E hene, 25.01.2021, 07:43 AM (GMT)

Kulturë » Lushaj

Zeqir Lushaj: Manaxheri i vitit 1942

E marte, 01.11.2011, 08:00 PM


MANAXHERI I VITIT 1942

 

– S k i c ë –

 

Nga Zeqir Lushaj

 

Arsyeja kryesore që, Ai njeri atë ditë, më tërhoqi aq shumë vemendjen, ishte jo vetëm fakti se e shihja për herë të parë si klient në supermarketin ku unë punoj tash 8 vjet, por paraqitja e Tij, dhe ecja shumë-shumë e kujdesshme. Rreth 2 metra i gjatë. Korrekt. Trupdrejtë. Hijerëndë. Shumë-shumë i moshuar, sa për sytë e mi, po dukej më tepër si një monument.

Ecte tepër ngadalë. Hapa nuk bënte, por mund të them se, më tepër, këmbët i vazhgatke mbi asfalt. Sikur nuk ecte, por rrëshqiste avash-avash, në një rryp transmesioni!

E shoqërova me sy, deri sa ra në fund të parkingut. Aty, Ai do të linte karrocën dhe dy-tre qeset me ushqime, që i kishte blerë, do t’i merrte në dorë, për të dalë në stacionin e autobuzit,

jo më shumë se 15 metra më larg. Kështu i lexova unë, veprimet e tija se, në fund të fundit,  vetëm Ai e dinte se nga do shkonte. Duart i ishin ngjitur në dorezën e karrocës thuajse aty, kishin mbirë. Kapja, ishte shumë e sigurtë. Ndoshta, vetëm asaj ia besonte, drejtpeshimin dhe mikrolëvizjen...!

U ndal. U qetësua. Mu duk se, për herë të parë në atë moment, i rrehi qepallat e syve. Bëri një tentativë të përkulej pak, për të arritur qeset me ushqime në karrocë. E pau se, ishte e pamundur dhe, u tërhoq. Ruajti prap drejtpeshimin, si të thuash, u shplodh. Tentoi për herë të dytë të përkulet lehtë, e, me njerën dorë, të kapte qeset, por jo. U tërhoq prap! Atëherë, unë, ju gjeta afër dhe, me shumë kujdes e mirësjellje, e përshëndeta:

- Tungjatjeta, zotri! Po kam dëshirë, që të të ndihmoj pak. Tek stacioni i autobuzit do të shkosh, - e pyeta, shpejt e shpejt, sa për të mos i lënë ndonjë mëdyshje, për ndihmen time.

Ai mori frymë thellë. Kthej kokën pak nga unë dhe, foli ngadalë:

- Shumë faleminderit, biri im. - Po, tek autobuzi, dua të shkoj!

Ja mora, ato 2-3 qese me ushqime në dorë. E kapa me kujdes konfidencial për krahu, dhe dolëm tek stacioni. Po prisnim autobuzin. Edhe pse, isha në punë, vendosa ta përcjell deri sa, të ulet në sedilje. E ndjeva, detyrë njerëzore, por në fund të fundit, ishte dhe pjesë e detyrës time, e punës së përditshme. Atë dorë të rëndë, si lopata, të bardhë si fytyrën (sa nga qëndrimi i gjatë brenda e, mungesa, thuajse absolute e kontaktit me rrezet e diellit, por dhe nga ushqimet

vitaminoze), e mbështeti mbi supin tim. Më nguli shikimin dhe, me dashamirësi më tha.

- Nga je, zotri?

- Nga Shqipëria, - ju përgjigja.

- Zoti të bekoftë, o djal!

- Nuk jam djal, - e perva unë, si me të qeshur, edhe për t’I dhanë pamjes së Tij shumë monumentale, një shkas për buzëqeshje. - Jam 57 vjeç!

Buzëqeshi. Ma shtërngoi pak supin me dore, dhe foli: -Ti, je Bebe!

- Ç’farë datëlindje je, o shqiptar? - vazhdoi Ai.

- I thash se, - jam i datëlindjes 1949!

- Po të vonoj pak, por s’ka gjë - tha ngadalë burri që unë po përcillja.

…-Ti, qenke i datëlindjes 1949. Unë, në vitin 1942 (vitin, e theksoj dy herë), pra 7 vjet pa lindur Ti akoma, kam qenë manaxher i kësaj storeje, i stores së dashur A&P... Banoj poshtë, në Xhersi Siti. Vij tepër rrallë këtej, se më merr malli. Vetëm për ta parë këtë vend, se mua këtu, sot, nuk më njeh asnjeri...

- Sa e merr çekun e javës, - më pyeti ai. Unë ju përgjigja: - Çekun e javës, e marr rreth 250 dollarë.

- Ma lëvizi supin me dorën e Tij të rëndë dhe tha:

- More djale!... Unë atëherë, manaxher i Parë i Stores, dhe, çekun e javës e merrja 36 dollarë... Mirë, o shqiptar, mirë është 250 dollarë!

E shoqërova në shkallë dhe e ndihmova të zërë vend. I thash: - Hajde prap, zotëri!

Më shikoi si me përmallim. - Shumë faleminderit e, Zoti të bekoftë! Nuk besoj se mund të vij tjetër këtej! Ti po e sheh. Mosha ime, tregohet me tre numëra... , - tha, e tundi dorën në

xhamin e autobusit, që mori rrugën nëpër Anderson Av, drejtë Xhersi Sitit...

... Jam i “privilegjuar” në storen ku punoj. Jam i vetmi, nga rreth të 100 punëtorët e saj që e njof, dhe kam ndenjt e biseduar me manaxherin e kësaj strorje, me manaxherin e vitit 1942...

E tillë është jeta.Duhet, në çdo hap, kujdes. Kurrë nuk e din njeriu se, me cilin ka të bëjë. Nuk mund ta harroj atë klient të rrallë të supermarketit ku punoj, atë burrë, shumë të motshëm, por të kthjelltë nga mendja, si ajo ditë që u pamë e u ndamë, per herë të parë e të fundit, si ajo ditë prilli, e vitit 2006.

 



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora