E enjte, 28.03.2024, 11:57 PM (GMT)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Boll mo me topallana e toptanana!

E diele, 23.10.2011, 07:04 PM


Boll mo me topallana e toptanana!

 

“Europa duhet të jetë krenare që në gjiun e saj e ka kombin  Shqiptar ( Dr. A.Lambert)”

 

Nga Fahri Xharra

 

Mirosllav Kërlezha, një Akademik i nderuar kroat shkruante se një kohë : “ ...shtypi i Beogradit, kabinetet e Beogradit dhe zotërinj ministrat e punëve të jashtme i konsideronin shqiptarët raje të paemër, që banonin në vend të paemër, pa histori, pa letërsi dhe gjuhë letrare, pa tradita, pa poezi, pa të gjitha ato atributet, pra, që njeriun dhe fisin e bëjnë fis njerëzor”.....  këta Gegë dhe këta Toskë, këta melezë të tipave të ndryshëm antropologjikë, kjo bandë e përçarë në pesëdhjetë dialekte plotësisht të pakuptueshme, bërtet dhe thërret ndër vetë në anarki skëterrës”. . ... Pra, Mirosllav Kërlezha na dilte në mbrojtje,duke i përgënjeshtruaar serbët për propagandën e tyre kundër-shqiptare.

 

Ku e venin theksin serbët? Në çka, Europa ishte e ndieshme ?dhe në çka e venin theksin serbët,për të na bër më të papranueshëm  për Europën?

Pra,kur botës së civilizuar i flet për një popull që nuk ka gjuhë letrare,nuk ka letërsi,se janë një bandë e përqarë në pesëdhjetë dialekte,atëherë automatikisht krijohet bindja se kanë të bëj..”.dikend të paemër, që banon në vend të paemër, pa histori, ...”

Me veprimet tona,sa po i kontribuojmë kësaj?

A mendojmë se Europa,na” njeh “aq mirë,sa që çka të flasim,e ato për nevoja personale apo pushtetmbajtëse,te ata nuk  ndikon? Apo nuk ndikon,në atë masë që ata t`i kthehen bindjës së tyre të para 100 vjete për ne?  Europa,nuk po na thot troç. Ajo,po na mashtron sepse nuk po na thot troç. Ajo, vetëm po na çon vetëm mesazhe të tërthorta, të cilat edhepse  po i kuptojmë,po bëhëmi se  nuk po i marrim vesh. E habitshme?

Kur, për hatër të asaj që unë dua të bëj diçka e dua që kundërshtarin tim politik t`a rëndoj më tepër, në mënyrë që të fitoj më shumë adhuruas,përkrahës,votëdhënës dhe e përdori një adut të cilin e kanë përdorur edhe armiqtë tanë, atëherë kësaj s`i thonë politikë,por grabitje të postit të lartë qeveritar për grabitje të mëtutjeshme politike dhe materiale.  Kjo nuk do fort mendje -mprehtësi.

 

Çka pos jell grindja politike në Shqipëri? Së pari s`ka Europë,pastaj  s`ka Europë për ju,jo një herë për një herë.Europa s`po na e thot troç: Mirruni vesh ndër vehte, bashkoni gjuhën dhe pastaj shihemi. Gjuhën, ate politike e pastaj ata të nënës, të bashkuarën.  Europa po thotë: “ E dua një anëtar në mua, e dua një shqiptar. Nuk dua as gegë, as toskë, as kosovarë në mesin tim, dua vetëm shqiptarë. Kur ju të mësoheni të jeni të bashkuar, atëherë iu hapim derën. “

Ky është mendimi im.

 

Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Europian, Stefano Sannino ka deklaruar se Shqipëria duhet të përmbushë sa më parë kriteret e vendosura nga Bashkimi Europian për integrimin e vendit. Cilat janë ato? Ato që u publikuan ?

 

A jemi ende të përçarë ? A na duhet përsëri t`i rikujtojmë fjalët e Konicës? A me të vërtetë duhet t`i shkruajmë epitaf kombit shqiptar se na ishte një herë,dhe u dobësua aq shumë sa që u shpërnda aq,sa që nuk e dijmë se ku është,për shkak të politikanjëve që i kishte në 100 vjetëshin e fundit.

Kujt po i shërben kjo që gjuha shqipe nuk është ende e bashkuar . Pse nuk po e bashkojmë?

Pse po i rrijmë në hak gegënishtës,pse po rrijmë në hak toskërishtës?

Cila e folme po mbisundon ose çka të bëjmë që t`a sajojmë një të folme zyrtare?

Një të folme që e kupton edhe Himara,  edhe Vuthaj, edhe Gjakova edhe Manstiri  por edhe shqiptari i Ukraines?

 

Ata duhet ta kuptojnë se me mosgatishmërinë për ta ndryshuar ose plotësuar standardin, po e rrezikojnë gjuhën në tërësi. Sot është më e qartë se kurrë, se kjo punë nuk ka përfunduar në vitin 1972. Ajo sot është më tepër sesa një sfidë intelektuale e shkencore. Është detyrë kombëtare. ( M.Nitaj)”

 

“ Po shkruaj aq se di ne gjuhen e unisuar, se po shkrova ne rugovishten time, veshtire se do te me merrte vesh kush’’.  më shkruante një mik një herë

 

“Ndaj konfliktit politik përgjigjen më të drejtë dhe jokonfliktuale e dha një diplomat evropian në Tiranë. Gazetarët e pyetën atë se cilën gjuhë ai preferonte më shumë, përkatësisht cilin dialekt të shqipes!?“Cila është gjuha që unë preferoj”?- pyeti ai, për të dhënë një përgjigje lakonike. “Përgjigjja ime është e thjeshtë: Gjuhën e bashkimit…” (H. Matoshi)

 

Të bashkohemi pra.



(Vota: 7 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora