Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Indrit Vokshi: Presidentja Jahjaga para Gjykatës Islamike

| E enjte, 03.11.2011, 09:05 PM |


Presidentja Jahjaga para Gjykatës Islamike

 

Nga Indrit Vokshi

 

Presidentja e Republikes se Kosoves, zonja Atifete Jahjaga, mori pjese ne manifestimin e 40-te jubilar te quejtun “Takimet e Gjecovit” qe u mbajt ne Zym te Hasit.Gjate permendjes se kontributit dhe meritave te At Shtjefet Gjecovit, ajo ceku edhe mbledhjen prej tij te nji pjese te normave te shumta juridike qe perbajne “Kanunin e Leke Dukagjinit”. Ajo u shpreh gjithashtu se zbatimi i ketyne normave kanunore, pamundesoi qe ligja e sheriatit tiu priste duert njerezve ne raste vjedhjesh apo edhe ti rrihte publikisht me kamxhik. Menjihere, si te ishin tu u lute qe te ndodhte, kleriket islamike dhe laiket prane tyne, leshuen deklatatat kunder presidentes, tue akuzue ate per fyemje te muslimaneve, tue nxjerre Kanunin e Leke Dukagjinit, tue tune ate mbi krena e tu shpalose nene qe simbas tyne provojne padobishmerine e ketij kanuni dhe poshtnimin e njeriut prej normave te tij.Keshtu tu perhape fjalen se presidentja ka fye muslimanet per me mbledhe sa ma shume muslimane kunder saj, tentuen ti ngrene Presidentes se Shtetit nji gjykate publike islamike. Por presidentja nuk ka thane ma shume se te verteten.

 

Tu veprue ne menyre te tille, kleriket dhe laiket muslimane,na trubollojne dhe nuk na lane me kuptue, nese ata kane kundershti dhe nuk pajtohen me vleresimet qe zonja presidente ka shprehe per kanunin, apo kundershtojne thaniet e saj se sheriati lejon dhe praktikon rrahjen publike me kamxhik.Reagimi i tyne na jep me kuptue,se permendja e sheriatit nga ana e presidentes i ka preke e cenue rande. Por askush nuk duhet te preket e as te cenohet nga fjalet e zonjes presidente.Asht kryekput e vertete qe sheriati lejon dhe praktikon rrahjen publike, e nese ky fakt i permendun ka idhnue ndokend,problemi nuk asht te presidentja qe ska ba asgja tjeter vecse ka thane nji te vertete te njohun botnisht.Nese ndokush pretendon ti mbylle gojen presidentes se shtetit,ky nuk asht mekat i zonjes Atifete Jahjaga,por nji problem i disa njerezve qe nuk gjejne dot paqe shpirtnore ne nji shoqni qe rreket te ngreje e te mbaje ne kambe fjalen e lire.

 

Por nese klerike e laike jane ligeshtue prej permendjes nga ana e presidentes te faktit se kanuni ka luejte nji rol te madh ne mbrojtjen e traditave te periudhes se para pushtimit osman,dhe nuk ka lejue shtrimjen e autoriteti ligjor te sheriatit,atehere gjithkush i arsyeshem duhet te distancohet nga mendesia qe urren kedo qe nuk i nanshtrohet pushtimit islamik.Per te qene sa ma te qarte,duhet qe deklerata e presidentes Jahjaga, te analizohet ne fryme dhe ne germe,me qellim kuptimin e permbajtjes se saj e mbi te gjitha qartesimin e te vertetes qe po tentohet te shnderrohet e te perdoret.

 

Presidentja si fillim asht shprehe:” Më lejoni, duke pasur parasysh karakterin e këtij manifestimi, t’i them dy çështje rreth Kanunit të Lekë Dukagjinit. E para: Ky Kanun në gjitha nenet dhe paragrafët e tij e respekton njeriun, dinjitetin e tij personal dhe familjar. Kanuni nuk e njeh të drejtën e ndëshkimit si dëmtim dhe poshtërim të dinjitetit.

 

Keto fjale te presidentes mbi kanunin tentohet te pergenjeshtrohen tu iu vue perpara mendesine e sotme,ligjet e sotme. Rrespekti i kanunit per njeriun,e per dinjitetin e tij personal dhe familjar duhet te gjykohet ne rraport me shkallen e zhvillimit te shoqerise njerezore te asaj periudhe, dhe jo ne rraport me ligjet e sotme dhe konventat nderkombetare moderrne. Po ta masim me metrin e mesjetes,pa dyshim qe kanuni asht nji tanesi normash juridike qe dallohen per mbrojtjen e dinjitetit personal e familjar te njeriut.Prandaj dhe nuk mund te japim gjykime tu u bazue ne realitetin dhe standartet e sotme.

 

Presidentja ka thane ma s’mbrapmi:” Në Kanunin e Lekës, nuk ka rrahje publike të personit, nuk ka gjymtim të trupit”.

 

Kjo asht absolutisht e vertete dhe askush nuk mundet me na nxjerre perpara nji nen te kanunit ku te sanksionohet rrahja publike apo gjymtimi.

 

Kodet ligjore, kane sanksionet e veta ndeshkuese qe zbatohen ne raste te mosrrespektimit te normave te tyne materiale, dhe nuk ka kod ligjor pa sanksione,sepse perndryshe nuk do te quhej ligjor por kod moral.Sepse asht forca shtrenguese-ndeshkuese qe i vjen nga mbrapa ajo qe e dallon normen juridike nga norma thjeshte morale.Ne kanun ka debim,djegje te shpise,premje te pemeve,lanie te tokes djerre etj. por meqe kleriket dhe laiket islamike i ka preke fakti qe zonja presidente,rrahjen publike e ka konsiderue poshtnim ma te madh se sa premjen e pemeve,debimin e lanien e tokes dierre, duhet thane se per ndeegjegjjen dhe botekuptimin social te arabeve te Lindjes se Mesme, djegja e shpise e debimi mund te jene ma te randa, e poshtnim ma i madh,se sa rrahja publike me kamxhik,por shqiptaret jane ndryshe.Per natyren e shqiptarit rrhaja publike asht ma shume se poshtnim,e fort ma e idhte se debimi a lania e tokes djerre.

 

Per me mbeshtete kete teze mjafton te sillet nji ndodhi historike. Ne vitet mbas revolucionit xhonturk 1908, osmanet nderrmoren fushata ndeshkuese kunder shqiptareve te Kosoves.U rrenuen kulla,u vrane njerez, u demtuen pasiunite,dhe u rrahen njerezit e u torturoen.Ma s’mbrapmi, me 9 gusht te vitit 1912,Hasan Prishtina u takue me Ibrahim pashen,perfaqesuesin e qeverise osmane,dhe i paraqiti atij 14 pika-kerkesa.Ne piken 12  kerkohej hedhja ne gjyq e kabineteve qeveritare te Ibrahim Hakiut dhe Said pashes me arsyetimin se keto qeveri i kishin torturue burrat shqiptar tu i rrahe perpara grave te tyne. Ne librin e Xhorxh Gayrich “Shqiponja dhe Gjysemhana” thuhet se Galip Beu,guvernatori i ri i Kosoves dalloi qarte se shqiptaret kosovare ndjeheshin te fyem nga qeverite e Ibrahim Hakiut dhe Said pashes,per shkak te rrahjes e tortures”.

 

Ne ato 14 pika kerkohej edhe damshperblim per pronen,por pronat ishin shkaterrue edhe ma pare, dhe ishte kerkue vec damshperblim ndersa hedhja ne gjyq e qeverise kerkohej per shkak te poshtnimeve me ane te rrahjeve e torturave. Pra per natyren shqiptare rrahja asht poshtnim ma i madh se damtimi i prones.Kanuni nuk e parashikon rrahjen ndersa sheriati e parashikon dhe e praktikon.Keshtu qe fjalet e presidentes shqiptare te Republikes se Kosoves kane burue prej ndergjegjjes me natyre shqiptare.

 

Presidentja thote gjithashtu: Me Kanunin e Maleve të njohur si Kanuni i Lekë Dukagjinit, pasardhësit të Skënderbeut në rezistencën kombëtare kundër pushtimit otoman, rregullohet jeta e njerëzve, dhe kjo e pamundësonte zbatimin e Sheriatit në këto troje dhe te populli ynë, qoftë i besimit katolik apo i besimit mysliman. Në trojet shqiptare nuk mund të paramendohej që autoritetet osmane t’ia këpusnin dikujt dorën, të akuzuar për vjedhje, ose që dikujt t’i jepeshi pesëdhjetë kamxhik publikisht trupit.

 

Cashtja e kamxhikut u trajtue, tashti vlen te trajtohet roli i kanunit ne rezistencen anti-osmane.

 

Ne kete trajtim nuk mund te mungoje proklamata e Sulltanit me rastin e pushtimit te Krujes.Proklamata eshte kjo: “Fetih-name i Akçe Hisar” – proklamata zyrtare osmane e pushtimit te Krujes,1478.

 

Nder te tjera thuhet: "...Thirrjet qe nga krahnoret e tyre te derrmuem arriten deri te tavani i Saturnit. Gjithesej rreth pesemije te pafe qe ishin secili nji djall naftehedhes dhe vetetimeleshues u bane keshtu pre e shpates se mprehte dhe qoke e shigjetes .Turma e luftetareve u kenaq e u gezue me placken e shume llojshme e te panumert.Ata qe mbeten nga armiku,grate dhe femijet u vune ne prangat poshtenuese te robnimit dhe u lidhen me zinxhiret e mjerimit. Masandej do te filloje shkaterrimi i kishave,ndertimi i medreseve,ndalimi i kembanave dhe prishja e ligjeve. Brenda ne zemrat e te pafeve ku kishin ba vend pafesia dhe mekati do te cele burbuqja e besimit ne nji Zot te vetem (“Lufta shqiptaro-turke në shekullin XV”, burime osmane, Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, Tiranë 1968, f. 380- 381-382.)

 

Kjo asht proklamata zyrtare qe gjendet edhe ne historine turke.Sic shikohet ne kete proklamate,pushtuesit synojne tua nderrojne shqiptareve fene,tua ndalojne kembanat e kishave dhe tua prishin ligjet.

 

Pra ne kushtet kur pushtuesi i popullit shqiptar shpalose synime te tilla te prishjes se ligjeve te shqiptareve dhe sjelljen e ligjeve te huaja, Kanuni i Leke Dukagjinit dhe kanunet e tjera vendore luajne nji rol vendimtar ne ruajtjen e traditave,identitetit kombetar dhe ne rezistencen.Ata qe e kundershtojne presidenten Jahjaga ne kete pike dhe per arsyen se ajo thote te verteten se kanunet luajten rol te rendesishem ne ruajtjen e identitetit,jane mbeshtetes te pushtimit,te vrasjeve se shqiptareve nga ana e turqve,mbrojtes te syrgjyosjes se grave dhe femijeve ne prangat e poshtnimit dhe ne zinxhiret e mjerimit. Dhe perpara se ta akuzojne presidenten per percarese, duhet te kuptojne se percaresit e vertete jane ata qe perkrahin masakrat e siperpermendme dhe shitjen e vajzave shqiptare si robnesha, gja qe permendet nga vete historianet e Sulltanit.Per shembull,kronikani turk Tusun,shprehet keshtu per fushaten kunder shqiptareve ne luginen e Shkumbinit :”Aq shume placke qe flet dhe placke qe nuk flet grabiten,saqe per djemte me pamje engjelli dhe per vajzat si hyjni qe vlenin 3-4 mije akce mund te thuhej kjo vjershe:”Ata qe do ti shihnin keto hyjni/ne shtatore/patjeter do te thoshin/se keto jane prej parajses/.

 

Te tilla bukuroshe qe po te te shihnin ne fytyre te prishnin mendjen u shiten per treqind apo katerqind akce”.

 

Pra percaresja nuk asht presidentja Jahjaga qe thote te vertetat,por ata qe perkrahin shitjen e vajzave shqiptare si robnesha nga ana e turqve,qe perkrahin vrasjet,prishjen e ligjeve dhe cdo te vertete qe i nxjerr lakuriq mundohen ta fshehin tue sulmue subjektin qe e transmeton ate.

 

Kleriket dhe laiket islamike qe rreken te gjykojne poziten e grues ne kanun,e vene veten ne pozitat e nji njeriu qe futet ne pyll pa spate.Pozicioni i grues ne kanun nuk asht i lakmueshem po te shihet nga shkallet e nalta ku iane ngjite sot grate,por ne realitetin e kohes dhe ne krahasim me realitetin e vendeve te tjera,ai qendron barabarte,ma poshte apo ma nalt,ne varsi te shoqnise me te cilen krahasohet.Femra ne kanun nuk ka tagra trashegimie,ndersa ne sheriat asaj i takon sa gjysma e trashegimtarit mashkull. Kjo mund te shikohet si epersi e sheriatit,dhe ne kete drejtim asht epersi.Por nga ana tjeter ne sheriat vajzes i lejohet te martohet me djalin e axhes,te dajes,te halles e te tezes, ndersa ne kanun lejimi ma i afert asht 7 breza.Ndoshta per mendesine e arabeve te Lindjes, poshtnim ma i madh per femnen asht mospasja e tagrave te pronesise sesa martesa me djale te axhes te dajes e te tezes,qe sheriati i lejon e ata i praktikojne, por per natyren shqiptare, martesa me djale te axhes,tezes a dajes nuk mund te imagjinohet, dhe asht shume ma e rende se sa lania e vajzes pa tagra pronesie.

 

Meqe islamiket gjejne guximin,te flasin per mosrrespektim te grues nga kanuni dhe rrespektim nga sheriati, do ishte mire ti pergjigjeshin pyetjes: Cila asht ligje ma poshtnuese per femnen, nji ligje qe ia mohon tagrat e pronesise,apo nji ligje qe ia lejon martesen me djale te axhes,dajes,halles,e tezes ?