E premte, 29.03.2024, 12:33 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Selatin Kaçaniku: Bordet e ndërmarrjeve publike - shkarkim, dorëheqje ose...?!

E merkure, 09.11.2011, 07:15 PM


BORDET E NDËRMARRJEVE PUBLIKE: SHKARKIM, DORËHEQJE OSE…?!

 

Në përbërjen e Bordeve të Ndërmarrjeve Publike në Kosovë “ kanë gisht “ Qeveria qendrore ne bashkëpunim me Qeveritë Komunale. Përderisa Qeveritë Komunale heshtin ajo Qendrore “ kërcënohet “ me shkarkim të Bordeve të Ndërmarrjeve Publike nëse performansat e tyre vazhdojnë të jenë nën nivelin e pritur. As Qeveria e Kosovës me rastin e vlerësimit të performansave të Bordeve të Ndërmarrjeve publike as ato Komunale, me rastin e vlerësimit, nuk e kanë marrë parasyshë standardin, nevojën, kërkesën, shijen…satisfaksionimin e konsumatorit, klientit, të palës…duke u mbështetur në Ligjin për mbrojtjen e konsumatorit dhe në ligjet tjera komplementare që prekin kauzën e konsumatorit ?! Ata tradicionalisht udhëhiqen nga parametra dhe kërkesa tjera,  jasht standardeve, për vlerësimin e performansave të Ndërmarrjeve Publike dhe të performansave të Bordeve të tyre, që krykëput janë Borde të mbështetura nga partitë politike të cilat hezitojnë të pranojnë ose të ballafaqohen  me barren e përgjegjësisë.

 

Vlerësimi i Qeverisë së Kosovës  se “…ka identifikuar performansë të dobët të ndërmarrjeve publike dhe një trend negativ të mënyrës se si menaxhohen ato. Prandaj, planifikohen ndëshkimet “, i gjason  një konstatimi të vonshëm i cili synon konfirmimin e gjithë asaj që vite me rradhë e dëshmon “ Raporti i Progresit…” por edhe konsumatori i Kosovës. Në vend të konfirmimit Qeveria e Kosovës, për të dalur faqebardhë para konsumatorëve, klientëve dhe palëve të këtyre ndërmarrjeve publike, që njëherit janë shtetas dhe qytetarë të Kosovës por janë edhe elektorati Sovran që mbi votën e tij ngriti edhe Qeverinë,  është dashur të veprojë në zbatim të standardeve, të ligjeve por edhe të strategjive e plan-programeve të promovuara e të premtuara të punës, gjithënjë me synim të satisfaksionimit të kërkesave, nevojave dhe shijeve të  konsumatorëve, klientëve dhe palëve.

 

Është shumë e logjikshme nëse “…drejtorët kanë shpenzuar shumë kohë në çështjet organizative dhe procedurale…” nëse kriter i emrimit të tyre është “ çelësi “ partiako-politik e jo niveli i përgaditjes profesionale, e jo kriteret e vlerës dhe të probabilitetit për  t i arritur performansat e duhura ?!

 

E, këto janë të lidhura drejtëpërsëdrejti edhe me “…efikasitetin dhe inkasimin…“. Qeveritë, përveç se kanë dështuar në përzgjedhjen e kuadrove të përshtatëshme kanë dështuar edhe në sigurimin e interaktiviteteve mes institucioneve shtetërore ose komunale për t i ndihmuar e përkrahur Ndërmarrjet Publike dhe Bordet e tyre, gjë që është detyrë e tyre. Detyre e pare e tyre është informimi, arsimimi dhe ngritja e nivelit edukativ e kulturor te konsumatori, klienti e pala ( edhe te Ndërmarrjet ) duke synuar vetëdijësmin e tyre.

 

“ Funksionon “ një mendim se Ndërmarrjet Publike janë ndërmarrje shpenzuese, se ato nuk janë biznese që menaxhojnë dhe duhet të japin llogari për paranë publike, para kjo që poashtu është para e konsumatorit, palës, klientit taksapagues të cilit duhet dhënë llogari. Shiqoni rrogat e drejtorëve dhe të anëtarëve të bordeve. Ato, shumica, janë në disproporcion të hatashëm me rrogat e punëtorëve Brenda dhe jashtë Ndërmarrjes së caktuar Publike; Janë në disproporcion të tmerrshëm me performansat e tyre; Janë në kundërshti të pakrahasueshme me të hyrat ose me mjetet e krijuara;..E për akumulim të mos flasim. Janë ndërmarrjet publike ato ku zyrtarët e lartë të Qeverive punësojnë militantët partiakë, duke harruar se shkalla e punësimit të të diplomuarve të arritur në Kosovë është vetëm 10%, varfëria 54% e varfëria ekstreme arrinë deri në 34% ?!

 

Së këndejmi, duke u bazuar në të gjithat këto, mendoj se detyrë e Qeverive, me që janë bërë identifikimet dhe konstatimet ( edhe nga “ Raporti i Progresit…” edhe nga Qeveritë, është që të ndërmerren masat e menjëhershme konform ligjeve e kodeve morale dhe të etikës, por edhe bazuar në mangësitë, paaftësitë ose edhe në bazë të abuzimeve të konstatuara e jo të apostrofuarve t ju jipet edhe një shansë.

 

Mbipunësimi në PTK, me ç rast është ulur shkalla e akumulimit të PTK-së ( për 10 MLN/€/vit ); Është ulur vlera e PTK-së në procesin e privatizimit; Janë rritur edhe shpenzimet e përgjithëshme të hapjes së një vendi të punës, të krijimit të kushteve e të mirëmbajtjes së këtij vendi të punës dhe të  rritjes së pengesave te të gjithë të punësuarit këtu nga stërngarkesa me punëtorë të panevojshëm…është “ kryevepër e njerëzve të fortë të Shtetit të Kosovës “ të cilët( disa ) nuk u dëshmuan fare se ia duan të mirën Kosovës ?!

 

Pra, përgjegjësia nuk është vetëm e bordeve, as fajsia për shkak të inkasimit të dobët nuk është vetëm e konsumatorit.

 

Asnjë Ndërmarrje Publike, përveç PTK-së-deridiku, nuk e përmbushë asnjë standard  të paraparë me Ligjin mbi standardet; Me mënyrën e punës veprojnë si monopoliste duke abuzuar me Ligjin e konkurrencës; Asnjë Ndërmarrje Publike nuk merret me konsumatorin, nuk e trajton si partner as si bashkpjesëmarrës në krijimin e vendit të tyre të punës ?! Derisa Zyra e Rregullatorit të Ujit dhe mbeturinave “..ka njohtuar për rënie në standardet e kualitetit të ujit dhe të shpërndarjes së shërbimeve “, një “ autokritikë “ të tillë nuk e kamë degjuar akoma nga rregullatorët tjerë. Në anën tjetër  Këshillat Rajonalë të konsumatorit nga ky lëmë nuk e dine detyrën as funksionin  që e kanë. Në vend se të merren me të drejtat e konsumatorëve ato humbin kohë duke u marrë me të drejtat e Ndërmarrjeve Publike nga kjo fushë – sepse janë propozuar nga strukturat politike e janë zgjedhur nga komunat si dhe u sollën në lajthitje nga Zyra ?!

 

Konsumatorin askush për asgjë nuk e pyet, as nuk e raporton, as…?!

 

Asnjë institucion nuk bazohet në Ligjin për mbrojtjen e konsumatorit as nuk udhëzohet nga “ Programi…2010 – 2014 “ ?!

 

Ndërsa KEK-u nuk e përmbushë asnjë element të standardit, nuk e garanton shërbimin, e ndotë mjedisin dhe na e rrezikon shëndetin, dhe…për asgje nuk jep kurrfar llogarie. Kjo nga se zyrtarët e Pushtetit të Shtetit të Kosovës nuk duan, nuk dine, përtojnë… ose …si ta qortojnë vetvehten ? Dëmet në jetë e shëndet, dëmet në ekonomi e biznes dhe dëmet në ardhëmëri që po na i shkakton KEK-u janë shumëfish më të larta se përfitimet ?! KEK-u është dëbuesi më “ i kualifikuar “ investitorëve të jashtëm por edhe dekurajuesi kryesor i investitorëve të brendshëm.

 

Le ta përmbylli me ngrohjen qendrore. TERMOKOS-i nuk premton siguri në ngrohje dhe edhe sivjet paralajmëron “ këngën “ e vjetër. Rrezikon bllokimin e llogarisë rrjedhëse sepse për shkak të borxheve të vetmin “ shpëtim “ e shef në ndërrimin e furnitorit me mazut ?!

 

E kompetentët e Pushtetit lokal e Qendror presin derisa “ të bohet llugë krejt “ ?! Popullata, konsumatori i dëshpruar, i mërdhirë e i ftohur nuk i duhet askujt e ne nuk jemi të aftë as ta shërojmë ?! 

 

E, Qeveria jonë paralajmëron qortimet, “ kërcënon “ me ndëshkime si në klasën e pare të shkollës fillore. Për denim do ta “ puthim “ qoshen e mësojtores ?!

 

Aman, mos u tallni me ne, mos bëni shaka, mos na trajtoni si fëmijë dhe mos u sillni me ne me aq infantilitet. Silluni si burra sepse për burra ju kemi çmuar kur jua dhamë votat.

 

 

 

28.10.2011.

Selatin Kaçaniku, dhe

 

KONSUMATORI, Prishtinë, Kosovë

 

ok.kosova@gmail.com

 

044/200-458



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora