E enjte, 25.04.2024, 02:26 PM (GMT+1)

Kulturë

Gani Mehmeti: Objekti në rrënim e sipër, u rrënua nga dora e njeriut!

E shtune, 05.11.2011, 08:58 PM


OBJEKTI NË RRËNIM E SIPËR, U RRËNUA NGA DORA E NJERIUT!

 

Nga Gani Mehmeti, prof.

gani_mehmeti2@hotmail.com

 

Letër e hapur:

Entit të Mbrojtjes së Monumenteve Hiastorike e Kulturore në Republikës së Kosovës

Drejtorisë Komunale për Kulturë në Podujevë

Muzeut të Kosovës

dhe

Ministrisë për  Kulturë, Rini e Sport të Republikës së Kosovës

 

            Shihet se keni rënë në një gjumë të gjatë e të thellë, në një gjumë  afatgjatë, prej të cilit nuk u zgjuat as edhe pas 12 vitesh, e me gjasë, gjumin do ta bëni shekullor! Vazhdoni, flini! Mos gaboni të zgjoheni nga gjumi se pastaj duhet punuar. Mirëpo, populli ynë thot: Ujtë qi nuk ec, nuk vyen! Po njeriu në gjumë? Ecën ai? Gjithsesi jo, përveç ndonjë të shpurdhirë kur ëndërron. Ariu, thonë, fle për gjashtë muaj. Por, fjetje me vite e dekada, përveç në Kosovën tone, s’ kam dëgjuar! Dikush, me tallje, thot se edhe ai që fle vlen, sepse ai “mendon”! Por, jo, njeriu i zgjuar mund të mendojë.

            Më falni, por jam tejet i indinjuar me shembjen e kësaj ndërtese disa shekullore, e cila, sipas vendësve ka pasur mbi  300 vite që kur është ndërtuar, për saktësinë e ndërtimit të saj kam shkruar para plot tre muajsh, që dikush të dali e ta vërtetojë dhe të vehet nën mbrojtjen e shtetit si një objekt i vjetër, si një objekt kulturor e historik, kur është i vjetër.

            Si punëtorë, si ekspertë të kulturës, do të kisha dashur të dijë se me çka i arsyetoni  pagat tuaja, kur nuk merreni me atë për çka jeni të caktuar!?

            Nuk kryhen punët vetëm nga zyra. Nga zyra, sipas natyrës suaj të punës, nuk del asgjë. Duhet dalë në terren. Për këtë, natyrisht, duhet t’ua sigurojë kushtet Ministria përkatëse para se të shuhen objektet kulturore e historike në Kosovë.

            Ky objekt i shembur nga dora e njeriut para tri-kater ditësh, i ka shpëtuar dhëmbit të kohës deri në ditët tona, u  ka shpëtuar luftërave të ashpra, i ka shpëtuar dorës së serbit, i cili, siç kam shkruar më parë, ish pronari i saj ka thënë se UNE NUK DO TA RRENOJ dhe se KJO ESHTE E JUAJA (e shqiptarëve), ka pohuar serbi. Ndërsa, ajo rrëzohet tani, kur ka mundur të vehet nën mbrojtjen e shtetit, e, shteti nuk i del në mbrojtje! Atëhere kush duhet ta mbronte këtë dhe kush duhet t’i mbrojë edhe të tjerat!?

            Tani nuk na mbetet diç tjetër, përveç se të kënaqemi me këto foto të këtij objekti prej disa shekujsh, sepse nuk ekziston më!

 

Këtu më poshtë po japim shkrimin tim për këtë objekt,  publikuar më 7. 8. 2011 në ZEMRASHQIPTARE, për çka e falënderoj z. Kadri Manin (Osmanin) për publikim, si dhe, z. Mulla Osman Haliti, i cili më kishte informuar për ekzistencën e këtij objekti kaq të vjetër.

 

Gani I. Mehmeti: Një objekt prej 200-300 vitesh në rrënim e sipër
E Diel, 07-08-2011, 06:19pm (GMT)

NJË OBJEKT PREJ 200-300 VITESH NË RRËNIM E SIPËR

 

Nga Gani I. Mehmeti

gani_mehmeti2@hotmail.com

 

Një ndërtesë, fortifikatë, e ndërtuar prej më shumë se 200 vitesh, e sipas fjalëve të banorëve afër saj, thuhet se ka më shumë se treqind vjet, në mungesë të mbrojtjes si një objekt banimi i vjetër, I qëndroi kohës deri tani pa u rrënuar, por, sidomos pas vitit 1999 aështë në rrezik të madh që të rrëzohet, po nuk u nxitua e të vëhet në mbrojtje të monumenteve te vjetra si object e ndoshta edhe si një shtëpi kulturore. Nëse shikohet materiali, trashëzia dhe mënyra e punës së këtij objekti (shtëpie banimi), na e lë përshtypjen se duhet të jetë, ndoshta, objekti më i vjetër në rajonin e Llapit, përkundër asaj se nuk i njoh të gjitha objektet e vjetra të kësaj treve, por gjithsesi radhitet ndër objektet më të vjetra. Kjo shtëpi, siç thuhet në piopull, dykatëshe, sepse ka bodrumin aq sa është krejt madhësia, pra pa ndonjë ndarje, ka oxhakun dhe ndonjë dollap, e murosur i tëri me gur dhe me një trashësi gati prej një metri, lështrë mjaft karakteristike. Nuk kasha meter t’i masja dimensioned e këtij objekti banimi, popr dilur duhet të jetë ana e jashtme me 10X7 metra. Kati i dytë është i ndarë në dy pjesë; lë një përshtypje se pjesa ku është dedikuar për mysafirë duhet të jetë 6X6 metra ana e brendshme, ndërsa pjesa ku ka qenë e dedikuar për të gatuar duhet të jetë 6X3 metra.

Shtëpia ka vetëm rreth 150 metra larg asfaltit në anën e mjatë të rrugës Podujevë - Pakashticë e Poshtme, në fshatin Zakut i Epërm. Mirëpo, shumë pak i bjen në sy kalimtarit, edhe pse duket qartë. Kjo shtëpi ka qenë e ndërtuar në të njëjtën kohë me Xhaminë e Pakashticës, ose pak më heret apo pak më vonë, sepse kjo i është ndërtuar hoxhës (imamit) së pare të kësaj xhamie, I cili, aso kohe ka ardhur nga Bosnja e Hercegovina. Pastaj, kanë përafërsisht të njëjtin stil muresh me xhaminë. Kjo shtëpi është në lagjen Hoxholli të Zakutit dhe ka qenë prone e tyre deri me pushtimin e Kosovës nga Serbia dhe deri me kolonizimin serb të saj (Kosovës). Kjo lagje ka qenë e kolonizuar me serbë e tëra deri në vitet e shtatëdhjeta të shekullit XX, kur disa nga Hoxhollët e blejnë sërish token e tyre këtu. Mirëpo, kjo shtëpi sërish kishte pronar një serb. Dhe, me rivendosjen e banorëve shqiptarë këtu, ai serbi u kishte tghënë:”Kjo shtëpi është e juaja. Këtë unë do ta ruaj dhe kurrë nuk do ta prishi sepse ka një ndërtim karakteristik!” Dhe, vërtet, ashtu siç thonë banorët e kësaj lagjeje, kjo shtëpi ka nisur të prishet vetëm pas luftës së fundit (1999), prej kur kjo shtëpi ka mbetur në mëshirën e askujt, sepse edhe serbi më nuk jeton këtu, dhe shtëpia ka mbetur pa zot shtëpie. Po, kush duhet të jetë zot shtëpie? Kush tjetër përveç atyre që janë në mbrojtje të monumenteve të vjetra në kuadrin e Republikës së Kosovës, e pse jo, edhe të UNESKO-s, pavarësisht se kush është pronari i saj, është një trashëgimi kulturore e Kosovës, mbasi nuk merret askush me trashëgimi kulturore e historike në Komunën e Podujevës.

Është për keqardhje se si nuk është përfshirë edhe në librin “Trashëgimia etnokulturore dhe historike e Llapit” nga Qendra e Kulturës e Podujevës, mbajtur në vitin 1993 ni Institutin Albanologjik të prishtinës dhe botuar në vitin 1995. pra aso kohe, nën sundimin e egër serb, është bërë përpjekje të bëhet diçka, ndërsa tani, pas luftë, siç jemi mësuar të themi në Liri, nuk bëhet asgjë! Sikur tabni nuk vlen asgjë kultura, prandaj nuk merremi me të, përkundër asaj se trashëgimia kulturore nuk mund të ribëhet, ajo duhet të ruhet në çfarëdo gjendje që është. Edhe ashtu flet vetë, sepses humë gjëra nuyk mund të shpjegohen me fjalë e shkrime, ndërsa monumentet flasin vetë.

Në vazhdim, ua sjell edhe fotografitë e kësaj shtëpie banimi të vjetër, për të cilën ekspertët profesionalistë mund ta japin fjalën e tyre.

Podujevë, 20. VII. 2011


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora