E premte, 29.03.2024, 07:32 AM (GMT)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XIX)

E marte, 08.11.2011, 07:58 PM


NJË  IDE  PËR  NJË  PARTI “KUQ’ E  ZI…E  MA  ZI”…

 

Pjesa e Nandëmëdhjetë

 

Nga Fritz RADOVANI

 

Për me kenë ma pranë popullit e kryesisht nevojave të tij, gjithmonë pushtetarët e këtyne 70 vjetëve, mbasi paten krijue PKSH, një parti me të gjitha tiparet terroriste, nuk e pelqyen pluralizmin me parti të tjera, vetëm me organizatat e krijueme nga ajo. Në vitin 1991 kur në Shqipni nuk mund të vazhdohej ma me drejtimin e shtetit me një parti, terroristi Ramiz Alia porositë sekret pasuesit e vet që në vitin 1989 se: “Ne, komunistët reformatorë, do të zbatojmë strategjinë tonë në ekonomi, sipas së cilës kapitalistët dhe pronarët e ardhshëm në një vend socialist të jemi ne apo njerëzit tanë. Me strategjinë tonë të re, brenda dy-tre legjislaturash do të arrijmë që nga klasa komuniste të krijojmë klasën kapitaliste, e cila do të na përjetësojë në pushtetin politik të së ardhmes.

            Mbas 22 vjetësh pasuesit e tij, “vëllezër gjaku me turqit”, ditët e fundit të jetës së tij, i premtuen se “idealet tua nuk i shkelim”…Nga knaqësia që po shihte me sy të vet se me të vërtetë pasuesit e tij po i qendronin fjalës së dhanë, prej gzimit, iu muer fryma…

            Pothuej të gjitha partive politike, ashtu si kudo, mbas 20 vjetësh edhe atyne, ashtu si thotë edhe Populli, “u kishte dalë fryma”, e ndokush thotë se u kishte dalë edhe boja…

            Simbas këtyne mbasardhësve, presidentit të parë “demokrat” me zemer të kuqe si gjaku, që i ka pasë ba Shqipnisë tash 69 vjet, ju muer fyma e shkoi me faqe të zezë, tue lanë mbasardhës të vet në pushtet me të gjitha tiparet e një tradhëtari anadollak, siç ishte ai vetë gjithë jetën. Edhe këta, të piklluem thellë, u ndryen sa andej këndej për mos me u pa me lot përfaqe, mbasi tue kujtue veten për burra, nuk bante me i pa populli tue kja. Po në fakt premtimin e tyne ndaj Ramizit ata do t’ a mbajnë…Me të kuqen e gjakut të tij dhe të zezen e surratit me të cilen mbylli jeten Ramizi, presidenti Topi dhe Kreshnik Spahiu mendojnë me formue një “parti”, që do të kenë gjithmonë simbol në emnin e saj tiparet e themeluesëve të vet “gjak e zi e ma zi”. Nuk besoj se ka Bota njerëz të tillë të paftyrë e të pakarakter, që mbasi tradhëtojnë një Popull tue premtue shoqni demokratike, liri njerzore, paqë dhe drejtësi, me mendue me njollosë prap si para 70 vjetësh me “yllin e kuq” edhe të vetmin simbol që i ka mbetë Shqiptarëve, Flamurin e Gjergj Kastriotit, ashtu tashti  kerkojnë me i vue emnin e Flamurit të Tij “Kuq e Zi” një “partisë” turkoshake, si ajo që duen me themelue dy aventurierët e shekullit të ri, që janë në krye të shtetit shqiptar sot.

            Shumë Gjak Atdhetarësh Shqiptarë asht derdhë për Atë Flamur! Shumë Troje janë la me Gjakun e Tyne për mos me u njollosë Ajo Pëlhurë e vrashtë, si vetë Ata Burra, që luftuene me shekuj për mos me e përdhosë Atë Shqipe! Shumë trupa Burrash janë ba kortarë e hjedhë ndër ferra e prroska me Atë Betim para Atij simboli të Shejtë! Sa shumë Klerikë të të gjitha Besimeve i janë lutë Zotit me ua ruejtë të panjollë prej Tyne Atë Flamur! Sa gra me fëmijë ngrykë kanë ra në humnera për mos me shnderue Atë Shqiponjë që i shoqnonte në fluturim, pa mujtë me ua shkëputë loçkat nga duert për me i shpëtue! Sa shumë djelmë të rijë rrokën armët e moren male e shpella për mos me perdhosë Atë Shtizë! Oh sa Martirë të Atdheut n’ agoni andrruen Atë Flamurë...e Gjaku i Tyne shkoi rrëkajë brigjesh, zallishtash e ferrash...ku prehen edhe SOT pa Shenjë tek Ajo gropë e zezë...nga dora e parardhësve të pinjollëve të tradhetarëve të Popullit Shqiptar! E sa Nana me sy ngulë nga dera veshtrojnë e presin kot...një lajm që s’ do të vijë kurrë!

            Ata u shuen për Fé, Atdhé e Përparim! Ata andërruen një Shqipni Europjane!

            E sot çka bahet me Idealin e Shejtë të Tyne? – Askurrgja!... Sot mendojnë shitje Trojesh Shqiptare, tradhëti me qellim fitimi e mbajtje nën sundim të një Popull në vorfni!

            Më shkruen një mik: “Rreth 38 mijë studentë shqiptarë jan? diplomue mbas vitit 1990 në Botë...” Po as ai as un? nuk dijm? kujt i sh?rbejn? k?ta kuadro t? nalta!!

            Nuk më çuditë aspak shifra...as mundësia e diplomimit të tyne. Jam i sigurtë se ma shumë se gjysa me sakrifica të mëdha mërrijnë deri tek diploma. E dij mirë edhe sakricen e tyne, që perveç shkollës, sa shumë u duhet me mendue edhe per prindët e të afermit... për ekonominë e vet dhe të atyne që kanë n’ Atdhé.

            E ja dhe një ditë ata realizojnë dëshiren e vet dhe diplomohen...përfundojnë me sukses shkollat e nalta dhe janë të përgatitun me ndihmue familjen dhe Shtetin Shqiptar!

            E ku do të japin kontributin e vet këta kuadro të nalta, këta universitarë që bashkë me andërrat e tyne për krijimin e familjes, mundësive me vue në jetë frutin e dijes së vet dhe dëshiren me ndihmue sadopak edhe ecjen përpara të shoqnisë sonë Shqiptare... vijnë në një Shqipni të kapërthyeme në korrupsion, trafiqe, kaos administrativ dhe qeveritarë të ngulun ndër vendet e punës, që pa asnjë aftësi kolltukun e kanë çiflik të vetin. As nuk guxon njeri me diskutue paaftësinë e tyne, mbasi “rrufépritësi” i angazhimit me sigurimin e shtetit dhe garancia për ruejtjen e posteve simbas porosisë së “rahmetlive”, nuk lejon. jo tash, por asnjëherë ardhjen në zyrat qeveritare të Atyne kuadrove që mund të mendojnë, të punojnë apo të dishrojnë sot zhbllokimin e ecjes së Shtetit Shqiptar në shinat e Europës së Përparueme. Gjithshka ka marrë teposhten nga Lindja...Turqia e Arabia...

            Prandej duhen “parti të reja”, që me angazhue njerëzit e rijë në metastazat e asaj gaforres së vjeter si dikur... nëse dishrojnë me fillue me punue për kafshaten e bukës. Sot nën masken e “partive politike”, bijat e “nënës plakë”, këto vepra i bajnë pa doreza...

            Asnjë prospektivë për t’ ardhmen. Gjithshka në doren e atyne që quhen me gjuhën e popullit dhe ashtu janë, trashigimtarë të pushtetarëve të vjetër...I njajti mentalitet dhe po e njajta mënyrë qeverisje si e djeshmja...veç me një ndryshim në “ideal”, se partitë e reja kanë nevojë për “euro të reja” dhe nuk flasin ma me pare të vjetra... Leku ishte i “atyne” ... besoj mirë e kuptoni per ké e kam fjalën...”Atyre që u kemi dhënë “letrat me vlerë”, por pronat janë “të tonat”, vazhdojnë me thanë trashigimtarët e hajdutëve të djeshëm...

            “Rregjistrohuni në partinë e ré ‘kuq’e zi”! Ajo, në kjoftë se nuk ju “shpie” atje... (si thotë “shoku” Bamir Topi me gjuhë zyrtare) në Europë, ka edhe rrugë të reja mbi ato të vjetrat...Mos harroni se edhe Stambolla asht në kontinentin e Europës!...

 



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XVIII) Fritz Radovani: ‘’Një re e zezë’’ që nuk po na ndahet!... Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XVII) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XVI) Fritz Radovani: Karafilat e OZN-ës, UDB-së, KGB-së... nëpër botë! Fritz Radovani:: Sot... le të flasin vetëm Piramidat!... Fritz Radovani: Edhe një dylber i PPSH... ma pak! Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XV) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XIV) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XIII) Fritz Radovani: Jubile sa i nderuem aq i trishtueshëm Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XII) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XI) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (X) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (IX) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (VIII) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (VII) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (VI) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (V) Fritz Radovani: Na jem' ti

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora