E enjte, 28.03.2024, 08:55 PM (GMT)

Faleminderit

Zejnullah Jakupi: Për një vizion të ri bashkëkohor të studimit të historisë

E enjte, 20.10.2011, 07:01 PM


Për një vizion të ri bashkëkohor të studimit të historisë

 

Nga Zejnullah Jakupi, Berlin

 

Shqiptarët duhet ta dëshmojnë me punë qytetërimin e tyre dymijëvjeçar edhe si historian dhe politikan, jo vetëm në Kosovë por edhe në mërgatë. Vetëm kështu bota na pranon dhe ne mund të bëhemi pjesë e këtij qytetërimi.

Nue Oroshi është njëri ndër studiuesit më të spikatur e të pa lodhshëm që e ka sot mërgata shqiptare i cili afro pesë vitesh zhvillon veprimtarinë shkencore dhe hulumtuese bashkë me një grup të madh profesorësh, studiuesish, veprimtarësh, publicistësh dhe shumë intelektualëve tjerë nga të gjitha trojet etnike shqiptare, dhe në veçanti ata të Diasporës Shqiptare, të cilët janë organizuar në një Këshillë të Përgjithshëm për Ndriçimin e Historisë Shqiptare. Ky këshill organizues përkrahet prej më shumë se 200 Intelektualëve nga të gjitha trojet Etnike Shqiptare dhe Diaspora, të cilët deri më tani kanë arritur që me plotë sukses ti organizojnë gjashtë sesione shkencore nëpër të gjitha trojet shqiptare dhe Mërgata kanë botuare gjashtë libra, dhe kanë mbajtur disa Akademi promovuese. Kjo ide është pritur dhe përkrahur shumë mirë nga masa e gjerë Shqiptare por pak ka patur përkrahje nga ana institucionale shtetërore për t´i përkrahur këto projekte edhe me mjete materiale. Historiani i ri z. Oroshi ka një vizion të ri prej historiani. Duke folur mbi takime deri më tani të mbajtura të këshillit për ndriçimin e historisë me moton "E Djathta Shqiptare Drejt Shqipërisë Etnike" thotë se Baza shkencore është përgatitur, me vetë faktin se shqiptarët asnjëherë nuk kanë bërë luftë sulmuese por gjithnjë luftën e kanë bërë në mbrojtje të trojeve etnike shqiptare, fakt që u vërtetua edhe në luftën e fundit në Kosovë 1998/99.

Nue Oroshi duke qenë një mbështetës dhe njohës i rilindësve tanë shqiptarë, nuk pajtohet me rrymat e tejkaluara të historianëve që siç thotë "nuk hezitojnë që historinë tonë kombëtare ta shkruajnë duke u shërbyer vetëm me burime serbe dhe ato ruse, kur dihet se arkivi i Londrës dhe shteteve perëndimore ai i Vatikanit janë shumë të pasura dhe aty ne do të gjejmë historinë e vërtet të shqiptareve."

"Qëllimi ynë është që ta ndriçojmë historinë tonë me fakte shkencore,e jo si disa pseudo-historian komunist që historinë tonë e vlerësojnë në bazë të gazetave të Beogradit",kësaj radhe nuk dua ti japë emrat e këtyre "faqezive", thotë Oroshi, por në një të ardhme të afërm, do ti bëjmë publikë emrat dhe biografit e tyre, ku disa fatkeqësisht ishin në shërbim të OZN-ës e më pas të UDB-ës,ku me dëshmitë e tyre u dënuan veprimtarët kombëtarë".

Historianët tanë ne Kosovë, veçmas ajo gjenerata e shkolluar në Beograd, ka një dekadë që është marrë vetëm me propagandë e assesi me shkencë, gjegjësisht me histori, bile thotë Oroshi ka të atillë që kanë hy në institut, deri sa të dalin në pension apo ata që janë pensionuar akoma vazhdojnë zgjasin gjumin në këtë institut. Oroshi pyet; pse vallë nuk citohemi ne si shkencëtarë, historitë tona në punimet shkencore të shkruara në Gjermanisht, anglisht etj. Në krahasim me trajtimet që kanë kolegët tanë ballkanas. Këshilli Organizues për Ndriçimin e Historisë Shqiptare i përbërë nga Intelektualet më eminentë të Shqipërisë Etnike. Kryetar i këtij Këshilli Organizues për Ndriçimin e Historisë Shqiptare është profesori i nderuar Prof. Dr. Muhamet Shatri, ndërsa sekretar mr.sc. Nue Oroshi. Në këtë Këshill janë emra eminentë ku vlenë të veçohen akademik Mark Krasniqi, Prof. Dr. Ramiz Abdyli, Emin Fazlia, Dr. Mentor Quku, Dr Hajredin Isufi, Tom Mrijaj, Selman Etemi,dr Riza Sadiku,Ali Daci, Willy Kamsi, Rukie Rama, Mërgim Korqa, Abas Fejzullahu, mr Mehemet Gjoshaj, mr Besim Morina, Gjet Doda, Lek Shtia, Avni Bilalli, Niman Mulliqi, Agron Shabani dhe shumë e shumë studiues të tjerë nga të gjitha viset etnike Shqiptare dhe Diaspora.

Duke qenë se konkurrenca edhe në shkencë, në formimin e shoqatave dhe hulumtimin e historisë nuk krijohet me dekret shtetëror, atëherë, ky këshill, thotë z. Oroshi me një fjalë "është duke e luajtur rolin e dy akademive shqiptare asaj në Tiranë dhe në Prishtinë" dhe shton: Ku vlen të veçohet e dhëna se vetëm në vitin që e lamë pas 2007, ky këshill ka mbajtur një sesion shkencor me madhështori deri më tani në Istog me 20-21 Maji, ndërsa ka mbajtur edhe katër akademi promovuese dhe shkencore, një në Gjenevë më 5 Maj, një në Berlin me 9 Qershor, ndërkaq me 29 Korrik për herë të parë janë përkujtuar dhjet martirët e Famullis së Velezhës së Prizrenit të rënë në Masakren e Tivarit, ku në Fshatin Shpenadi këtyre Martirëve ju është ngritur pllaka përkujtimore. Ndërsa me 15 Dhjetor ky këshill në Bruksel të Belgjikës ka mbajture akademi përkujtimore për jetën dhe veprën e Enver Hadrit dhe Vehbi Ibrahimit. Tutje z. Oroshi shpjegon se brenda atij viti gjithashtu janë botuar edhe dy vepra të dy sesioneve shkencore,"E Djathta Shqiptare në Mbrojtje të Shqipërisë Etnike V dhe VI", me mbi 1420 faqe studime shkencore, ku paraqiten me shkrimet e tyre për secilën vepër nga 80 autor.

 

Aktiviteti në CDU

 

Ndoshta më shumë i rëndësishëm për jetën dhe mërgimtaret tanë, do të ishte edhe vizioni i z. Oroshi që ka ai për integrimin e shqiptarëve në shtetet perëndimore gjegjësisht në Gjermani. Komuniteteve tona u mungon një përfaqësim politik i interesave të shqiptarëve që janë shtetas gjerman. Për këtë, z. Oroshi është duke dhënë aktivitetin e tij në CDU parti kjo që e ka pushtetin në Gjermani, po me këtë qëllim qe tri vite. Ai kryesisht është aktiv në Komisionin për çështje të sigurisë Politike,ku ky komision përgatit projekte dhe plane për sigurinë politike, zhvillon debate për vatrat e krizës,bën vizita nëpër objektet e ndryshme Gjermane, si që ishin vizitat e bëra,në Selinë e Presidencës Gjermane në Berlin, në Selinë e CDU në Berlin, në Ministrin e Mbrojtjes, në muzeun ajror ushtarak,në Shkollën Ushtarake në Flensburg, ku e hodhi idenë që të rinjtë nga Shqipëria dhe Kosova në një të ardhme të afërt të vijnë dhe të studiojnë në këtë shkollë ushtarake pasi që studimet këtu zhvillohen edhe në Gjermani por edhe në Amerikë paralelisht,në bazë të marrëveshjes Gjermano-Amerikane. Si fryt i kësaj, thotë z. Oroshi do ta mbajmë me 18 maji një manifestim të madh me moton "Faleminderit Gjermani" për njohjen e Pavarësisë së Kosovës".

Historiani shqiptar Nue Oroshi së bashku me një grup shokësh kanë vendosur që sivjet në zgjedhjet lokale që do të mbahen në Kiel të Gjermanisë me 25 Maji 2008, të zhvillon fushatë elektorale në bashkëpunim me CDU që votat e bashkatdhetarëve Shqiptarë që kanë shtetësinë Gjermane, të shkojnë në favor të CDU,dhe këto vota mos të tretën në errësirë. "Kjo nuk është e lehtë të arrihet pasi që në Gjermani dhe në Evropë një gjë e tillë bëhet, për herë të parë një fushate e tillë elektorale,derisa Shqiptaro-Amerikanet tani më kanë përvoja të tilla dhe janë të pozicionuar rreth dy partive më të mëdha atje".

I gjithë ky aktivitet thotë Oroshi, bëhet me qëllim që t´ju mundësoji të rinjve Shqiptarë në Gjermani që në një të ardhme të afërt, të futën nëpër institucionet politike Gjermane, nëpër ato Shkencore, informative, dhe vendimmarrëse.

 

Përkrahës i aktiviteti në fushën e filmit dokumentar në fushën e arkeologjisë shqiptare

 

Gjithashtu një aktivitet të frytshëm Nue Oroshi është duke e bërë edhe në fushën e filmit. Në Maji të vitit të kaluar një grup prej tre anëtarësh i kryesuar nga dr. Elisabeth Saggau drejtore e shtëpisë filmike "Digdoc", Moses Merkle specialist i kamerës,dhe Nue Oroshi, për një javë të tërë filmuan nëpër Kosovë, ku me ndërmjetësimin e Prof. Dr. Jahja Dranqollit, u bën regjistrimet edhe në gjurmimet arkeologjike që zhvilloheshin në Vlashnje të Prizrenit, ku më pas në Universitetin e Kiel-it u shfaqën disa sekuenca filmike, në një sesion shkencor të arkeologjisë ku shumë profesor Gjerman mbetën të habitur me pasurin Arkeologjike të Kosovës, por për një kohë të shkurtër u treguan edhe frytet meqë rast një grup prej tre profesorësh Gjerman arkeolog, udhëtuan në Kosovë dhe në bashkëpunim me prof. Dr. Jahja Drançollin drejtor i Institutit Arkeologjik të Kosovës, janë duke e bërë projektin e përbashkët për gjurmimet arkeologjike në Ulpianë. Nga ky produksion filmik do të bëhen dy filma për Kosovën. I pari është në përfundim e sipër dhe titullohet "Shtat dite në Kosovë". Ndërsa i dyti do të përgatitet me vonë dhe ka të bëjë vetëm me arkeologjinë e Kosovës. Në këtë projekt është duke ndihmuar edhe Imke Scholvin-Watts. Meqenëse historiografia gjermano-folëse ka dhënë një kontribut të veçantë për ndriçimin e historisë shqiptare Nue Oroshi ka vendosur që të merret me trajtimin e këtij problemi. Ai është duke punuar në disertacionin e doktoraturës me temën "Historia dhe Historiografia gjermano-folëse,mbi historinë shqiptare në mesjetë", ku do të përfshihen studimet e historianëve gjermanë,austriakë dhe zviceranë,mbi historinë shqiptare në mesjetë.

 

Biografi:

 

Nue Oroshi u lind më 1970 në fshatin Caparc te Prizrenit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Prizren. Studimet e rregullta i kreu në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, në drejtimin e historisë, në Mars të vitit 1995. Më vonë kreu, në po të njëjtin fakultet, studimet post-diplomike, në lëmin e Mesjetës ku ka magjistruar, me temën: "Principata e Artës". Tani është duke përgatitur disertacionin e doktoraturës "Kontributi i historisë dhe historiografisë gjermano-folëse mbi historinë shqiptare në mesjetë". Nue Oroshi qysh herët u vu në shërbim të çështjes së shenjtë kombëtare, ku, si në Kosovë ashtu edhe në Gjermani, ishte aktiv në jetën politike, por vetëm për të mirën e kombëtares shqiptare. Ka shkruar në dhjetëra gazeta dhe revista, ku ka botuar artikuj me karakter historikë, publicistikë, politikë, dhe shkrime nga kultura. Jeton në Gjermani, kurse vepron dhe kontribuon në tërë trojet shqiptare në të mirën e çështjes kombëtare, e sidomos në jetësimin e idealit të trimave me më zë, të cilët luftuan për Shqipërinë Etnike. Është sekretar i Këshillit të Përgjithshëm Organizues për Ndriçimin e Historisë Shqiptare ku deri më tani ky këshill ka mbajtur gjashtë sesione Shkencore, ka botuar gjashtë vepra Shkencore Enciklopedike të Historisë sonë Kombëtare me titull "E Djathta Shqiptare në Mbrojtje të Shqipërisë Etnike".

Gjithashtu është aktiv edhe në jetën politike Gjermane. Është anëtar i forumit për të huaj pranë Kuvendit Komunal të Kiel-it të Gjermanisë. Ndërkaq ka mëse tre vjet që është veprimtar aktiv i CDU, në Kiel të Gjermanisë, ku punon në Komisionin për Çështje të Sigurisë Politike.

Deri më tani ka botuar këto vepra.

Shenjat e Shpirtit, Poezi, "SHB Atë Anton Xanoni" - Prizren, 1996.

Drejt Atdheut, Poezi, "SHB Rilindja" - Prishtinë 2000.

Dëshmi Kohërash, Vepër Historike "SHB Lumbardhi" - Prizren, 2003.

Në Rrokaqiellin e Mbrapshtive, SHB OMBRA GVG/EQUINOX - Tiranë 2007.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora