E enjte, 28.03.2024, 08:09 PM (GMT)

Udhëpërshkrim

Ditët e Naimit - festë e poezisë dhe kulturës

E enjte, 10.11.2011, 08:02 PM



Në Tetovë, u mbajt edicioni XV i FNP "DITËT E NAIMIT"

 

DITËT E NAIMIT - FESTË E POEZISË DHE KULTURËS

 

Prej datës 20-23 tetor, në Tetovë, u mbajt Edicioni i XV i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë "Ditët e Naimit".  Në te morrën pjesë poetë nga vende të ndryshme të botës si: SHBA, Anglia, Holanda, Danimarka, Italia, Zvicra, Spanjë, Polonia, India, Malta, Izraeli, Ukraina, Bullgaria, Serbia, Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Maqedonia. Hapja e siparit të kësaj feste të poezisë dhe kulturës u bë përmes ndezjes së fishekzjarreve dhe vendosjes së luleve te shtatorja e poetit kombëtar shqiptar Naim Frash?rit, në 111 vjetorin e vdekjes. Buqete me lule vendosën drejtori i Festivalit, Shaip Emërllahu dhe laureati i këtij edicioni, poeti amerikan Craig Czury. Ndërkaq, anëtarët e SHKA ’Jehona e Sharrit’ para Qendrës së Kulturës ekspozuan veshjet kombëtare shqiptare me flakadanët e ndezur në duar. E gjithë kjo si, dhe hapja e festivalit u ndoq në transmetim të drejtëpërdrejtë në Televizionin shtetëror – Programi në gjuhën shqipe.

Edicionin e XV e hapi drejtori i Festivalit, Shaip Emërllahu, i cili në mes tjerash tha se,

’’Ditët e Naimit’’ është operatori i parë poetik dhe kulturor shqiptar, i cili në krye të herës, e gjykoi si të domosdoshme rivendosjen e një infrastrukture moderne ndërkomunikimi me kulturën dhe letërsinë shqiptare, si dhe ate të huaj. U ngrit para 15 vitesh në këtë cep të gjeokulturës sonë, duke u bë prurësi dhe përhapësi i llojit të vet, ku kryefjala është poezia, art ky që shumë mirë di t’i lidhë popujt. Projektshënjuesi kulturor ‘Ditët e Naimit’ paraqet formën e vetëdijes sonë globaliste për të komunikuar, ruajtur dhe afirmuar identitetin tonë kulturor e shoqëror. E gjithë kjo, provon se letërsisë, kulturës dhe qytetërimit tonë, me hapa të përshpejtuar i duhet të rivendosë urat tradicionale të shkëputura të komunikimit me botën’.

Në vazhdim Emërllahu theksoi se, ‘nën dritën e një formatimi të ri global, këtyre modeleve të interkomunikimit iu nevojitet një rishikim, pra një kod që do t’iu përgjigjet kërkesave, të cilat i dikton kjo epokë unifikuese. Për t’u bërë një materializim i tërë kësaj, duhet që ky Festival të jetë pjesë e sistemit me buxhet të siguruar. Kështu, duke u lexuar drejt roli dhe rëndësia e këtij Festivali të rëndësishëm kulturor e letrar, sivjet Qeveria ate e ka futur në programin e saj, ku merr përsipër t’i siguroj mbështetje programore, pra ai do të ketë buxhet të garantuar. Ne duke shfrytëzuar këtë jubile, gjyjkojmë si mundësinë më të mirë për të përshëndetur këtë akt të drejtë të Qeverisë. Gjithashtu, tani kur jemi te kurorëzimi i një pune, përpjekje dhe sakrifice 15 vjeçare të anëtërëve të Drejtorisë dhe bashkëpunëtorëve të shumtë të Festivalit, dua të çoj një falenderim dhe një përgëzim deri te ta, për ta zbutur sadopak atë lodhje e sfilitije të asaj rruge të gjatë, jo të lehtë, por gjithsesi e drejtë’.

Në orët letrare të festivalit u prezentuan poetët e ardhur nga vende të ndryshme si: Craig CZURY (SHBA), Diti RONEN (IZRAEL), Richard BERENGARTEN (ANGLI), Gustavo VEGA (SPANJË), Marianne LARSEN (DANIMARKË), Jan Baeke (HOLANDË), Samira BERGMAN (ZVICËR), Krystyna LENKOWSKA (POLONI), Xhuzepe NAPOLITANO (ITALI), Anna BAGËRJANA (UKRAINË), Sabahudin HAXHIALIÇ (BOSNJË DHE HERCEGOVINË), Kristiana STANKOVA (BULLGARI), Nevena KOKANOVIÇ (SËRBI), Ndue UKAJ dhe Ag Apolloni (KOSOVË), Agron TUFA (SHQIPËRI), Haxhi SHABANI (MONTENEGRO), Salajdin SALIHU, Lulëzim HAZIRI, Hrito PETRESKI, Ekrem AJRULI, Ivan ANTONOVSKI dhe Delvina KËRLUKU (MAQEDONI),

Në ditën e dytë të Festivalit, poetët shkuan në Universitetin Shtetëror të Tetovës, ku drejtori i Festivalit Shaip Emërllahu, laureati Craig Czury dhe kryetari i Jurisë, Agron Tufa, u pritën nga rektori prof. dr. Agron Reka. Më pas, në amfiteatrin e USHT-së, u bë përurimi i laureatit nga SHBA, Craig Czury. Rektori, prof. Dr. Agron Reka, në fjalën e tij, tha se, poetët që vijnë nga të gjitha meridianët e botës, përpos nderit që i bëjnë USHT-së,  në këtë mënyrë, ata nuk e nderojnë vetëm krijimtarinë poetike, por edhe figurën e rilindësit tonë të madh, Naim Frashëri, vendin tonë, neve si nikoqirë dhe të gjithë dashamirët e fjalës artistike. Gjithashtu, ai Drejtorisë së Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë ,,DITËT E NAIMIT” i shprehi falënderime, që pjesën më të bukur të këtij Festivali e organizojnë në ambientet e Universitetin Shtetëror të Tetovës, duke uruar që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen. Më pas, laureati i Festivalit të këtij edicioni, iu përgjigj pyetjeve të kryetarit të jurisë, por edhe studentëve dhe profesorëve që kishin të bënin me natyrën e shkrimit të tij poetik, poezinë dhe letërsinë amerikane.

Në fund, për kontributin në afirmimin e letërsisë, artit dhe kulturës, rektori, prof. dr. Agron Reka, poetit amerikan Craig Czury ia dorëzoi emblemën e Universitetit.

Sipas programit të Festivalit, në Bibliotekën e Universitetit të Evropës Juglindore u mbajt ora letrare ‘Poetë dhe vargje’.

Në ditën e fundit të Festivalit, në lokalin për art ‘Oda’ u përuruan vëllimi me poezi i poetit nga Ulqini, Haxhi Shabani ‘Jam ai që nuk jam’ dhe libri me vështrime kritike i kritikut Remzi Salihu, "Provokime metaforike".  Për librin e parë, foli kritiku dhe studjuesi Ndue Ukaj, ndërsa për të dytin filozofi tetovar, Bujar Plloshtani.

Gjithnjë, në kuadër të programit poetët vizituan Teqen Arabati Baba, në Tetovë, ku u pritën nga kryegjyshi botëror, Baba Edmond Brahimaj, i cili i informoi poetët mbi historikun dhe rolin që ka luajtur kjo teqe në të shkuarën, por edhe ju përgjigj interesimeve të tyre mbi thelbin e bektashizmës, ndikimin e tij në jetën e njeriut etj.

Në orën e madhe letrare "Meridiane poetike", që u mbajt në sallën e madhe të Qendrës së kulturës ‘Naim Frashëri’, krijimet e tyre i lexuan poetët e shumtë pjesëmarrës, u ndanë çmimet letrare të Festivalit, si dhe u shpallën Anëtarët e Nderit. Juria e përbërë nga Agron Tufa (kryetar), Haxhi Shabani dhe Salajdin Salihu, çmimin letrar ’’Naim Frash?ri’’ ia ndan poetit nga SHBA, Craig Czury. Drejtoria, atij, ia akordoi edhe titullin e lartë Anëtar Nderi, titull që e mbajnë emra të njohur të letërsisë shqipe dhe asaj botërore si; Ismail Kadare, Desmond Egan (Irlandë), Abdellatif Laabi (Marok), Lionel Ray France), Eva Lipska (Poloni) Zef Skiro di Maxho (Itali), Manlio Argueta (Salvador), Erik Stinus (Danimarkë), Thomas Tidholm (Suedi), Peter Poulsen (Danimarke), Aleksandër Zoto (Francë), etj.

Fitues i çmimit letrar "Menada" u shpall poeti anglez, Riachard Berengarten, çmimi "Oeneumi" iu nda poetes izraelite Diti Ronen, çmimi "Qiriu i Naimit" iu dha poetit shqiptar Ndue Ukaj, ndërsa çmimi special shkoi te poeti spanjoll, Gustavo Vega.  Ndërkaq, Anëtarë Nderi i Festivalit u shpallën përveç laureatit edhe poetët Xhuzepe Napolitano nga Italia dhe Diti Ronen nga Izraeli.

Edhe këtë vit Festivali botoi antologjinë e poetëve pjesëmarrës të përgatitur nga Shaip Emërllahu dhe e përkthyer në shqip nga poetja gjermane Silke Liria Blumbach, me titull "Rizgjimi i lutjes’’.

Skena e Festivalit u ideua nga piktori Savash Veliu. Sonzor të këtij edicioni ishin Telekomi i Maqedonisë, hotel EMKA, logos-A, Renova, Fondacioni ‘Dauti’, Restorani ‘Arbi’ dhe ‘Matoshi’.

Festivalin e ndihmuan, edhe Agjensionet turistike ‘Euroturist’ dhe ‘Bashkimi turs’,  SHKA ‘Jehona e Sharrit’, ‘Albanian translation’ etj.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Xhevat Muqaku: T´i duam prindërit shqip duke e mësuar dhe folur gjuhën e nënës Vjollca Tytyni: Një kafe letraro- miqësore tek “Dy palmat” Pilo Zyba: Një takim i rastësishëm Hajro Hajra: Nënë Tereza na Bashkon Miradije Gash & Asllan Dibrani: Tubim madhështor i prindërve, nxënësve dhe mësuesve në Stuttgart Manifestimi “ Poezia Shqipe “ edhe kësaj radhe bashkoi afër veti poet e poete nga vendet e ndryshme të Kosovës Kastriot Frashëri: Shënime Udhëtimi në Mbretërinë e Bashkuar - në vendin ku takon historinë… Xhevat Ukshini: Popullsia do paqe dhe prosperitet, kurse kriminelët në veri mungesë të ligjit, kaos dhe ndarje Xhevat Ukshini: Nëna Terezë e ka bërë emrin shqiptar të famshëm në mbarë botën Xhafer Leci: Në Vendlindje edhe dielli ngrohë më shumë se sa në gurbet Neki Lulaj: Vallë deri kur kështu të ndarë! Dibran Demaku: Kruja e Skënderbeut Asllan Dibrani: Shqiptarët nderuan meshën e shenjtë gjatë vizitës së Papës në Freiburg Engjëll Koliqi: Takimet e Dom Mikelit në Stubëll, por rikthehen te fama dhe vlerat e pashlyeshme historike Sali Bollati: Me mendje dhe zemër gjithmonë pranë Kalosh Çeliku: Nata e madhe dhe dita e nesërme nën Rrap në Shkup Asllan Dibrani: Agjenda e ministrit të Diasporës Shqiptare zotit Ibrahim Makollit... Burhanedin Xhemaili: Kthimi te rrënjët e trungut kombëtar Dibran Demaku: Qyteti me njëmijë e një dritare Miradije Gashi: Shembull jo i mirë i organizatorëve

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora