E enjte, 25.04.2024, 09:28 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Telegram ngushëllimi për Fatmir Dragen

E shtune, 05.11.2011, 08:58 PM


Fjala e z. Hysen Ibrahimi, në fjalën e tij mortore në Halmstad të Suedisë me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit të dalluar të çështjes kombëtare Fatmir Dragaj.

 

Sot në Halmstad të Suedisë, u varros në prani të qindra bashkatdhetarëve dhe veprimtarëve i ndjeri Fatmir Dragaj, një veprimtar i dalluar i çështjes kombëtare dhe ish arkëtar i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës – Dega në Suedi. Në këtë varrim kishin ardhur dy vëllezërit e tij Adnan dhe Fadil Dragaj nga Kosova. Në varrim përveç z. Hysen Ibrahimi, kishin marrë pjesë edhe Prof. Osman Ahmetgjekaj, nënkryetari dhe Mursel Shkupolli anëtar i Kryesisë së LDD-së Dega në Suedi.

Fjala mortore në këtë varrim ju dha z. Hysen Ibrahimi, kryetari i LDD-së Dega në Suedi dhe veprimtar i çështjes kombëtare. Ai ndër të tjera tha:

 

E respektuara familje Dragaj,

Të nderuar kolegë e bashkëveprimtarë të Fatmirit,

Lajmi për ndarjen e hershme nga jeta e veprimtarit tonë të dalluar dhe kolegut tonë Fatmir Dragaj, na tronditi të gjithëve. Ne që ndodhemi këtu, të gjithë ata që e kanë njohur personalisht, apo e kanë parë e dëgjuar punën dhe veprën e tij, kanë përshtypjet më të mira për Fatmirin.

 

Zonja dhe zotërinjë,

E kam të vështirë të pajtohem se jam para jush dhe po mbaj fjalë mortore për kolegun që deri dje ishte përkrah nesh dhe interesave madhore të Kosovës;

Nuk e kemi të lehtë e ta bindim veten  se më nuk është në mesin tonë njëri nga kolegët dhe bashkëpunëtorët e palodhshëm që prej ditëve të para të ardhjes së tij në Suedi, ishte inkuadruar në kuadër të interesave kombëtare për pavarësinë e Republikës së Kosovës.

 

Të nderuar miq,

Me ndarjen nga  jeta e Fatmir Dragajt, komuniteti shqiptar këtu në Suedi, humbi njërin ndër veprimtarët e palodhshëm për Kosovën, mikun e bashkëpunëtorin tonë të devotshëm. Ndërsa familja Dragaj e humbi prindin, bashkëshortin e vëllaun.

Fatmir Dragaj gjatë viteve të tij ishte i inkuadruar edhe në jetën politike në fillim si anëtar e më pastaj edhe në Kryesi të Lidhjes Demokratike të Kosovës – Dega në Suedi 1994-1998 si arkëtar i Degës, ku tregoi rezultate të  ngjeshur të cilat kryesisht ishin në shërbim të pavarësisë së Republikës së Kosovës. Ai, kreu të gjitha detyrat e tij me përgjegjësi që ishin imperativ i kohës dhe i politikës.

 

Ishte i palodhshëm dhe i pandashëm në të gjitha aktivitetet politiko-patriotike jo vetëm në rrethin ku ai banoi, por në tërë Suedinë.

Ai, përveç se ishte në krye të LDK-së – Dega në Suedi, ai ishte aktiv nëpër të gjitha komisionet lokale dhe rajonale që kishin të bënin për grumbullimin e ndihmave për Kosovën.

Vepra e Fatmir Dragajt, është realitet i Epokës së pavarësisë së Republikës së Kosovës të shqiptarëve në Suedi në kuadër të filozofisë politike të ish-Presidentit të parë historik dhe shpirtëror Dr. Ibrahim Rugova, ndërkohë puna dhe entuziazmi i tij do të na shërbej si frymëzim në rrugëtimin tonë, tashmë pa të.

 

Baba i Fatmir Dragajt, Musli Dragaj në momentet më të vështira të asaj kohe, kur ishte në krye të institucioneve të atëhershme të Skënderajt, e gjen rastin e duhur me një rast me Fadil Gecin nipit e Bajraktarit të Llaushës, luftëtarit të orëve të para të lirisë dhe ish-deputet i Parlamentit të Republikës së Kosovës, në rrugë për Prishtinë i thot, po citoj: ”Rrugën të cilën e keni marrë Fadil Geci, është e drejtë dhe mos e lëshoni. Hecni përpara mos u dorëzoni, se në rrugën tuaj, është e ardhmja e Kosovës e ardhmja e Kombit Shqiptar”, përfundon citati i thënjeve të Musli Dragajt babait të Fatmir Dragajt.

Po ashtu, Fadil Geci, më ka njoftuar personalisht, se të parët e Familjes Dragaj ishin përkrahës të denjë të Bajraktarit të Llushës edhe me pushkë në dorë, Ismail Qemalit , Isa Boletinit e Xhafer Deves. Njihen si familje patriotike dhe atdhetare.

Prandaj, kontributi i Fatmir Dragajt dhe familjes së tyre nuk është rastit, por është trashigimi e të parëve të tyre, si Ajdin Ali Pashë Dragaj, Ferat e Nexhip Dragaj dhe të tjerë.

Duke u nisur nga kjo, familja e Fatmir Dragajt dhe ne kolegët e tij, duhet të përpiqemi të mos dorëzohemi para humbjes së madhe, por të ndihemi krenarë që e patëm në mesin tonë, të ndihemi krenar për veprën tanimë të evidentuara të Fatmir Dragajt.

Kontributi i tij do të zen vend të merituar në librat tanë të enciklopedisë shqiptare për Suedi, për kontributin e pavarësisë së Republikës së Kosovës.

 

Të nderuar familjarë të Fatmirit, të dashur miqë,

Njeriu, sado që përpiqet të fsheh hidhërimin për humbjen e shokut, mikut, kolegut e bashkëpunëtorit, e ka të pamundur, sepse së bashku me Fatmirin më parë ishim bashkërisht duke vepruar për të ardhmen dhe interesat e vendit.

Edhe në këto momente të rënda për Ju dhe për të gjithë ne, jemi bashkë për të ndarë dhimbjen dhe pikëllimin e thellë për mbetjen pa kolegun tonë të dashur e të nderuar, Fatmir Dragajn.

Ndihemi krenarë që bashkërisht ishim pjesëmarrës në ndërtimin e themeleve të sigurta të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Le të mbetet vepra e tij mësim dhe inspirim i përhershëm për ne mërgimtarët.

 

Familjarë dhe kolegë të nderuar të veprimtarit Fatmir Dragaj,

Pranoni ngushëllimet tona të sinqerta nga gjithë ne shoqëria e tij, veprimtarë që punuam së bashku me fatmirin.

Në fund z. Hysen Ibrahimi, kërkoi që të mbahet një minut heshtje për këtë veprimtar të merituar.

 

I përjetshëm qoftë kujtimi për kolegun tonë të dashur Fatmir Dragaj.

Mëshira dhe bekimi i Zotit, qofshim mbi shpirtin e tij.

 

Halmstad/Suedi,                            Komisioni për informim,

më 18-10-2011                                 Prof. Osman Ahmetgjekaj.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora