E premte, 19.04.2024, 10:50 PM (GMT+1)

Editorial

Neki Lulaj: Faqja e zezë e Kosovës sonë

E hene, 31.10.2011, 09:04 PM


FAQJA E ZEZË E KOSOVËS SONË

 

Një xhami shqiptare në Zvicër dhe tendencat islamiste të Fuad Ramiqit për t’u mbyllur gojën institucioneve të Kosovës, me theks te veçantë  Presidentes Jahjaga.

 

Nga Neki Lulaj

 

Serbët ngucen me Veriun, mënjanë, kurse injorantët tanë ngucen me identitetin shqiptar në Perëndim. Ide e çoroditur ngritja e një xhamie shqiptare në Zvicër. Nuk kishit vallë ku të investoni? Po ju o të mjerë, po pse nuk investoni në vendin tuaj për objektet e arsimit dhe të kulturës që janë në një gjendje katastrofale, po ju çon dreqi në investime për faqe të zezë. Kështu reagon B. Hoxha në kaudrin e një komenti botuar te Bota lidhur me këtë subjekt aktual dhe banal. Me xhamia përpara nuk shkohet. Shiko vendet arabe ku janë xhamiat se si jetohet! Këta njerëz janë kundër kombit shqiptar, thekson Mërgimtari: Qendër Islame, mënjanë e në anen tjetër thonë se jemi shqiptarë. Ky është një degjenerim total që dëshmon se ende nuk e dinë se çka janë. Mëkat! Po ndërtoni diçka shqip e mos i digjni ato pare për kulturë të arabve, he Zoti ju marroftë! Një komentator tjetër thekson shkurt e shqip: Këta njerëz janë faqja e zezë për ne.  A nuk patët ide më të mirë se me ndërtue një xhami në mes të Zvicrës! O tempora, o mores! Unë mendoj se këta njerëz janë e zeza e kombit tonë. Janë faqja e zezë për të gjithë shqiptarët. Kështu, me këso maskarallëqe vetëm dëmtohet çështja shqiptare pak nga pak. Këta po ia bëjnë varrin kombit.

Si çdo popull që i  nderon figurat e veta dhe të kaluarën historike, poashtu edhe populli shqiptar dhe institucionet e   Kosovës duhet të militojnë për të ruajtur kulturën e  gjuhës dhe   identitetin  kombëtar  duke u distancuar nga Lëvizja “Bashkohu”, e udhëhequr nga  ekstremisti  islamik, Fuad Ramiqi, një lëvizje retrograde që me frymë dhe në emër të flamurit të Hamasit po i gjykon, po i sulmon  institucionet shtetërore të Kosovës, po i ofendon, duke bërë presione psikologjike në masë, duke u bërë  një figurë negative, antikombëtare, e mërzitshme,  i paperspektivë edhe i distancuar nga simpatizuseit e vet, siç ishte rasti i tubimit në Pejë, ku e injoruan, e nënçmuan dhe nuk i iu bashkuan, me ç'rast mbeti i zhgënjyer si i vetmuari në shkretëtirë. Populli shqiptar, edhepse gjendet ne një zgrip te varfërisë, për momentin  e kuptoi se  rruga më e drejtë është integrimi në gjirin e familjeve te qytetëruara të Evropës.

        Shqiptarët  e mirëfilltë dinë të militojnë për interesin e  kulturës, gjuhës,  historisë  dhe ardhmërisë së përbashkët, nga pa marrë parasysh në jemi myslimanë, katolikë, ortodoksë apo  bektashinj, të gjithë kemi një gjuhë, një histori dhe një ardhmëri të përbashkët. Në këtë kontekst të gjithë jemi shqiptarë, pa dallime fetare e krahinore, dhe duhet të jemi krenarë që  kemi një identitet, një histori dhe një gjuhë të  veçantë  nga sllavët, grekët dhe shtetet islamike. Dihet se jemi ne pozicionin e njërit nga popujt më të lashtë, ndërsa gjurmimet  arkeologjike që janë bërë dhe që bëhen nga arkeologë shqiptarë dhe te huaj,  na sjellin  dëshmi konkrete dhe të favorshme për gjenezën, kulturën dhe historinë disa mijëvjeçare,  e jo siç  propagandojnë  serbët apo Fuad Ramiqi, Shefqet Krasniqi,  Memli Krasniqi etj.!

        Sipas tyre  populli shqiptar  paska lindur me  ardhjen e pushtuesit  turk ne tokat tona.  Ky manipulant, injorant   dhe abuzues po mashtron me pagesa parashë dhe premtime tjera sipas  mekanizmave pretenduese qe ta fut popullin shqiptar ne një  rruge te pa krye. Ky njeri dhe soj i tij asnjëherë nuk  përmenden   nga prizmi  fondamental  emrin shqiptar  pos mysliman, "allahu egber", "eselamu alejkum" etj., sintagma që për popullin shqiptar janë  fjalë të huaja, që nuk i pranon  as gjuha, as letërsia dhe  as   kultura shqiptare. Këtyre  tradhtarëve të vendit u treguan vendin se ku e kanë   shumë intelektualë brenda e jashtë vendit, si Asllan Dibrani, Idriz Zeqiri, Ilir Dardani, Fahri Xharra, Deo Graciani, Selim Nëngurra, Bekim Rexhepi,etj.

          Kjo kompani gangsterësh, këto ditë shkoi aq larg saqë   u orvatën ta fyejnë edhe Presidenten Jahjaga  me rastin  e mbajtjes se një takimi me qytetarët  më 15 tetor 2011 në Zym të Hasit, në "Takimet e Gjeçovit”, manifestimit të dyzet jubilar, një  takim tradicional kushtuar kulturës dhe  aktiviteteve të pishtarëve tanë që lanë gjurmë të shenjta në thesarin e kulturës shqiptare,  ku u përmendën shumë figura, por me theks te veçantë, Shtjefën Gjeçovi i  madh.

 

______

 

Po ju sjellim qëndrimet e Lëvizjes Bashkohu  si argumete  informative të botuara në disa gazeta:

Lëvizja Bashkohu që udhëhiqet nga Fuad Ramiqi, përmes një komunikate për media, ka kërkuar nga Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, që të kërkojë falje “për shkak se ka fyer Sheriatin”.

“Lëvizja Bashkohu në emër të muslimanëve të Kosovës shpreh indinjatën e thellë dhe njëherit e kundërshton hapur një pjesë të fjalimit të Presidentes së Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga, të mbajtur me datën 15.10.2011 në Zym të Hasit në manifestimin Takimet e Gjeçovit”, thuhet në komunikatë.

“Presidentja e vendit duke bërë përpjekje që ta glorifikoi Kanunin e Lekë Dukagjinit nuk i mjaftoi t’i cek dobitë që sipas saj kanë rrjedhur si rezultat i praktikimit të Kanunit të Lekë Dukagjinit, por ajo e sulmoi rëndë sistemin juridik Islam - Sheriatin për të cilin Presidentja tha se ishte kundër nderit dhe dinjitetit të njeriut dhe dinjitetit kombëtar, ndërsa Kanuni i Lekë Dukagjinit, sipas saj, ishte ai që e mbrojti këto për më shumë se pesëqind vite”, vazhdon komunikata e Lëvizjes së Faud Ramiqit. Ky deklarim i Presidentes së vendit, sipas kësaj Lëvizje, ka prodhuar nxitje të urrejtjes fetare dhe ka bërë që myslimanët ta humbin besimin tek Presidentja.

       “Ne kërkojmë nga Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga që t’i kërkojë falje publikisht popullit mysliman të Kosovës për këtë fyerje të rëndë që i është bërë. I bëjmë thirrje Presidentes së vendit ta lexojë Kanunin e Lekë Dukagjinit dhe të Drejtën e Sheriatit dhe pastaj do ta kuptojë se kush e mbron personalitetin dhe dinjitetin njerëzor dhe kombëtar, dhe se kush nxitë ne vëllavrasje pasojat e të cilit janë prezentë edhe sot e kësaj dite”, përfundon komunikata.

 

Në vijim lexojeni fjalimin e plotë të Presidentes Jahjaga në manifestimet Takimet e Gjeçovit. Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga mori pjesë në manifestimin jubilar, të 40-tin, në “Takimet e Gjeçovit” në Zym të Hasit. Me këtë rast, Presidentja Jahjaga u nderua me Çmimin “Unaza e Katarina Josipit”, si dhe mbajti një fjalim të cilin po e sjellim në vijim:

Shumë të nderuar përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës,

Të nderuar shkrimtarë dhe dashamirës të letrave shqipe,

Të nderuar priftërinj zyrtarë të Kishës katolike,

Të nderuar zymjanë, banorë të këtij lokaliteti me traditë,

Të nderuar pjesëmarrës,

Ju përgëzoj për mbajtjen e manifestimit të dyzet jubilar “Takimet e Gjeçovit” që është një aktivitet tradicional, që mbahet falë punës dhe përkushtimit të Juve banorëve të Zymit, të klubit letrar “Shtjefën Gjeçovi”, pastaj të komunës së Prizrenit dhe të institucioneve qendrore të Republikës së Kosovës. “Takimet e Gjeçovit” janë të rëndësishme jo vetëm për shkak të simbolikës që e kanë por veçanërisht për prurjet në ruajtjen e trashëgimisë dhe kultivimin e vlerave letrare, kulturore dhe shkencore.

 

Të jesh në Zym, të marrësh pjesë në manifestimin e Kuvendit apo të Kuvendimeve të Gjeçovit, që Ju e kemi emërtuar simbolikisht “Takimet e Gjeçovit” e të mos flasësh për këtë figurë poliedrike të kombit, që në binomin “Fe e Atdhe” i la trashëgim të pasur letërsisë, arkeologjisë dhe shkencës, është e pamundur. Në cilësinë e Presidentes së vendit mue më bjen me folë për aktivitetin politik dhe atdhetar të Shtjefën Gjeçovit, dhe duke bërë një hulumtim të jetës e të veprës së këtij dijetari, unë e pashë se te ai është çdo gjë e lidhur me atdheun, me lirinë, me përparimin e emancipimin e popullit të vet Shtjefën Gjeçovi ishte prift, françeskan, duke njohur veprat e tija, dhe nëpërmjet tyre edhe shpirtin e tij, unë besoj se ai u përcaktua për prift që të rrisë dijeninë, që të shkollohet dhe të bëhet më i dobishëm për njerëzit. Ndërsa u bë françeskan që të jetë më afër popullit dhe të jetojë në kushtet në të cilat jetonin njerëzit e racës së tij, siç thoshte. Kisha Katolike ishte gjithherë me popullin, në të shumtën e rasteve në ballë të përpjekjeve për liri, dhe për emancipim, dhe roli i priftit ishte i madh në çrrënjosjen e zakoneve të prapambetura që hynin këtu, me ndikimet e huaja, ndonjëherë edhe me plan e me qëllim të caktuar, si ishin besëtytnitë dhe magjitë, që përhapeshin lehtë, si shpresë e rrejshme për popullin e vuajtur dhe për zgjidhjen e telasheve me të cilat ballafaqoheshin.

       Shtjefën Gjeçovi u bë arkeolog, sepse donte të dëshmonte lashtësinë tonë në këto troje, sepse dëshironte të tregonte se dikur kishim nam e gjurmë dhe se e bënim historinë e cila është për t’u krenuar. Arkeologjinë, Gjeçovi e hulumtonte me përkushtim, duke hyrë në shpellat më të largëta, duke shkuar në humbësirat e Malësisë, duke mbledhur artefaktet, që të mos i gjejnë e marrin të tjerët, që mos të na e vjedhin historinë sepse duke e vjedhur të kaluarën dëshironin të na e humbin të ardhmen. Prandaj Gjeçovi bëri studime për trashëgiminë pellazge dhe për trashëgiminë ilire te populli shqiptar, që mbesin nga studimet më serioze të bëra në këtë fushë.

        Shtjefën Gjeçovi u mor me mbledhjen e trashëgimisë gojore të popullit tonë. Këtë e bëri për të mos e lënë që të humbet ky thesar i çmueshëm për të treguar motivet dhe nivelin e lartë artistik dhe filozofik të gjeniut popullor. Shtjefën Gjeçovi u mor me krijimtari letrare. Shkroi drama që nuk ishte zhanër i lëvruar në krijimtarinë tonë. Këtë e bëri në formën e traditës tonë të rrëfimit, për të ndikuar më shumë edhe nëpërmjet inskenimit apo të marrjes dhe të përfoljes në popull të pjesëve dramatike të veprave të tij. Shtjefën Gjeçovi i vuri kunorë veprës së tij me mbledhjen e Kanunit të Lekës, punë kjo që i mori tridhjetë vjet, dhe që në grumbullimin me përkushtim, dhe në kodifikim i ngjan sistemimit e kodifikimit të librave të shenjtë. Me këtë vepër ai shpërtheu pas vdekjes në rrjedhat botërore. Me Kanunin, Gjeçovi dëshmoi se ne si popull ishim të organizuar, e nuk ishim fise të egra e pa ligje, ndërsa me natyrën e organizimit kanunor e dëshmoi se ne ishim më lartë, dhe se Kanuni ishte më human dhe ma i drejtë sesa Kanunet e popujve të tjerë të mesjetës, por edhe më vonë.

        Më lejoni, duke pasur parasysh karakterin e këtij manifestimi, t’i them dy çështje rreth Kanunit të Lekë Dukagjinit. E para: Ky Kanun në gjitha nenet dhe paragrafët e tij e respekton njeriun, dinjitetin e tij personal dhe familjar. Kanuni nuk e njeh të drejtën e ndëshkimit si dëmtim dhe poshtërim të dinjitetit. Në Kanunin e Lekës, nuk ka rrahje publike të personit, nuk ka gjymtim të trupit. E dyta: Me Kanunin e Maleve të njohur si Kanuni i Lekë Dukagjinit, pasardhësit të Skënderbeut në rezistencën kombëtare kundër pushtimit otoman, rregullohet jeta e njerëzve, dhe kjo e pamundësonte zbatimin e Sheriatit në këto troje dhe te populli ynë, qoftë i besimit katolik apo i besimit mysliman. Në trojet shqiptare nuk mund të paramendohej që autoritetet osmane t’ia këpusnin dikujt dorën, të akuzuar për vjedhje, ose që dikujt t’i jepeshe pesëdhjetë kamxhik publikisht trupit. Pra ky Kanun ruajti nderin dhe dinjitetin e njeriut dhe dinjitetin kombëtar gjatë më shumë se pesëqind vjetëve.

        Kanuni i Lekë Dukagjinit e ka parimin që “lajmësi nuk ndiqet”. Pra lajmëtari duhet të respektohet e nderohet pa marrë parasysh çfarë lajmi e prej kujt e sjell, që sot përshtatet mirë me lirinë e fjalës dhe lirinë e shprehjes, tash është pjesë e traditës, dhe ne sot qeverisemi sipas ligjeve të civilizimit bashkëkohor evropian duke i pasur në vete të arriturat e popujve të përparuar. Dhe në këtë udhë Republika e Kosovës e ka vendin në Bashkimin Evropian ndërmjet popujve e shteteve të lira të barabarta e të dinjitetshme.

        Ja diskutimi i një  intelektualeje  qe është duke e udhëhequr Presidencën e Kosovës, një largpamëseje qe  elaburoi  me fakte   Kanunin e Lekë Dukagjinit dhe  kulturën shqiptare ne përgjithësi. As edhe një fjalë nuk u cek  kundër  askujt por nuk mundem ne, as presidentja e Kosovës t’i nënshtrohet  huqeve    një grupi   të vogël injorantësh  talibanë që bëjnë presion të madh madje edhe kundër besimtarëve shqiptarë që i përkasin  besimit islam.  Ka ardhur koha që të distancohet edhe kjo kategori njerëzish me qëllim që ta ruajnë  secili  besimin e vet pa imponime. Tendencat e tyre po dalin dita më ditë në shesh, që  duke e sulmuar çdo gjë shqiptare,  që nga rilindësit, njerëzit e kulturës  deri të  Kanuni i Lekë Dukagjinit, duke  u cilësuar nga islamistët si një dokument apo si vepër antishqiptare. Pas  konstatimit të largpamësisë se Shtjefan Gjeqovit  dhe pas  botimit të  Kanunit, duke pa se Gjeqovi ishte një ndër ma figurat më të shenjta dhe më me vlerë  për Kombin shqiptar, në rrugën nga Prizreni për në Gjakovë,  u vra në pus nga forcat serbe dhe në momentin  e krimit iu gjet  kopja e parë e Kanunit. 

 Zotërinj! Me këtë dhunë, me këtë terror dhe me këto presione psikologjike,  antishqiptare, ju po i ndillni  të keqën  popullit shqiptar   duke  e nxitur një  vëllavrasje  të re ndër shqiptarë. Ne ishim,  jemi  dhe do të jemi vëllezër. Juve  nuk do t’u pranojë as Zoti dhe as Kanuni i Lek Dukagjinit, por as  dy veprat e shenja: Kurani i shqiptarëve myslimanë, dhe  as Bibla e sivëllezërve tanë të krishterë. Sot e kësaj dite, në një familje gjenden të emërtuar, njëri Muhamet, e tjetri Gjergj, njëri Demir e tjetri Gjergj, njëri Bajram e tjetri  Kastriot, njëri Sylejman e tjetri Dukagjin, dhe të gjithë janë dalë nga një  familje, nga një palë prindërish, Kjo që po them dëshmohet me faktin se para 100 vjetësh kemi kaluar nga krishtërimi në islamizëm.  Terrori që po ushtrojnë ekstremistët islamikë, që i quani “vëllezër”, dështuan si kriminelë në arenën ndërkombëtare, duke filluar nga Sadam Hyseini që vetë populli i vet e vrau, apo Ben Ladenin që  përkundër terrorit sistematik, e humbi betejën dhe  u vra nga forcat amerikane. Pokështu ngjau edhe me Muhamer Gadafin që e  vrau populli libian. Gadafi u vra nga Forcat e Këshillit Kombëtar Kalimtar të Libisë. U  vra nga bijtë e popullit te vet, për te dalë ne dritë ai popull  i torturuar dhe i masakruar 40 vjet me rradhë.

 

Pasojat e ekstremizmit islamik tek shqiptarët në shtetet e Evropës

 

Andaj po ju tërheqim vërejtjen, tërhiquni nga strumbullari kombëtar shqiptar dhe mos mbilleni urrejtje ndaj  tjetrit,  dhe  mos furnizoni  djemtë e ri me literaturë prpogandistike, duke i frymëzuar me urrejtje ndaj të tjerëve,  siç ndodhi rasti i  vrasjes së dy   ushtarëve amerikanë në Frankfurt të Gjermanisë, apo  grupet që po gjenden aty-këtu janë pjellë e juaja, fryt i juaj  antishqiptar, që sot me miliona shqiptarë po e vuajnë   këtë etiketë qe jeni duke i venë popullit shqiptar në përgjithësi! Në shtetet e Evropës nuk  ka dallim se cilës përkatësi fetare i takojmë, por je i vlerësuar si  shqiptar i pabesë, i pakulturë dhe si islamist që këto pasoja po i ndjen populli shqiptar në shtetet e Perëndimit ku jetojnë. Këtë imazh të keq ua keni mveshur si  myslimanëve, poashtu edhe katolikëve tanë, duke ndikuar të na konsiderojnë si “popull pa kulturë”, madje ky karakterizim destruktiv është më i theksuar, ngase ka arritur deri në Parlament të Zvicrës, por edhe  në shtete tjera nuk qëndron ndonjë opinion më i mirë .

        Pasojat  e  ekstremizmit islamik  tek shqiptaret  në shtetet e  Evropës, popujt e Evropës      qe nga bankat e shkollës   te ulur me vocërraket e popujve    gjerman , francez, italian, austriak , zviceran   suedez etj deri te uzinat  ,fabrikat  universitet e kudo tjetër  qe po i humbin vlerat e veta  nga veprimet e këtyre talibaneve qe nuk po e llogarisin se çfarë bindje  do te kenë misionaret  e huaj  sot ne Kosovë qe nuk shohin asgjë  progresive qe te shkoj  mbarë por çdo ditë ti shohin   rrugët  duke  shantazhuar , provokuar dhe injoruar   ne cilësinë primitive  se si te  merret abdes dhe te shkoj ne Gjami , tani për tani tek i huaj është kjo ne qendër te vëmendjes , për ta futur  çështjen fetare ne shkolla dhe institucione tjera ku ne vend qe ti bashkojmë forcat e përbashkëta  kundër pushtuesit qe akoma nuk po ngopet  me marrjen e  dhe rrudhjen e vendit çdo  10 vjet duke ta ngushtuar vendin me theks te veçantë  ne Mitrovicë qe është  shpirti i  Kosovës   qe në kohën e ish  Jugosllavisë  marëdhenjet  tregtare me kapacitete te mëdha ishte  Trepça e vagonëve të arit qe u përcillnin  për mes Ali Shukriut  për Beograd  siç e kishim parullën atëherë  "Kosova puno Beogradi ndërto"sikur se ju  sot qe po veproni me Kosovën.  

        Ju talebanë, turkomanë dhe  shpirtshitur, Kosovën e konsideruar një fushë sporti duke e goditur   pa mëshirë! Ju zotërinj, përse nuk përqendroheni asnjëherë kundër Serbisë që aludoni gjithësesi që Kosova të mbetet  e varur, e eksplatuar, e shfrytëzuar, e okupuar dhe e copëtuar. A nuk është turp për ne shqiptaret të humbim kohë dhe të na harxhoni energji të  bëjmë  luftë vëllavrasëse në mes vete, kur sot populli shqiptar është i coptuar në   gjashtë shtete  ballkanike. A është ma e rrugës që te veprojmë  dhe ta përforcojmë unitetin  kombëtar  e t’i rekemi një pune të mbarë për përmirësimin e gabimeve historike që na i servuan të huajtë në bashkëpunim me sojsorrollopin tuaj  antikombëtar që gjithmonë keni zbatuar planet e armiqve tanë shekullorë. Me përfundimin e luftës  se Kosovës ne  kaluam në një mënyrë në një progresivitet me një aludim që e hoqëm pushtuesin nga koka, kurse tani na dalin  myslimanet  e Kosovës siç po e quajnë veten  grupi xhihadist pushtues i shqiptarëve  dhe okupues! Patriotë të nderuar, qytetarë dhe mërgimtarë të respektuar! Mos hezitoni t’i demaskoni këta njerëz me synime antikombëtare, dhe ejani t’i rrekemi parimeve të një synimi për  bashkimin e kombit në një shtet, se një gjak, një gjuhë dhe një komb jemi! 

 

Një parti me ndikim të konsiderueshëm në jetën politike të Zvicrës ka publikuar foto fyese dhe provokative, duke ofenduar shqiptarët dhe duke vlerësuar se heqja e vizave për shqiptarët dhe boshnjakët do të sjellë pasoja negative për këtë vend.

 

Publikim i dy  fotove duke nxitur fyerje me pamje provokative, duke ofenduar shqiptarët dhe duke vlerësuar se heqja e vizave për shqiptarët dhe do të sjellë pasoja negative për këtë vend. Fotografi fyese  për gratë shqiptare  dhe kushtezime per aprovimin e vizave  për shqiptarë si pasojë e  dukurive    Ramiqëve, Krasniqëve  dhe simpatizantëve te tyre me veprime antkombëtare me fakte dhe dëshmi konkrete.

 

Një parti me ndikim të konsiderueshëm në jetën politike të Zvicrës ka publikuar foto fyese dhe provokative, duke ofenduar shqiptarët dhe duke vlerësuar se heqja e vizave për shqiptarët dhe boshnjakët do të sjellë pasoja negative për këtë vend, nga një këndvështrim primitiv i këtyre dy popujve.

Është Partia Popullore SVP e Zvicrës, ajo që ka vendosur të kërkojë një referendum mbi emigracionin dhe këtë e ka bërë duke prezantuar në publik, dy fotografi  kontradiktore njëra me tjetrën, ku paraqitet në njërën  një foto me  gra shqiptare  duke  bërë banjo me të veshura  në baltë,  apo ujë, dhe një  foto tjetër të të rejave zvicerane duke   bërë pushim në një liqe të Zvicrës,  por  për shkaqe  objektive nuk do ta publikojmë këtë  foto, që për ne shqiptaret mund të jetë edhe një lloj ofendimi, pasi ajo foto ishte  lakuriqe. Nga kjo del  një synim të vendosin në dilemë zviceranët lidhur me dy vendet të cilave më në fund iu liberalizuan vizat,  duke patur parasysh faktin se edhe  Kosova tani gjendet në tranzicionin e aprovimit të këtyre vizave.

         Fotot synojnë të bindin zviceranët që të triumfojë kërkesa e kësaj partie për të blokuar hyrjen e shtetasve shqiptarë në Zvicër, ngaqë ata më së shumti janë të fesë myslimane. Teksti  dhe njoftimi  nga agjencia e lajmeve NOA. Fushata online është prodhuar nga Partia Popullore SVP Zvicerane, forcë e madhe politike në vend dhe ndër kryesoret në Parlament. Në foton e parë, tregohet bregu i liqenit të Zyrihut, ku gjenden disa vajza lakuriqe që kanë nxjerrë vithet jashtë, çka për Partinë Popullore zvicerane është realizuar për të treguar kundërshtimin e tyre ndaj sjelljes së përkundërt të myslimanëve me gratë. Për këtë parti të djathtë zvicerane, “shqiptarë e boshnjakë” identifikohen në një “kategori” të vetme: myslimanë me sjellje të përçmuara sipas kuptimit të kësaj partie. Në foton e dytë, gjenden një grup grashë me shami në kokë dhe rroba në trup duke u larë në ujë me baltë. Sipas shpjegimit publik, kjo parti tha se në atë foto janë gra shqiptare dhe gra nga Bosnjë-Hercegovina, dhe paralajmëron në mënyrë fyese se “edhe ne do të përfundojmë si këta”.

         Pasojat  e  ekstremizmit islamik  tek shqiptarët  në shtetet e  Evropës janë evidente  në çdo pore andaj,  ne shqiptarët duhet të jemi aq syçelë sa  mos ta lëmë fatin tonë në duart e njerëzve të shitur, të pavetëdijshëm, pa identitet. Këta s’mund të konsiderohen ndryshe veçse arogantë, tradhtarë, abuzues dhe injorantë, si çiftet e  këtyre intrigantëve pseudomyslimanë që    nuk deklarohen asnjëherë si shqiptarë të besimit  islam, ku edhe ne  shqiptarët e këtij konfeksioni  e ndjejmë veten të ofenduar duke toleruar që edhe më tej të na e përbaltin identitetit tonë kombëtar, nga ku e vetmja  rrugë është ta duam  gjuhën, gjakun dhe kombin, tre komponenta primordiale që janë udhërrëfim i  ardhmërisë së  popullit shqiptar.

 

 BOX

 

Gjergj Kastrioti (pseudonim letrar), shkruan në kuadrin e një komenti: Shqiptarët e Zvicrës duhet të frekuentojnë kishat katolike ku flitet shqip dhe falet shqip. Naim Tërnava mashtron popullin gjoja se paska një xhemat prej dymilonë vetave, dhe flet për kaq pakë katolikë në Kosovë. Madje ai dëshiron që të mos ketë asnjë, pa e ditur se krejt Rugova, Dukagjini dhe pjesa më e madhe e Kosovës "kanë kalue në islam" vetëm në gjashtë gjenerata  njerëzore. Në Kosovë nuk ka myslimanë, por ka vetëm xhamia turko-arabe dhe mercenarë të blerë me para nga Lindja. Të vetmit turq të Kosovës, në kuptimin e 70 minoriteteve që e bëjnë Turqinë - ish Perandorinë Osmane, janë magjypët e Kosovës, apo gabelët (e them pa nënçmim!), ndërsa vetë pakica e shpifur turke me udhëheqësit e sajë politikë, janë puro shqiptarë nga ish adminstrata turke, apo turkoshake, që e mësuan turqishten e ndihen pjesë e asaj krenarie panturke. Problemi është se ne ende nuk kemi shtete të mirëfillta kombëtare, andaj i ngrehim shpatat tona antishqiptare duke ngritur xhami islamike në do vende të krishtera, janë Gjermania apo Zvicra, që na kanë ofruar punë, strehim, mieëqenie dhe mikpritje. Turp!



(Vota: 35 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora