E shtune, 20.04.2024, 12:31 PM (GMT+1)

Editorial

Indrit Vokshi: Aleanca Kuq e Zi, patriotike?

E hene, 07.11.2011, 09:04 PM


Aleanca Kuq e Zi, patriotike ?

 

Nga Indrit Vokshi

 

Nji organizate politike qe arrin te vetekonsiderohet perndritese e ardhmenise,per te mos u zhyte ne ujnat e qesharakes, duhet tia tregoje kombit shpatat me te cilat do te luftoje, kunder perbindeshit qe ka ngujue ne shpellen e territ, andrrat shqiptare. Dhe nji ide e tille qe meton fronin e shpetimtares se nji kombi te pajtuem e te vllaznuem me anti-vlerat, meriton gjithmone nji trajtim serioz.

Deri me tash,fatkeqesisht, armet me te cilat ashte paraqite ne log te betejes ideja “Aleanca Kuq e Zi”, u ngjajne atyne shpatave prej kaucuku e si te lyeme me varak, qe dikur u bliheshin femijeve per Vit te Ri.

 

Keto shpata jo vetem qe i shkaktojne te qeshuna perbindeshit,por edhe andrrave te burgosme ua shtojne pikellimin e ua zhysin shpresen edhe ma thelle ne perhumbje. Kjo ide qe vetecilesohet shpetimtarja e se ardhmes, ne syte e vete te ardhmes, i ngjan ma shume nji seksioni per organizimin e festave prane Ministrise se Kultures, sesa nji platforme perndritese kombetare.Shqipnia dergjet e semunde rande e ne nevoje per mjekime.Barnat sheruese per te jane reformat politike,ekonomike e socialo-kulturore, dhe jo formalitetet pa thelb.

 

Nderrmarja e nismave te tilla, si “Nji komb nji pashaporte” apo shnderrimi i emnave te qyteteve e fshatnave, ne kushtet e nji Shqipnie te semunde, e paraqesin idene “Aleanca Kuq e Zi” ne rolin e nji femije te manget apo cinik, i cili tue pase prindin ne prag vdekjeje, ne vend te mjekut i con nji parukier per tia rregullue modelin e flokeve.Dami qe kjo sjell, ashte ngulitja ne kokat e njerezve jo fort te kuptueshem, se patriotizmi konsiston vetem ne analizmin e veprimeve te shteteve fqinje,e urrejtjen ndaj tyne. Nji ide me pretendime te tilla kombetare, duhet te marre rolin e edukueses popullore, dhe ta shtije popullin ne shinat e mendimit se patriotizmi, fillon nga hedhja ne vendin e duhun te nji mbeturine.

 

Nji komb nji pashaporte?! uejtjet e shqiptareve ne Kosove,Maqedoni e Mal te Zi, nuk burojne nga mospasja e nji pashaporte te Republikes se Shqipnise.Marrja e shtetesise shqiptare, nuk ua rrit atyne,as cilesine e arsimit,as nivelin e sherbimit shendetesor,e as ua shton buxhetin familjar duke u hape vende pune. Pajisja me pashaporte shqiptare,kurresesi nuk ashte dhe smund te jete politike,e aq ma pak politike largpamese. Ajo ashte pasoje e nji politike, qe ideja “Kuq e Zi” nuk denjon ta nderrmare. Ne themel te cdo patriotizme, duhet te jete permiresimi i jetes se qytetareve, permiresim qe nuk arrihet, vetem me pajisjen me pashaporte shqiptare.Keshtu qe, edhe kjo nisem smund te quhet patriotike, por vec komerciale.

 

Shqiptarizimi i emnave te fshatnave e qyteteve?! Qytetaret e Corovodes ne Skrapar, nuk lengojne, nga mungesa e punesimit,arsimit te mire, shendetesise shendoshese,e administrates perkujdesese, vetem perse emni i qytetit te tyne, ashte toponim ne gjuhen serbe.Nese do te ishte keshtu, institucionet vendore,do ti zgjidhnin problemet vetem nepermjet nji akti per ndryshimin e emnit te qytetit, dhe ma s’mbrapmi kjo lloje praktike e propozueme nga ideja “Aleanca Kuq e Zi” do te shtrihej ne te gjithe Shqipnine, tue lumnue ate pa shume mundime.As shpallja e Lidhjes se Prizrenit si feste kombetare e as shtrimi i nji flamuri te madh ne sheshin e Vlores, nuk e sherojne Shqipnine.Kjo ashte njilloj si kercimi midis mortit.

 

Nji ide qe vetekonsiderohet shpetimtare e nji kombi qe renkon nga mungesa e arsimit,shendetsise,drejtesise,ekonomise, etj. e qe ne realitet merret vetem me dite festash dhe me komentim takimesh, smund te jete ma shume se nji ide budallo-cinike, qe njeriut te semunde i dergon parukier ne vend te mjekut.

Pretendon ta shpetoje kombin nga vuejtjet,por nuk ka kuron e duhun, dhe ashte po aq e damshme per kombin, sac ashte i damshem per te semundin nji mjek inkopetent.

 

Vendimi per ndertimin e parlamentit te ri ashte akti ma perfaqesues i shperdorimit te financave te shtetit. Me kete vendim,shteti shqiptar e vuni veten ne rolin e nji kryefamiljari te varfen, femijet e te cilit nuk ngihen me buke e enden te rreckosun, por qe ky si kryefamiljar, me borxhet qe do te lahen nga buxheti i familjes, ka cektesine te bleje nji vile lluksoze.Gajle ska se femijet skane buke me hanger e shampo me u la, e randesishme ashte qe ata te kene nji vile per shlyemjen e se ciles do te rropaten gjate.

 

Kur mori vendimin,shteti shqiptar me siguri nuk i pa lypsaret e mitun e te rritun,qe lypin bash midis Kryesise se Kuvendit dhe Kryeministrtise,ne bulevardin Deshmoret e Kombit. Ndersa ideja “Aleanca Kuq e Zi”, largpamese dhe shpresedhanese, duhet tu kete thane militanteve te saj,se u arrit dita qe te kemi nji parlament ma lluksoz se te serbeve,grekeve dhe maqedonasve, e se tashma femijet shqiptare mund te lypin te lumtun perpara nji parlamenti madheshtor.

 

Nji ide e paqarte ne objektiva qe rri ulun tu tymose duhan e peshkon ceshtjet ditore te politikes.

Nuk ka nji projekt per zhvillimin e minierave, por sapo doli ne siperfaqe ceshtja “Minatore-ACR” ideja “Kuq e Zi” ferkoi duert e u shpreh me deklerate publike. Nuk ka projeket as per mjedisin, por sapo nxorri kryet “Ceshtja e Plehnave” hodhi cigaren pertoke, e shkeli me kambe, piu ujin qe kishte ngele ne shishen plastike, pastaj e hodhi shishen ne cep te trotoarit e u nis per te dhane deklarete mbi mjedisin.

 

Ne vazhdim kjo ide mund te shfaqet ne trajta shpresedhanese, por momentalisht, ashte thjeshte nji autokombajne me mekanike te vjeter,qe u nxorr nga hangaret e historise, vetem per me korre disa kercinj te rinj e te vjeter por te papjekun, qe patriotizmin e masin me nivlein e urrejtjes per Greqine e Serbine.Nji nder damet qe po i shkaktohet sot shoqnise shqiptare,ashte rrenjosja ne brendi te saj,se patriotizmi ashte i tille. Patriote ashte nji zonje qe tash 20 vite punon ne Zyren e Gjendjes Civile, e qe nepermjet punes se saj ne leshimin e dokumenteve te ndryshme, ua lehteson jeten qytetareve.Sepse patriotizmi ashte sherbim ndaj shtetit e shoqnise, kurse ajo qe po promovohet sot si ardhmeni, ashte nji peme qe kurre nuk do te leshoje kokrra.

 

Kryeministri i Republikes e quejti faqezeze, dhe kjo ide ashte me te vertete e faqezeze. Nuk ashte e tille sepse ndonjihere i kundervihet qeverise, por sepse nuk i kundervihet ,ku duhet,sic duhet dhe sac duhet,qeverise shqiptare. Ashte faqezeze, jo sepse kerkon te mos ndryshohet kombesia, por sepse parimet e humanizmit qe duhet te qendrojne ne themel te cdo patriotizme, rreket ti zevendesoje me nji crregulli normash huligane.

 

Ne rraport me nevojat qe ka shoqnia e shteti, kjo ide ashte e mjerueshme, sepse njilloj si partia sot ne pushtet, ne pamundesi per ti afrue njerezit nepermjet projekteve bindese politike, tenton ti afroje nepermjet marrjes ne gjinin e saj, te kengetareve, e futbollisteve.

Nji ide premtuese kombetare duhet te terheqe vemendjen, e akademikeve dhe intelektueleve te drejtimeve te ndryshme, por fatkeqesisht ,ideja "Aleanca Kuq e Zi", kryesisht ka terheqe vemendjen e tifozeve te futbollit, dhe lojtareve te bilardos, te cilet tue godite fort bilen, shajne e piskasin me te madhe, tue kerkue qe Greqia te dale nga eurozona.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora