktatorë luftonin për historinë dhe gjoja qëndresen, sepse mirëqënia e tyre personale ishte e siguruar.Por kohët e fundit shikojmë se  ne Lindjen e Mesme, krerët po egzekutohen nga masat, edhe ata ishin komunistë? Kurrë nuk kemi folur për bindjet e tyre politike, por prapë ata po egzekutohen si të pa denjë nga popujt, pse?Vetëm një shpjegim ka, rënia ekonomike, apo frenimi i zhvillimit ekonomink në këto vënde bën që popujt ti egzekutojnë.Nuk ka rëndësi emërtimi, komunist, demokrat apo liberalë, kush ndalon ecjen përpara të lokomativës së zhvillimt egzekutohet, pavarsisht nga emri që mban.Emri nuk ka të bëjë, dhe nuk ka asnjë lidhje me vlerat reale apo të premtuara, ekonomia vendos, ajo i ngren dhe i ul masat, ajo i qetëson apo ngren dallgët në detin e madh të hidhërimit.Ajo përmbys çdo lloj anije  politike, që shkon në kundërshtim me interesat dhe rrugën e këtyre dallgëve, dhe që kanë vetëm një emër, prishje të interesave ekonomike, private në fillim dhe më pak kombëtare, apo shumëkombëshe.

 

LE  TI KTHEHEMI KAPITALIZMIT PAS KOMUNIST

 

Rënia e sistemit komunist, prishi barazpeshimin europian, dhe me pas edhe atë botëror.Ekonomia kapitaliste që gjoja deri në ato momente barazie qëndronte në barazpeshë e hodhi përmbys anën tjeter, qoftë në vlerë, qoftë në mirëqënie, qoftë në luftë për politikën.Sistemi  komunist në ringun e boksit pësoi një goditje të fuqishme dhe u rrëzua pa ndjenja .Pa ndjenja apo doli i vdekur fare, kjo nuk ka rëndësi, qellimi i analizës ka tjetër drejtim.Tifozat e palës humbëse mbetën  të shushatur për momentin dhe kur erdhën në vete kuptuan se boksjeri tjetër, kapitalist, ishtë më i fuqishëm, më i pasur, më i mirë.Atëherë braktisën lojtarin e tyre dhe vrapuan të gjithë drejt fituasit.Disa  mbi tela, disa mbi mure ( litarët e ringut) nuk ishin më pengesë për ta.Kapitali doli fitues me të drejte, pasi me durimin, kujdesin, ligjin e së drejtës, mundi dhe e hodhi nokaut tjetrin.Por më pas? Më pas i dehur nga suksesi hapi portat dhe për ish kundërshtarët e tij, gjoja kundërshtarë, sepse masa shikon interesin imediat. Dhe çfar ndodhi në të vërtetë?Prishja dhe  rrëzimi me nokaut  i kampit komunist, bëri që frymëmarja e tij ekonomike, politike të mos egzistonte më.Siç ndodh gjithmonë, kufoma e zbuluar mbi tokë e një të vdekuri, sjell probleme për të gjallët...dhe keto u shfaqen, në fillim Çernobili, më pas reaktorët bërthamorë të Bullgarisë etj. Arat mbetën djerrë, hodrocentralet u përmbytën, fabrikat u shkatërruan, për ti rindërtuar sipas një sistemi të ri, por me se?Atëherë masat braktisën gjthçka dhe morën rrugët e mërgimit...Pala pritëse e entuziazmuar i pranoi, i ndihmoi, ( por gjithmonë në interes te saj) dhe interesi ishte privat, pavarsisht se ata bënin pjesë në një shtet, greqi, itali, francë etj.Këtu  puntorët punuan në të zezë, (kuptohet jo të gjithë) për të pasuruar  individin kapitalist.Shteti kapitalist këtyre individeve përveç fitimit u dha dhe ndihma të tjera të përballojnë nevojat e prodhimit, sepse tregjet lindore kishin kërkesa të mëdha.Shtetet më pak të fuqishme si Greqia, për të përballuar këtë dyndje kërkuan shumë para dhe europa e bashkuar u dha me të dy duart.Dhe jo vetëm Greqia, por dhe shtete te tjera si Italia , Spanja e shumë e shumë të tjerë. Politikanët e këtyre vendeve qe nuk e njihnin fare këtë lojë ekonomike, ose e njohnin dhe nuk e shfrytëzuan në interes të kombit por në interes të pakicës, kjo nuk ka shumë rëndësi.

Ka dhe një tjetër të fshehtë që ndoshta askujt nuk i bie ndërmënd.Të humburit në ring përfundimisht  vdiqën, nuk egzistojnë më, apo jetojnë dhe punojnë në mënyra të tjera për të minuar në heshtje atë që europa e bashkuar mundohet të ndërtojë?Shumë pyetje dhe këtu, por pa përgjigje, sepse qëllimi i shkrimit duhet të mbarojë rrugën e tij, dhe për këtë temë kërkohen shkrime të tjerë, të argumentuar, të saktë për të bindur lexuesit.Një humbje në betejë, nuk është humbja e luftës, por një organizim i ri për beteja të reja të dukshme dhe të pa dukshme për triumfin ndaj kundërshtarit.

 

KRIZA GREKE

 

Sot populli grek  kërkon me të drejtë të dijë, ku janë paratë e marrura nga bangat europiane?Kjo më duket qesharake, sepse jetoj në greqi kam 20 vjet, dhe unë si Pilo i di ku janë dhe ku kanë vajtur lekët e marra..dhe këtë mendoj se duhet ta dijë çdo qytetar i saj.Si nuk e dika populli grek ku janë lekët, kur udhëton nga Gumenica dhe vete në turqi?Kjo autostradë bashkëkohore sa ka kushtuar?Pse u ndërtua ajo, kur europa  kërkonte të jepte lek për rrugën Egnatia?Sepse politikanët e greqisë luftuan që të ardhurat e saj të kalonin nëpër greqi.Po kështu edhe për aerodromin e Athinës, portet e Selanikut, të Pireut, për të gjithë portet e ishujve në përgjithësi, rrugët dhe tunelet e shumtë që mbushën greqinë brënda një 10 vjeçari.Po kështu organizimi i lojrave Olimpike me një kosto marramendese, kur në to do futeshin 10 milion shikues që ka e gjithë greqia, me qën e me maç.

Lart e poshtë nëpër kanale televizive dëgjoje ( Greqia është supërfuqi e Ballkanit)! Çdo grek hapi një firmë , mori dhjetë argatë të huaj dhe u bë pronar.U bë punëdhënës edhe pse ishte lopçar nga kultura, administrimi dhe njohja e ligjeve të biznesit.Punon kali dhe ha gomari, kështu thoshte e ndjera gjyshja ime, e kujtoj sot dhe qesh me fjalët e saj.Të gjithë morën kredi dhe ngritën nga një hotel në breg të detit, det, verë e birrë, bërxolla të pjekura në zgarë, dhe lëkurën të pjekur në diell.Çuditej Gjermani, Anglezi dhe pyeste; “ si u del, ku i gjejnë, ne u kalbem në punë”?

Më kujtohet në ato vite kur mbesa ime ishte në prag të mbarimit të shkollës së mesme, erdhi e gëzuar dhe më thotë: “Daj, mësuesja na tha se,  edhe ne do bëhemi si Gjermania, europa e p;rbashkët do jetë në një nivel ekonomik”! Unë qesha!I thash; thjeshtë dhe për të mos  prishur  lumin e gëzimit që gurgullonte në shpirtin e saj të pa djallëzuar dhe të çiltër:

-Zemra e dajës, ti tani je e rritur, por si mundet të jetë Greqia që prodhon domate dhe portokalla baraz me Gjermaninë që prodhon aeroplana dhe makina?Për të marrë një traktor  nga Gjermania që kushton 40 mijë euro, bujkut grek do ti duhet të rropatet gjithë jetën të shesi portokalla dhe vaj ulliri, dhe prapë do ti mbetet borxh atij që prodhon traktorin.

Por mbesa ime i gëzohej ëndërres, dhe jo të vërtetës.Tani vjen dhe me thotë shpesh, “Daj, kishte qënë e vertetë fjala jote”!Por tani mbesa  ka mbaruar Universitetin e Degës  Ekonomike dhe punon në bangat greke.

Vitet rridhnin, bollëku “shtohej”, hotelxhinjtë  mbushnin hotelet dhe  deklaronin gjysmat në shtet, hotelet plot, tatimet zero, arka e shtetit bosh.Tregëtarët shisnin dhe blinin si në mall të qerratait, asnjë tatim.

Zyrtarët me futjen në euro kërkuan rroga të barabarta me rrogat e gjermanisë, rrogat ngriheshin për ditë, çmimet për ditë, kush mund të vidhte, kë? Fëmijët vidhnin xhepat e babait duke  punuar dhe jetuar në një shtëpi me të. Ora e krizës trokiti, fëmijët kërkonin rrogat, babai nuk kishte tu jepte.Grindje, ndarje, sherr, krizë politike.

Pensionistët  kërkojnë pensionet, shteti nuk ka tu japë.Kërkon në europë dhe europa hap portat e liqeneve të parave.Greket hanë dhe pinë.Europa paguan për njerëz që nuk i japin shoqërise, por në të vërtetë i kanë dhënë.Por nga ajo që dhanë nuk ka mbetur gjë.Ditët e fundit dhe një fakt tragjik me përmasa tronditëse.Mbi 50 mijë pensionistë duket se nuk jetojnë dhe  pensionet e tyre i marrin të afërmit.Çfar bejnë këta njerëz?Vjedhin arkën e shtetit, vjedhin veteveten! Qesharake, e dhimbshme, por e vërtetë!Doktorët, inxhinjeret, etj, deklarojnë të ardhurat vjetore 10 mijë euro në vit.Vetem zyra apo klinika në qëndër të Athinës kushton për vitin 7 mijë euro.

Makinat e tyre kushtojnë nga 150 mijë euro..qesharake dhe kjo.Mjekët kërkojnë plotësim rroge si njerës që jetojnë në nivelin me të ulët të shoqërisë.hahahah..kujt ja thua, dhe kush të beson?!Në një kohë që një shofer i sherbimeve të elektrikut komunal, mërr rogë 4 mijë euro në muaj.Nënpunësit e shtetit  kërkojnë  nuvelin e rrogave të tyre te barabartë me europën, sepse shteti vetë u thotë, që janë të barabartë. Një pensionist mërr ndihmë nga shteti për të jetuar, dhe leshon me qira 15 apartamente dhe dhjetë lokale...qesharake dhe kjo..ahahhah.

Në një zonë të largët të greqisë njoftohet se mijra vete  marrin pensione paaftesie, dhe nga ana tjetër marrin çiftet dhe me paaftesinë e tyre për të ecur dhe punuar , marrin çiftet dhe ndjekin kafshët e egra nëpër pyje, për sport, ndonse dhe kafshë dhe shpendë nuk ka më asgjëkund.Aq njerëz me paaftësi  për punë sa ka greqia me dhjetë milion banorë, nuk i ka as Gjermania me 85 milionë.Sistemi i tatimeve ende  i pa kompjuterizuar me një qëndër të madhe për të bashkërenditur punët dhe për ti kontrolluar ato.

Sistemi arsimor në pikë të hallit.Konkurencë, nipat, mbesat e mia në mëngjes në shkollën e shtetit, në mbremje në shkollë private, sepse  profesorët me rrogë në shtet janë indiferent në shkollë, dhe kerkues në kurset e tyre private në mbremje.Për të qarë, apo për të qeshur?Vetëm Greqia është në europë me këtë sistem të tillë.

Prodhimet blektorale vijnë nga Turqia, Spanja, Egjypti, grekët bëjnë plazh, janë bërë pronarë dhe tregëtare.Çmimet e turizmit rriten çdo ditë, turistet ikin nëpër vendet e tjera të mesdheut, greqisë i mbetet edhe dielli, edhe deti bosh.Ata që binin bërxollat dhe verën ikën, shtegëtuan dhe i çuan tjetërkund lekët e tyre, atje ku ishte më mirë, atje ku ishte më lirë.

Të gjithë greket kishin në portofolet e tyre kartat e kreditit, të bankave, çeqeve, por lek nuk kishte më.Banesat mbetën në mes, puntorët e 85 profesioneve mbetën pa punë, shteti nuk jep më asistence sociale.Vetëm lopa po e lëshove në jonxhë ha aq shumë sa pëlcet.Njeriu si qënie e zgjuar dhe me llogjikë ha sot dhe ruan apo bën llogari dhe për nesër.

 

Populli thotë, “ shtrojë këmbët sa ke jorganin” atëherë ekonomia greke pse i nxorri këmbët jashtë jorganit të saj?

Më vjen për të qeshur kur më tha një miku im grek para ca vitesh; “ ku do vesh me pushime sivjet”? Unë i thashë  “ Asgjëkundi, sepse nuk kam lek”! Ai qeshi dhe më tha; “edhe unë nuk kam lek, por banga jep kredi për pushuesit”.Qesha dhe heshta, si ti përgjigjesha, njeriu pergatitet dhe mbledh lek për pushimet, nuk mund të pushojë njëriu kur e di qe është me pare borxh.Por kjo ishte politika ekonomike e bollekut, e kredive, e zhvillimit, me një fjalë, u bë deti kos.Politikanët iknin dhe vinin në greqi, premtonin me kreditë që mërrnin, pa shpjeguar se borxhliu të fal ditën, por jo lekët!Por politikanët ishin kalimtarë, ashtu si janë gjithnjë, samarin e ka populli, dhe në fund ngarkesa bie mbi të.Dhe kur  nuk e mbajnë këmbët, atëherë kupton gomari se pesha qënka e rënde dhe nuk mund ta çojë në destinacionin e duhur.Por kjo politikë nuk ishte e greqisë, por ishte e gabuar nga qëndra, nga ekonomia europiane, nga politika e saj ekonomike.Por e vërtëta është se, kapitalizmi mbi këtë bazë jeton, lulëzon dhe zhvillohet, duke shfrytëzuar tjetrin..jep pesë për të marrë dhjetë.Dhe jep këtu e jep atje..më në fund erdhi ora që të mbledhi.Po çfar ndodhi? Koshi i Greqisë ishe bosh, i Spanjë po ashtu, i Italisë akoma më keq, Finlanda dremit,Portugalia zgjohet nga ëndërra të trishta. . Tronditje, tërmet, orë pa gjumë,  pyetja, si i bëhet, ku është gabimi, si do veprohet tani e tutje? Lëmi i madh i europës po mbetet pa shirë, dhe gruri po prishet në lëmë.Japim diku një ndihmë për të andruar thesin e grisur në Itali, nuk kalojnë pak muaj dhe vrima hapet në Greqi.E mbyllim dhe androjmë atje, hapet një shpellë në Spanjë! Panik, pa siguri.Mbledhje të vona, pagjumësi, tension!Hallkat e zinxhirit dobësohen, nuk kanë rezistencë, kërkojnë remont, mirëmbajtje, por lekët mungojnë. Populli grek ngrihet dhe kërkon dryshime, europa fal ato që ka dhënë dhe jep të tjera, Pse?Nga dashuria e madhe që ka për greqinë?Nga nevojat  ekonomike që mërr prej saj, hahahah...1%, edhe kjo ngjet si tallje. Atëhere cila është arsyea e vërtetë? Në kooperativën e madhe ka mosmarrveshje të mëdha të krijuara gjatë viteve, uniteti është prishur, interesat ekonomike  kanë bërë që kooperativa  të ndjejë ftohtë.Dhe Nastradini kur u dogj fshati, në fund tha (larg bythes time), këtë bëjnë dhe fuqitë e mëdha  ndaj të “barabartëve të vegjël” në kooperativën europiane. Por ndihmat jepen dhe do vazhdojnë të jepen, jo nga dashuria, por ato janë domosdoshmëri për situatat e krijuara.Supërfuqia e unitetit europian përballë një amerike të bashkuar doli bllof.Ekonomia e saj mezi mbahet me paterica sot në këmbë. E vërteta është se gjatë këtyre viteve zhvillimi ka rritje, por ka dhe faqen e tij të errët. Perëndimi ngjan me lindjen e diellit, ndërsa vëndet e lindjes me një perëndim të errët.Dhe sa më shumë të vazhdojë  ky perëndim i tyre, aq me shumë probleme do ketë në Europën plakë, e cila sot në moshë të thyer kërkon shërbëtor për ta larë dhe për ti ndërruar brekët...Para mund të ketë, por kur ke komshin fukara të hipin nervat kur ai të troket në derë duke të kërkuar gjithnjë.Për të fjetur i qete komshiu, vellai duhet ndihmuar, jo shfrytëzuar për interesa të gjata apo të shkurtra, sepse  i vdekuri te pragu i shtëpisë të qelb shtëpinë, dhe bën që mos të të trokasi njeri në derë...dhe në rastin konkret, Greqia eshte një i vdekur dhe i pa kallur, e cila qelb të gjithë europën me gjëndjen e saj të mjerushme.Atëherë si duhet vepruar me të? Thonë se, qengjin që ndahet nga tufa e ha ujku! Është greqia një qëngj që ikën nga tufa e kopesë europiane dhe e ha ujku, apo një qëngj që ngado që vete terheq kopenë me vete për në folenë e ujkut?Koha do trgojë se nuk është greqia e keqja e kopesë, por kooperativa e bashkuar europiane është një stan ku ka humbur barazia, qëndrushmëria, qetësia dhe interesat reciproke.Qumështi politiko-ekonomik që do rrjedhë në të ardhmen, do tregojë vlerat ushqyese, sasinë dhe cilësitë e tij të vërteta.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora