E merkure, 07.12.2022, 02:12 PM (GMT)

Editorial

Leon Duhanaj: Loja me Mitrovicën

E marte, 08.11.2011, 08:02 PM


Loja me Mitrovicën

 

Nga Leon Duhanaj

 

Ditëve te fundit, po bëhen debate dhe deklarime te shumta, nga akterë të ndryshëm, si ata politikë, pozitë dhe opozitë , si dhe ata të shoqërisë civile, për faktin se kjo temë është aktuale edhe në  rrafshin kombëtar dhe ndërkombëtar. Shumë komentues të ngjarjeve, kohëve të fundit  tentojnë ta shfrytëzojnë rastin me gjasë të humbur me kohë, për ta paraqitur “patriotizmin’’ e tyre, duke thirrur për qëndresë, të pakompromis, të institucioneve të vendit për vendosjen e rëndit dhe ligjit, në veri të vendit.

Qëndrimet  janë prej atyre më të ndryshmeve, por pothuaj të gjithë kanë një emërues të përbashkët,  siç është ai i të thirrurit ne patriotizëm dhe në nacionalizëm të panevojshëm dhe shumë herë të tepruar.

Dihet mirëfilli që për të zgjidhur çështje delikate, siç  është çështja e veriut të Kosovës, duhet të bëhen veprime te mençura dhe të matura dhe të durueshme, në mënyrë që situata të zgjidhet në mënyrë graduale, të kontrolluar pa eskalim të dhunës, dhe pa viktima.

Institucionet e Republikës së Kosovës, tashmë janë vetëm shikues në këtë sfidë. Janë institucionet ndërkombëtare ato të cilat udhëheqin aksionet dhe operacionet në vend. Janë pikërisht Ato shtete që në momentet më kritike për Kosovën dhe popullin e saj, ditën ta sfidojnë  okupatorin serb edhe përkundër makinerisë së madhe dhe moderne ushtarake që posedonte në atë kohë shteti serb, ditën dhe mundën ta çlirojnë Kosovën dhe popullin e saj të shumëvuajtur . Prandaj, tendenca për t’i mësuar ndërkombëtaret se si duhet vepruar, duke u thirrur në veprime agresive dhe në zgjidhje te dhunshme të situatës, jo vetëm, që nuk i kontribuon zgjidhjes por nuk ka asnjë qëllim tjetër përpos atij të promovimit te disa figurave si patriot të pa lëkundur të çështjes kombëtare.

Kosova nuk ka asnjë rrezik, i cili do mund t’i vinte nga faktori ndërkombëtarë, si rezultat i veprimeve apo mosveprimeve të tyre. Mandati i KFOR-it në Kosovë është qartë, ruajtja e rëndit, dhe tërësisë territoriale, në bazë të së cilës Kosova tashmë është edhe shtet  i pavarur dhe i njohur ndërkombëtarisht. Nuk ka asnjë mundësi që në hapësirën e territorit të Republikës së Kosovës, të ndodhin ndryshime të kufijve, siç do të ishte ndarja apo edhe veprime tjera pa pasur pëlqimin e institucioneve të vendit. Vendimet për paprekshmërinë territoriale të Kosovës, janë marrë që herët nga Grupi i Kontaktit dhe ato janë ende të qëndrueshme, madje as që ka tendencë për ndryshim të këtyre parimeve. Jo pse do ishin kosovaret ata të cilët, nuk do lejonin të ndodh një gjë e tillë, por se një ndryshim kufijsh do të sillte një precedent në rajonin edhe ashtu te trazuar dhe të ndërtuar ne një miniaturë. Madje për këtë fakt janë të vetëdijshëm edhe vetë serbet. Ata, edhe përkundër dëshirës së madhe për të hyr në aventurën e ndryshimeve te kufijve në një pjesë të madhe të hapësirës ish Jugosllave, e që për këto synime tashme i kanë shfaqur  haptazi edhe nga kreu me i lart i shtetit serb, i cili bën thirrje për një pajtim në mes shqiptarëve dhe serbëve. Ata janë plotësisht të vetëdijshëm se nuk kanë çka humbin më tepër dhe se ne raport me akterët e tjerë, do mund të dilnin vetëm fitues . Mirëpo, këto ambicie serbet mund t’i realizojnë vetëm me ndihmën e shqiptarëve, duke i joshur të futen në një lojë te tyre të orkestruar sipas rregullave të tyre.

Tani shtrohet pyetja, a duhet ne ta luajmë lojën e imponuar nga Serbia? Apo të jemi në nivel të detyrës, të cilën e kemi për ta zgjidhur. Kosova nuk ka as kapacitete dhe as nevojë për t’u marrë me çështjen e heqjes së barrikadave në veri, sepse në këtë rrafsh Kosovën e përfaqëson KFOR-i dhe atë në mënyrën më të denjë.

Institucionet e R. Kosovës, gjegjësisht përfaqësuesit institucional, duhet të kenë kujdes që gjatë bisedave (negociatave) të mos pranojnë zgjidhje të çështjeve në disfavor  apo në dëm  të vendit . Kosova, nuk bën dhe nuk guxon të pranoj asnjë zgjidhje tjetër përpos asaj e cila tashmë është e pranuar e që është pako e Presidentit  Ahtisari, në bazë të së cilës Kosova shpalli edhe pavarësinë e sajë. Çdo lëvizje nga kjo pako do të thotë heqje dorë nga ky plan si total dhe i cili do ta afektonte edhe pjesën tjetër të vendit, dhe do të mund ta kthente vendin në një konflikt të ri. Serbet, janë të vetëdijshëm që një ndarje e Kosovës është pothuaj e pa mundur, prandaj kërkesat joreale të tyre kanë vetëm një qëllim që në veri të përfitojnë një lloj autonomie të shumë përfolur si Ahtisari plus. Kosova në këtë rast do duhej të kërkonte reciprocitet, të ju ofroj serbeve aq sa ju ofron Serbia shqiptarëve që jetojnë ne serbi.

Kosovës rreziku i kanoset nga vet shqiptaret, nga udhëheqësit e vendit, nga injoranca dhe paaftësia e tyre për ta qeverisur vendin si duhet. Nga korrupsioni dhe krimi i organizuar, nga një shtet asocial i cili popullin e ka varfëruar skajshmërisht, dhe si pasoj e varfërisë së madhe, ka rrezik të gërryej në atë çka është e cilësuat e shtrenjtë me shekuj, e që është identiteti i tij.

Kjo vlen për të gjitha komunitetet, të cilat jetojnë në Kosovë, pa dallim kombësie. Është çështja e mirëqenies ekonomike ajo që është  determinuese, për rrjedhat e ngjarjeve dhe për qëndrimet e mundshme te kujtdo qoftë. Prandaj, Kosova, duhet të ofroj zgjidhje pragmatike që e përmirësojnë dukshëm jetën e qytetarit, pa dallim kombësie, komune apo rajoni. Dhe veç atëherë mund te pretendohet për një integrim të mirëfilltë dhe për një prosperim të vendit.      



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora