E premte, 19.04.2024, 10:56 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Hajro Hajra: Nënë Tereza na Bashkon

E diele, 06.11.2011, 09:05 PM


 

Fotoreportazh nga Arizona

 

NËNA TEREZE NA BASHKON

 

Nga Hajro Hajra

 

Pos Ditës së Flamurit dhe Ditës së Pavarësisë të Kosovës, prej disa vitesh është Nëna Tereze, është kujtimi i përjetshëm për këtë grua fisnike që i bashkon shqiptarët e Arizonës. E drejta, numri i atyre që vijnë çdo vit në “Parkun Nëna Tereze” (kështu kanë filluar ta quajnë shqiptarët parkun e Bazilikës së Shën Mërisë, ku është e vendosur shtatorja e Gonxhes shqiptare), është mjaft i vogël, po të kihet parasysh se në Arizonë, më mirë të thuhet në kryeqytetin e këtij shteti, në Feniks (Phoenix), sipas fjalëve të kryetarit të Komunitetit Shqiptar “Shqipja e Arizonës”, dr. Arben Laskut, jetojnë nja 500 familje me mbi 2 mijë shqiptarë, nga të gjitha trojet shqiptare. Për fat të keq, nuk është i vogël numri i shqiptarëve që jetojnë në Amerikë, punojnë e shkollohen në Amerikë, gëzojnë të mirat që ua ofron Amerika, hanë bukën e Amerikës, po shpirtin e mendjen, ndërkaq, i kanë në shkretëtirat e Azisë.

 

Sivjet ishte caktuar dita e diel, 16 tetor për t’u takuar e për ta përkujtuar figurën e pavdekshme të Nënës Tereze në 8-vjetorin e lumturimit. Në orën 11 në Bazilikën e Shën Mërisë, ku ishin vendosur një portret i madh i Nënës Tereze dhe një fotografi e Katedrales së Prishtinës, filloi mesha e drejtuar nga Atë Vincent Mesi, i cili nuk la pa përmendur praninë e dhjetëra shqiptarëve që kishin ardhur për të nderuar shenjtoren e ardhshme, njeriun e gjakut të tyre. Në fund Atë Mesit nxënësi Robert Zef Kalaj ia dhuroi një portret të Gonxhe Bojaxhiut veshur me kostume kombëtare shqiptare, dhuratë e përgatitur posaçërisht për pastorin Mesi nga zonja Lule Lane.

 

Pas përfundimit të meshës, shqiptarët u drejtuan te shtatorja e Nënës Tereze, që prej tetë vjetësh është bërë një vend pelegrinazhi për shqiptarët e Arizonës. Në fillim parakaluan pranë shtatores, përreth së cilës ishin vendosur lule të freskëta. Në krye ishin fëmijët me portrete të Nënës Tereze dhe me flamuj shqiptarë e amerikanë. Solemnitetin e shpalli të hapur zonja Jeta Hajra, e cila me pak fjalë foli për figurën e madhe të Gonxhe Bojaxhiut, e cila një jetë të tërë ua kushtoi njerëzve në nevojë.

 

Më pas zoti Gjelosh Gegaj e tha uratën shqip të Nënës Tereze, ndërkaq fjalë rasti mbajtën zonjat Teuta Fleming, Kristina Këlliçi dhe Lule Lane (kjo e fundit është më meritorja për këtë manifestim). Poezi të Nënës Tereze recituan vogëlushja 7-vjeçare Princesha Anton Gegaj dhe Merilin Frroku. Pas përfundimit të ceremonisë që gjatë gjithë kohës u shoqërua me këngë kushtuar Nënës Tereze, pjesëmarrësit u shërbyen me ushqime e pije, që edhe kësaj radhe i kishte sjellë zoti Anton Gegaj dhe, në ndarje, urimi: mirupafshim në takimin e ardhshëm!



(Vota: 21 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Miradije Gash & Asllan Dibrani: Tubim madhështor i prindërve, nxënësve dhe mësuesve në Stuttgart Manifestimi “ Poezia Shqipe “ edhe kësaj radhe bashkoi afër veti poet e poete nga vendet e ndryshme të Kosovës Kastriot Frashëri: Shënime Udhëtimi në Mbretërinë e Bashkuar - në vendin ku takon historinë… Xhevat Ukshini: Popullsia do paqe dhe prosperitet, kurse kriminelët në veri mungesë të ligjit, kaos dhe ndarje Xhevat Ukshini: Nëna Terezë e ka bërë emrin shqiptar të famshëm në mbarë botën Xhafer Leci: Në Vendlindje edhe dielli ngrohë më shumë se sa në gurbet Neki Lulaj: Vallë deri kur kështu të ndarë! Dibran Demaku: Kruja e Skënderbeut Asllan Dibrani: Shqiptarët nderuan meshën e shenjtë gjatë vizitës së Papës në Freiburg Engjëll Koliqi: Takimet e Dom Mikelit në Stubëll, por rikthehen te fama dhe vlerat e pashlyeshme historike Sali Bollati: Me mendje dhe zemër gjithmonë pranë Kalosh Çeliku: Nata e madhe dhe dita e nesërme nën Rrap në Shkup Asllan Dibrani: Agjenda e ministrit të Diasporës Shqiptare zotit Ibrahim Makollit... Burhanedin Xhemaili: Kthimi te rrënjët e trungut kombëtar Dibran Demaku: Qyteti me njëmijë e një dritare Miradije Gashi: Shembull jo i mirë i organizatorëve Ramiz Selimi: Ministri i Diasporës z. Ibrahim Makolli, viziton bashkëatdhetarët në Austri të Epërme Murat Gecaj: Konferenca e e parë ndërkombëtare e Institutit të Integrimit të Kulturës Shqiptare Çerkin Bytyçi: Kur vallëzojnë zemrat kurbetçare Dita e pare e Shkolles Shqipe ne mjediset e shkolles amerikane ne Brooklyn, New York

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora