Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Mona Agrigoroaiei: ''Vehabizmi'' në trojet shqiptare u shërben interesave sllave

| E hene, 31.10.2011, 09:02 PM |


"VEHABIZMI" NË TROJET SHQIPTARE U SHËRBEN INTERESAVE SLLAVE

 

Nga Mona Agrigoroaiei

 

Vehabizmi si emër është nxjerrë nga emri i themeluesit të lëvizjes Muhammed ibn Abdul-Vehabit. Themelimi i Lëvizjes vehabiste kishte të bënte me raportet e ngushta të tyre me dinastinë Saud dhe me dinastitë tjera të cilat mobilizoheshin për një politikë nacional-çlirimtare kundër dominimit të huaj (joarab), kryesisht dominimit turk në Mbreterinë Arabe.

Themelues i vehabizmit është Muhammed Ibn Abdulvehhabi, i lindur në vitin 1703 në vendin Ujejneh, afër Riadit, në Nexhd, oazë, e cila atëherë jetonte në mirëqenie të qëndrueshme. Rrjedh, edhe nga ana e babait edhe nga ana e nënës, nga një familje e njohur, Temim ibn Murr ibn Adnan. Nga babai i tij, i cili në atë kohë ishte kadi (gjykatës, asistent ekzekutiv) i Hanbelit në fshatin e tij, ka mësuar shkollën juridike të Hanbelive, pastaj tefsirin, hadithin dhe shkencat tjera fetare në mënyrën klasike mesjetare. Në moshën dhjetëvjeçare mësoi përmendësh tërë Kuranin. Mendohet se ai gjatë qëndrimit në Iran dhe Irak u bë ekspert i sufizmit. Vehabizmi u lidh më vonë me familjen mbretërore saudite.

Kjo doktrinë ekstremiste përmban disa norma interpretimi të islamit që nuk janë në vijen e intepretimit tradicional të Kuranit, disa teprime dhe tejkalime të rënda të ligjeve fetare.

Tani, shtrohet pyetja, çfarë lidhjesh kanë shqiptarët me lëvizjen vehabiste? A është e udhës që shqiptarët, me një prejardhje të lashtë, me histori, gjuhë, kulturë, zakone, dhe tradita të ndryshme nga të gjitha kombët e tjera, të bëhen viktimë e  një lëvizjeje të huaj fetare, duke ditur se feja e shqiptarit ka qenë dhe duhet të jetë Shqiptaria?! Në të gjitha grupet vehabiste, si në Kosovë, në Shkup dhe në Dibër,  kanë hyrë njerëzit më të inkriminuar, të gjithë hajdutët, matrapazët, parazitët, drogmenët dhe më të degjeneruarit e shoqërisë shqiptare...

Edhepse ata (vehabistët) thonë se financohen nga shoqatat humanitare nga Irani, faktikisht, ata me veprimtarinë e tyre jashtë çdo norme fetare të sanksionuar edhe në Librin e Shenjtë të Islamit, në Kuran, iu shërbëjnë qarqeve antishqiptare sllave, sepse vetë Irani ka qenë dhe është armiku i Amerikës dhe aleati më i mirë i Rusisë dhe i Serbisë. Ky fenomen antishqiptar duhet ndaluar TANI, siç duhet ndalur edhe ekstremizmi islamik i disa qarqeve ekstremiste siç është lëvizja Bashkohu, që derdh lot krokodili pse nuk po ndërtohet një xhami e madhe në mes të Prishtinës, ose pse femrat shqiptare nuk po shkojnë me ferexhe në shkollë, një lëvizje qesharake, karikaturiste, që militon për Arabinë e jo për Shqipërinë e Shqiptarëve.

(25 tetor, 2011)