E premte, 29.03.2024, 10:29 AM (GMT)

Kulturë

Nexhmije Mehmetaj: Urti Osmani emër i pandarë nga arsimi kombëtar

E hene, 07.11.2011, 08:00 PM


URTI OSMANI EMËR I PANDARË NGA ARSIMI KOMBËTAR

 

Nga Nexhmije Mehmetaj - mësuese në Jura-Zvicër

 

Këto ditë doli nga shtypi ”Abetare e posaçme” nga Urti Osmani. Ky tekst do të u shërbejë nxënëseve dhe mësimdhënësve të shkollës së mësimit plotësues të gjuhës shqipe jashtë atdheut.

Urti Osmani i ka dhënë arsimit kombëtar brenda dhe  jashtë atdheut një ndihmesë të shquar me vepra dhe me shembullin e madh prej pedagoges përkushtuar edukimit për dritën e diturisë, që të shpie drejt përparimit të shoqërisë shqiptare.

Rrallë kush i ka dhënë aq shumë prindërve, nxënësve dhe mësuesve sikurse bashkëshortët Prof Dr Shefik dhe Urti Osmani. Emrat e tyre janë të pandarë  nga zhvillimi i shkencës dhe arsimit në Shqipëri dhe në Diasporën shqiptare.

Në të gjitha veprimtaritë e Shkollës shqipe nëpër Evropë emri i tyre qëndron në krye, jo për shkak moshës së shtyrë, por për ndihmën që i dhanë mësimit plotësues të gjuhës shqipe duke hartuar tekste shkollore të veçanta për këtë mësim. Ata u  bën prindër shpirtëror të nxënësve anë e mban diasporës shqiptare, miq të dashur të mësuesve dhe të bashkëpunëtorëve. Prof Dr Shefik Osmani i pari do ta përpiloi Planin dhe Programin e Shkollës shqipe të mësimit plotësues, miratuar nga Ministria e Republikës së Kosovës, (1995) së bashku me Udhëzimet Metodike për artin e të mësuarit.

Ata i kanë shokët e rrallë! Sot, u urojmë të dyve nga zemra shumë e shumë vjet të tjerë jetë së bashku, me shëndet të plotë e me mbarësi për ta dhe për kombin shqiptar.

Ne mësuesit/et e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në vazhdimësi gjatë periudhës shkollore në cilindo takim që kishim e kemi: në shkollë, në ndeja, takime seminari, i shprehshim pyetjen njëri – tjetrit: me cilën tekst fillestar po punon? Si mund të zgjedhim vështirësitë me disa shkronja dalluese të cilat i ka shqipja por nuk i kanë shumë gjuhë tjera evropiane? etj.

Me gjithë përvojën tonë shumë të gjatë në procesin e mësimit plotësues puna me klasën e parë dhe të dytë është sa e vështirë aq edhe me përgjegjësi në radhë të parë për mësimdhënësin. Kur dihet se mësimi i shqipes bëhet në kushte dygjuhëshe, fëmijët shqiptarë njihen me një gjendje të re komunikuese. Me mësimin dhe ruajtjen e gjuhës amtare por edhe me mësimin e një gjuhë të re të huaj. Sot problemi më mprehtë për shqiptarët në diasporë është dygjuhësia për ta.

Duke sjellë në kokë këto e shumë pyetje të tjera na erdhi teksti Abetare e posaçme i një rëndësie të veçantë.

Cilat janë lehtësitë që i mundëson teksti Abetare e posaçme ?

Teksti shkollor ”Abetare e posaçme”, të cilën sapo e kemi në duar mund të përdoret nga mësues të gjuhës shqipe në diasporën shqiptare në momentet e fillimit të punës sonë. Ky libër synon t’u japë njohuritë më kryesore për të folur e për të lexuar gjuhën shqipe letrare edhe jashtë atdheut.

Në radhë të parë ky tekst nuk është një abetare e shqipes, ndonëse aty jepen, në fakt, njohurit kryesore rreth sistemit fonetik të shqipes. Më tepër se një abetare, në hartimin e tij gjejmë një metodë me karakter të theksuar praktik që do t'i përshtatet më mirë shkallës së përgatitjes të para diturive të fëmijëve tanë nismëtarë për të përvetësuar dhe shqiptuar saktë  tingujt e gjuhës sonë.

Sigurisht secili mësues, mbi bazën e një teksti të tillë, mund të ndërtojë një strategji të vetën. P.sh.,me nxënës që kanë vështirësi në shqiptim, me fillestarët por edhe me fëmijët që nuk e kanë shqipen gjuhë amtare. Mësuesi do të të ndalet sa më shumë e sa më mirë në mësimet e 16 njësive mësimore që u kushtohen tingujve dallues të shqipes.

Por ky tekst mësimor mund të përdoret edhe pa mësues. Ai i ka të gjitha lehtësitë dhe shkallëzimin e nevojshëm e metodik që mund të kuptohet e të zbatohet pa vështirësi edhe nga ata prindër që nuk kanë mundësi të gjejnë një mësues.

Një Abetare e posaçme, hartuar ndryshe, që ka për mbështetje porositë e teorisë bashkoheshe të mësimit të shkronjave dalluese e të shkrim – leximit në kushte të mësimit në mesin dy gjuhësh dhe të metodologjisë së sajimit të saj mbi këtë bazë.

Teksti është pajisur me një numër të konsiderueshëm figura e skica me qëllim që nxënësit të lidhën lehtë me emrin shqip të gjësendit dhe figurën e tij. Pra, libri do të shërbej edhe si një lloj fjalori me figura, dhe nxënësi do të arrijë në shqiptimin e saktë të tingujve, ngase numri më i madh i fëmijëve janë të lindur në vend të huaj. Fjalitë dhe copat e ndryshme që jepen në këtë tekst kanë ndërtim të thjesht e të përshtatshëm për moshën e nxënësve.

Kjo Abetare e posaçme, ka metoda të gërshetuara, të cilat mundësojnë mësimin dhe drejtshqiptimin e saktë të tingujve të gjuhës shqipe. Për çdo mësim ka udhëzime didaktike për mësuesin lidhur me mënyrën e artikulimit të tingujve të ndryshëm nga nxënësi. Gjithashtu nuk mungon dhe rubrika e ushtrimit me fjalë, fjali dhe detyra për të ushtruar nxënësi.

 



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora