E enjte, 09.04.2020, 11:28 PM (GMT+1)

Sporti » Sporti

Rusi, sporti kunder politikes per Kosoven

E enjte, 21.02.2008, 10:44 PM


Nga Jeton Selimi - KJ

Ere e mbare fryn edhe nga Rusia per pavaresine e Kosoves. Nese politika e Kremlinit qendron thunderforte kunder njohjes se shtetit me te ri ne Ballkan, politika sportive eshte teresisht kunder ketij mendimi. Vete Komiteti Olimpik i Rusise eshte pro perfaqesimit te Kosoves ne Lojerat Olimpike te Pekinit qe e perkthyer ndryshe do te thote: nje shtet i njohur boterisht mund te marre pjese ne veprimtarine sportive me te madhe ne glob, sic jane Lojerat Olimpike. Leonid Tjagacev, kreu i KOR-se, mendon krejt ndryshe nga sa dikton zyra e Presidentit rus, Vladimir Putin dhe, nese marrim per baze realisht fuqine e sportit ne raste te tilla, do te thote se shteti i ri kosovar mund te kete ende shpresa qe te njihet nga Rusia, aleati i perhershem i Serbise, qe deri me tani ka qene kunder linjes se ndjekur nga SHBA dhe BE per pavaresine e Kosoves.

Lajmin e japin mediat ruse, te cilat nuk kane ngurruar te publikojne prononcimin e personit me te rendesishem te botes se sportit rus, kryetarin e Komitetit Olimpik te Rusise, Leonid Tjagacev, i cili nuk ka ngurruar te dale kunder politikes zyrtare te vendit te tij. Si nje njeri qe e do sportin, Tjagacev nuk mund te pranoje qe sportiste, te cilitdo vend te mos perfaqesohen ne Lojerat Olimpike. Sipas tij, kjo eshte nje tallje e hapur me djersen e sportisteve dhe trajnereve, qe e enderrojne pjesemarrjen ne kete eveniment. “Eshte e domosdoshme qe Kosova te marre pjese ne Lojerat Olimpike te Pekinit dhe ky eshte nje qendrim kokeforte i imi. Nuk ka asnje arsye qe sportistet dhe trajneret te denohen per shkak te politikes, ndersa Olimpiada eshte enderr e cdo sportisti. Sportistet dhe trajneret pergatiten kater vjet per keto lojera dhe do te ishte shume ofenduese qe politika t’i ndale ata te bejne ate, per te cilen kane djersitur. Per shume nga ata, ky mund te jete rasti i fundit per te marre pjese ne nje Olimpiade”, ka deklaruar kryetari i Komitetit Olimpik te Rusise, Leonid Tjagacev.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT