Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fahri Xharra: Një paqë Baske dhe Kosova

| E hene, 07.11.2011, 07:59 PM |


Një paqë Baske dhe  Kosova

 

Nga Fahri Xharra

 

Para se të filloj me shkrimin për të cilin edhe titulli e tregon qëllimin e tij,deshta të i përgjigjem Ministrit të Jashtëm të Sërbisë Jermiq ,i cili dje në Paris gjat mbledhjës së UNESCO-s ka kërkuar që Kishat ortodokse në Kosovë të mos regjistrohen si Kisha të shtetit të Kosovës por atë të Serbisë(?). Unë po shkoj edhe më largë,duke e lutur Z.Jeremiq ,por edhe UNESCO-n që të lexojnë studjusin Pero Sljepçeviq ku sipas Pero Sliepçeviqit është vërtetuar se nga numri shumë i madh i kishave të vjetra serbe vetëm një pjesë fare e vogël e tyre i kanë ndërtuar serbët, emri i të cilëve është shkruar në to. Serbët nuk kanë pasur fare traditë të vetën as në ndërtimtari e as në art e kulturë (Stare Srpske Zaduzhbine, Beograd 1934).

Manastiri i Graçanicës ekzistonte dhe kryente shërbimet fetare edhe para ardhjes së sllavëve në këto anë (V. Petkoviç, Pregled Crkvenih Spomenika, Beograd 1950).. Duke bërë fjalë për banorët e pronave të Manastirit të Deçanit  , Manastirit të Graçanicës, Patrikanën e Pejës etj, prona këto që shtriheshin në një territor shumë të gjerë, siç e tregon “Bulla e artë” e mbretit Stefan Deçan(1330) Dr. Rizaj do t`na konstatojë se aty kishte vetëm shqiptarë. Pra nëse futemi pak më thellë në dokumente do të shohim se  ato Kisha ishin shqiptare. Pra ,ne jemi aq të të ndërgjegjëshëm  dhe krenar me të kaluarën tonë,dhe të cilën nuk e mohojmë.

 

“ETA ka bërë një deklarim historik, kur i dha fund luftës së armatosur. Tani duhet të rrëmbehet rasti për paqe. Do të punoj për ta mbështetur Spanjën, Francën dhe qytetarët e rajonit bask në çdo mënyrë që mundem në përpjekjen e tyre për të siguruar paqen dhe demokracinë afatgjatë, që për një kohë të gjatë e kanë kërkuar dhe që plotësisht e kanë merituar” shkruante ishkryeministri Briatnik Toni Blair me rastin e deklarimit të pakusht të grupit separatist bask të ETA-s e cila i jepte fund pesëdhjetë vjetëve të dhunës, gjatë së cilës kohë ka vrarë qindra persona dhe plagosur mijëra të tjerë,  deklaratë e cila duhet të mirëpritet nga të gjithë popujt dhe qeveritë. Kjo deklaratë është mirëpritur edhe nga qytetarët e Kosovës. Ishte për lavdatë që krerët e saj e kanë hedhur dhunën prapa shpine për hatër të së mirës.

Mandej Tony Blair vazhdon:” Mbi të gjitha, tani do të jetë e mundshme për të gjitha palët në Spanjë dhe rajonin bask të ndjekin qëllimet e tyre politike pa dhunë ose kërcënime me përdorim të dhunës.Unë besoj gjithashtu se do të nxjerrim edhe mësime të tjera nga dhënia fund konfliktit.I pari është se qeveritë duhet me vendosmëri të mbrojnë veten, parimet e tyre dhe popujt e tyre kundër terroristëve. Kjo kërkon një politikë të mirë dhe një punë inteligjente, sikurse edhe vendosmëri politike.Por qeveritë duhet ta pranojnë nevojën për të “biseduar me armiqtë e tyre”.”

 

Ish kryeministri Blair”  thot se do të punoj për ta mbështetur Spanjën, Francën dhe qytetarët e rajonit bask në çdo mënyrë që mundem në përpjekjen e tyre për të siguruar paqen dhe demokracinë afatgjatë, që për kohë të gjatë e kanë kërkuar dhe të cilën plotësisht e kanë merituar.”  Me këtë rast miqëve tanë Francës dhe Spanjës dhe si e thotë Blairi” Zapatero nuk ka reshtur së ofruari dorën e paqës” iu dëshirojmë një përfundim të suksesëshëm me “ bujari dhe burrëri krerësh të vendit”(T.B.)

 

Spanja ishte dhe mbetet miku i shqiptarëve .  Ata  ,në botimin e 29-të ndarjes së çmimit Princi i Asturias ,në fushën e letërsisë dhe gjuhës ,jo rastësisht  në mesin e 31 shkrimtarëve ,nga 25 vende të botës e zgjodhën Ismail Kadarenë. Gazeta “El Mundo” ,në Qershorin e 2011-tës theksonte “ Kadare arriti njohje njohje mbrenda dhe jasht kufijve të Shqipërisë dhe që sot shpërblehet me një nga ëmimet më të rëndësishme në qarqet letrare të botës” ,

 

A i shte kjo një rastësi? Apo mos u hutuan ,dhe pa dashtas ia dhuruan këtë çmim Kadaresë?A e dinin ata që Kadareja ishte Shqipëtar ? A e dinin ata që Kadareja  ishte kontribuesi më i madh diplomatik shqipëtarë për pavarësinë e   Kosovës?  Pra ,ndarja e çmimit  “Princi i Asturias “ ishte një ogur i mirë shpresëdhënës  përveq tjerash e edhe për Kosovën.

Në të përditëshmen spanjolle “El Pais”  Ignacio Molina ( Hulumtues kryesor për Europën në Instututin Mbretëror të Elcanos dhe profesor i shkencave politike në UAM) në  artikullin “ Nese Kosova eshte problem ,Europa eshte zgjidhja”shkruente  se  Kosova është një  shtet realitet i pa kthyeshëm.

  Pra Kosova ,si pjesë e Europës e pret  edhe  përkrahjen e  fortë dhe të sigurtë të Spanjës.