E premte, 19.04.2024, 03:17 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Arben Llalla: ''Omonia'' drekë lamtumire për konsullin grek në largim Theodhoros Ikonomu Kamarinos

E premte, 04.11.2011, 08:57 PM


“OMONIA” DREKË LAMTUMIRE PËR KONSULLIN GREK NË LARGIM Theodhoros Ikonomu-KAMARINOS

 

Nga Arben LLALLA

 

Organizata “OMONIA” dega e Prefekturës së Korçës para disa ditësh shtrojë një drekë lamtumire për nder të Konsullit të Përgjithshëm grek Theodhoros Ikonomu Kamarinos i cili njihet për deklaratat e tija jo diplomatike në lidhje për përfshirjen e Korçës si qytet i banuar nga një shumicë minoritare greke. Dreka u shtrua në një nga restorantet e fshatit Boboshticë. Gjatë fjalimit të tij kryetari i “OMONIA”-s të Korçës falënderoj konsullit grek i cili në një kohë të shkurtër që shërbeu në Korçë ringjalli ndjenjat greke tek qytetarët e Korçës të cilët hapët kanë deklaruar gjatë regjistrimit se janë minoritar grek dhe numri i tyre i ka kaluar tashmë 30.000 mijë sipas Naum Dishos. Më tej ai i dhuroj një dhuratë simbolike në shenjë miqësie dhe falënderimi për suksesin e misionit diplomatik.

Konsulli i Përgjithshëm Ikonomu falënderoj të pranishmit dhe tha se ishte shumë i prekur nga kjo përshëndetje lamtumire dhe besoj se gjatë mandatit arrita të ndryshojë hartën e zonës së Korçës e cila tashmë do njihet si zonë e minoritetit grek...

Konsulli i Përgjithshëm grek Theothoros Ikonomu njihet për opinion e gjerë për deklaratën se: Po, ekzistojnë grekë në Korçë. Po, vllehët janë grekë. Grekë, mos u trembni nga regjistrimi i popullsisë të shpallni origjinën reale dhe të gjithë atyre që janë në dyshim dhe me frikë dhe pyesin veten jam me siguri grek, ju them një gjë, shkoni në varreza dhe shikoni varrezat e etërve dhe gjyshërve tuaj dhe gjuhën në të cilën janë shkruar dhe merrni vendimin tuaj. Janë në gjuhën greke. Ky është Vorio Epiri. Në Vorio Epir eksitojnë grekë, kjo vërtetohet dhe do vërtetohet më tepër kur të regjistrohet popullata dhe këtu duhet të funksionojnë të drejtat e minoritetit. Kurajë, shpresë dhe betejë.

Deklaratë e cila provokojë një situatë të pakëndshme diplomatike midis Greqisë dhe Shqipërisë. Por kjo deklaratë u mirëprit me entuziazëm nga organizatat ekstremiste greke që luftojnë për autonominë e Vorio Epirit.Shumë organizata të tilla e nderuan me Mirënjohje diplomatin grek Theodhoros Ikonomu.

Pas përfundimit të mandatit të Ikonomut në Korçë kryetari i OMONIA-s Naum Disho në fillim të muajt tetor i dërgoj një letër ministrit të jashtëm të Greqisë z.Lambridhis duke e vlerësuar lartë aktivitetin diplomatik të Theodhor Ikonomut ku i shkruante :

 

Ministrit të Jashtëm të Greqisë

z.Stavro Lambridhis

 

Me regjistrimin e popullsisë në Shqipëri hapet një kapitull i ri për historinë e Vorio Epirit sepse më në fund pas 70 vitesh përpjekje të shqiptarëve për të eliminuar minoritetin grek në rajonin e Korçës gjatë regjistrimit janë deklaruar rreth 30.000 mijë qytetar si minoritar grek.

Tani fillon lufta për njohjen e rajonit të Korçës si zonë e banuar nga minoriteti grek. Është koha për të hapur shkollat tona greke për të mësuar gjuhën tonë, për të mësuar fëmijët tanë historinë tonë, për të pasur të gjitha të drejtat të cilat janë privuar 100 vite nga shteti shqiptar.

Ne, si organizatë e madhe e minoritetit grek me 5000 mijë anëtarët në rajonin e Korçës nuk kemi nevojë për ndihmat tuaja financiare, por për tna mbështetur të drejtat e minoritetit tonë.

Gjithashtu ne, z.Ministër shprehim edhe njëherë mirënjohjen tonë për konsullin e përgjithshëm .Ikonomu-Kamarinos, pa veprimet e tij grekët e Korçës nuk do të kishin kuroja të deklaronin kombësinë e tyre.

Z.Kamarinos ktheu dinjitetin e Greqisë me punën në Konsullatë e cila kishte humbur në vitet e mëparshme...

Ai na beri krenarë për ta quajtur veten grek.

Na vjen keq që keni vendosur për largimin e tij të parakohshëm.

Ne shpresojmë se konsulli i ardhshëm do të jetë aq i mirë dhe do të vazhdojë të mbështesë grekët e Korçës.

 

Firma, kryetar  Naum Disho, nënkryetare Heleni Koteli, sekretare Maria Male dhe vazhdojnë 600 nënshkrimet.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora