E merkure, 24.04.2024, 12:22 PM (GMT+1)

Kulturë

Gjekë Gjonaj: Revista ''Dija'' - sofër e gjithë shqiptarëve

E merkure, 02.11.2011, 08:57 PM


Revista ''Dija'' - sofër e gjithë shqiptarëve

 

Vetë emrat e autorëve të njohur shqiptarë nga Mali i Zi   Kosova, Shqipëria,Maqedonia, Arbëreshët e Italisë dhe  diaspora shqiptare si: Anton Nikë Berisha, Françesko Altimari, Emil Lafe, Ilijaz Gogaj, Gëzim Uruçi, Avzi Mustafa, Bahri Brisku,Maksut Haxibrahimi, Ali Llunji, Hajro Ulqinaku, Anton Gojçaj, Gjekë Marinaj, Andrej Nikollaidis etj.), temat, idetë, preokupimet  që qarkullojnë në këtë numër   janë vlera të qëndrueshme artistike  të cilat  janë ushqimi më i mirë shpirtëror i popullit tonë  arsimdashës, sepse ato  janë burim  dije për brezin e ri dhe frymëzim për autorët  e rinj.

 

Nga Gjekë Gjonaj

 

Bashkimi i Krijuesve Shqiptarë në Malin e Zi pak ditë më parë  botoi  numrin  8/9 të revistës “ Dija”, falë një  bashkëpunimi të shkëlqyeshëm  me figurat  eminente të  letërsisë dhe kulturës shqiptare, të cilët e duan dhe e mbështesin këtë revistë në misoinin e saj.  Ky numër, i udhëhequr nga një përbërje e re  e redaksisë , pjesa më e madhe e të cilëve janë me tituj të lartë shkencor, përmab matertiale nga letërsia shqipe dhe malazeze. Mbrenda një hapësire prej 311 faqesh  janë përfshirë 22 autorë të njohur shqiptarë nga të gjitha trevat shqiptare, në mesin e të cilëve  9 nga Mali i Zi dhe 1 autor malazez,  përkatësisht: 8  autorë me  studime, 5  me vështrime letrare,  3   me punime  nga fusha e historisë,  3 nga fusha e letërsisë artistike, 2 nga fusha e mjekësisë,  një me dramë për fëmijë e të rritur, një me poezi,  një me folklor dhe një me prozë  të përkthyer bashkëkohëse malazeze.

 

Vetë emrat e autorëve të njohur shqiptarë nga Mali i Zi   Kosova, Shqipëria,Maqedonia, Arbëreshët e Italisë dhe  diaspora shqiptare si: Anton Nikë Berisha, Françesko Altimari, Emil Lafe, Ilijaz Gogaj, Gëzim Uruçi, Avzi Mustafa, Bahri Brisku,Maksut Haxibrahimi, Ali Llunji, Hajro Ulqinaku, Anton Gojçaj, Gjekë Marinaj,Andrej Nikollaidis etj.), temat, idetë, preokupimet  që qarkullojnë në këtë numër   janë vlera të qëndrueshme artistike  të cilat  janë ushqimi më i mirë shpirtëror i popullit tonë  arsimdashës, sepse ato  janë burim  dije për brezin e ri dhe frymëzim për autorët  e rinj.

 

Në komunikim me këta emra të  njohur shqiptarë   të fushave dhe interesimeve të ndryshme, në fazën e  përgatitjes së lëndës për botim, kuptova se  revista „ Dija“ gjatë rrugëtimit të saj nëntëvjeçarë ka bërë emër dhe   ka arritur të krijojë rrethin e vet të lexuesve dhe dashamirëve në hapësirën mbarëshqiptare. Krijuesit e shumtë nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Arbëreshët e Italisë dhe diaspora të cilët rregullisht e përcjellin  botimin e kësaj revistë    shprehen shumë pozitivisht për vlerat që ofron, pasi që janë të bindur se  kjo është ndër ato revista letrare  që i ka dyert e hapura për të gjithë krijuesit e të gjitha trevave shqiptare dhe u jep mundësi të gjithëve barabartë të tregohen me krijimet e veta. Autorët  e shkrimeve të bindur se  kjo revistë  provon të kultivojë fjalën artistike, artin, shkencën dhe letërsinë tonë  iu   bashkëngjitën   kësaj sofre, ku kanë vcend të gjithë pa marrë parasysh se ku jetonë e punojnë.  Prandaj  në emër të Redaksisë dhe në merin tim kam nderin  t’ju shpreh mirënjohjen tonë të thellë të  gjithë  krijuesve shqiptarë që  edhe kësaj herë si gjithmonë nga themelimi i revistët na ofruan pa asnjë shpërblim material, punimet e veta shkencore e letrare, me  dashamirësinë e madhe që revista „ Dija“  të vazhdojë rrugëtimin e saj  edhe në këto kohë, kur për fat të keq  çdo prodhim  në treg, sado i vogël qoftë,  kushton më shumë se sa  prodhimi intelektual, pa të cilin  bota nuk do të kishte kuptim.

 

Ne sot jemi të kënaqur me rrjetin e bashkëpunëtorëve  sikurse edhe  me  produktin tonë, pasi që edhe lexuesit tanë shprehen të   kënaqur. Ata interesohen  për këtë revistë, e  pasurojnë atë me shkrimet e tyre  dhe   janë lexues besnik.  Kjo na  jep vullnet, na nxit   e na  obligon që  të vazhdojmë me çdo çmim këtë punë, duke mos lejuar  në asnjë mënyrë  shuarjen e revistës. Në këtë mision të përbashkët besojmë se do të na bashkangjiten edhe institucionet vendore e qëndrore që merren me kulturë.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora