E premte, 29.03.2024, 03:03 PM (GMT)

Mendime

Albert Zholi: Interviste me Artsistin e Popullit Luftar Paja

E shtune, 23.02.2008, 10:20 AM


Sot ne gazeten Telegraf ne Suplementin ''Ne burrat'', Interviste me Artsistin e Popullit Luftar Paja

Nga Albert Zholi

Intrevistë me Artsitin e Popullit Luftar Paja:
Luftar Paja po stërvitet për një vizitë turistike në Mars dhe Hënë.
I ftuar nga një agjensi turistike amerikane për një rol të vecantë.
Luftar Paja në jetë ëshë Paqsor Paja. Në skenë Luftar Paja.
Gratë na duan të punojmë me të njëtin rendiment si natën dhe ditën

Luftar Paja është një ndër artistët komik më të shquar të skenës shqiptare. Bota e tijë emocionale është kaq e gjerë dhe interesante, sa kushdo në raportin aktor-spektator e kupton se nga çdo karakter i tij buron humor, ngrohtësi e mirësi. “Çobo Rrapushi me shokë”, dhe ”Po hajduti nuk ka faj”, janë dy nga rolet që ndoshta i kanë sjellë lavdinë e përjetshme dhe ngacimet e tërë hapësirës mbarëshqiptare. Këto dy personazhe të veçuara (ndoshta nuk është vetëm mendimi im) janë tipa kaq karekteristik (të marrë nga masa e gjerë), saqë duket se, ato personazhe dha ato portrete, kanë lindur enkas për të, apo ndoshta këto tipa nuk erdhën rastësisht dhe u ndalën tek ai. Nga ana tjetër e medaljes, falë aftësisë së tij për t’i interpretuar mjeshtërisht, bazuar dhe në studimin që i ka bërë vetë këtyre tipave në jetën e përditëshme, me të cilën ai është i lidhur ngushtësisht, ata janë bërë mrekullisht pasqyrë e njëri- tjetrit. Në këtë këndvështrim, portreti skenik i Luftar Pajës, tregon qartazi, aftësinë për të depërtuar tek personazhi, ta mishërojë atë plotësisht, duke i dhënë nuanca dhe ngjyra të tilla jetësore që nuk mund të harrohen kurrë nga spektatori.

“Po ai që e vodhi nuk kishte faj?” dëgjohet të transmetohet si pyetje tek Luftari sa herë ai del xhiro rrugëve të Tiranës. Ku është magjia e kësaj shperhjeje të goditur ?

- Me këtë shprehje më ka gjetur beleja. Aq sa dhe vetë kur e mendoj qesh. Ndonjë thotë iku dhe Luftari, ka filluar të qesh me vete. Se në këtë botë, tani të gjithë flasin me vete. Kush më pak dhe kush më shumë. Por kur qesh me vete, ndryshe se kur flet, ka dicka akoma më të veçantë. Sepse, sot vjedhja është kthyer në një ves masiv të dembelëve dhe parazitëve. Dhe ti vësh faj në një shoqëri demokratike, pronarit dhe jo hajdutit, është diçka paradoksale. Fabula e humorit ëshë e gjetur, e spikatur në ëmbëlsinë e të thënit bukur dhe me humor. Humori i bazuar tek fjala e gjetur, e bukur, tek fjala inteligjente, është humori më perfekt, më i latuar, më i saktë që të lë mbresë. Ndryshon tejet nga humori i bazuar në fjalën e keqtrajtuar apo zhargonet. Ndoshta, kjo është arsyeja që kjo batutë është bërë kaq popullore. Hallet, problemet, shqetësimet gjejnë fjalë të rralla dhe ngjizin karaktere të spikatur.

- Shihet një tendecë sot në disa krjues të humorit për të futur gjerësish humorin politik ?

- Po. Eshtë një risi në humorin e sotëm për vetë faktin se, në monizëm thuajse nuk ekzistonte një humor i tillë. Ishte e pamundur të talleshe me një antar të Byrosë Politike. Ndërsa sot, rrugët janë të hapura për këtë humor. Bile, duke pasur parasysh se populll ynë trim dhe liridashës rri dhe pa bukë por jo pa politikë, ky humor gjen shumë terren. Ka shumë humor me politikanët e sotëm. Ata vetë dashje pa dashje të japin material të bollshëm. Por edhe në këtë rast, tejkalohet masa. Kalon masa, prishet cilësia. Raportet janë të domosdoshme në humorin kërkues. E them kërkues, pasi e kërkuara ka jetgjatësi. E konsumuara “vdes” pas minutës që interpretohet. Rendja shpesh herë pas gjestikulacioneve të sforcuara, i heq personazhit kostmumin e bukur të fjalës, interpretimit. Ky kostum do të thosha është magjik. Magjia e fjalës është e pazvëndësuseshme në një skeç. Sado të jesh një aktor i madh me një plastikë mahnitëse, pa fjalën e bukur, të ndërtuar në funksion të plastikës, skeçi apo humori do të ishte artificial, i sforcuar, duke ju shmangur lidhjes organike, plastik- ndërtim lënde.

- Me sa më lart mos vallë mund të themi se se sot humori është në krizë?

- Jo se është në krizë tamam, tamam. Por nuk është në vendin që i takon. Humori është një nga gjinitë më të vështira të krijimtarisë. Humori do studim, hulmutim, përqasje nga krijuesit. Janë shumë arsye që deri diku e kanë çuar në një farë krize humorin. Mos pasja e një tregu konkurues, investimet e pakta në këtë lloj tregu krijimtarie, veprimtari të shkëputura, krijimtari pa kritikë, institucione të specializuar thuajse inegzistente, krijimi i rretheve vicioze në mes aktorëve etj. Sot me sa shoh unë, në drejtim të humorit rendet pas sasisë, se sa pas cilësisë. Ndoshta ekonomia e tregut nuk ka arritur në atë stad që të gjehet e duhura por e lira, e lehta, konsumueshmja. Si puna fruta perimeve në tregun fshatar, të gjithë rendin tek më e lira tek më e konsumushmja, ku gjurma është e papërfillshme. Koha do ta çoj në vendin e duhur humorin. Humori është bukuria dhe jetgjatësia për njerëzit. Nuk duhet tja heqim këtë funksion dhe rol që e ka fituar në shekuj. Edhe humori në një sistem demokratik duhet ti përshatatet rregullave të ekonomisë së tregut “Nuk jam i pasur që të blej lirë”.

- A keni bërë ndonjë plan të veprimtarisë tuaj për të ardhmen?

- Askush nuk ecën pa plane sot. Pa plan është sikur të ecësh në shkretërirë pa busull, apo më keq në pyll në mes të mjegullës. Por janë vështirë të realizohen. Këto jo nga unë. Unë i kam marrë masat e mia.

- Humori më i mirë, si njeri i thjeshtë në ç’moment është për Luftarin ?

- Ndoshta nuk do ta besosh as ti, por as lexuesi. Ndoshta është një tek e karakterit tim, apo ndoshta një dhunti e veçantë që zoti e ka futur pa dashje tek unë. Por për të shuar kureshtjen, e them me plot gojën dhe buzën në gaz se, kur jam i mërzitur kam më shumë humor.

-Ju bëni të tjerët të qeshni. Po ndonjë ngjarje që ndoshta ke hasur që të ka bërë natyrshëm të qeshin të tjerët por edhe vetë?

-Një ditë komshia më bëri të qesh me vete, por edhe komshijve të tjerë që ishin prezent në oborr. Komshia mu drejtua: “Këtu në pallat mua nuk ma var njeri, se jam grua pa burrë”. Unë i thashë do vetë të rrish beqare apo pallati ?
Ajo ngriti supet, ndërsa unë duke vazhduar përgjigjen i them? “Vëri një gur zemrës dhe martohu, që dhe komshijtë të ta varin. Jo gabim, të të respektojnë”.

- Kush është në qendër të kritikës në humorin tuaj?

- Veset. Ato më të këqijat, që mundohen të përhapen si murataja në shoqërinë e sotme. Ato vese që të mbysin Në radhë të parë, të gjithë ato karaktere njerëzore që janë me këmbët në ajër. Pastaj më pëlqen t’ju heq nga një kamzhik hajdutëve, kriminelëve, politkanëve gënjeshtarë, femrave lakuriqe, tregëtarëve hileqarë... edhe atyre që vjedhin ...lopët e fukarenjëve.

- Ç’urreni më tepër në jetë?

- Ata që qeshin kur është për të qarë dhe e kundërta.

- A jeni i kënaqur nga jeta?

- Jeta është e bukur. Ajo është me ngjyrat e ylberit dhe ne duhet ti shohim këto ngjyra. Nuk jam dakort me ata që e shohin jetën bardhë e zi. Apo vetëm me syze të errëta. Ngjyrat e Ylberit në jetë janë famlja, nipërit dhe mbesat..

- Luftar Paja emër interesant, paksa i përhapur në Shqipëri, ç’mendim keni për veten tuaj ?

- Emrin e kam Luftar, por nuk kam marër pjesë në asnjë luftë. Luftrat nuk i kam qejf. Dua paqe, gaz dhe mirëqënie për të gjithë. Luftoj më shumë për të sjellë në humor të tjerët dhe t’u heq nga mendja luftën dhe krismat. Se ne shqiptarët në ç’do kohë, pa pak kallash dhe barot nuk rrimë dot. Na ngjiten vetë pas gishtit. Jo se i kërkojmë . Ata janë në faj, jo ne. Pra Kallalshi dhe baroti qw janw dashuruar me ne dhe jo ne me ata. Pra me shumë fjalë dhe pak peshë, Luftar Paja në jetë ëshë Paqsor Paja. Në skenë Luftar Paja. Aty jam në luftë me vetveten. Për të arritur më të mirën. Prefeksionin. Aty luftoj deri në fishekun e fundit.

- Skenës shqiptare kohët e fundit i kanë ikur..

-(Më ndërpret)...Lëre. Eshtë një humbje e pazëvëndësueshme. Dëgjoje mirë, e pazëvëndësueshme. Ikën gjigandë të tillë si Kadri Roshi, Violeta Manushi, Sulejman Pitarka, Serafin Fanko. Gjigandë të tillë janë të pazvëndësueshëm. Nuk i gjej dot fjalët, kaq e madhe është vepra e tyre. (psherëtin)

-Ndonjë plan i vecantë ?

-Po. Jam ftuar nga një shoqëri udhëtimesh kozmike amerikane të bëj një vizitë në Mars dhe Hënë. Tani po stërvitem. Në Amerikë kohët e fundit ”Hoollivood” ka bërë disa skenare me personazhe shqiptarë. Tashmë do të bëj edhe në drejtim të humorit. Por për skeçin nuk më kanë thënë ende. E kanë sekret. Sepse skenari i tillë mbetet, se ikën interesi, kurioziteti. Stërvitjen tani ë bëj në një sallë të mbyllur në Prezë. Po heq shumë, po aq sa është dhe bukur. Po po vajta kam frikë se nuk kthem. Kam qejf ta shoh botën nga lart. Boll e kam parë nga poshtë. Eshtë rritur mirëqënia dhe kërkesat. Të shoh dhe ata që vjedhin gomerët përvec lopëve. Dua të më thonë..Po gomarin tim a e sheh gjëkundi ? Se gomarin tim nuk po e shoh...

-Ç’mund të na thuash për burrat ?

-Do flas për burrat shqiptarë. Bëtë mirë që e hapët këtë rubrikë “Ne burrat” . Eshtë e veçanta e Telegrafit “Ne burrat” . Epo na mbytën gratë. Gratë pinë duhan, gratë Wiski, birrë, verë,. Gratë bizhuteri. Gratë parfumeri. Gratë buzkuqe. Gratë Buzuqe. Ç’do gjë në këtë botë për gratë shpiket. Mendojnë natë dhe ditë burrat e shkretë të shpikin diçka tu pëlqejë grave. Gratë mazallah se e çojnë në mend të shpikin diçka për burrat. Na rroftë që jemi burra. Na humbi nami dhe nishani. Na mbytën gratë. Na morën frymën. Janë ndërruar rolet më duket. Ne për punë duhemi, vetëm për punë, natën dhe ditën. Po s’punuam në të dy turrnet, nuk na duan gratë. Bile të punojmë me të njëtin rendiment si natën dhe ditën. Vetëm kështu kënaqen gratë e sotme. Bile, po të punosh ca më mirë natën, merr një notë më të mirë, je më i vlerësuar. Moda për gratë, qejfi për gratë,
revistat për gratë, suplementat për gratë, reklamat për gratë.... Vetëm në politikë ua marrim. Sua hapim rrugën. Se po u lamë dhe politikën, na mori lumi i Vunoit.

-Bisedoi seriozisht Albert Zholi
-Pjesërisht u përgjigj me shaka Luftar Paja.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora