E premte, 19.04.2024, 06:47 PM (GMT+1)

Mendime

Qerim Pllana: Letër e hapur institucioneve shtetërore të Kosovës

E merkure, 09.11.2011, 08:25 PM


Opinion: Letër e hapur institucioneve shtetërore të Kosovës:

“SHTETI I PAMËSHIRË” NDAJ MOSHËS SË TRETË !

 

*Qeveria që s`ka mëshirë as dhembje ndaj pensionistëve, ç`pritet nga ajo!?

Pse t`u bëhet aman atyre, të cilët për moshën e tretë s`kanë aspak dinjitet!

Sërish vinë zgjedhjet, nëse s`do t`i humbni 90.000-100.000 vota patjetër!

 

Shkruan: QERIM PLLANA

 

Qeveria s`ka mëshirë, nuk ndjenë kur farë dhembje për moshën e tretë!? Ç`farë  të thuhet për ekzekutivin, legjislativin, pozitë-opozitën, për shtetin e tillë!? Për moshën e cila përjetojë aq sfida, mbijetojë lidhjen dhe ndërlidhje më kombin. Duke ruajtur substancën e ekzistencës, bashkimit, qëndresës dhe durimit, duke pamundësuar zhdukjen e gjysmës së popullit, ruajtjen e traditës, besës, gjuhës, kulturës, historisë dhe gjeografisë, artit, atë pak zhvillim ekonomik dhe arsimor etj., të gjitha këto më plotë dinjitet. Fatkeqësisht pensionistët janë pa kur farë kujdesi të politikës financiare nga ekzekutivi, legjislativi, pozitë-opozitë! Kërkesat, lutjet, vajtimet dhe mëshira e tyre për ruajtjen e shtetit të porsalindur, i rrethuar me aq presione hegjemonizmi serb,  presionit ndërkombëtar, varfërisë së buxhetit, i cili s`ka se kah të shpërndahet më parë. Por, pensionistet pritën, dëshmuan sinqeritet, durim dhe kulturë, mbase më shumë se çdo kategori sociale, pas arsimit, policisë dhe shëndetësisë! Ndaj kësaj kategorie prej afro njëqind e sa mijë syresh, të të gjitha profileve, arsimit, shëndetësisë, shkencës, inxhinierisë, punëtorisë të gjitha profesione, për ta nuk u tregua mëshirë! Siç duket, politika ditore pa fije dinjiteti, këtë kategori njerëzish të moshës së tretë, po e dënojnë në mënyrë më të pandërgjegjshme e më t`pamëshirshme! Pensionistët e skamur të sëmur dhe gjysmë të sëmurë, të lënë në mëshirën e kohës, dënohen më 45+35, maksimumi pa vendim të prerë, më 80-euro lëmosh! Pagesë e cila s`ka emër pensioni, page, burse, pos emrit lëmoshë! Arsyetimi se “s`ka fond-fuqi punëtore nga e cila, do të mbuloheshin pensionistet”, s`mjafton! Ç`ndodhi më fabrika,  më punëtorë! Pensionistet e Kosovës, pa dëshirën e tyre i dhanë “kontribut edhe Serbisë kolonialiste dhe ish-Jugosllavisë komuniste”. Pa u harruar se një pjesë e asaj djerse, iu nda edhe Kosovës, në miniera, infrastrukturës, ndërtim, arsimim-shkollim, ente, fabrika, (tani të mbetura shkretë), institucione, shëndetësi, arsim nga ai fillor e deri në universitet, art, kulturë, degëve të bujqësisë, blegtorisë, sektorëve tjerë. Së fundi kontribut dhe viktima, kjo kategori i dha edhe Luftës Çlirimtare të Kosovës!  Me vetë-kontributin e këtyre njerëzve, u ndërtuan palestra, liqene freskimi, qendra biznesi, tregtie, rrugë dhe ndërtesa banimi, shkolla dhe fabrika. Pa çka se pjesa më e madhe u vodh (si sot), u plaçkit dhe u shfrytëzua nga Serbia kolonialiste bashkë me vjedhjen e Fondit Pensional të Kosovës, gjatë Luftës së fundit. Athua hezitimi që pensionistëve t`u ngritën të paktën 15-deri në 30 për qind pensionet, ka ndonjë “prapavijë naive”, për çka s`ka arsye! Mos është kjo pasojë partiake politike “anatemuese”, për ata njerëzit, të cilët patën libreza të kuqe, pa të cilat s`kishte mundësi ecjeje as një hap para, për interes kombëtar! Si sot ecuria e politikanëve tanë para bashkësisë ndërkombëtare nën emrin e demokracisë, BE-së etj., shumicës në ekzekutiv, legjislativ, presidencë! Nga vinë ata!? Pa çka nëse shumica vinë nga malet gjë që është nderë e kauzës emblemë, kombëtare, imanente, humane dhe njerëzore! Pse të paktën, nuk ndalën dhe s`mendojnë për shpenzime marramendëse, që i keqpërdorin dhe i shpërdorin çdo minutë, orë e çdo ditë! Me vetura luksoze, darka dhe dreka nëpër vikende mbretërore, udhëtime nevojë e pa te nëpër botë!  Nga ajo pagë e tyre 10 fish më e lartë sesa e pensionistëve, pse s`ndajnë të paktën 50 euro, për t`i mbuluar sadopak nevojat e ekzistencës gjysmë-mujore të pensionistëve! Pse atëherë gënjehen, mashtrohen dhe manipulohen pensionistet tash e 12-vjet rresht, nga ata të cilët realizojnë nga tri vende pune, tri e më shumë paga, me-ditje, honorar e peshqeshe. Është e kuptueshme, pse pas Lufte, në krye të Lidhjes së Pensionistëve, nuk u zgjedhë një udhëheqës, madje as kryesia e saj, ndonjë i anatemuar, i burgosur politik, ndonjë pjesëmarrës lufte! A mos është njëra nga arsyet spekuluese e hileve, lojalitetit, mashtrimeve dhe manipulimeve të kësaj moshe?  Brendapërbrenda vetë kategorisë të pensionistëve! E them më keqardhje se i nderuari Iljaz Kurtesh, rresht dy mandate u mashtrua, u tradhtua dhe u manipulua nga persona të lidhur më ekzekutivin, legjislativin, të majtën apo të djathtën, pozitë apo opozitë, më premtime boshe, kinse për ndryshim dhe ngritje të pensioneve, sa herë që u takua më ta! Tani në krye të Kryesisë të kësaj kategori, prapë kemi persona, të cilët nuk do të jenë në gjendje për të marr asnjë hap konkret, pos vizitave me premtime të kota! Sepse, vinë nga struktura të ish-pushteteve të dikurshme kolonialiste! Në atë mes ka njerëz shumë të ndershëm, por edhe të dyshimtë, të cilët përkrah kësaj garniture, ekzekutivi dhe legjislativi, prapë do jenë të manipulojë dhe të mashtruar! Sepse, atyre pikërisht këta persona u konvenojnë, që pensionistet edhe më tutje të vuajnë, vendnumërojnë, durojnë, qëndrojnë, e të mos dalin në rrugë! Për derisa do t`i konvenon qeverisë aktuale, apo cilësdo qeveri, e cili në momente të caktuara, do t`u sinjalizojë për ndonjë grevë, më porosi: “Tash është momenti” etj.! Atëherë dhe vetëm atëherë, do të bëhet ndonjë stimulim-manipulimi minimal zhurmues. Kinse i domosdoshëm, sepse do të thonë: “U koritëm më këtë kategori, me këta të mjerë, pa brekë, të uritur e të zhuritur!” Ky është shteti pa dhembje, respekt dhe pa mëshire ndaj moshës së tretë, të kthyer nëpër rrugë, lypsarë e koçe-varrë. Duke i ndarë nga pjesa tjetër e kombit, madje fëmijët më prindër! Duke i kthyer në lypsarë! As “Lamtumirë Armë”, të E. Hemingvej, ballafaqimi babë e birë, njeri fashiste, tjetri partizane në dyluftim, s`është ngjarje më e hidhur sesa aktualiteti i moshës së tretë, të pensionistëve të Kosovës, shtet i lirë 12-13-vjet! Këtu më aman s`ka. “Pos rrethimit të Qeverisë, Kuvendit dhe Sheshit akoma të paemërtuar Rugova”, duke mbajtur me ditë të bllokuar! Këtë s`e dëshiron askush. Ju, zotëri Udhëheqës të Pensionistëve e keni gabuar adresën! Ky është shtet pa dhembje, pa emocione, pa gjynahe, pa fije mëshire ndaj jush dhe nesh. Z. ministër Hamza, shpejtë i harruat premtimet e dhëna, diku më një odë burrash! Kurse ju të vetë-zgjedhurit e pensionistëve, u drejtoheni atyre, të cilët s`i mbajnë fjalët, s`e respektojnë kodin e besës, mëshirës e as të dhembjes! Por mos të harrojnë  zotërinjtë, pozitë-opozitë, sërish vinë zgjedhjet tjera. Nëse s`do t`i humbni 100.000 mijë, me siguri do t`i humbni 90.000 vota të sigurta! Kaq kanë mundësi këta njerëz të kësaj moshë të dhembjes dhe harresës!   



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora