E enjte, 25.04.2024, 08:52 PM (GMT+1)

Mendime

Urim Shehu: Atë që s’e bëri Serbia, po e bën Rektorati

E enjte, 10.11.2011, 09:03 PM


U MBYLL ME DHUNË TRADITA MBI 40 VJEÇARE E ARSIMIT TË LARTË SHQIP NË GJAKOVË

 

ATË QË S’E BËRI SERBIA, PO E BËN REKTORATI

 

Nga Urim SHEHU

 

1909

 

U hap shkolla e parë shqipe në Gjakovë.

 

1946

 

Në Gjakovë është hapur Normalja e Gjakovës, ku ka luajt rol të rëndësishëm në përgatitjen e arsimtarëve kosovarë gjatë filleve të zhvillimit të arsimit shqip në Kosovë.

Në këtë vit u hap normalja e parë në Kosovë, pikërisht në Gjakovë ku nga kjo shkollë dolën kuadrot e parë si: Dervish Rozhaja (akademik) dhe rektori i parë i Universitetit të Prishtinës (vërejtje: Universitetit tuaj) e shumë figura të tjera të shquara të arsimit shqip të Kosovës.

Arsim Fehmiu, nxënës i kësaj gjenerate tha se “Normalja e Gjakovës kishte rol të rëndësishëm në përhapjen e arsimit shqip jo vetëm në Kosovë. Normalistët e Gjakovës u vunë në shërbim të plotë të arsimit dhe të edukimit të brezave të rinj në kohën kur në Kosovë 80% e popullatës ishin analfabet. Ai ka kujtuar rolin e madh të drejtorit të atëhershëm Beqir Kastrati i cili shërbeu nga viti 1946 deri më 1953,  dhe mësuesve të Normales e në veçanti të mësuesve kujdestar Tajar Hatipi dhe Apostol Tanefi.

“Nxënësit e Normales ishin të udhëhequr nga ideali i lartë patriotik dhe ata e dinin se dija është fuqi që qon përpara Kosovën dhe na bën Zot të vetvetes” tha Fehmiu.

 

1952-53

 

Në këtë vit pasi u rihap më parë normalja e Gjakovës me instruksionet e pushtetit të atëhershëm, pasi në këtë shkollë dolën kuadër mjaftë i rëndësishëm për atë kohë, pushteti e vërejti këtë dhe e barti atë shkollë nga Gjakova për në Prishtinë, pra me direktiva të caktuara politike duke e ditur fare mirë se qyteti i Gjakovës e ka në shpirt dhe zemër të mbjellur atdhedashurinë dhe di ta çmojë dhe ta ruajë atë më shumë se të tjerët.

 

1967

 

U hap Shkolla e Lartë Pedagogjike "Bajram Curri", e njohur më parë si Normalja e Gjakovës, ku ka luajt rol të rëndësishëm në përgatitjen e arsimtarëve kosovar gjatë filleve të zhvillimit të arsimit shqip në Kosovë.

 

1981

 

Zinxhiri Gjakovar është shprehje e krijuar pas Demonstratave të `81-shit nga propaganda serbe dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve në Beograd. Sipas kësaj propagande me këputjen e Zinxhirit Gjakovar në udhëheqjen e Kosovës, Serbia do të arrinte të shtrijë sovranitetin e vetë edhe në "djepin e ashtuquajtur të Serbisë". Si pasojë e kësaj propagande që kishte zanafillën nga Akademia e Shkencave dhe Arteve e Serbisë që nga viti 1974, nga kundërshtarët e ndryshimit të kushtetutës së 1974-ës, del në shesh konflikti i moçëm i cili kontrollohej nga Tito deri më 1981. Kjo propagandë pas disa "shtetrrethimeve" (gjendje të jashtëzakoshme) si i thonin atë kohë, ja arrin që së pari Mahmut Bakalli të jep dorëheqje e më pastaj kjo propagandë fillon fushatën për "diferencimin politik" me të cilin largohen po thuaj të gjithë pjesëtarët me prejardhje nga Gjakova nga funksionet shoqërore, politike dhe kulturore të Kosovës. Më 1985 propaganda e shtypit serb lanson në revistën "NIN" thënien se Fadil Hoxha prijësi i Zinxhirit Gjakovar i ka ofenduar gratë serbe dhe për këtë duhet kërkuar dorëheqjen e tij, të cilin gjë ai edhe e bën.

 

1990-91

 

Shkollat shqipe u braktisen nga lokalet e tyre të ndërtuara vetëm për dije me djersën e vet, por pushteti serb ishte i pamëshirshëm dhe të gjithë nxënësit dhe studentët i largojë nga bankat shkollore. Por, prapë së prapë u gjeten forma dhe mënyra që në kushte shumë të vështira por prapë se prapë dhanë fryt dhe puna e tyre në arsimimin e brezave të rinj nuk u ndal.

 

1999 – 2000

 

Erdhi më në fund liria e shumë pritur dhe shumë e kërkuar, përkundër shumë përpjekjeve gati shekullore. Përkundër shkatërrimeve dhe humbjeve në njerëz e në pasuri, qyteti i Gjakovës më së shumti u dëmtua në Kosovë. Asnjë vend tjetër në Kosovë nuk pësoj më shumë jetë njerëzish dhe pasuri sesa Gjakova. Ajo doli me pasoja më tragjike nga lufta që ndoshta i duhen shumë vite, po t’i kishte ndodhur dikujt tjetër që të këndellët. Por falë guximit dhe traditës shumë të madhe, qyteti i Gjakovës si qendër e kulturës dhe arsimit rifillojë prapë që t’i hap qendrat e dijes dhe ato u rihapen poashtu me elanin e mëparshëm.

 

2003

 

Në këtë vit u bën shumë transformime, kështu që UP e pranoj Kartën e Bolonjës dhe filluan tranformimet edhe në arsimin në Kosovë.

U ndërtuan edhe kabinetet më moderne në Kosovë si ai i kimisë dhe informatikës.

 

2009

 

Një ndër hapat më të rëndësishëm që u bë ishte dhënia e pëlqimit për hapjen e një universiteti tjetër publik në Kosovë. E sipas projekti kjo duhej dhënë Gjakovës për shkak se:

  1. Gjendet në mes të Prizrenit dhe Pejës, ku frekuentohet edhe me studentët nga pjesa e Shqipërisë Verilindore (si: Bajram Curri (Tropojë) , Kruma (Has), Kukësi etj.).
  2. Ka traditë të arsimit mbi 50 vjeçar,
  3. Posedon lokal të mjaftueshëm, pastaj me laboratorët më të mirë dhe modern në Kosovë, me sallë kompjuterike shumë mirë të pajisur. 

Dhe ky pëlqim me pa të drejtë iu dha Prizrenit, ku Gjakova më së shumti e meritoj.

 

2010 – 2011

 

U mbyllen pesë degë të Fak. Të Edukimit përkatësisht drejtimet: Kimi – Biologji, Teknologji – Informatikë, Gjuhë dhe Letërsi shqipe, Gjeografi – Edukatë qytetare dhe Histori – Edukatë qytetare.

Pastaj, u bë kinse një reformë ku as Serbia atë nuk e kishte bërë, kinse po bëhet klasifikimi i profesioneve dhe Fakulteti i Edukimit po i përzihet në kompetenca të FSHMN (Fakultetit të Shkencave Matematiko Natyrore), e F. të Edukimit nuk i nevojiten të tjera grupe veçse ai Fillor e Parashkollor pra ashtu që i nevojitet qytetit të Gjakovës kuadro për prodhim në shkolla fillore e sidomos në cikël të ultë, kurse atë për cikël të lartë nuk i nevojitet kinse nuk e ka fituar akreditimin se nuk ka kuadro për grupet: Biologji-Kimi, Gjuhë dhe Letërsi shqipe, Gjeografi-Edukatë Qytetare, Histori-Edukatë Qytetare dhe Informatikë-Teknologji. E të njëjtit mësimdhënës si p.sh. grupi i kimisë, ai i biologjisë, i informatikës etj. janë të akredituar për degën në Prishtinë. Edhe ai i Prizrenit poashtu i ka hapur degët e veta. Këtu shihet haptas se çfarë prapavije politike po bëhet ndaj Gjakovës, (cituar deklaratën e “shefit diplomatik të vendit tonë” zt. Enver Hoxhaj gjatë debatit me znj. Mimoza Kusari, “se Gjakova nuk ka kuadro”, e nuk e di ai se mu këtë universitet kur u themelua bërthamën më të madhe e përbenin kuadro të Gjakovës).

Si mundet të mbesin laboratorët e ndërtuar me përkushtim krejtësisht të boshatisur pa student, atëherë mbetet deklarimi i zt. Hoxhaj se “Gjakova ka laboratore por nuk ka studentë e kjo është meritë e juaj, e zt. H. Kuçit edhe zt. Mujë Rugovës i cili e di mirë se çfarë kapacitete ka F. i Edukimit në Gjakovë sepse ishte mu ai që ka ligjëruar në këtë objekt, por jo vetëm ai por edhe të bijtë e këtij të pari të universitetit kanë diplomuar në thonjëza po në këtë objekt”. Poashtu është tentativë e lartpërmendurve më parë që prapë Gjakova të pësoj dhe këtë për herë të dytë pasi së pari këtë e përfitoj Prizreni, tani radhën e kanë të tjerët të bëhen me universitet (si Universiteti i Pejës, pastaj ai i Gjilanit), kurse Gjakova prapë të zhvlerësohet dhe të anashkalohet. Pra, “ATË QË S’E BËRI SERBIA TANI PO E BËN REKTORATI”. Kështu “U MBYLL ME DHUNË TRADITA MBI 40 VJEÇARE E ARSIMIT TË LARTË SHQIP NË GJAKOVË”.

 

VËREJTJE:

Me rastin e përvjetorit të Universitetit të Prishtinës – rektorin e UP-së, disa aktivistë të “Vetëvendosje”-s e ngjyrosën me ngjyrë të kuqe sepse ata e zgjodhën këtë ngjyrë, kinse rektori po derdh gjak për UP, tani pasi vetëm turpi i ka mbetë, ne qytetarët e Gjakovës duam që ta ngjyrosim me ngjyrë të zezë për turpin e tij ndaj Fakultetit të Edukimit – Qendra në Gjakovë dhe pastaj ai me këto dy ngjyra e mbron dinjitetin e një patrioti shqiptarë duke u ngjyrosur me dy ngjyrat e kombit kuq e zi “tamam del si një patriot në thonjëza”.



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora