E hene, 20.09.2021, 04:23 PM (GMT+1)

Lajme

Selatin Kaçaniku: Deklaracione mashtruese mbi ushqimet e importuara

E shtune, 22.10.2011, 04:40 PM


DEKLARACIONE MASHTRUESE MBI USHQIMET E IMPORTUARA.

 

Konsumatorët vigjilentë përcjellin me vëmendje ofertën e tregut, të

prodhuesve, të ndërmjetësuesve, të distributorëve dhe të marketeve.

Vetëdijësimi i tyre rezulton me gatishmërinë për t u vetëmbrojtur.

Sepse Shteti i Kosovës me mekanizmat ekzistues i ka lënë konsumatorët

vetëm, të pambrojtur, e në disa raste edhe të rrezikuar keq, anise ata

janë taksapagues dhe gjenerues të Buxhetit të Kosovës – janë shtetas

të Kosovës ?!

 

Detyrimi i konsumimi  i mishit të derrit prekë ndjenjat fetare të një

pjese të madhe të popullates shumicë myslimane ( mbi 90 % ) të

Kosovës. Para muajit të madhërishëm të Ramazanit disa konsumatorë

paten  protestuar për bukën italiane për tost me 3,8 % yndyrë derri.

Pronari i firmës kishte reaguar dhe e kishte penguar publikimin e

intervistës sime në një televizion prestigjioz i cili pretendon se nuk

dirigjohet, nuk presionohet as  nuk punon me direktivat e askujt ?!

Dhe kur mediumet heshtin e lejojnë të heshten, kur mekanizmat e

Shtetit për mbikqyrjen dhe inspektimin e tregut koten…ja recidivi,

recidivistët e shkelin konsumatorin, e shkelin ligjin, shkelin mbi

Shtetin – Buka italiane tost vazhdon të shitet me deklaracioin të

rrejshëm ?!

 

Edhe ky rast më detyron t i kujtoj mediumet si ky, Doganat,

Inspektoratet, Agjensionet …Shtetin e Kosovës  se:

-        Deklarimi fetar është i lire dhe së këndejmi edhe i garantuar. Në

kuadrin e të drejtave, intereseve dhe dinjitetit të konsumatorit, që

regullohen me Ligjin për mbrojtjen e konsumatorit dhe me ligje e

dokumente tjera, obligohet edhe respektimi i deklarimit të ndjenjave,

kërkesave, nevojave, specifikave fetare- të çdo religjioni.

-        Deklaracioni i rrejshëm është dokument që mashtron konsumatorin i

cili është i dënueshëm;

-        Deklarim  i rrejshëm është edhe shtrembërimi i informatave nga

deklaracioni i mallit, bishtërimi i përkthimit burimor ose përshtatja

me qëllim  të mashtrimit të konsumatorit – për ta detyruar ose yshtur

të konsumojë diç që ai në kushte reale e të drejta nuk do ta

konsumonte është i dënueshëm;

-        Heqja me vetëdije të pjesëve nga deklaracioni origjinal i prodhuesit

( nga gjuhë e huaj ) me qëllim të sjelljes në lajthitje, me qëllim

mashtrimi, me qëllim përfitimi është mashtrim dhe së këndejmi i

nënshtrohet shqyrtimit dhe trajtimit konform ligjeve pozitive në fuqi;

-        Këto marifetllëqe me qëllim përfitimesh në treg pa të drejtë bëjnë

pjesë edhe mes veprimesh të ndaluara me qëllim të monopolizimit të

tregut dhe të zhbërjes së konkurrencës luajale;

 

Konsumatorët ankohen se produkti i importuar nga Italia: Tortellini di

Bologna “ Mangiami “, ka përbërës mish derri në sasi prej 12%  e kjo

përqindje kaq e lartë nuk është përfshire fare në përkthimin në gjuhën

shqipe as në gjuhët tjera në komunat ku është paraparë edhe gjuha

tjetër e kuptueshme për konsumatorët e komuniteteve ?!

Importuesi i Tortellini di Bologna “ Mangiami “ pjesën nga teksti

origjinal “ 12% MISH DERRI I ZIER “ e ka përkthyer si “ MBUSHJE BRUMI

“; Tekstin origjinal “ VAJ PALME “ importuesi e ka kamufluar ( për

qëllimet e shkaqet që ai i ka të njohura ) si “ VAJ VEGJETAL “; Kjo

firmë mashtruese pjesën e tekstit “ 1% MISH DERRI, KRIPË,

PRESERVATIVE, E250 “ nuk e ka përkthyer fare, siq nuk e ka cekur as

praninë e GLUTEN-it ( për të cilin do të diskutojmë njëherë tjetër ).

Konsumuesi i Tortellini di Bologna “ Mangiami “ ka mbetur i mangët

edhe për shënimet lidhur me mënyrën e përgaditjes teksti i së cilës

ekziston në tekstin origjinal të prodhuesit nga Italia ?!

 

-        Doganat e Kosovës, njësoj si bukën italiane për tost dhe disa

produkte të tjera, ka lejuar edhe importin e Tortellini di Bologna “

Mangiami “ anise deklaracioni i produktit është i mangët, mashtrues,

dëmton konsumatorin, thyen rregullat e konkurrencës dhe, së këndejmi

abuzon me ligjet dhe bishtëron Udhëzimin…për deklaracionin në gjuhën e

kuptueshme për konsumatorin. Doganat duhet të insistojnë në zbatimin e

ligjeve dhe të dokumenteve tjera, kësaj rradhe të Udhëzimit…

-        Nuk kamë informatë se Inspektoratet ( të cilat nuk reaguan as lidhur

me bukën italiane për tost ) të kenë ndërmarrë masa preventive sipas

obligimeve zyrtare lidhur me Tortellini di Bologna “ Mangiami “.

-        Edhe Doganat edhe Inspektoratet për rastet në fjalë ishin të

njohtuara. Ndaj, mosreagimi është duke irituar dhe duke shkaktuar

pakënaqësi te konsumatorët e lënduar dhe të prekur në dinjitet;

-        Marketet dhe shitoret nuk duhet t i ofrojnë konsumatorit produkte të

tilla sepse marrin përsipër përgjegjësinë e huaj e cila mund t ju

kushtojë tepër shtrenjtë. Firmat distribuuese, Marketet,

shitoret…duhet të kërkojnë nga prodhuesit dhe përfaqësuesit e tyre që,

ashtu siq ndodhë në tërë Europën, në mbrojtje e përkujdesje të

konsumatorëve të tyre, produktet të pajisn me çertifikatën HALLALL.

Këto pika të shitjes, të paktën për të hequr përgjegjësinë nga

vetvehtja, duhet ta informojnë drejtë konsumatorin  për përbërësit e

produkteve të caktuara duke i njohur specifikat e tyre dhe karakteret

specifike të konsumatorëve;

-        Edhe Këshilli për mbrojtjen e konsumatorit pranë MTI-së, ka marrë

njohtimin për bukën italiane tost e do ta marrë edhe këtë reagim ndaj

duhet të pozicionohet më fuqishëm në mbrojtje të të drejtave,

intereseve dhe dinjitetit të konsumatorit.

-        Presionimi i mediumit për  ndalimin e publikimt të reportazhit ( dhe

ndoshta “ kushtëzimi “ me reklamim ose diç tjetër ) është çështje që

do të duheshte ta interesonte edhe Komisionin e Pavarur për Mediume

sepse bëhet fjalë për shkelje të shumëfishtë të ligjeve ku është

implikuar edhe një medium prestigjioz ?!

-        Shpresoj se edhe Komisoni i konkurrencës do ta identifikojë e

pranojë një “detyrë klase “ për vehte e ta hetoj edhe një kësi rasti

të thyerjes së Ligjit të konkurrecës?!

 

18.10.2011.

 Selatin Kaçaniku, dhe

 

          KONSUMATORI, Prishtinë, Kosovë,

 

          ok.kosova@gmail.com

 

          044/200-458

 

_________

 

 

EDHE NJË RAPORT REGRESI PËR KOSOVËN ?!

 

Me një koment  se është real dhe se duhet të jemi të kënaqur, mbase edhe të lumtur, për faktin se i “ fituam “ negociatat ( që do të zhagiten për 2- 3 vjet ) për liberalizimin e vizave na është dorëzuar e ne me buzëqeshje e pranuam RAPORTIN E PROGRESIT  2011 ?!

Konsumatorin taksapagues dhe gjenerues kryesor të Buxhetit të Kosovës kurrë dhe askush nuk e pyeti asgje, nuk i raportoi asgjë, nuk i kërkoi falje për gjithë këto dështime të finansuara me paranë e konsumatorit taksapagues dhe as që e bëri hesap ndokush ?!

Të gjitha institucionet, asociacionet, agjensitë…e Shtetit të Kosovës punojnë dhe i shërbejnë konsumuesit, klientit, pales…së produkteve, ofertave të shërbimeve që janë bazament i sensit dhe i të ekzistuarit të këtyre themelatave shtetërore dhe shumica  heshtin lidhur me “ Raportin…”, nuk bëzajnë ?!

Këto themelata, tradicionalisht të ngritura mbi manipulimin me votën e lire të sovranit, të popullit, të qytetarit, të konsumatorit…të gjithë të shfaqur ( sipas të drejtës së bazuar në  Kushtetutën e Kosovës )edhe në formatin e elektoratit  vazhdojnë me avazin e vjetër, me shkollën e vetme dhe tradicionale të tyre ( të. mbaruar pranë mentorit ndërkombëtar ) – të mos dine, të mos duan dhe të mos munden të bëjnë asgje për hajr.

 

MBROJTJA E TË DREJTAVE TË KONSUMATORIT është nënvizuar si fushë ku nuk është shënuar asnjë progres përkundër faktit se paraqet një nga kushtet me rëndësi për Integrime Europiane. MTI vazhdon të dëshmojë se nuk ka ide se çfarë duhet bërë me këtë segment të rëndësishëm i cili realisht i takon edhe të gjitha ministrive tjera. Së këndejmi edhe barra e përgjegjësisë bie mbi të gjitha ministritë njësoj. Për shkak të performansave të dobëta, për shkak se e drejta e konsumatorit shtrihet edhe në fusha tjera dhe për shkak se ministritë po përqëndrohen në detyrat dhe obligimet e cilësuara si parësore ndërsa këto të konsumatorit trajtohen si sekondare, disa here kamë kërkuar formimin e Ministrisë se mbrojtjes së Konsumatorit.

As MTI dhe asnjë Ministri tjetër nuk ia mundëson të drejtën që i takon as nuk ia ofron shansin konsumatorit, klientit, pales, shijuesit, përdoruesit, blerësit…si pagues i drejtëpërdrejtë ose si participues nëpërmes tatimeve, taksave, kontributeve…që t i vleresojë, t i evaluojë cilësitë e produkteve e të shërbimeve të institucioneve, asociacioneve,  agjensive…të Shtetit të Kosovës. Përderisa do të mungojë ky evaluim dhe derisa këto themelata vet shërbejnë e vet vlerësohen përmirësim ose ngritje të performansave të tyre nuk do të ketë.

Evaluimi nuk i mundësohet as konsumatorit të produkteve ose mallrave?!

Në tregun e Kosovës lejohet tregtimi i mallrave me cilësi të dyshimtë, mallra të rrezikshme për shëndetin e ambientin, mallra me afat të skaduar ose të ristampuar, me peshë ( vëllim, masë, sasi, dimenzione ) të pasakta, pa deklaracion të kuptueshëm në gjuhën e konsumatorit, produkte që fyejnë ndjenjat religjioze, lejohen çmimet jokonkurruse…Këto posaçërisht shfaqen te produktet nga importi duke rënuar kështu aftësinë konkurruese të prodhimeve vendore, duke sabotuar zhvillimin ekonomik të vendit dhe rritjen e punësimit, vjeljen e tatimeve e taksave dhe rritjen e akumulimit të Buxhetit…

 

DREJTËSIA: Është apostrofuar edhe në “ Raportin 2011...”. Ky resor është në menaxhim të drejtpërdrejtë të Qeverisë së Kosovës. Qeveria e Kosovës “  ndihmon “ edhe në zgjedhjen e kuadrove në të gjithë institucionet – mekanizmat e drejtësisë të cilat nuk janë akoma në nivel të detyrës përkundër rritjes së dukshme të rrogave ? Kjo dëshmon se zyrtarët e Qeverisë të cilët “ morën “ votën e popullit akoma vazhdojnë me ndikimin mbi gjyqësorin dhe pengimin e hapur të sundimit të ligjit. Afro 200.000 lëndë të grumbulluara mbysin çdo shpresë të palëve gjyqësore se do t ju vie rradha. Lëndët e vogla (me qëllim ?! ) parashkruhen e si të tilla trajtohen edhe lëndë tjera për ç gjë vendosë subjektivizmi i zyrtarëve gjyqësorë.

 

POLICIA, përkundër faktit se ka mbi 7.000 pjesëtarë, siq thuhet, të kualifikuar; Përkundër kujdesit shoqëror finansiar dhe mjeteve të kontribuara nga konsumatori por edhe nga klienti / pala taksapaguese e shërbimeve të sigurisë, kujdesit e mbrojtjes policore; Përkundër faktit se Policisë i “ ndihmojnë “ mbi 20 Kompani private të sigurimit fizik; Përkundër…doli se policia nuk është e aftë të vetëmbrohet, as të organizohet… por di të korruptohet ?!

 

KEQMENAXHIMI I BUXHETIT. Kur konsumatori thotë se Buxheti të cilin vet konsumatori e gjeneron duke qenë taksapaguesi kryesor nuk ka shtrirje proporcionale në të gjitha fushat e interesit të konsumatorit – askujt nuk i ben përshtypje. Si konsumator, klient, palë…taksapagues na quajnë edhe jokompetentë për t i shprehur mendimet tona, dëshirat, nevojat, shijet…Përkundër obligimit ligjor, është thënë edhe në “ Programin 2010 – 2014 “, as MTI, as Qeveria, askush akoma nuk e ndau asnjë cent nga të hollat që i kontribuon konsumatori, për: Laboratoret e kontrollit dhe të mbikqyrjes së cilësisë e të përbërsve; Për informimin, arsimimin dhe edukimin e konsumatorëve dhe të pjesëmarrësve tjerë në tregun e produkteve, mallrave e shërbimeve : Për ngritjen e vetëdijes dhe për emancipimin e të gjithë pjesëmarrësve në treg.

E gjithë kjo i nevoitet pike së pari po këtyre zyrtarëve të institucioneve të cilët në fjalorin, në vokabularin, në zhargonin e tyre akoma nuk e kanë emrin, fjalën, shprehjen: KONSUMATOR, titull ky të cilin e bartin edhe këta zyrtar edhe familjarët e tyre.

 

ZHVILLIMI EKONOMIK ndikon drejtëpërsëdrejti në standardin dhe mirëqenien e konsumatorit. Ekonomia dhe biznesi zhvillohen edhe duke u mbështetur mbi performansat e arritura në cilësinë, çmimin, sasinë, kontinuitetin e ofertës, e produktit, pra mbi parimet e respektimit dhe zbatimit të plotë të ligjeve e në vaçanti të Ligjit mbi standardet. Ky është edhe interes i konsumatorit. Por, zhvillim ekonomik e së këndejmi edhe satisfaksionim të plotë të konsumatoirit nuk mund të ketë pa strategji të zhvillimit ekonomik. Ndërsa strategji të zhvillimit ekonomik nuk mund as të imagjinojmë pa bërë një identifikim detaj, profesional e shkencor të llojit të tregut që e kemi për momentin në Kosovë. Zyrtarët e institucioneve, asociacioneve, agjensive…të Shtetit të Kosovës, kur për dështimet e tyre barikadohen  prapa arsyetimit se çmimet, cilësinë…psh. i rregullon ekonomia e tregut, se ato zhvillolhen mbi parimet e tregut të lire don të thotë se këto mund të ekzistojnë vetëm nëse aplikohen ligjet. Nëse ligjet, si te ne në Kosovë, zbatohen vetëm në masë 30 – 40 % don të thotë se kemi treg kaotik. Le ta themi se krimi i organizuar, korrupsioni, tenderomania, mafioziteti…linden dhe zhvillohen më shumë në ekonomi, në biznes sepse aty përfitimet janë më të mëdha dhe shtrihen deri te xhepi i  konsumatorit i cili i fundit e “ pranon faturën “ e aplikueshmërisë së dobët të ligjeve.

 

MONOPOLI, lulëzon e KONKURRENCA legale çalon për shkak të mungesës së vullnetit dhe pranisë së “ izmave “ të ndryshëm. Nga 90.000 biznese që operojnë gjysma e tyre janë ilegale, janë informale, janë ato që operojnë para syve të zyrtarëve ?! Edhe ekonomia ilegale në Anën Veriore të Kosovës pengon konkurrencën e lirë dhe përkrahë krijimin e monopoleve  Kështu, biznesi konsumues i shërbimeve shtetërore, akoma i pasistemuar si konsumues dhe nuk i konsumon të drejtat që i takojnë nga Ligji për mbrojtjen e konsumatorit, në një mjedis jo të shëndoshë biznesi kanoset nga konkurrenca e madhe joformale të cilën Shteti “ përton “ ta kontrollojë.

 

PUNËSIMI është i varur nga zhvillimi ekonomik, i bizneseve por edhe nga interesimi dhe vullneti i Shtetit. Pa identifikim, pa strategji zhvillimi.ekonomik nuk ka punësim. Nga 100 të rinjë të diplomuar vetëm 10 prej tyre gjejnë punë, edhe ate punësohen familjarët e pronarëve të bizneseve dhe të zyrtarëve. Afër 55% janë varfanjakë për të cilët Shteti nuk mendon, nuk interesohet as për cilësinë e bukës që ia gatuan ?!

Përkundrazi, Shteti organizon Panaire mashtruese të punësimit ( duke anashkaluar Qendrat Rajonale e Komunale të Punësimit ) për të ngrohur e vazhduar ëndrrat e shpresës se do të punësohet dikur ?! E me paratë e shpenzuara për Panairet shterpe e mashtruese ( dhe kotjen e Qendrave të Punësimit ) do të mund të hapeshin një dyzinë vendesh pune ?!

 

KRIMI I ORGANIZUAR DHE KORRUPSIONI  e kanë futur dorën shumë thellë në xhepin e konsumatorit. Nuk duhet të jesh shumë i mençur për të vërejtur lidhëmërinë e strukturave të krimit të organizuar dhe të korrupsionit me zyrtarët e themelatave të Shtetit. Sikur mos të elzistonte ky bashkpunim po nga këta zyrtar strukturat e krimit të organizuar dhe të korrupsionit do të ballafaqoheshin me ligjin.

Krimi i organizuar, i shoqëruar me mafinë politike po zhvillohet e po lulëzon në Anën Veriore të Kosovës ku gjithë kohën e pasluftës menaxhojnë ndërkombëtarët, pra edhe përfaqësuesit e BE-së dhe të KE-së që na e Hartuan edhe këtë “ RAPORT          2011…”:  Kadiu të paditë – Kadiu të gjobitë ?!

BE e KE duke e amnistuar vetvehten edhe kësaj rradhe treguan fytyrën, moralin, etikën e vërtetë. Në shumë sfera, në Anën Jugore të vendit, përgjegjësia ishte e përbashkët.

Korrupsioni është bërë veprim për të cilin shumë kush mes zyrtarësh institucionesh në nivel qendror e komunal nuk ka turp nga pasojat etike e morale as frikë nga veprimi i ligjit. Ashtu si është thënë mes nesh edhe “ Raporti 2011…” korrupsionin e adreson në Policinë tonë me aq shumë lavdërata; Në Dogana; Në Administratën Publike; Në Arsim; Në Shëndetsi…Mungesa e rezultateve në uljen ose parandalimin e korrupsionit dëshmon për mungesën e vullnetit të Shtetit të Kosovës për t i bërë zgjedhje këtij kanceri shoqëror që është bërë një nga pengesat kryesore të investimeve nga jashtë në Kosovë.

 

SHËNDETSIA është vet e sëmurë dhe është iluzion nëse insistojmë që i sëmuri të kujdeset për të sëmurin ?! Problemet e grumbulluara me vite veq sa trashin “ Raportin 2011…” në segmentin ku bëhet fjalë për shëndetësinë. Konsumuesi i shërbimeve mjeksore, spitalore e farmaceutike – pacienti pra ka shumë vërejtje, pakënaqësi, dëshprime…lidhur me ofertat shëndetsore që i bëhen atij. Njësoj si nga ministritë tjera, as pacientit nuk i jipet mundësia t i evaluojë shërbimet që i ofrohen ani se për to paguan ?! Shëndetsia vuan nga konflikti i intereseve, keqmenaxhimi i barnave, prishja e qëllimshme e aparateve mjeksore, nepotizmi…

 

ARSIMI është i tillë që edhe pas uljes së nivelit të arritshmërisë nuk është në gjendje të ngritë performansën mbi 50% të kalueshmërisë së maturës. Ky është “ sukses “ i përbashkët i ciklit fillor dhe të mesëm që i përgaditë të rinjtë për punë ose për studime ?!

Arsimi te ne akoma nuk i përcjellë nevojat e ekonomisë, nevojat e bizneseve për kuadro e për profesione, pra as nevojat e konsumuesit të diturisë, të mësimnxënies, të shkencës…pra të nxënësit e të studentit ?!

Këtyre konsumuesve nuk i jipet Shansi të vlerësojnë as pedagogët e tyre as institucionet e arsimit fillor, të mesëm e universitar ?!

 

KEK-u, UJI, NGROHJA, Asnjëra nga këto, gjatë ofrimit të shërbimeve, nuk e përmbushë asnjë segment të standardeve duke rënë në konflikt të rëndë me Ligjin mbi standardet. Përkundër këtij fakti, konsumatori jo që nuk gëzon mbrojtje por akuzohet ?! Mospërmbushja e vetëm një standardi, që është element themelor i kontratës për kembimin e shërbimeve ( e mos të flasim për më shumë elemente të standardeve ), është prishje e njëanshme e kontratës, e bën ate të diskutueshme dhe të rinegociushme si dhe e amniston konsumatorin nga përgjegjësia ?!

Qeveria qendore dhe ato komunale /rajonale drejtëpërsëdrejti janë të kyçura në përzgjedhjet e menaxhmenteve e prapa tyre qëndrojnë partitë politike ?!

PTK-ja qëndron më mire me standardet e ofruara por me punësimin enorm për shkak të lejimit të ndikimeve nga jashtë ka ulur dukshëm fitimet dhe dividendën duke varfëruar Buxhetin.

 

ADMINISTRATA SHTETËRORE, KOMUNALE, Poashtu “ merren n gojë “ për korrupsion, për nepotizëm, për…Ato nuk përcjellin nevojat as të drejtat e klientëve, të palëve, as nuk hartojnë strategji, plane ja politika në bashkpunim me ta. Ka ngecje e disproporcione në kohë, në sasi, në cilësi, në…Këto administrata janë të pamotivuara, të ngathta, lehtë të korruptueshme dhe pa mbikqyrje e kontrollë të mjaftueshme. Këto administrata të byrokratizuara e bëjnë klientin / palën nervoz dhe e largojnë ate nga të qenit bashkpunues. Kjo më së miri dëshmohet nga participimi i tyre në tubimet me qytetarët?!

 

LIRIA E MEDIUMEVE TË INFORMIMIT është apostrofuar edhe kësaj rradhe si tendencë në vijim e themelatave të Shtetit për ta ngulfatur fjalën e lire dhe të së vërtetës. Të gjitha ato që i fshehin këto themelata nga konsumatori, nga klienti, nga  pala, nga… nga taksapaguesi edhe nga audijenca mediale që poashtu është konsumuese e informatës së drejtë, të saktë, me kohë mediumet e informimit i bëjnë publike – jo rrallë edhe duke u rrezikuar. Edhe në mediume “ këta “ e kanë ndarë tregun në “ ata “ dhe në “ tanët “ duke zbatuar në praktikë maksimën “ Përçaj e sundo “.

 

QEVERIA, pa e brejtur ndërgjegja, pas “ shqyrtimit “ të “ Raportit 2011…” nuk e pa të udhës të kërkojë falje e të skuqet për, të paktën,  performansat joproporcionale me përkrahjen finansiare që e merr nga konsumatori taksapagues, nga qytetari, nga populli…nga elektorati që gjithë Kabinetit Qeveritar ia fali votën, besimin, autoritetin dhe kompetencën e përfaqësimit. Nuk u pa e udhës për të kërkuar falje as për shpenzimet enorme nga Arka Shtetërore e gjeneruar nga konsumatori taksapagues ?! U ndanë “ detyrat e reja “ tepër të ngjajshme me detyrat dhe obligimet e rregullta; U kërkuan përgjegjësitë me “ kërcënim “ se do të kërkohet përgjegjësi. Por, pas asnjë “ Raporti…” deri më sot askush nuk kërkoi dhe askush nuk dha përgjegjësi. As kësaj rradhe prej askujt nuk është kërkuar përgjegjësi. Ndaj është qesharake dhe e papërgjegjëshme që kabineti qeveritar të kërcënohet me kërkim përgjegjësie nëse Qeveria paraprakisht nuk e kishte por as nuk e krijoi brënda vehtes institucionin e përgjegjësisë ?!

 

KUVENDI I KOSOVËS, duke pranuar në një mënyrë, diskriminimin gjuhësor, nuk i pajisi me kohë kuvendarët me përkthimin e “ Raportit 2011…”. Me leximin e të cilit u privilegjuan vetëm ata që flasin anglisht ?! Reagimi me vonesë i Kuvendit nuk i shërben për lavdë. Tingëllon si mungesë interesimi i cili e ushqen edhe më shumë  konstatimin e “ Raportit 2011…” për të qenit të Kuvendit të ndikuar nga Qeveria; Edhe më keq, nga pamundësia për ta vënë nën kontrollë Qeverinë ?!

Problemi “ gjuhë “ e përcjellë Kuvendin, në bashkpunim me Qeverinë, edhe kur bëhet fjalë për përkthimin e ligjeve, përkthime këto ( shumica ) të dobëta që i bëjnë të pazbatueshme ligjet. Kuvendi i Kosovës të paktën duhet të insistojë në inkuadrimin e specifikave dhe të çështjeve autoktone në ligjet e kopjuara – për të qenë ato të aplikueshme. Duhet paralelisht të caktohet buxheti por edhe të ngritet kultura e respektimit të ligjeve. Mes Kanunit dhe Kushtetutës po lejohet veprimi i ligjit të grupeve, të fiseve, të partive ose të individëve të cilët po tolerohen të ngriten mbi ligje e institucione ?!

 

PARTITË POLITIKE, imponojnë interesin partiak mbi ate të Shtetit, për të cilat hynë në debate e “ beteja “; Delegojnë e caktojnë kandidatë e militantë partiak për poste të ndryshme duke u pozicionuar haptaz edhe kundër cilësisë edhe kundër vlerave. Ato, shumica prej tyre, duke shkelur Ligjin elektoral, duke i manipuluar votat,  dëshmuan se nuk përtojnë të bëjnë edhe bishtërime tjera. Pazarllëqet zgjedhore dëshmojnë edhe për moralin dhe etikën e disave që nuk përkon me të përzgjedhurin e popullit. Të gjitha  këto i bëjnë të besueshme “ sagat e kulareve “ për ndarjet e tregut, për monopolet, për bizneset, për sponzorizimet, për donatorët…edhe për kostot milionëshe të fushatave zgjedhore. Një kujdes, një brengosje shoqërore, për ekonominë, për…nga partite e tilla dhe nga zyrtarët e tillë politikë flet qartë për mentalitetin e krijuar dhe për përgjegjësinë e drejtpërsëdrejtë të partive të projektuar edhe në institucionet e Shtetit.

Mosndëshkimi sipas meritës dhe peshës së manipulimit me votat flet për nivelin e ndërhyrjeve partiake dhe të institucioneve në gjyqësor. Gjyqësori nuk i respektoi as shpenzimet e bëra me përsëritjen e zgjedhjeve që ishte pasojë e manipulimeve. Të gjitha zgjedhjet u finansuan me paranë e konsumatorit taksapagues dhe përgjegjësit për manipulimet dhe për përsëritjen e zgjedhjeve duhet ta kompenspojnë gjithë koston.

 

 

 

15.10.2011.                                                                                                                                 Selatin Kaçaniku, dhe

KONSUMATORI, Prishtinë, Kosovë,

ok.kosova@gmail.com

044/200-458

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora