E merkure, 24.04.2024, 05:00 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Xhafer Leci: Në Vendlindje edhe dielli ngrohë më shumë se sa në gurbet

E diele, 23.10.2011, 07:58 PM


FOTOREPORTAZH NGA VENDLINDJA

 

Në Vendlindje edhe dielli ngrohë më shumë se sa në gurbet

 

Për neve mërgimtarët malli dhe dashuria për vendlindje  janë  të dyfishta. Me mendje dhe ëndërrat që shohim natën e kolojmë në Vendëlindje, ndërsa në realitet ditën e kalojmë në punët e përditshme, të rënda nepër shtetet e Perëndimit

 

Nga Xhafer Leci

Xhafer-Leci@online.de

 

Gmica si edhe dhjetra fshatra të Malësisë-Gallapit të Dardanës, pothuajse, është e zbrazur.

Sipas shënimeve statistikore, mr. Bislim Pireva, në librin e tij „ Shkolla e Tygjecit“ (1947-2004), faqe 174, shkruan: "Gmica më 1948 kishte: shtëpi 99, banorë 747;  më 1953 shtëpi 105, banorë 796; më 1961, shtëpi 104, banorë 816; më 1981, shtëpi 81, banorë 642. Ndërsa sot Gmica ka vetëm edhe 15 shtëpi, me nja 40 banorë."

 

Me mendje në vendlindje, me trup në gurbet

 

Për neve mërgimtarët malli dhe dashuria për vendlindje  janë  të dyfishta. Me mendje dhe ëndërrat që shohim natën e kolojmë në Vendëlindje, ndërsa në realitet ditën e kalojmë në punët e përditshme, të rënda nepër shtetet e Perëndimt.

Fshatrat e Malësisë të Dardanës, ish Kamenicë, kanë qenë të lëna anash, si të harruara nga ish- pushtetarët titoistë, sikur mos të kishin qenë pjesë e Kosovës dhe të ish- Jugosllavisë. Pa rrugë, pa mjekë e ambullanta shëndetësie…

Në vitin 1998, në Zürich të Zvicrës, me iniciativën e artikullshkruesit të këtyre rreshtave, qe themeluar Shoqata Humanitare ”Zukë Leci”. Për biografinë e Zukë Lecit kemi folur në pika të shkurtëra në shkrime të më hershme.

Nga ndihmat që janë tubuar nga kjo shoqatë janë ndihmuar shumë familje të Lecajve. Është ngritur edhe një objekt tek varrezat e qytetit të Dardanës, për nevoja të qytetarëve për raste vdekje dhe nevoja tjera. Në këtë objekt ka ujë për pije, abdes, freskime, WC, dy arkivole, mjete për rrëmihjen e varrezave, për ngritjen e pllakave përkujtimore... Ndërtimi i këtij objekti ka kushtuar afër 15 mijë Euro, duke mos llogaritur këtu punën vullnetare.

Udhëheqës për ndërtimin e këtij objekti, fillim e mbarim, ka qenë Ahmet Rexhep Leci, i ndihmuar nga Sabit Hamdi Leci, etj. Qilsat e këtij objekti, për ata që kanë nevojë për të kryer ndonjë punë tek varrezat, gjenden në shtëpinë-shitoren e Blerim Hamdi Leci, i cili banon afër varrezave, tashmë, këtë e dinë gati të gjithë qytetarët e Dardanës.

 

Rrugën deri tek varrezat e ka asfaltuar komuna.

 

Qëllimi i themelimit të kësajë shoqate nuk kanë qenë vetëm ndihmat humanitare, por edhe njohja, forcimi  vëllazëror e tradicional,  i trashëguar nga të parët tanë.

Nga viti 2000 e këndej, për çdo vit, në fillim të gushtit, mbahen takime pikniku. Në këto takime këndohet, bisedohet e kuvendohet, burra gra, pleq e fëmijë, kujt me kënd i shkon më shumë muhabeti. Kjo është mundësia dhe mënyra më e mirë  për neve mërgimtarët, që, sadopak, të çmallemi duke biseduar me njëri-tjetrin për halle të ndryshme... Takime të këtilla të kursejnë kohen për t`i takuar e vizituar të gjithë ata që dëshirojmë. Për organizimin e këtyre takimeve piknike në fshatin Gmicë angazhohen Ahmet Rexhep Leci,  Lulzim Abaz Leci, Shyqeri Osman Leci dhe të tjerë.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora