E enjte, 28.03.2024, 07:07 PM (GMT)

Kulturë

Milazim Kadriu: Poezi të shqetësimeve rinore

E diele, 06.11.2011, 07:18 PM


POEZI TË SHQETËSIMEVE RINORE

 

Erblin Dushi - “Ëndrrat e mija”,botoi Klubi Letrar “Zahiri”,Besianë,2011

 

Nga Milazim KADRIU

 

Libri “Ëndrrat e mija” është libri i parë me poezi i Erblin Dushit. Edhe pse i ri në moshë dhe në kultivimin e vargut,Dushi ka arritur ti qes në dritë shqetësimet e tija rinore.

 

Libri është i ndarë në tri cikle : “S’durohej robëria”, ”Ëndrrat e mija” dhe “Vendlindja ime”. Poezitë e Dushit kanë vlera të poezisë së librave të parë të atyre që prezantohen dhe më vonë bëjnë edhe emër në fushën e krijimtarisë letrare.

 

Në ciklin e parë autori na sjell poezi të cilat i kushtohen Kosovës, rrugës që kaloi dhe aktivitetit atdhetarë të atyre që dhanë shumë për lirinë e vendit. Që në poezinë e parë të titulluar “Ti Kosovë”, përshkruhet dashuria e autorit për vendin dhe për të arriturat në luftën për liri ku ngadhënjen Kosova ndaj okupatorit shekullor. Rezistencën popullit shqiptarë të Kosovës në luftën për liri autori na paraqet përmes poezive të tija siç janë poezitë për UÇK-së, heroin e kombit Zahir Pajaziti, që ishte ndër të parët organizator të UÇK-së dhe pushkë e parë e lirisë, për heroinën që ra në protestë duke i brohoritur demokracisë, lirisë, Ylfete Humolli, poezia për humanisten, dhe të pagjunjëzuarën edhe pse vuajti në kazamatet serbe Flora Brovina,etj. E gjithë kjo rrugë që nuk ishte e lehtë me demonstrata të rinisë, me burgosje të veprimtarëve, me luftë heroike të djemve dhe vashave të Kosovës kurorëzohet me Pavarësinë e Kosovës të cilës autori i këndon me plotë krenari.

 

Në ciklin e dytë janë disa poezi që u kushtohen jetës së rinisë dhe preokupimeve të saja duke tërhequr nganjëherë edhe segmente individuale. Në vazhdën e preokupimeve të autorit hyjnë edhe ritmet e përditshmërisë që përshkohen edhe me tone melankolike.

 

Ndërsa në ciklin e tretë që janë përfshirë krijimet e para të autorit përshkruhet dashuria e madhe që ai ndjen për prindërit,të afërmit, shkollën, mësuesin, vendlindjen, natyrën etj. Këto poezi reflektojnë dashurinë për njerëzit e afërm, të dashur, të mirë qysh dëshiron ti ketë ai.

 

Ndonëse autori gjatë kohës absurde që kishte krijuar pushtuesi serb dhe gjatë luftës së fundit ishte fëmijë, ai në krijimtarinë e tij nuk harron të përmend edhe miqtë e popullit tonë që na u gjendën në ato ditë të vështira. Por edhe përkundër largimit të shqiptarëve nga shtëpitë e tyre që edhe ai si fëmijë ishte larguar, autori nuk fsheh optimizmin e popullit q kishte në atë kohë se prapë do të kthehen në shtëpitë e tyre ashtu si edhe doli.

 

Andaj botimi i kësaj përmbledhje me poezi të Erblin Dushit, duke pasur parasysh moshën e autorit na jep shpresë se në të ardhmen do të na vjen me krijime të reja të realizuara në nivel më të lartë artistik.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora