E enjte, 28.03.2024, 11:54 PM (GMT)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Posaqëshmëria e Iliridës

E premte, 04.11.2011, 08:04 PM


Posaqëshmëria e Iliridës

 

T`i kushtohet rëndësi e veçantë edukimit të drejt të rinisë. Një mospërfillje sado e vogël në këtë drejtim, do të na kushtojë mjaft shtrenjtë. (Aristoteli)

 

Nga Fahri Xharra

 

E kotë është puna e Sizifit. Por edhe lindja e Feniksit nga hiri është e kotë. Dhëmbet kërcasin ,në kokën e pa bindur të individëve ,të cilët janë pre e mosdijes totale, janë pre e manimpulimeve të të paguarve për shtrembërime. Viktimat janë të shumta . Viktimë është vetë historija e ynë e cila e ka mundësuar perbirimin e së keqës në trevat tona. Kur i mohojmë rrënjët tona i rrezikojmë degët që të na shprishen dhe degët e shprishura të tjerët na i shartojnë me degë të huaja, të cilat në natyrë sjellin frytin e huaj. Ky është një ligj i natyrës të cilit nuk mund t`i ikim.

 

Falsifikimi i historisë dhe përvetësimi i trashëgimisë shqiptare nga ana e sllavo-maqedonasve, ndërtimit të kishës sllave në Kalanë e Shkupit, humbja e gjurmëve të gjetura dardane, dardano-bizantine, mosprania e arkeologëve shqiptarë në hulumtimin dhe ndriçimin e fakteve të së kaluarës arkeologjike shqiptare, përpjekjet për shkatërrimin e shtëpisë së lindjes së Nënës Terezë etj., janë fryt i punës sllavo maqedonase, duke e shfrytëzuar mospërfilljen tonë që ia bëjmë të kaluarës sonë.

 

Për shkak të pozitave diskriminuese shumë shqipëtar në këtë shtet e ndiejnë vetën të një shkalle më të ulët se maqedonasit dhe sillen nga pozita e robit. Pse? Cilat janë raportet që i mundësojnë maqedonasve që t’i fyejnë shqiptarët si një racë e ulët. ?

 

Ja se çka shkruan Zonja Edith Durham në librin e saj “Brenga e Ballkanit” (1909): “… e vërtetë është se dialekti i sllavishtes maqedonase nuk është as serbisht e as bullgarisht por midis, ndërmjet, ashtu si është vetë ai”.“… Këta sllavishtfolës, në krahinat që i vizitova unë, janë më të ulëtit dhe më mendjecekëtit e të gjithë popujve të Ballkanit, ose në çdo vend tjetër, ata janë populli më i urryer i racës njerëzore. Më të paaftë se popujt tjerë dhe kanë rënë shumë më poshtë se popujt tjerë. Disa mendojnë se kjo çështje, denigrimi i tyre ka ardhur nga shtypja. Unë mendoj se ky shkak është pjesërisht i saktë. Ata kanë vuajtur më shumë se janë më të pazotët”.

Pastaj vazhdon…”është pikërisht për këtë masë populli të paditur dhe të ulët që politikanët të nxjerrin në pah për të formuar prej tyre shtetin ruso-bullgar. Janë shpenzuar shuma të mëdha të hollash vetëm e vetëm për t`i bërë bullgarë.  Po  këto shuma do të nevojiteshin për t`i bërë edhe serbë. Pikë së pari ata nuk kishin “atdhe”, prandaj propaganduesit dështuan për t`i vënë në lëvizje….”

 

Si shqiptarët i durojnë nënçmimet e përditshme që janë bërë dukuri normale siç është libri i gjeografisë ku shqiptarët cilësohen me prejardhje turke, çerkeze e rome, por edhe si maqedonas të islamizuar të ardhur në këtë shtet vetëm para 220 vitesh. ?  E pranojnë shqiptarët që janë të ardhur që 220 vjetësh në këto anë?

 

E dijnë shqiptarët që maqedonasit kanë pretendime territoriale ndaj shqiptarëve (Iliridën) duke synuar një pastrim etnik ushtarak të shpejt, të nxitur e përkrahur nga Serbia , Bullgaria dhe Greqia ? Apo ndoshta nuk e dijnë?

Në lutjet e tyre të përditëshme, shqiptrët nuk  e përmendin atdheun . Nuk i luten zotit që ai t`i shpëton  shqipëtarët nga zhbërja.

E dijnë shqiptarët që fati maqedonisë dhe egzistencës së saj mvarët nga  vetë shqiptarët? S`ka se kush të iu spjegon. Kush ka kohë nga shqiptarët të mirret me këto çështje.

E dijnë shqiptarët që në Iliridë kemi theksimin e elementit fetar Wahhabi të cilën shteti maqedonas shfrytëzon për interesa të veta? Si munden ata të bijnë pre e këtyre dokrrave?

 

E edhe më e keqja është se ne dalim në mbrojtje të vetvetes vetëm për kohën e pas shekullit të XV-të. Kërkojmë trashëgimin tonë në përzierjen me ata që na kanë ç`orientuar, denigruar, humbur historinë e re, e sipas disave edhe të harrojmë historinë tonë të rrënjës sonë.

Pse nuk e themi të vërtetën, por mjegullojmë me kërkesat tona dhe me këtë hapim rrugën që sllavo-maqedonasit të bëjnë edhe më shumë në dëm tonin duke marrë përkrahje jo publike, si dhe heshtjen dhe mbylljen e syve të faktorit ndërkombëtar dhe me këtë me sa më pak zhurmë nga ne, gjërat rrjedhin siç duan ata..?

Është shumë interesant të theksohet se ne shqiptarë vazhdimisht jemi të përcjellur herë nga zënja eDiellit e herë nga zënja e Hënës,dhe mbi kokat tona na shtreson një shtresë e errësirës e cila kurrqyshë të na hiqet.

Si bëhet që një popull autokton t`a mohon vetvetën ? Por s`ka faj populli i ngratë,se atë nuk e spërkatë kurrkush me ujë me rastin a alivanosjes,dhe alivanosja e sjellë gjendjen e komas ,gjendje e cila iu shkon përshtati të gjtha qarqeve perveq atyre shqiptare.

 

Pse t`i lejojme vehtes qe Maqedonise ti terhiqet verejtja se aty po zhvillohen celulat e terrorizmit islamik? Pse te jemi shqiptaret qendra të rekrutimit të terrorristëve të bardhë ,për nevoja të dikujt tjeter?

 

Per derisa nuk e  spjegojme drejtë dhe të bindemi se shoka shymë ngjyrëshe  në qiell është Ylberi, dhe  që ësht e lejuar prerja e thojnëve edhe natën, ne mbesim ende në vorbullen e manipulimeve.

Një ndër historianët që ka shkruar një punim shkencor për aktivitetin politik të Esat Pashës për periudhën 1914-15 është historiani nga Maqedonia prof. dr. Shukri Rahimi. Punimi i tij është mjaft serioz dhe në dallim nga kolegët e tij nga Shqipëria, nuk ka patur qëllim propagandistik; prandaj dhe vlen që të përmendet. A mos po ka ne Iliridë ,esatpashëtoptana? A mos ka në Iliridë, haxhiqamila?

 

Shqiptarët, e kishim dikur një pasaqëshmëri të  patundëshme cila na qonte vetëm përpara ,e tani?



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora