E premte, 19.04.2024, 02:38 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Vjollca Tytyni: Një kafe letraro- miqësore tek “Dy palmat”

E merkure, 09.11.2011, 09:02 PM


Shkrimtarja Vilhelme Vranari Haxhiraj, takim me nxënësit në Vlorë

 

Një kafe letraro- miqësore tek “Dy palmat”

 

“Kritiku i njohur Fatmir Terziu, e ka krahasuar me shkrimtaren skoceze, Carol Ann Duffy dhe me prozatoren angleze Jeanette Winterson. Dhe jo më kot edhe poeti, publicisti dhe përkthyesi i njohur Mujo Buçpapaj, krijimtarinë e Vilhelme Vranarit e cilësoi të një niveli evropian dhe botëror, duke e krahasuar atë me nobelisten gjermane Herta Muler.”

 

Nga Vjollca Tytyni

 

Për ata që vuajnë dhe përjetojnë dhimbjet e njëpasnjëshme të famijarëve, të duket mbase e vështirë ta mendosh, se një ditë ata mund t’i kthehen jetës normale. Kosova e Shqipëria, i kanë vuajtur në palcë këto vuajtje, ndonëse me regjime të ndryshme, të dyja këto shtete edhe në ditët e demokracisë, jo vetëm që po i numërojmë mangësitë dhe plagët që ua la regjimi, por akoma po i vuajnë ato. Këto plagë dhe përjetime duket se patën një ndikim më të thellë shpirtëror veçanërisht tek bota krijuese, artistike, dhe tek sfera e arsimit.

Përndjekjet, burgosjet, torturat, vrasjet, internimet kanë prekur njerëz dhe familje të shumta në Shqipëri, të cilët që në rastin e parë të takimit, mund të prekësh vuajtjen dhe njëkohësisht brishtësinë e të qenit i vuajtur dhe i lënë në mëshirë të kohës.

Kohë dhe përjetim i hidhur, e kishte përc jellur me dekada edhe pasardhësen e familjes së princit të Gjergj Arianitit, poeten dhe shkrimtaren e njohur nga Shqipëria, Vilhelme Vranari Haxhiraj. Teksa flet me të, nuk mërzitet të të shpjegoj kohërat e egra të regjimit, dhe përkundër kësaj përkushtimin e palodhshëm në realizimin e “boshllëkut” të saj  me prurjen e vlerave krijuese në fushën e letërsisë.

E qëndruar me detyrim larg diplomitit në lëndët që ajo kishte studiuar për histori-gejografi dhe punës për të cilën ajo kishte të drejtë ta ushtronte, një ditë pa pritur ajo së bashkuë me mbi njëqind mësues të tjerë pushohet nga puna. Pas kërkesës në instancat më të larta të asaj kohe, Vilhelmes, nuk i jepet e drejta për t’iu rikthyer profesionit të saj, edhe pse kishte mbaruar me nota të shkëlqyera. Jeta e saj merr nje tjetër rrjedhë.

Vendpunimi i ofruar me detyrim si rrobaqepëse, ishte dicka që nuk “guxonte” të hudhej nga ajo, krahas ca punëve të tjera më të rënda që mund t’ja ofronte regjimi. Realisht, edhe ky është një art më vete, ngaqë koha nuk i la mundësinë që të shpalos talentin e saj në letërsi, ajo u bë e njohur si një punëtore dhe rrobaqepëse e denjë, e cila me punën që bënte jo vetëm nuk lejoj që ai regjim t’i humbas elegancën e nje femreje të bukur dhe te mençur, por me këtë punë krijoi, rriti dhe mbajti me dinjitet emrin e prejardhjes së saj prej një familjeje të pasur e fisnike,  të njohur jo vetëm në Vlorë, por edhe në Shqipëri, si një familje me vlera të mirëfillta patriotike. Kjo njëherazi tregonte edhe zellin dhe krijimin e një arti tjetër të bërë nga duart plot art të vajzës së fisme, që në një ditë të pamenduar të demokracisë, Vilhelme Vranari Haxhiraj, do të lakoj emrin e saj edhe tek vitrinat e librit.

Edhe pse kishte talent të shkruante dhe krijonte poezi, nuk mund ta shpaloste këtë passion për shkak të regjimit të eger komunist. Për shumë vite, kjo ëndërr për të ishte e parealizuar. Koha e demokracisë i dha mundësinë që ajo të shpalos vlerat e saja, si shkrimtare. Edhe pse me vonesë ajo arriti që për një periudhë të shkurtër kohore, të shkruaj jo vetëm poezi, por edhe prozë, romane, ese, skica, publicistikë, trilogji,  e gjini të tjera letrare, duke sjellur edhe përkthime nga gjuha italiane dhe një pasuri të pafund në letërsinë shqipe. Mundi dhe djersa e saj disa vjeçare, mbase u shpërblye dikur, duke marrë njëkohësisht edhe shumë tituj kombëtarë dhe ndërkombëtarë.

 

Krijimtaria letrare e Vilhelme Vranari Haxhiraj, e velrësuar me çmime kombëtare e nderkombëtare:

 

2006 - merr çmimin “Petro Marko” për romanin “ Dilema e së nesërmes”

2007  - merr çmimin “Poezia e mirëinterpretuar”

2008  - vlerësohet “Personazh I vitit 2008” për romanin “Unaza e prangosur”

2009 - merr çmimin internacional “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” Torino-Itali

2009 - vlerësohet me “Mirënjohja e Lidhjes së Prizrenit” Prizren-Kosovë

2009  - qeveria shqiptare e vlerëson shkrimtaren Haxhiraj me pension të posaçëm

2009 - vlerësohet “Personazh I vitit 2009” nga sondazhi mediatik TV Vlora Channel

2010  - vlerësohet me “Mirënjohja e Kaninës”, nga qyteza Shoqata Atdhetare Kulturore Kanina dhe Komuna Qendër

2010 - “Mirënjohja e Institutit te Libri e promocionit” – Toena dhe Klubi I Shkrimtarëve “Drita” në Athinë

2010  - vlerësohet me “Medalje argjendi” me titull “ Mirënjohja e qytetit të Vlorës” nga Bashkia Vlorë

2010 - fiton konkursin letrarë për viti 2009-2010 me “Çmimin e “Karrierës”

 

 

Një kafe letraro- miqësore tek “Dy palmat”

 

Duket qartë që po nxiton për të punuar sa më shumë. Të rrëfen për kohën dhe se si i shtyen ajo orët e minutat duke studiuar dhe duke arkivuar ato në  kompjuter, të cilat Vilhelmja thotë: “së shpejti  do të botoj edhe studimin historik “Autoktonia e Shqipërisë së jugut”.

Vilhelme Vranari e cila deri tani ka lëvruar disa gjini te letërsisë sonë, çështja e studimit është një nga pjesët e cila plotëson vargun e shkrimeve të saja në fushën e letërsisë shqipe.

“Fisnikëria nuk blihet me para!” – thotë gjatë bisedës me kafe që po shijonim, Vilhelme Vranari. Shpehje e bukur! Tingëllon më bukur kur rrjedh nga gojë  e krijuesit. Fjalët dhe biseda e gjetur mes nesh, të bënte të mrekulluar dhe pasi që kisha marrë dhuratë botimin e fundit me ese-publicistikë “Pa titull”, shkëputa njëherësh me sy kritikun e shquar Fatmir Terziu, të cilit vetëm se i forcoja krahasimet me shkrimtaren skoceze, Carol Ann Duffy dhe me prozatoren angleze Jeanette Ëinterson. Dhe jo më kot edhe publicisti dhe përkthyesi I njohur Mujo Buçpapaj, krijimtarinë e Vilhelme Vranarit e cilësoj të një niveli evropian dhe botëror, duke e krahasuar atë me nobelisten gjermane Herta Muler. Dhe jo vetëm këto vlerësime që i janë bërë kësaj krijuese nga kritikë dhe njohës të mirë të letërsisë, por në anën tjetër Vilhelme Vranari Haxhiraj dëshmohet jo vetëm si krijuese me vlera, por edhe si një grua, bashkëshorte, nënë dhe poashtu edhe si një mike e mirë.

Dhe…një kafe tek “Dy palmat” në Vlorë, vërtetë të shijon aq shumë kur futesh brenda në “filmin e metrazhit të gjatë” jetësor të një poete me nam, siç ka fatin ta ketë Vlora dhe Shqipëria, përgjithësisht.  Ngarendja e bisedës që kishte si fill dhe mbarim  letrësinë, nuk të lë të ikësh, sidomos kur ke se çfarë të dëgjosh nga njerëz që i takojnë elitës letrare. Dhe, vjen koha të përshëndetemi pas ca orësh. Ndahemi, për t’u takuar së shpejti tek një manifestim i “Muajit Letrarë”, ku Vilhelmja, ishte protagonist e këtij aktiviteti që nuk kishte harruar ta bënte drejtoria dhe kolektivi i mësimdhënësve të shkollës nëntëvjeçare “Ismail Qemali”.

 

Takimi me poeten

 

Një takim modest. Në thelb plot art dhe domethënës për të pranishmit, që ishin mbledhur për të ndjekur këtë aktivitet, që shkolla “Ismail Qemali” tashmë e kishte shndërruar në aktivitet tradicional.

Analiza, vlerësime kritike nga shkrimtarë dhe kritikë të ndryshëm, ca poezi te lexuara nga vëllimet e saja poetike, takimet e zhvilluara të shkrimtares Vranari Haxhiraj, mirënjohjet dhe nderimet kombëtare e nderkombëtare, kanë qenë disa nga copëzat e shkëputura nga karriera e saj artistike e letrare, të cilat u prezentuan në atë takim letrarë, të organizuar në ambientet e kësaj shkolle, në Vlorë.

Në dekadat e mëhershme, ka qenë ëndërr të takoje krijuesit. Nxënësit dhe poashtu edhe mësimdhënësit dhe të tjerë të pranishëm, ishin thellësisht të zhytur në leximin nga afër të portretit të shkrimtares, Vilhelme Vranari Haxhiraj.

Ajo shpjegonte në detaje botën e saj të pasur artistike e cila jepte edhe mesazhin drejtuar nxënësve dhe studentëve për një përkushtim dhe punë në arritjen e synimeve. Ndonëse, brengë në vete vazhdon të ngelet ana financiare dhe mos mbështetja institicionale në krijimtari letrare, sidoqofte, shkrimtaren  Vranari Haxhiraj, nuk e mposhtë kjo gjë, por përcjell tek të pranishmit motivin për punë dinjitoze në arritjen dhe krijimin e sa më shumë vlerave të cilat i meriton Vlora dhe Shqipëria.

Në këtë mjedis ku frymonte arti letrar, Vranari Haxhiraj përcolli edhe emocionet e saja për Kosovën martire, ku një ndër të veçantat e shpjegimeve të saj ishte edhe “Mirënjohja e Lidhjes së Prizrenit” që i ishte ndarë në vitin 2009 në Prizren.

Nxënësit, mësimdhënësit, të pranishmit e tjerë dhe ish-kolegët e saj, u ndan me emocione nga ky takim, ku ngjalli përjetime për kohën e egër që kishte prekur e lënduar popullatën shqiptare. Dhe në fund të këtij takimi, e cila nuk donte më asnjë koment apo shpjegim për të dhënë, ishte përshëndetja e mikes së saj, e cila duke e ndjekur pas shkrimtaren Vranari, në vend të luleve i dhuroj një kurorë madhështore fjalësh: “E madhe do mbetesh, shoqja ime Vilhelme!”

Duke marrë shkas nga ky medaljon fjalësh, dua të citoj shkrimtarin Visar Zhiti, i cili për shkrimtaren Vilhelme Vranari Haxhiraj tha: “Kur Izabel Alende u njoh si shkrimtare, e quajten Markezi me fustan. Jemi ne Vlorë dhe para lexuesit kemi një autore vlonjate . Për analogji, sot para jush kemi Petro Markon me fustan.”



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Pilo Zyba: Një takim i rastësishëm Hajro Hajra: Nënë Tereza na Bashkon Miradije Gash & Asllan Dibrani: Tubim madhështor i prindërve, nxënësve dhe mësuesve në Stuttgart Manifestimi “ Poezia Shqipe “ edhe kësaj radhe bashkoi afër veti poet e poete nga vendet e ndryshme të Kosovës Kastriot Frashëri: Shënime Udhëtimi në Mbretërinë e Bashkuar - në vendin ku takon historinë… Xhevat Ukshini: Popullsia do paqe dhe prosperitet, kurse kriminelët në veri mungesë të ligjit, kaos dhe ndarje Xhevat Ukshini: Nëna Terezë e ka bërë emrin shqiptar të famshëm në mbarë botën Xhafer Leci: Në Vendlindje edhe dielli ngrohë më shumë se sa në gurbet Neki Lulaj: Vallë deri kur kështu të ndarë! Dibran Demaku: Kruja e Skënderbeut Asllan Dibrani: Shqiptarët nderuan meshën e shenjtë gjatë vizitës së Papës në Freiburg Engjëll Koliqi: Takimet e Dom Mikelit në Stubëll, por rikthehen te fama dhe vlerat e pashlyeshme historike Sali Bollati: Me mendje dhe zemër gjithmonë pranë Kalosh Çeliku: Nata e madhe dhe dita e nesërme nën Rrap në Shkup Asllan Dibrani: Agjenda e ministrit të Diasporës Shqiptare zotit Ibrahim Makollit... Burhanedin Xhemaili: Kthimi te rrënjët e trungut kombëtar Dibran Demaku: Qyteti me njëmijë e një dritare Miradije Gashi: Shembull jo i mirë i organizatorëve Ramiz Selimi: Ministri i Diasporës z. Ibrahim Makolli, viziton bashkëatdhetarët në Austri të Epërme Murat Gecaj: Konferenca e e parë ndërkombëtare e Institutit të Integrimit të Kulturës Shqiptare

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora