E shtune, 20.04.2024, 02:54 PM (GMT+1)

Mendime

Baki Ymeri: Kosova ne Bukuresht

E enjte, 21.02.2008, 07:28 PM


Kur del kopili në majdan

Orientimi proserb i autoriteteve rumune vjen si pasojë e faktit se përveç disa rasteve të rralla, ende nuk e njohin sa duhet historinë e kombit shqiptar, lidhjet farefisnore rumuno-shqiptare, dhe sidomos historinë e përpjekjeve shqiptare për beteja permanente për të flakur sundimin osman dhe atë serb.
  
Nga Baki Ymeri (Bukuresht)
  

Baki Ymeri
Serbët krijojnë tensione dhe shantazh. Serbët e turbullojnë paqën e botës  sa herë që del kopili në mejdan. Nuk ishte Millosh Kopiliqi (serb.Obiliqi) kopil, e as Xhinxhiqi apo Tadiqi, por janë Nikoliqi, Shesheli, Arkani, Mlladiqi (ish/major i batalionit të ushtrisë jugosllave në Kumanovë) e një turmë tjetër kopilash të etshëm për gjak të pafajshëm. Imperializmi serb ka përgjakur faqet e historisë me gjenocid, etnocid dhe holokaust. Këtë e thot edhe Dan Stancu në kuadrin e artikullit Precedent i papranueshëm nga ana e perëndimit (Evenimentul, 21 shkurt 2008): “Washingtoni  dhe kancelaritë europiane theksojnë se Serbia e ka humbur autoritetin moral ndaj Kosovës për shkak të masakrave dhe pastrimit etnik të viteve ’90-të, të cilave u është shtuar edhe fiaskoja e negociatave për statutin final të ish/provincës separatiste”. 21 shkurt 2008. Derisa kopilat e ultranacionalizmit serb provokojnë kufirin dhe protestojnë kundër pavarësisë së Kosovës, sot Tadiqi vjen në Bukuresht për marketing politik, dhe del presidenti rumun për të rektifikuar përngutshmërinë lidhur me pavarësinë dhe i thot shkurt e shqip (de facto rumanisht): “Beogradi duhet të bashkëveprojë me Prishtinën, të gjejë rrugë komunikimi për mbrojtjen e serbëve në Kosovë, ngase e vetmja rrugë për shpërtimin e Serbisë është integrimi i saj në Europë”.
Fuqitë e Mëdha gabuan në Kongresin e Berlinit (1878) dhe në Konferencën e Ambasadorëve (1913), por jo edhe në vitin 1999 apo 2007.  Kopilat tanë të haxhiqamilizmit ballkanik gabuan duke e shantazhuar Princ Widin dikurë dhe ngritjen e Katedrales së Kombit në zemër të Dardanisë sot, por kjo nuk don të thotë se ata mund të vazhdojnë edhe më tej me skandalizimin e kombit shqiptar për satanizimin e tij para Europës, siç mundohen të veprojnë udbashët e Beogradit këto ditë. Kopili del në mejdan këto ditë edhe në Bukuresht, ku falë jo vetëm Shipkovicës del në shesh e vërteta se Serbia e mbante në kthetra Kosovën, jo për hirë të manastireve, por  për thesarët e Trepçës prej 19 miliardë dollarë.  Është hera e parë pas shtatë vitesh propagandash serbe në mass/median rumune kur gazeta të lexuara prej rreth njëmilionë vetësh, siç është Evenimentul Zilei, botojnë artikuj me tituj si Kosova: ilirët kundër sllavëve, Rumania e kundruar nga sytë e kosovarëve, Kosova dhe Dhelpra e Ballkanit, Mareshali Tito dhe Kosova (“Autoritetet mbretërore jugosllave, por edhe diktatori komunist Josip Broz Tito e kanë modifikuar hartën etnike të regjionit edhe përmes masave kontraverze”), Tito, autonomi dhe pastrimet etnike, Gazeta Kosova që delte në Konstancë më 1932, me nëntituj si Konferenca e Londrës – gjenerator i krizës kosovare, Serbët dhe shqiptarët luftojnë qindra vjet për krahinën e Kosovës duke patur për bazë argumente historike, etnike dhe kulturore.
Kosova, një shtet i vërtetë apo vetëm një protektorat, është artikulli i Dan Stancu-t që citon burime nga The Gardian, duke e konsideruar Kosovën si Koloni euroatlantike, duke shprehur defetizëm përmes fragmentit: “Në opinionin e John Laughland, orientimi properëndimor i autoriteteve të Prishtinës nuk do të sjellë ndërkaq edhe mirëqenien shumë të dëshiruar për qytetarët. Porsi në Bosnjë, miliarda eurosh janë investuar në Kosovë jo me qëllim për rritjen e nivelit të jetesës së popullatës, por për të paguar administratën internacionale” (Evenimentul, 21 shkurt 2008). Në kuadrin e artikullit Independenca e Kosovës nuk u provokon pagjumësi rumunëve, Andrei Udishteanu anketon qytetarë dhe fshatarë të cilët më shumë u intereson ekzistenca e ditëpërditshme e jo shqiptarët që qenkan “myslimanë” apo serbët  që qenkan “individualistë dhe gomarë”. Shtypi bukureshtar shkruan artikuj me admirim, edhe për serbët, edhe për shqiptarët. Shquhet ndër to artikulli  Kosova një shtet me të shkuar ballkanike dhe ardhmëri europiane, (Revista 22, nr.8/2208), me nëntituj si Gjithçka fillon në Kosovë dhe mbaron në Kosovë, Administrata OKB dhe plani Ahtisaari, Projekti i Amerikës dhe rindërtimi i Ballkanit, Shteti i Kosovës në lojën mes BE dhe Rusisë. Vlen të potencohet në këtë kontekst edhe artikulli i Cristian Delceas, Kosova, nacionalja e nacionalistëve (Evenimentul, 20 shkurt 2008), me konsiderata ndaj shtetit të ri dhe futbolistëve të Kosovës të “përvetësuar” nga Shqipëria, duke paralajmëruar faktin se vjen dita kur Kosova do të dalë në gara ndërkombëtare edhe në fushë të sportit. 
Faktet historiografike dëshmojnë se shqiptarët në kohën e Titos gëzonin autonomi komuniste, se Kosova ka qenë e kolonizuar me serbë, se Enveri brohoriste në Beograd (1948): “Sekretari i parë i Partisë Komuniste të Shqipërisë nuk jam unë, por mareshali Tito”, se janë shqiptarët ata që i mbronin manastiret “serbe” në Kosovë, se janë shqiptarët ata që i konsideronin oficerët jugosllavë si gjuajtësit më të mirë në gara ushtarake, dhe se janë shqiptarët ata që thonë se është detyrë e shenjtë e çdo shqiptari të respektojë minoritetin serb në Kosovë. Trimëron fakti se gazetarët rumunë janë duke i flakur paragjykimet e propagandave serbe përmes të cilave shqiptarët konsideroheshin si myslimanë dhe terroristë. Sintagmat “serbët - ortodoksë” dhe “shqiptarët - islamikë” të cilat ende i përdorin disa fundrina të ultranacionalitmit komunist, e kanë dëmtuar rëndë imazhin e Kosovës, jo vetëm në Rumani. Orietimi proserb i autoriteteve rumune vjen si pasojë e faktit se përveç disa rasteve të rralla, ende nuk e njohin sa duhet historinë e kombit shqiptar, lidhjet farefisnore rumuno-shqiptare, dhe sidomos historinë e përpjekjeve shqiptare për beteja permanente për të flakur sundimin osman dhe atë serb. Megjithatë, falë gjakut të derdhur për liri, falë mençurisë politike e diplomatike të presidentit Sejdiu dhe kryeministrit Thaçi, dhe falë Perëndimit dhe Perëndisë, e vërteta për Kosovën depërton edhe në Lindje.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora