E shtune, 20.04.2024, 03:37 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Letër Fatmir Limajt

E merkure, 02.11.2011, 07:21 PM


Prishtinë, 30 tetor – Në pjesën e katërt të shkrimeve të nxjerra nga dorëshkrimet e Agim Zogajt, i njohur si dëshmitari “X”, tashmë i ndjerë, “Koha Ditore” sjell përjetimet e pasluftës të këtij protagonisti që nga Prokuroria është cilësuar i pashkolluar, por i kthjellët.

Në shumë shkrime ai tregon se ka pasur marrëdhënie të mira me Fatmir Limajn që nga viti 1998 kur e kishte njohur. Marrëdhëniet mes tyre kishin pësuar lëkundje herë pas here, por ishin të qëndrueshme. Limaj ndiente se gjerat duhej pasur nën kontroll. Për këtë arsye i kishte dërguar Naser Krasniqin t’i rrinte afër. Këtë e kishte kuptuar, për shkak se ishte i trajnuar për të shërbyer në SHIK, punë kjo që i paguhej me 500 marka gjermane në muaj.

“Unë e ndieja se ai kishte dërguar Naserin që të më përcillte se çfarë bëja. E di se Naseri operonte nën ombrellën e SHIK-ut. E di këtë, sepse unë vetë kam punuar për SHIK-un për tre muaj pas luftës”, ka shkruar dëshmitari “X” në letrat e lëna pas në dorëshkrime.

Pasiguria kishte filluar t’i rritej kur një vit më vonë kishte marrë një propozim që të largohej nga Kosova (gjerësisht në “Kohën Ditore”).

(shih në “Kohën Ditore” të datës 31 tetor 2011, f. 5, vijon nesër: Kur i kishte ndodhur Agim Zogajt aksidenti? Si po e përcillnin njerëz të ndryshëm çdo lëvizje të tij? Pse ai shkruante çdo detaj të ngjarjeve në ditar? Kush ishte përpjekur ta vriste atë herën e parë?)

 

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora