E enjte, 28.03.2024, 10:08 AM (GMT)

Udhëpërshkrim

Pilo Zyba: Një takim i rastësishëm

E hene, 07.11.2011, 08:01 PM


 

NJË TAKIM  I  RASTESISHËM

 

-reportazh -

 

Nga Pilo Zyba

 

Ishte qershor i këtij viti. Bashkë me poetet, Deshira Haxhi dhe Anila Dahriu u gjendëm te Muzeu Kombetar në Tiranë, për organizimin e promovimit të librave të tyre. Kisha ditë që kisha shpërndarë ftesat, kishim bërë një program të vogël organizimi, dhe një  kokteil  për të ftuarit.Ndërkohë, nga salla e madhe e  organizimit të aktiviteteve dëgjohej një zë kumbues, i thellë dhe me një ton bariton.Hapëm derën dhe hodhëm sytë në thellësi. Në podium dëgjoja që fliste një burrë me  flokë të bardhë  të pa krehur dhe me mustaqe.Kthehem nga vajzat dhe u them:

 

-E njihni atë burrë që po flet për librin e shkrimtarit Selman Selmani...

 

Ato më panë, buzëqeshën, dhe mu drejtuan një zëri, sikur i kishin akorduar dhe përgatitur tingujt e violinave të tyre në duet:

 

-Ku ta njohim, ti e di mirë që ne nuk jetojmë në Shqipëri!

 

-As une nuk e kam takuar kurrë, sepse edhe unë ashtu si dhe ju jetoj jashte Shqiperisë kam 20 vjet, por ai burrë  është nga Kosova dhe quhet..Prend Buzhala...

 

Vajzat panë njëra tjetren, dhe verejta se në fytyrat e tyre  lulëzoi një shkëlqim dhe dritësim buzëqeshje..

 

-Jemi me fat, tha Dëshira!

 

-Po të besh organizime, dhe do marresh pjese në organizime...nderhyri..Anila!

 

-Do ta takojmë, akorduan perseri njëzeri buzët e tyre, që edhe qeshninn, edhe lulëzonin, por edhe shprehnin ndjenjën e një kenaqësie  që dukej  në portretin e tyre.

 

***

Për Prendin kisha dëgjuar dhe lexuar, por nga afër nuk e kisha takuar kurrë. Koha na ka shperndarë ane e kënd botës, për të përballuar jetën, dhe kësisoj, kemi humbur disi lidhjet dhe dëshirat e tekimeve ndërmjet artisteve dhe vetë artit.Kisha lexuar prej tij edhe poezi, edhe kritikë, edhe studime të ndryshme.Kjo ishte një suprizë e këndshme edhe për Prendin, por edhe për ne, që për tjetër punë vajtëm në Muzeun Kombetar, dhe tjetër gjetëm. Pritem sa mbaroi takomi, dhe të ftuarit u derdhën në sallonin e madh të pritjes, ku ndodhen tryezat  me pijet, frutat për festimin e aktivitetit. Afrohem bashke me vajzat, unë mora një gotë uiski, Deshira një  lëng të shtrydhur qershish dhe Anila një gotë me Kola. Ndërkohe, larg përballë nesh shikoj Prendin me një gotë në dorë...Fisnik, i qetë, me një buzëqeshje të këndëshme që i endej nëpër mustaqet e gjata, dhe që i jepte pamjen e fisnikëve të veriut.Kishte veshur një këmishë të kaltër, të hapur, dhe një xhamadan po ngjyrë të hapur.Kishte hapa të ngadaltë, sikur nuk donte të rëndonte mbi pllakat e mermerta e të shtruara në dysheme.Hapat i hidhte te shkurtër dhe të kontrolluar, sikur i maste, sikur kërkonte siguri të plotë për atje ku do vinte këmbën..ashtu si bën dhe në veprat e tij me fjalën...e përpunon, e përkëdhel, i jep peshë e mendim, pastaj pasi e pastron nga ana gjuhësore e vendos në vendin e saj.Nëpër librat e tij, meraku, thjeshtësia dhe kujdesi janë në shkallën sipërore, por këtë perkujdesje, këtë bukuri e shikoja sot edhe  në portretin e tij, hapat e tij, vështrimin dhe heshtjen e tij.Të dy anët e xhamadanit më ngjanin me dy kapakët e një libri të hapur, që çfletohet, dhe unë brenda tij lexoja portretin, veprat, vlerat dhe kulturen e tij, të cilën e kisha parë nëpër vepra, por që tani fabrikën e prodhimit të tyre e kisha përballë...dëgjoja si punonte frymëmarrja, lëvizja, frymëzimi dhe forca e krijimit.I teri ashtu si e shikoja, më ngjante me një muze të gjallë, që për ta vizituar duhej vëmëndje, kujdes dhe këndvështrim të veçantë...Brënda këtij kraharori, kësaj zemre që rrihte pa u degjuar, kishin dalë  artet e bukura të poezise, kritikës, studimeve.U afrua shumë pranë, dhe ndërkohë gjeta rastin dhe i fola:

 

-Zoti Prend!

 

Ai ktheu kokën pa lëvizur nga dora  gotën e pijes.E pashë, dhe kuptova shenjën e pikëçuditëses në librin e tij të vështrimin.Vuri buzën në gaz dhe  u drejtua nga unë:

 

-Pilo, po ti këtu?!

 

Ndonse kurrë nuk ishim takuar  edhe ai me njohu, me njohu  ndoshta nga foto e shumta që qarkullojne ne internet, apo takimet e ndryshme ku merrnim pjese.Nga televizioni apo gazetat e ndryshme.U përqafuam, më pas i prezantova vajzat:

 

-Kjo, i them, është Deshira Haxhi, ndërsa kjo, Anila Dahriu!Nesër promovojnë nëkete sallë librat e tyre.

 

E pashe se në  portretin e tij tepër te qete, rreshqiti një dritë gëzimi, dhe më pas dëgjova të buronte zëri i tij i thellë dhe kumbues, sikur i kishte vjedhur oshëtimën Drinit të bardhë:

 

-Shumë mirë, shumë mirë..gëzohem. Pilo, radhët tona po shtohen çdo ditë, kjo është kënaqësi për ne.Këto vajza janë një brez pas nesh.Janë burimet që mbushin liqenin e madh te artit, dhe që në të ardhmen do shdërrohen në lumenj. Në fjalët e tij kishte mirësi, dashuri dhe gëzim vëllazëror.Por ndërkohë e pashë  se u prish në fytyrë dhe sytë e humbën shkëlqimin e mëparshen.Sa keq, pëshperit, nuk do kem mundësinë të jem, pasi na duhet të ikim për në Kosovë mbas këtij takimi,jemi të organizuar.

 

-Edhe kjo, nuk është pak për ne, zoti Prend! Gëzohem që u takuam dhe u njëhëm. Anila fliste çilter, ashtu si ajo flet gjithmonë.

 

-Ndonjë foto do bëjmë, tha Deshira?

 

Ndërkohë unë ngrita aparatin për të fikësuar këto çaste, që vertet ishin të parat, por nuk do ishin të fundit.Dhuruam librat e njëri tjetrit dhe po bisedonim, sikur kishim vite që  njiheshim.Atmosferën e bukur e ndërpreu boria e një autobuzi, qe qendronte jashte, dhe nje djalë qe zbriti dhe thirri nga dera e muzeut:

 

-Zoti Prend, juve po u presim, autobuzi  ka qendruar në një vend të pa përshtatshëm, mund të gjobitemi!

 

Prendi hodhi sytë nga ne, sikur kërkonte leje.

 

-Në këtë rast, i them, gjobitemi të gjithë bashke.Jemi të detyruar të ndahemi, ndonse dëshërojmë të rrimë më gjatë.

 

Prendi ngriti supet.

 

U përqafuam dhe u ndamë, duke marrë me vete respektin dhe dashurinë reciproke, duke lënë pranë njëri tjëtrit librat e botuar si kartolina miqësie për takimet e ardhshme...



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Hajro Hajra: Nënë Tereza na Bashkon Miradije Gash & Asllan Dibrani: Tubim madhështor i prindërve, nxënësve dhe mësuesve në Stuttgart Manifestimi “ Poezia Shqipe “ edhe kësaj radhe bashkoi afër veti poet e poete nga vendet e ndryshme të Kosovës Kastriot Frashëri: Shënime Udhëtimi në Mbretërinë e Bashkuar - në vendin ku takon historinë… Xhevat Ukshini: Popullsia do paqe dhe prosperitet, kurse kriminelët në veri mungesë të ligjit, kaos dhe ndarje Xhevat Ukshini: Nëna Terezë e ka bërë emrin shqiptar të famshëm në mbarë botën Xhafer Leci: Në Vendlindje edhe dielli ngrohë më shumë se sa në gurbet Neki Lulaj: Vallë deri kur kështu të ndarë! Dibran Demaku: Kruja e Skënderbeut Asllan Dibrani: Shqiptarët nderuan meshën e shenjtë gjatë vizitës së Papës në Freiburg Engjëll Koliqi: Takimet e Dom Mikelit në Stubëll, por rikthehen te fama dhe vlerat e pashlyeshme historike Sali Bollati: Me mendje dhe zemër gjithmonë pranë Kalosh Çeliku: Nata e madhe dhe dita e nesërme nën Rrap në Shkup Asllan Dibrani: Agjenda e ministrit të Diasporës Shqiptare zotit Ibrahim Makollit... Burhanedin Xhemaili: Kthimi te rrënjët e trungut kombëtar Dibran Demaku: Qyteti me njëmijë e një dritare Miradije Gashi: Shembull jo i mirë i organizatorëve Ramiz Selimi: Ministri i Diasporës z. Ibrahim Makolli, viziton bashkëatdhetarët në Austri të Epërme Murat Gecaj: Konferenca e e parë ndërkombëtare e Institutit të Integrimit të Kulturës Shqiptare Çerkin Bytyçi: Kur vallëzojnë zemrat kurbetçare

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora