E merkure, 24.04.2024, 01:29 PM (GMT+1)

Kulturë

Kostaq Duka: Unë dhe vjeshta

E merkure, 02.11.2011, 08:57 PM


Kostaq Duka

Unë dhe vjeshta

(Cikel me poezi)

Nëse një ditë

Nëse një ditë,
zhytur nën xhupin e trashë rrugëve do vërtitem kot
pa ditur ku të shkoj, ku të ndaloj,
ku të zbras shpirtin e mendimet t’i ndaj
më harroni!
Thoni ai prej jetës me vullnet është ndarë,
ndonse vdekja trupërisht ende s’e ka marrë…….

Unë dhe vjeshta

Jashtë vjeshta me erën grindet
në një sherr të paparë.
Unë brenda xhameve
grindem me veten,
për përplasjet me fatin
që trekëmbëshat i heq dhe ngre papritur
në çdo kthesë.
Vjeshta nga inati
rrobat e verdha e larushane i flak tej
unë derdhem tej xhameve me tërsëllëmë
në një vrap të çmendur përballë erës.

Dita-dhuratë vjeshte

Vjeshta hua i mori pranverës
këtë ditë me diell.
Ua fali të papunëve
duke u dhënë shpresë.
Të rinjve ende të pashprehur në dashuri,
pleqve për një shëtitje parqeve,
poetëve për një meditim ringjalljeje.

Të dija ëngjëll

Të dija ëngjëll
lindur prej buzëqeshjes e mirësisë.
Të fala mirëbesim
dhe shpirtin mbi dorën tënde të vogël delikate e ndeva të lirë.
Oh jo si s’mendova,
se pas çdo përgëzimi e përkëdheljeje me ledhe
ti hapje një hon humnere,
jetën time për ta lënë pa të nesërme?!
Harrova

i hutuar, si fëmijë pa të keq
që ligësia shpesh për mitër ka buzëqeshjen.

Prag pleqerie

Ditë me ditë
jeta bëhet më e thjeshtë.
Nga ekuacione me shumë të panjohura,
kthehet në mbledhje e zbritje deri më dhjetë…
Ditë me ditë,
me rritjen e thinjave
hapësirat zvogëlohen
treten mes apartamentit,
me një dhomë gjumi e një guzhinë.
Ditë me ditë
me afrimin e pleqërisë,
ndaj detyrimeve je më i lirë.
Veç prangat e dhimbjes për pasionet e dashuritë e humbura
të shtrëngojnë më shumë

Tetor, 2011



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora