E enjte, 28.03.2024, 11:10 PM (GMT)

Editorial

Pirro Prifti: ''Pushteti i Katërt'' - Media e prangosur nga Politika

E diele, 23.10.2011, 07:03 PM


''Pushteti i Katërt'' - Media e prangosur nga Politika

 

Nga Pirro Prifti

priftipirro@hotmail.com

 

Shqiptarët në demokracinë e sotme u ngjajnë spektatorëve që shohin arenën e gladiatorëve ku për 20 vjet luftojnë egërsisht kundër njëri tjetrit dy përfaqësuesit më të rëndësishëm të demokracisë maxhoranca dhe opozita, pa e lënë atë të vendosë se kush duhet të fitojë.  Ky popull herë pas herë futet edhe  vetë në arenë e në shumë raste  ka marrë e merr pjesë në këtë  `luftë` përpërsosjen e demokracisë.

Gishtin e madh sipër apo poshte  e ngre apo e ul praktikisht jo sovrani popull por Media ose sic quhet Mass Media sepse ajo influencon dhe kontribuon praktikisht se kush do të fitojë raundet përkatëse e kush jo.  Në Demokracinë tonë të brishtë ky pushtet i katërt që ka një liri të pakufizuar sipas Kushtetutës shqiptare në fakt nuk është  një `pushtet` i pavarur dhe në vend që të influencojë mbi popullin nëpërmjet dhënies së informacioneve ashtu si janë , në shumë raste tashmë i komenton sipas dëshirës apo jo, të dy gladiatorëve të mëdhenj Maxhorancë dhe Opozitë. Pra sot Mass Media shqiptare  në të cilën përfshihen teknologjitë e medias si Interneti, televizioni, gazetat e revistat, filmat, radio, por dhe organizatat apo individët që kontrollojnë këto teknologji- është e ndarë si kurrë ndonjëherë në dy pjesë një `pushtet` mediatik i ndarë, i drejtuar dhe i kontrolluar nga politika kur bëhet fjalë për problemet e informacionit, propagandës, komenteve dhe demagogjisë politike brenda vendit dhe jashtë vendit.

Dihet që Mass media ka qëllime të larmishme si mbështetja për biznesin dhe shqetësimet sociale, reklamat, komunikimi politik, për zbavitje (muzike, teatër,sport), lajmet e cdo lloji, lajmërime të shërbimit publik, lojra video dhe kompjuterike. Sigurisht, problemi kryesor është për publikun shqiptar propaganda politike e cila (sikundër edhe në diktaturë)  luan rolin kryesor në influencën që ka mbi ekonomine, financat, efektet sociale, punësimin, familjen etj, nëpërmjet programeve, taktikave dhe strategjive politike.

Po ky popull shqiptar i vuajtur nga indoktrinimi disinformues komunist 50 vjecar, vazhdon të vuajë disinformimin dhe censurimin e ideve të lira, fjalës së lirë, analizave profesionale të lira njëlloj si në diktaturë por me ndryshimin e vogël se nëse  rryma e informacionit në kohën e diktaturës ishte nga një burim, sot rryma e informacionit vjen nga dy burime që në fakt deri më sot e kanë patur zanafillën po nga ai burim që drejtonte diktaturën, vecse veshja është e ndryshme.

Pra dihet që Mass Media ka një rol shumë `infektonjës` (sipas Cialdinit 2001)  nëpërmjet paraqitjes së lajmeve qoftë ekonomike, financiare, skandaleve, lajmeve shkencore.

Po sipas këtij autori (http://beta.in-mind.org/issue-5/media-carriers-contagious-information), përfaqësuesit e Medias mund të pakësojnë pasojat sociale të ngjarjeve si paniku, vetëvrasjet, duke pakësuar përsëritjet dhe sensacionet që ata mbulojnë.

Ndryshe, sipas po këtij autori të njohur kjo Mass Media, mund të jetë fajtore për dy  mëkate: shtrembërimin e fakteve dhe intensifikimin e ndikimit mbi ngjarjet (H.Bloom).

Krahas përparimeve të mëdha që janë bërë në fillimet e demokracisë dhe në pjesë kohore të caktuara, me ashpërsimin ciklik të  luftës pozitë opozitë gjatë 20 viteve, është vënë re se ky pushtet i katërt gjithmonë e më shumë  po prangoset dhe po luan rolin e një `të burgosuri` i cili zbaton urdhrat e `burgosësit`.

Edhe pas 20 vitesh nuk mund te flitet për një pushtet të katërt të pavaruar nga pushtet e tjera ose të paktën i ndërvarur. Nëse fuqia reale e  këtij pushteti e ka treguar veten në momente të ndryshme të historisë 20 vjecare të demokracisë sidomos kur është bërë fjalë për pasqyrimin real të aktualitetit politik shqiptar, problemet, konfliktet, problemet e investigimit gazetaresk dhe meditativ të problemeve të ndryshme, shmangien nga shpifjet dhe paraqitjen e fakteve reale, me kalimin e kohës sa më shumë forcohen ekonomikisht dhe financiarisht individët  që manaxhojnë median, aq më shumë po shihet se ky pushtet po bie nën kthetrat e pushtetit politik duke u prangosur keqas.

 Përse kjo dukuri e futjes nën zgjedhë të pushtetit mediatik kalohet pa u vënë re apo më saktë nën vlerësohet nga opinioni publik,  nga mas media, nga shoqëria?

Ndoshta nuk është nënvlerësim se sa pamundësi për të ndryshuar raportet, megjithatë ka disa arsye që po ndodh kjo dukuri në Shqipëri. Arsyet janë të shumta, por mund të përmëndim disa nga këto arsye.

Vendosja nën zgjedhë e Medias nga Politika fillon dhe ka filluar që nën momentin kur politika shqiptare polarizohet jashtëzakonisht, pra kur `lufta` politike midis partive të mëdha ashpërsohet dhe shkëndiat e mllefeve partiake ndezin elektoratin shqiptar, gjë që të kujton luftën e klasave në kohën e diktaturës.

Së pari, sigurisht përplasjet politike midis maxhorancës dhe opozitës duhet të ishin brenda kuadrit ligjor demokratik (dhe kanë shkaqe të thella, shkaqe të cilat i këmi deklaruar në shkrimet e mëparshme) por në fakt nuk ndodh kështu që prej fillimit të demokracisë dhe kjo është një anomali politike më rrjedhoja të rënda për vëndin.

Së dyti, nëpërmjet publicitetit të individëve jo-profesionistë por të rekomanduar nga politika gjë që shkakton një disinformim të paktën profesional përkatës,

Së treti, npërmjet `kontratimit politik` të analistëve dhe opinionistëve të ndryshëmtë ashtuquajtur VIP-a apo jo, të cilët flasim sipas pagesës përkatëse duke shtrembëruar realitetin politik sipas kërkesës duke krijuar një tymnajë dhe keq-reagime e deri në de-stabilitet dhe ngërce politike.

Së katërti, duke reklamuar realitete, ngjarje, individë të sotëm e të së kaluarës shqiptare, interpretimi i të cilëve nxit për pasojë- polarizimin e drejtuar politik të shoqërisë shqiptare dhe për pasojë rëndim të gjendjes dhe vonim të integrimit për në BE.

Së pesti, duke lënë në hije dhe nihilizuar në shumë raste profesionistët e vërtetë, për pasojë duke luajtur në këtë mënyrë rolin e një censuruesi, por dhe paralajmëruesi i ndryshimeve për poste të caktuara politike, ekzekutive, vendore, legjislative,apo administrative, etj, duke krijuar në këtë mënyrë aluzione, alibia, opinione jo-reale, për ata individë dhe ngjarje, e për pasojë duke krijuar situata që kanë cenuar stabilitetin e vendit në disa raste.

`Prangosja` e Mass Medias shqiptare nga politika e madhe është duke dhënë po ato pasoja negative që përmënd R.Cialdini, sepse po sipas tij ...Media luan një rol kritik në shoqërinë moderne sepse ata janë bartës të informacionit dhe orienton se si duhet të sillet populli....

Pa u thelluar në të metat e demokracisë shqiptare `prangosja` e mass medias dhe vendosja e kularit politik rreth qafës së shtypit të lirë nga Politika, është duke shkaktuar dhe rënduar polarizimin politik të shoqërisë, rritjen e problemeve ekonomiko-sociale, mungesën e dialogut dhe të kompromisit politik, rritjen tensioneve sociale dhe vonesë në integrimin e Shqipërisë në BE.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora