E merkure, 17.04.2024, 12:07 AM (GMT+1)

Kulturë

Nijazi Ramadani: Botohet kompleti i veprave të Kadri Halimit - Vlerë universale e etnologjisë shqitpare

E merkure, 09.11.2011, 08:57 PM


Botohet kompleti i veprave të Kadri Halimit  – Vlerë universale e etnologjisë shqitpare

 

Pikërisht me rastin e 90-të vjetorit të lindjes dhe 10-të vjetorit të ndarjes nga jeta, të etnologut tonë të mirënjohur, Kadri Halimit, si dhe  në shenjë kujtimi e respekti të këtij atdhetari dhe personaliteti të shquar shkencor

 

Nga Nijazi RAMADANI

 

Botohet kompleti i ribotuar i veprave të Kadri Halimit, themeluesit të etnologjisë shqiptare në Kosovë, po sheh dritë dhe sot në mënyrën më dinjitoze e më madhështore  prezentojmë këtë opus veprash shkencore e publicistiko-kulturore, në saje të kontributeve të  bijës Prof.dr. Drita Halimit-Statovcit dhe mirëkuptimit e vlerësimit të drejtë të Institutit Albanologjik dhe financimit të Mistrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Ky studim i mirëfillta shkencore, artikuj e vështrime, skica e dromca dhe lëndë të pasur etnologjiko-folklorike, historiko-gjuhësore, madje duke prekur edhe çështje të arkeologjisë dhe artit tonë kombëtar, e cila me rastin e 90-Vjetorit të lindjes dhe 10-të vjetorit të ndarjes fizike, ia kushton babait të saj si etnolog, shkencëtar e atdhetar. Me rastion e promovimit kjo vepër cilësohet nga studiuesi i nderuar i fam,iljes Halimi nga Cërnica e Gjilanit, dr.Mehmet Halimit, se është mbështetur “në nduarshmërinë e lëndës dhe çështjeve të trajtuara, i ngjason një miniere të pasur me xehe të ndryshme ose një arkivi të pasur me lëndë të nduarnduarta arkivore” ku lexuesi e studiuesi nuk mjafton vetëm ta lexoj, por edhe ta hulumtojë e ta zbulojë gjerësinë e thellësinë e studimeve shkencore të Kadri Halimit dhe jetën e tij për të cilën më gjerësisht me këtë rast folën recensuesit tjerë me rastin e promovimit. 

 

S’iu ndal hovi nga shovinistët serboçetnikë de iu pre puna shkencore

 

Kadri Halimit, i gjymtua dora e shkrimit nga ai lum i opusit krijues shkencor shumë prej atij bagazhi, të formësuar i mbeti pa lënë, i mbeti i pathënë edhe mendimi i pashkruar deri në fund, i prangos fjala edhe pa botuar, sepse për një kohë sa ishte i burgosur edhe pas daljes ia mbyllën gojën, ia shterruan damarët e  pendën e dorës, deri sa e arrestuan dhe e dënuan me burg të rëndë, pasatj, i vunë censurë hermetike e heretike politike. Atij,  nuk ia botonin as artikujt e punimet, sikur se as studimet monografike dhe veprat shkencore me të cilat e lënduan dijen, denjitetin dhe personalitetin e tij, kombëtar, njerëzor e shkencor. Në anën tjetër, edhe e cunguan etnokulturën etnike shkencore dhe kombëtare, për të stagnuar ajo për pesëdhjetë vjet zhvillimin e saj në shtratin real e normal të shkencave etnologjike, që ndër ne ndjehej si shkencë me specifika nacionale,ku fatin e autorit edhe e pësuan pas tij edhe veprat që pas arrestimit të parë, më 1952 dhe arrestimit të dytë më 1961, u shtrenguan të mos botohen me emrin e tij. Sikur edhe dorëshkrimet dhe lëndën e hulumtuar dhe studiuar nga hulumtimet e tij kërkimore-shkencore në terren ia konfiskuan, dhe çka është më e keqja e tragjikja, sot e atë ditë nuk dihet fati i atyre punimeve se si u zhdukën apo pasi që u sekuestruan  nga UDB-esë jugosllave. Kadri Halimit studimet në fushë të etnologjisë, i gjet ende që ishin një arë e papunueme, ndaj atij, si i pari i ra hise të hapë udhë të para, punë të cilën e pasuruan, pasuesit e tij, brezi i etnologëve të rinj, si e bija e nderuara , Prof. Dr. Drita Halimi-Statovci me brezin e saj, sikur edhe mbesa e vëllait, etnologe dhe poete z.Zanita HALIMI me gjeneratën më të re, e cila pas tyre, e përfaqëson gjeneratën e tretë të etnologëve shqiptar të Kosovës.             Kadri Halimi vetë punoi me themel, saktë, rrjedhshëm e kuptueshëm, duke shënuar besnikërisht krijimtarinë tonë gojore, dhe ka  ruajtur ngjyrimet e të folmeve tona dialektore, duke daluar qartë trajtat gjuhësore të njësive të anës së Moravës së Poshtme nga ato të Gallapit, sikur edhe atë të Moravës së Epërme nga ato të Karadakut, ato të Podrimes nga ato të Opojës e të Hasit, të Rrafshit të Dukagjinit nga ato të Rugovës e të Malësisë së Madhe, të Rrafshit të Kosovës nga ato të Shalës së Bajgorës e të Llapit, etj., sa mund t’ia kenë lakmi çdo folklorist i mirëfilltë. Sepse ai kishte parasysh jo vetëm anën përmbajtësore, siç veprojnë folkloristët, por edhe anën shqiptimore gjuhësore, ka konstatuar .M.Halimi. Andaj edhe nga studentët dhe stuiduesit e më vonshëm që e kanë hasur këtë lënd të përpunuar në veprat e Kadri Halimit, që edhe sot kanë rëndësi të vlerësuar dokumentare me vlerë universale, sepse ai kishte intuitë të hollë hetimore e vrojtuese për të trajtuar çështje, si këto tema të rralla e unikate, dhe të cilat Kadri Halimi i shtroi me kujdes, i analizon e i studion ato nga aspekti shkencor, që përbëjnë një model unikat, i cili edhe është cilësuar me të drejt, si një udhërrëfyes shembullor për etnologët e rinj, K.Halimit i takoi të jetë i pari në shumë fusha studimore, ndaj sot me të drejtë dhe thuhet se “Kadri Halimi është themelues i shkencës etnologjike shqiptare”. Ndërkaq, në aspektin e përpjekjeve për liri e pavarësi, për çlirim e bashkim kombëtar, arma më e fortë e Kadri Halimit ishte intelekti e vullneti, penda e puna shkencore, durimi e qëndrimi. Bibla e Kadri Halimit ishte qëndresa, pathyeshmëria dhe mosgjunjëzimi para armikut, ndaj e bija e Tij, Prof.dr. Dita Halimi-Statovci, veprën e vet kushtuar babait të saj, e emërtoi natyrshëm e bindshëm që i rri mirë dhe i përgjigjet në mënyrën kuptimplote titulli artikulues: “Një jetë ndërmjet shkencës dhe atdhetarisë”, që shpreh fuqishëm tërë veprimtarinë shkencore e atdhetare të këtij kolosi shqiptar.         

 Vepra etnofolklorike e historiko-gjuhësore të Kadri Halimit në këtë përmblidhe të ndar në katër vepra, që përfshijnë në një vëllim 1080 faqe tekst, duke i bashkëngjitur edhe veprën e 5-të , ngërthenë  në vete në1508 faqe tekst. Libri hapet nga lënda e tre blenjve “Kangë popullore shqiptare të Kosovë-Metohis” (botuar më 1952 nga Prof. Vojisllav Dançetoviç, Anton Çetta e Kadri Halimi është përfaqësuar në librin – 1, të shënuara e të vjela këtu, vetëm nga Kadri Halimi. Ndërkaq, Libri nr.2. Studime etnologjike, paraqet ribotimin besnik të Institutit Albanologjik të vitit 1994; kurse Libri nr. 3 – Shkëndijë e lirisë, vepër publicistiko-shkencore, e botuar në vitin 1995, dëshmon për vazhdimësinë e Lëvizjes për Bashkim Kombëtar, e cila udhëhiqej nga ideologu Kadri Halimi. Dhe përvijohet nga vepra e mirëfilltë shkencore me studime monografike nga fusha e etnologjisë shqiptare, e botuar për herë të parë në vitin 2000 nga Instituti Albanologjik.  libri nr. 4(katër) me Trajtime dhe studime etnologjike. Vepër kjo për të cilën janë shkruar recensione, vështrime e studime, ndaj nuk e shohim të arsyeshme të përsëriten gjërat. Libri 5, i titulluar “Një jetë ndërmjet shkencës dhe atdhetarisë” është vepër monografike e Prof.dr. Drita Halimit-statovcit, 428 faqe.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora