E enjte, 25.04.2024, 09:19 PM (GMT+1)

Kulturë

Vladimir Shyti: Botuesit tmerr për shkrimtarin

E hene, 31.10.2011, 08:59 PM


Botuesit tmerr për shkrimtarin.

 

Nga Vladimir Shyti

 

Tek shkrimtari, poeti dhe artisti,më e shtrenjta e gjërave,nuk arrin të ngjitet aty ku ata dëshirojnë:asnjëherë nuk kanë një forcë të mjaftueshme për të nxjerrë dobi nga përvoja e jetës dhe e dhuntisë që ata mbartin, por vetëm janë kthyer në sonambul, ëndrrimtarë, artistë që ecin përmbi re.

 

  “Përfitimi”dhe humbja,që është dominuese,s’e cënojnë aspak jetën shpirtërore të shkrimtarit;prej saj vjen dhe pacënushmëria e krijimëve pse jo edhe e gjenisë,pavarësisht ndjeshmërisë së skajshme që ka.Për atë,që mund të humbas gjithçka,çdo gjë është fitim;në shpirtin e tij dhimbja i shndërrohet në forcë krijuese,megjithëatë i gjithë shpirti i tij është i fyer.Shkon me përgjërim,te forca më e lartë,flak tutje krenarinë dhe armët e rezistencës para dyerëve të shtëpive botuese,të cilat vetëm emërtimin kanë të tillë,veç dreqi e di seç fuksion e mision po kryejnë!

 

  Para tre a katër vitesh sjell një risi në letërsinë shqiptare,pregatita horrorin e parë shqiptarë sipas një legjende që munda t’a zbulojë në zonën e Ishmit rrethi Durrës.Mbas një reduktimi të mundueshëm nga artistja zonja Fatime Kulli e nis shkrimin në shtëpinë botuese Toena.Mora lëvdata si nga reduktorja edhe nga redaksia e Toenës.Madje,zotit drejtues të shtëpisë botuese Fatmir Toçit s’i kërkova asgjë nga përqindja që më takonte,megjithëse kisha punuar dy vjet me atë shkrim,duke patur parasysh dhe i ndërgjegjshëm që sot për sot shtëpitë botuese nuk janë mirë nga ana finaciare.Dhe, si përfundim shkrimi gjindet nën sirtarë,ashtu si shumë kolegëve të mi,ah sa mirë do të ishte po të më gënjete;ky shkrim nuk vlen.Pra,ky është një përçmim që i bëhet letërsisë shqiptare,një ulje dinjiteti të autorëve,të cilët nuk ndihen mirë në shtëpinë e tyre.Madje,edhe kur pranon t’a financosh vet shkrimin tënd,botuesit nuk marrin përsipër as shpërndarjen dhe as reklamimin e librit.Atëhere për ç,ka i duhet një shkrimtari shtëpia botuese,vetëm për ISBN-ën?

 

  Kemi vënë re,si në gjinë e romanit dhe të poezisë,që janë botuar nga botuesit tanë dhe paçavure,vetëm e vetëm që të mbledhin paranë.Ku janë kritikët,redaktorët,korrektorët e tjerë,që të nxjerrin vepra të shëndosha artistike?Pastaj,pse u bëhet vetëm librave të politikanëve jehonë,madje ende pa u botuar?Ata me të vërtetë i janë përkushtuar politikës,por në shtëpinë botuese janë të barabartë me një shkrimtar që tërhiqet zvarrë për të botuar një shkrim të tijin,por edhe kur e nxjerr në dritë,mbetet në harresë të plotë.

 

  Le t’i heqim menjëanë privilegjet,që u takon autorëve,por një dhomë artistike u takon,ku të mblidhen e të shpërndajnë eksperiencat e tyre,të bisedojnë dhe,pse jo të qajnë edhe hallet,që ka pushtuar letërsinë shqiptare.

 

  Vepra ka,unë di shumë autorë,që i kanë të bllokuar veprat e tyre,por që nuk mund të paraqiten para dyerve të botuesëve,për ata,është e tmerrshme botimi i një libri,ndaj kafshojnë pasionin e tyre me dhëmbë.Ndaj,në shumë poezi;fjala poetike në shumë raste largohet nga proza e jetës për tu ngjitur më pas elemente të sëmura të një shpirti të rënë në dëshpërim.Nuk vërehet entuziasmi,vazhdimsia e gjëndjes së lartësimit,qëndrushmëria e fjalës kumbuese,por kemi ca çapitje filozofike,që u mungon lirishmëria hyjnore të ligjërimit poetik natyror.

 

  Janë për t’u lavdëruar disa redaksi gazetash dhe revistash,që japin ndihmesën e tyre në lartësimin e letërsisë shqiptare,si shëmbull mund të marrë redaksinë e gazetës Telegraf me suplementin penda e artë,ku pasqyrohen shkrime me të vërtetë artistike,gjithashtu revistën Obelisk,që mbijeton falë pasionit artistik,redaksinë e gazetës Bulevard të qytetit të Durrësit,që jep ndihmesën e saj në rritjen e kulturës artistike në vend,dhe shumë të tjera që merren spontanisht me artin shqiptarë.

 

  Letërsia jonë e kapërceu pragun e shekullit të ri krejtsisht e gjymtuar dhe në vitet e fundit mundi mundi të realizojë diçka,duke u hakmarrur ndaj realitetit të ashpër,ndaj përçmimit dhe harresës.Pra,jam i mendimit se ajo do të gjejë dashurinë e humbur,mirëkuptimin dhe lexuesit e vet.Pushteti i tyre artistik,misioni i shenjtë dhe shpirti pasionit do të vezullojë si rreze dielli dhe të ngoh e të magjeps njeriun me magjinë e saj artistike,por duhet një impenjim i madh,si nga shteti shqiptarë,botuesit dhe nga të gjithë ata,që munden të financojnë për letersinë shqiptare.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora